|
FOSS qėndron pėr Free and Open Source Software (nė shqip: Softueri i Lirė dhe me Burim tė Hapur). Ėshtė njė lėvizje e nisur nė vitin 1983 nga Richard Stallman dhe Free Software Foundation (FSF) Fondacioni pėr Softuerė tė Lirė, i cili rishtazi ka qenė edhe nė Kosovė.
I lirė nė kėtė kontekst i referohet lirisė (si nė lirinė pėr tė drejtėn e fjalės, jo si ēmim. Siē thonė nė FSF Softueri i lirė ėshtė ēėshtje e lirisė dhe jo e ēmimit" dhe ky ėshtė njė dallim i rėndėsishėm qė duhet bėrė. Shumė lloje softuerėsh pohojnė tė jenė tė lira, dhe jam i sigurt qė keni dėgjuar pėr shprehjet si freeware dhe shareware. Kėto lloje softuerėsh tentojnė tė janė tė lira (si nė ēmim), por jo tė lira (si nė liri).
Tė gjithė softuerėt qė ju operoni nė kompjuterin tuaj janė krijuar tė punojnė nė sistemin tuaj operativ. Nėse pėrdorni Microsoft Windows, atėherė softueri ėshtė paketuar pėr tė punuar nė Windows. Nėse ju pėrdorni Apple OSX apo edhe Linux atėherė e njėjta rregull vlen. Softueri qė paketohet dhe instalohet nė kompjuterin tuaj ekziston nė formėn e ashtuquajtur binare, si njė ekzekutues.
Softueri binar ėshtė i mbyllur nė njė mėnyrė sepse ėshtė nė gjuhė kompjuterike. Kjo nėnkupton se ėshtė virtualisht e pamundur pėr njerėzit tė shohin se si ai operon dhe ēfarė ėshtė duke bėrė aktualisht! Njė shembull i mirė i kėsaj ėshtė spyware dhe softueri pėr viruse. Kur kėto aplikacione instalohen nė njė makinė kompjuteri ėshtė shumė vėshtirė tė kuptohet se ēfarė ato bėjnė saktėsisht. Ato mund tė dėrgojnė informatat tuaja bankare nėpėr internet, apo duke ua vjedh tė gjitha fjalėkalimet (password-at) tua tė rėndėsishėm. Ju thjesht nuk e dini, sepse ato janė tė bllokuara.
Tė gjitha programet kompjuterike fillimisht shkruhen nga njerėzit nė gjuhė tė lexueshme, e cila quhet source code (kodi i burimit). Microsofti zotėron kodin e burimit pėr Windowsin dhe produktet e tij, siē bėn edhe Apple pėr tė sajat, etj. Mendoni pėr njė virus kompjuteri. Po tė kishim ne kodin burimor tė virusit, ne do tė dinim saktėsisht ēfarė ai bėn, dhe do tė mund ta ndalnim lehtė. Krijuesit e viruseve, Microsofti, Apple dhe tė tjerėt nuk e bėjnė kodin e tyre publik, qė do tė thotė se askush nuk mund tė thotė se ēfarė bėn softueri i tyre.
Megjithatė ka krijues tė softuerėve nė mbarė botėn, tė cilėt besojnė se secili e ka tė drejtėn tė dijė saktėsisht ēfarė ėshtė duke bėrė softueri nė kompjuterin e tyre. Ata jo vetėm qė i lirojnė versionet e paketuara tė softuerėve por edhe mė me rėndėsi, kėta njerėz e bėjnė kodin burimor tė softuerit tė tyre tė disponueshėm pėr secilin. Kjo quhet open source (burim i hapur). Njė shembull i shkėlqyeshėm i softuerit me burim tė hapur ėshtė Mozilla Firefox njė shfletues i lirė uebi pėr Linux, Windows dhe OSX, i cili ėshtė i sigurt.
Nė esencė ju mund ti besoni vetėm softuerit me burim tė hapur, sepse ėshtė nė dispozicion pėr ēdokėnd tė lexojė nė mėnyrė njerėzore dhe tė shoh saktėsisht se ēfarė bėn softueri. Pėr kėtė arsye qeveritė, agjencitė tjera, shkollat dhe individėt nė mbarė botėn janė duke kaluar nė sigurinė e softuerit me burim tė hapur (dhe kėtė duhet ta bėni edhe ju!).
(CC: Material i pėrgatitur nga ekipi i OneWorld Platformės pėr Evropėn Juglindore OWPEJL)
|