Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Të gjitha opsionet e hapura në bisedime
Publikuar më 05 tetor, 2010 në orën 13:39 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pas dyerve të mbyllura, çështjet esenciale do të jenë në tavolinë për t’u diskutuar, përfshirë statusin, njohjen e mundshme të Kosovës nga Serbia, shkëmbimin e mundshëm të territoreve, tha eksperti i shquar amerikan, Charles Kupchan.

Në një intervistë për Radio Kosovën ai tha se ndarja e veriut nuk nënkupton domosdoshmërisht zgjidhjen e problemit, por gjithçka varet nga Prishtina dhe Beogradi. Ai ka shprehur mendimin se do të jenë dy qasje të ndara nga njëra- tjetra që do të dalin para ekipeve negociuese.

Njëra sipas tij, do të jetë ajo që quhet negociata teknike, dhe kjo do të përfshijë çështje që kanë të bëjnë me tregtinë, komunikacionin, transportin, doganat

“Qasja tjetër është më shumë politike dhe më pak teknike, dhe kjo mendoj se do të përfshijë tri çështje. Njëra është çështja e statusit dhe ajo se kur dhe në çfarë rrethanash Serbia do ta njihte Kosovën, ndërsa dy çështjet ndërlidhëse do të ishin statusi i veriut, çështja e një autonomie më të gjerë për veriun, apo ndoshta pavarësi për veriun, do të thosha bashkim i veriut me Serbinë, i përcjellë me shkëmbim territoresh me Luginën e Preshevës, por edhe çështja e trashëgimisë fetare serbe në Kosovë. Çështjet e fundit, ato politike, janë më të vështira dhe më të rëndësishme se çështjet teknike”, citohet të ketë thënë Kupchan.

Sipas tij, çështja e veriut është ajo që i ka rënduar negociatat që nga fillimi. Ai më tej thotë se nuk mendon që ndarja e Kosovës apo shkëputja e veriut domosdoshmërisht do të nënkuptonin zgjidhjen e problemit, por mendon se kjo duhet të jetë në tavolinë të bisedimeve.

“...Dhe nëse kjo paraqet një mënyrë për t’i dhënë Serbisë një zgjidhje për ta larë fytyrën dhe, në të njëjtën kohë, e lë Prishtinën pa problemin e vështirë të integrimit të veriut, kjo më duket një zgjidhje e kënaqshme. Por, krejt kjo varet nga Prishtina dhe Beogradi”, thekson ai.

Sipas tij, bisedimet e reja janë dramatikisht të ndryshme në krahasim me ato që kanë qenë përpara, për faktin se tani në terren ka fakte të reja, të cilat kanë ndryshuar situatën dhe këto fakte janë ato që Kosova, tani në mënyrë të njëanshme, ka shpallur pavarësinë, dhe tani ka më shumë se 70 shtete që e kanë njohur këtë, por edhe që GJND-ja së fundi dha opinionin që kjo shpallje nuk ka qenë ilegale.

“Kjo i jep Kosovës një legjitimitet, të cilin mendoj se nuk e ka pasur përpara. Dhe, mendoj se kanë filluar që të shfaqen realitete edhe në Beograd dhe kjo u indikua edhe nga vullneti i Beogradit për të ndryshuar rezolutën, e cila u shtrua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, tha ndër të tjera, Kupchan.

Në pyetjen se si do të përfshihet SHBA-ja në këtë proces dhe a është Washington-i duke u kujdesur për këtë, ai tha “Po, mendoj se çështja është kthyer njëmend në agjendën e Washingtonit. Kjo ka ripërtërirë një interesim të shtuar atje. Do t’ju tregoj një përvojë personale, nga ajo që kam qenë i përfshirë në diskutime me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe në sektorin e politikës së jashtme në këto vitet e fundit. Mund të them se çështja e Kosovës dhe raportet me Serbinë janë duke fituar gjithnjë më shumë vëmendje. Kështu që shqiptarët, serbët, në përgjithësi popujt e Ballkanit, mund të presin seriozisht që SHBA-ja të jetë e përfshirë në çështjet e tyre”.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 24 vizitorë
Lexuar: 842 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi