Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
GREKĖT PĖRMES SHKOLLAVE PRIVATE MUNDOHEN TĖ SHTOJNĖ NUMRIN E MINORITETIT NĖ SHQIPĖRI
Publikuar më 19 shtator, 2010 nė orėn 23:04 ( ) Prof. Arben Llalla | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Nė prag tė lėvizjes sė lirė tė shqiptarėve pa viza nė vendet anėtare tė BE si dhe tė regjistrimit tė popullsisė nė Shqipėri. Greqia po i bėnė presione dhe bėnė kushtėzime kundėr ēdo ligji natyror dhe juridik Republikės sė Shqipėrisė pėr shpalljen zonė minoritare qytetet e Korēės dhe tė Himarės”.

Nė njė shkrim tė ditėve tė fundit me titullin “Nėpėr shkollat greke private nė Shqipėri qė investohen shtrenjtė nga Greqia nuk mėsohet gjuha dhe kultura greke”, minoritari grek dr.Panajot Braka shfaq shqetėsimin e tij se tė hollat nė mijėra euro qė financon nėpėr shkollat private Greqia nė Shqipėri pėr tu mėsuar gjuha dhe kultura greke nuk e justifikojnė investimin propagandist nė qytetin e Korēės dhe tė Himarės. Ndėr tė tjera, ai sjell fakte se nė shkollėn private greke nė Korēė “HOMERI” nė klasė tė parė gjuha shqipe mėsohet 14 orė nė javė ndėrsa ajo greke 8 orė. Nė klasat mė lart tė dytėn, tė tretėn e me rradhė gjuhės dhe kulturės shqiptare u shtohen mė shumė orė duke u pakėsuar mėsimi i gjuhės dhe i kulturės greke nė diferencė 23 orė gjuha shqipe dhe 7 orė gjuha greke. Shkrimi-kritik vazhdon se lėndėt me peshė si matematikė, dizajn, fizika, kimia, biologjia, historia, gjeografia mėsohen nė gjuhėn shqipe. Ndėrsa lėndėt e lehta si muzika, vizatimi, gjimnastika, vepra artizanale zhvillohen nė gjuhėn greke. Shkolla private greke “HOMERI” sipas z.Panajot Barkės, nuk i plotėson standardet e ligjeve tė Republikės sė Shqipėrisė nė krahasim me shkollat shtetėrore shqiptare ku mėsohet gjuha greke nė fshatrat e minoritetit.
Mė tej dr.Barka tėrheq vėmendjen e shumave marramendėse nė euro qė paguhen mėsuesit qė tu mėsojnė fėmijėve korēarė gjuhėn greke dhe jo atė shqipe. Ai kritikon ashpėr se me kėto tė holla qė janė tė ardhura nga taksapaguesit grek nėpėrmjet ministrisė sė arsimit tė Greqisė paguhen edhe mėsuesit qė zhvillojnė mėsimin nė gjuhėn shqipe. Kritikat dhe akuzat vazhdojnė edhe nė drejtim tė drejtuesve tė Organizatės OMONIA tė cilėt nė dy shkollat e ndėrmarrjes private “HOMERI” nė Korēė dhe Himarė bėjnė investime tė mėdha ku mėsojnė gjuhėn greke nga fėmijėt qė i pėrkasin familjeve shqiptare. Duke lėnė pas dore investimet nė shkollat zyrtare shtetėrore qė nė tė vėrtetė mėsojnė fėmijėt qė vijnė nga minoriteti grek.

Nė shkollėn private tė Himarės mė shumė mėsohet greqisht
Drejtuesi i Fakultetit tė gjuhės greke nė Universitetin e Gjirokastrės z.Barka jep tė dhėna se nė shkollėn private nė Himarė gjuha greke mėsohet mė shumė nė krahasim se nė atė tė Korēės edhe pse qė tė dyja i pėrkasin tė njėjtės grup financues dhe drejtues.
Shkolla private nė Himarė pėr shembull nė klasėn e parė mėsimi zhvillohet nė gjuhėn greke 91%, nė tė dytėn 75%, nė tė gjashtėn 61%, nė tė shtatėn 64,5%, nė tė tetėn 55% dhe nė tė nėntėn 39%. Nė Himarė punojnė shtatė arsimtarė tė ardhur nga Greqia qė japin lėndėt nė gjuhėn greke me njė rrogė mesatare rreth 13-15 mijė euro nė vit.
Nė fund tė shkrimit tij dr.Panajot Barka ngre shqetėsimin pse qeveria greke nuk bėnė kėrkesė zyrtare qė Republika e Shqipėrisė tė njohė Himarėn si zonė e minoritetit grek. Pse organizata OMONIA nuk pėrfiton nga deklarata e z.Sali Berisha qė nė Himarė jetojnė qytetar dygjuhėsorė dhe tė bėjė hapin pėr shpalljen e Himarės zonė e minoritetit grek?
Siē shihet z.Barka ka shkruar njė shkrim ku ngre shqetėsimet e tija pėr fatin e gjuhės greke dhe nxitjen pėr hapjen e ēėshtjes delikate tė Himarės nė prag tė Simpoziumit pėr Himarėn tė paralajmėruar ditė mė parė nga Bollanot. Intelektuali minoritar Panajot Barka me anė tė shkrimit tė tij pėrcjell mesazhin pėr pėrhapjen sa mė shumė tė gjuhės dhe kulturės greke nė qytetet ku jetojnė shqiptar dhe jo minoritar grekė. Ai qartė kėrkon qė nė Korēė dhe Himarė tė ketė shkolla shtetėrore greke qė do tė mundėsonin qė Himara dhe Korēa tė shpallen zona tė minoritetit grek mė tej. Kėto provokime tė z.Barka vijnė nė kohėn e duhur ku mė 2011 do tė bėhet regjistri i popullsisė nė Shqipėri. Strukturat shtetėrore greke po pėrdorin ēdo mjet propagande pėr deklarimin e sa mė shumė tė minoritarėve. Ata ka pretendime qė ky numėr ti kalojė 250 mijė.

Reagim i menjėhershėm i ish-Konsullit Kulturorė nė Konsullatėn greke nė Gjirokastėr z.Panajot Georgiu

Pas publikimit tė shkrimit kritik tė dr.Panajot Barkės, shef i Fakultetit tė gjuhės greke nė Universitetin Eqrem Ēabej menjėherė ka reaguar Panajot Georgiu i cili njihet mirė nė zonat e minoritetit grek sepse ka qenė Konsull kulturor nė Konsullatėn e Pėrgjithshme greke nė Gjirokastėr. Z.Georgiu deklaron se po bėjnė tė gjitha pėrpjekjet qė librat nė gjuhėn greke tė arrijnė nė kohė nė shkollat greke private dhe shtetėrore nė Republikėn e Shqipėrisė. Mė tej ai thotė se ministria e arsimit e Greqisė po pėrpilon njė program ku mėsimi do jetė 50% nė gjuhėn greke edhe nė shkollėn HOMERI nė Korēė. Sipas tij sivjet numri i mėsuesve qė vijnė nga Greqia pėr tė dhėnė mėsim nė shkollėn private tė Korēės do jetė 22 dhe nė Himarė shtatė. Nė fund z.Panajot Georgiu deklaron se nuk pajtohet me tė dhėnat qė ka ofruar z.Panajot Barka. Prandaj z.Georgiu nė reagimin e tij boton edhe tabelat e mėposhtme ku jepen tė dhėna rreth mėsimit tė gjuhės greke nė shkollat private nė Korēė, Himarė si dhe nė shkollat shtetėrore ku mėsojnė fėmijėt e minoritetit grek.

Nė pėrfundim
Pasi lexova dy shkrimet tė autorėve grek dr.Panajot Brakės dhe z.Panajot Georgiu kam nxjerrė pėrfundimin se shkrimet janė bėrė me porosi nga e njėjta zyrė propagande tė shtetit grek, duke patur parasysh se: a)reagimi i z.Panajot Georgiu ka qenė shumė i shpejtė njė ditė pas botimit tė studimit tė z.Barka, b)shkrimet janė botuar njė apo dy ditė para vizitės tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Greqisė, z.Jannis-Aleksios Zepos i cili bėri disa kėrkesa absurde kryeministrit z.Sali Berishės.
Pra, qartė kemi tė bėjmė me njė lojė tė fėlliqur propagandistike qė bėhet nė ēaste kritike, ku Greqia nė prag tė heqjes sė vizave pėr shqiptarėt ka shtuar presionet diplomatike duke kėrkuar haptazi shpalljen e Korēės dhe Himarės zonė minoritare dhe shtimin artificialisht tė minoriteti grek nga rreth 90 mijė qė mund tė jetė nė 250 mijė. Greqia pėr ēdo votė pro anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, BE dhe organizata tė tjera bėnė kushtėzime kundėr ēdo ligji natyror dhe juridik.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Arben Llalla
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 1,521 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
REPUBLIKA E MBIKQYRUR?! (Njė moskuptim i pėr...
E enjtė, 17 prill 2014 - 04:27
1. “Ah, sa bukur po digjet zemra e kėtij qyteti tė lashtė”, pėshpėriste zėshėm e gjithė gėzim Arthur Harris, gjenerali i aviacionit mbretėror britanik qė,...
TRIBUNALI KUNDĖR UĒK-SĖ, NJOLLOSJE E LUFTĖS S...
E enjtė, 17 prill 2014 - 04:22
Jo Tribunalit, tė imponuar nga BE-ja, ose-ose...? “Ky komb e ky popull nuk merret nėpėr kėmbė… Kjo ėshtė toka e heronjve tė tė gjithė korave… Homeri at...
PERĖNDIMI DHE AMERIKA DUHET TĖ NDALIN “HITLER...
E enjtė, 17 prill 2014 - 04:11
Vetėm njė shtet i bashkuar shqiptar (Shqiperi Etnike) dhe njė shtet i bashkuar rumun (Rumania + Moldavia), tė mbrojtur nga fuqia ushtarake perėndimore janė...
Salustro me qentė e tij nė Serbi
E enjtė, 17 prill 2014 - 04:06
Shumė herė ėshtė bėrė e ditur nė media se Maurizio Salustro shoqėrohej me disa qen gjersa jetoj nė Kosovė, e jo rrallė herė ka rrezikuar banorėt e lagjes k...
BRUKSELI PO USHTRON TERROR PSIKOLOGJIK NĖ REP...
E merkurė, 16 prill 2014 - 03:32
REAGIM NĖ DEKLARATEN e ambasadores Jacobson: „Gjykata nuk njollosė luftėn e UĒK-sė“ Zonja Jacobson ne ketė deklaratė u murr me Tribunalin e Brukselit ku...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi