Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LETËR E HAPUR KRYETARIT TË KOSOVËS, JAKUP KRASNIQI
Publikuar më 01 tetor, 2010 në orën 01:59 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
I nderuar Z. Kryetar,

Duke mbajtur gjithmonë parasysh mbrojtjen e interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar dhe të Kosovës si pjesë e pandashme e Shqipërisë Etnike (jo të individëve, të grupeve, të klaneve dhe të partive), kam nderin dhe kënaqësinë e posaçme që në mirëbesim t’iu drejtohem me këtë letër të hapur që, Z. Adem Demaçi ta emëroni për kryetar të Republikës së Kosovës.

Me përmbushjen e kësaj kërkese do t’i tregonit popullit shqiptar në Kosovë, si dhe mbarë opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar se po korrigjoni një padrejtësi të politikës miope dhe fisnore njëzetvjeçare ndaj Bacës Adem Demaçi, e cila për motive dhe për qëllime të ulta karrieriste dhe të luftës për pushtet, në mënyrën më absurde, më paradoksale dhe më primitive, e anashkaloi dhe e margjinalizoi heroin e gjallë të Kosovës-Mandelën e Shqipërisë Etnike dhe të Evropës, që të mos vinte në krye të popullit dhe të Kosovës shqiptare. Këtë gabim të rëndë politik, kombëtar dhe shtetëror, kurrë nuk do t’ua falë populli dhe historia e Kosovës bajraktarëve dhe princave politikë që për interesa të “kruzhoqeve” dhe të “bajraqeve” të tyre, në mënyrën më perfide, duke zbatuar strategjinë, taktikën dhe mjetet operacionalizuese të teorisë së komplotit ia arritën që tribunin gjithëkombëtar shqiptar Adem Demaçi, ta izolonin nga skena politike e Kosovës ngase ishin të pushtuar nga frika dhe nga injoranca e rezervuar, që të mos ua prishte miqësinë tregtare, ekonomike, politike dhe “paqësore” me Serbinë pushtuese.

I nderuar Z. Kryetar,
Duke qenë se sipas detyrës jeni duke ushtruar funksionin e kryetarit të Republikës së Kosovës, si rrjedhim i dorëheqjes së ish-kryetarit të saj, Fatmir Sejdiu, para Jush shtrohet një kërkesë serioze dhe e rëndësishme me karakter dhe me përmbajtje historike, kombëtare, politike, demokratike, juridike dhe kushtetuese, që me procedurë të shkurtër dhe urgjente (duke mos krijuar kurrfarë vakuumi institucional dhe krizë politike, që do të çonte në kaos dhe në anarki totale), t’i propozoni Kuvendit të Kosovës, nominimin e Z. Adem Demaçi kryetar të Republikës së Kosovës.

Kjo është e vetmja zgjidhje e drejtë, e pranueshme, demokratike dhe paqësore, që Z. Adem Demaçi të vihet në ballë të politikës dhe të shtetit të Kosovës, sepse për këtë qëllim të lartë kombëtar dhe atdhetar shqiptar, sakrifikoi dhe investoi tërë jetën e tij (hiq më pak se 28 vjet, pa dritë dhe pa diell) nëpër kazamatet famëkëqia të regjimit serbo-jugosllav, duke filluar nga Idrizova, Nishi, Pozharevci, Sremska Mitrovica, Nova Gradishka etj., që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarme nga serbo-jugosllavia. Kjo ishte dhe është magjistratura, doktorata dhe titulli Akademik kombëtar dhe atdhetar shqiptar, duke mos i numëruar edhe dhjetra e dhjetra vepra-romane, të shkruara me temë historike, kombëtare dhe politike gjatë njëzet viteve të fundit (1990-2010), si dhe duke mos e përmendur kontributin e madh dhe të jashtëzakonshëm si Kryetar i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Kosovë.

I nderuar Z. Kryetar,
Keni shansin historik që t’i tregoni dhe promovoni aftësitë dhe vlerat e Juaja nejrëzore, kombëtare dhe patriotike, si dhe pjekurinë Juaj politike nëse ndërmerrni këtë hap krejtësisht të arsyeshëm, të ligjshëm dhe demorkatik që Z. Adem Demaçi të propozohet dhe të verifikohet nga anëtarët e Kuvendit të Kosovës për kryetar të POPULLIT të Kosovës. Në rast dështimi të gishtave të Kuvendit, atëherë shfrytëzoni të drejtën Juaj ligjore, kushtetuese dhe demokratike, shpallni REFERENDUMIN për zgjidhjen e kryetarit të Kosovës.

Nuk keni se çfarë të prisni (kurrfarë allishverishesh dhe akrobacionesh politike të aleancave dhe të koalicioneve të natyrshme ose të panatyrshme të partive), por urgjentisht duhet të hidheni në veprim konkret, duke i propozuar Kuvendit kandidaturën e Bacës Adem Demaçi për kryetar të Kosovës.

Ashtu sikurse në kohë lufte kundër okupatorit çetniko-fashist dhe kolonialist serb(1998-1999), që së bashku me bashkëluftëtarët tuaj të UÇK-së nuk u trembe për asnjë çast, por qëndrove stoikisht, burrërisht dhe i pathyeshëm në mbrojtje të Kosovës shqiptare, ashtu, edhe sot në kohë paqeje e ke rastin historik, që me emërimin e Z. Adem Demaçi për kryetar të ligjshëm të Kosovës, t’i tregosh POPULLIT SHQIPTAR të Kosovës, si dhe miqve dhe aleatëve tanë të përjetshëm amerikanë, të cilët së bashku me UÇK-në dhe me aletatët e tyre të Evropës Perëndimore, se kësaj radhe, kursesi nuk mund të anashkalohet dhe të injorohet kryefigura qendrore historike, politike, kombëtare, demokratike dhe revolucionare e Kosovës, Z. Adem Demaçi. Me këtë propozim do të pajtohen të gjithë faktorët politikë të brendshëm dhe ata ndërkombëtarë, përpos atyre që për hir të xhepit dhe të kapuçit bajraktarist, qe njëzet vjet e kanë dëshmuar veten se jetojnë dhe veprojnë vetëm për xhepin e vet dhe për karrigen e vet, duke e mashtruar popullin, duke e shfrytëzuar popullin, duke e manipuluar popullin, duke e varfëruar popullin, duke e lënë në rrugë, të papunë, si dhe duke e varfëruar popullin në skajshmëri. Politika e tillë nuk quhet liri, mëvetësi, as kurrfarë mirëqenie e popullit, por shtypje, varësi, nënshtrim dhe robëri ekonomike dhe politike etj.

I nderuar Z. Kryetar,
Për të dalë nga kriza e përgjithshme politike, ekonomike dhe sociale e deritashme, që e ka mbërthyer popullin e Kosovës, është e domosdoshme që në krye të Kosovës, të vini Z. Adem Demaçi i cili di dhe do, i cili ka vizion, ka guxim, ka potencial, ka kredibilitet, i cili me veprën e tij jetësore ka provuar se e do pa hile jo vetëm popullin shqiptar të Kosovës, por të mbarë hapësirave të Shqipërisë Etnike, që kur ishte si nxënës në bangat e Gjimnazit të Prishtinë në vitet e 50-ta të shekullit XX e deri më sot, në dekadën e parë të shekullit XXI (viti 2010). Hëpërhë, vetëm Z. Adem Demaçi si kryetar i Kosovës mund ta shpëtojë dhe ta orientojë Kosovën në rrugën e drejtë, të ligjshme, demokratike, paqësore, zhvillimore dhe prosperuese, ashtu siç e meriton POPULLI i Kosovës, dhe ashtu siç po kërkojnë ligjet dhe standardet e reja e reformave integruese dhe demokratike të Bashkimit Evropian (BE) dhe të Rendit të Ri Ndërkombëtar, të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, në këtë rast, edhe Ju Z. Kryetar Jakup Krasniqi dhe i gjithë populli shqiptar i Kosovës, duhet të ndjehemi krenar dhe fatlum që në mesin tonë kemi heroin e gjallë të Kosovës, Z.Adem Demaçi, i cili mbi çdo bazë etike, njerëzore, intelektuale, kombëtare, patriotike, atdhetare, revolucionare, demokratike i përmushë të gjitha kushtet dhe kriteret që të jetë në krye të Republikës së Kosovës, ashtu siç erdhi në krye të Afrikës Jugore, heroi i saj, Nelson Mandela.

Për t’i treguar botës se ne nuk jetojmë në periferinë e Evropës së civiliuzuar demokratike Perëndimore, porse jemi pjesë integruese me traditë, me kulturë dhe me qytetërim të lashtë të saj, dhe se dijmë të mendojmë dhe të veprojmë me kokën tonë, atëherë nuk kemi pse të hezitojmë dhe të presim që në krye të Kosovës, ta vëmë ndonjë “Princ Vid” të huaj, kur populli shqiptar dhe Kosova e kanë PRIJËSIN HERO të vetin, Z. Adem Demaçi!

Të gjithë ata politikanë dhe shtetarë shqiptarë, që e duan, e respektojnë dhe e nderojnë figurën dhe veprën e ndritshme atdhetare të Z. Adem Demaçit, tani e kanë shansin historik, që me vepër konkrete, ta dëshmojnë dashurinë dhe devotshmërinë e tyre ndaj tij, duke e propozuar dhe votuar me aklamacion për Kryetar të Republikës së Kosovës, Z. Adem Demaçi. Ndryshe, historia dhe populli shqiptar, do t’i regjistrojë si oponentë të egër politikë të Z.Adem Demaçi.

Ndaj, Z. Kryetar i Kosovës Jakup Krasniqi, Ju e keni fjalën kryesore përpara Kuvendit të Kosovës për propozimin e Z. Adem Demaçi për kryetar të Kosovës. Jam i bindur fort se ai Kuvend dhe Ju personalisht, do të merrni në konsideratë këtë propozim, që nuk është vetëm i imi, por edhe i shumë intelektualëve të tjerë shqiptarë nga Kosova e Shqipërisë Etnike.

Zoti e bekoftë popullin dhe Kosovën shqiptare!
Zoti e bekoftë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Zoti e bekoftë NATO-n!

Që e shpëtuan, e çliruan dhe e pavarësuan Kosovën nga Serbia gjenocidale kolonialiste.

Me nderime të posaçme vëllazërore dhe atdhetare shqiptare,
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 133 vizitorë
Lexuar: 2,566 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi