Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ZËRI I POPULLIT, ZËRI I ZOTIT…!
Publikuar më 27 tetor, 2010 në orën 01:32 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ndeja si zakonisht në lokalin tim të preferuar të lagjes duke pirë kafenë e mëngjesit dhe me kureshtje duke shfletuar gazetat ditore. Atmosferën e heshtjes së nemitur të qetësisë së atij mëngjesi, e prishi reagimi me zë i myshteriut tjetër që po ashtu sikur unë, kishte porositur kafenë dhe me një gazetë ditore të hapur pranë, tymoste me afsh cigaren e ndezur.

“Truke! Truke të tyre janë këto, o miK”! - mu drejtua nga tavolina përball ku ishte ulur. Edhe pese nuk njiheshim më parë me njëri-tjetrin, pranova të bashkëbisedoj me të.
– Për çka e ke fjalën, o dashamirë?! – ju drejtova me buzëqeshje - “E kam fjalën për punën e asaj prishje të koalicionit: PDK-LDK! Më beso, o mik! E tëra kjo është vetëm një lojë qëllimisht e kurdisur nga ta ! Dihet se zgjedhjet po afrohen. Meqë, ata po e dinë mirë se, përmes dallavereve të tyre të bëra sa ishin në pushtet, bukur shumë e kanë hup besimin në popull, andaj, në mënyrë që ta mbajnë aktualitetin, tashti qëllimisht trillojnë këso far taktika. Nuk është aspak çudi se, në këtë punë, me këshilla ju ndihmojnë edhe miqtë (e tyre) ndërkombëtarë. Sepse, ende ju nevojitet kjo garnitura e dëgjueshme servile politike. Sepse, këta ende kanë se çfarë të bëjnë në dëm të Kosovës dhe për favorin e përmbushjes së planeve të tyre gjeostrategjike.
- “O, nuk janë këta hiq të mençur për këso punë, sa po të duken ty, o mik,”! – e kundërshtova me ironi?
- “E ke gabim, jaran”! - ishte reagimi i tij i shpejtë.” Kur vjen në pyetje ruajtja e interesave personale dhe të privilegjeve politike, ATA, dinë të tregohen aq të urtë dhe solidar në mes veti , saqë, gjatë trillimit dhe thurjes së këso far metodave perfide të veprimit, imagjinata e bujshme e tyre, ju tejkalon talentin e çdo romansieri nobelist letrar”.
Pasi që, ndërkohë, veç filloi të mbushet lokali me klientë tjerë, nuk e vazhduam bisedën më tutje, dhe, këtë konverzacion spontan në mes nesh, e përfunduam me kaq. Edhe pse, në at moment, këto fjalë të bashkëbiseduesit të panjohur, unë i kisha marrë si reagim i mllefit të akumuluar të popullit të stërngopur me probleme të shumta sociale-politike të cilat çdo ditë po e ngulfasin, pranoj se, jashtë arsyes së shëndoshë, dhe diku në thellësinë e bindjeve të mija intime, këtë ide nuk e përjashtova tërësisht si të pamundshme. Vërtet, edhe pse ai zë u tregua përmes një individ, në këso raste kurrë nuk duhet nënçmuar atë shprehje të intuitës kolektivi e cila gjithmonë, saktësisht e parandien tymin para zjarrit që më vonë mund të shkrep
“Hajte të shkoj gjurmëve të këtij dyshimi”!– i thash vetes. Gjatë ditëve në vijim, qëllimisht vëmendjen time e përqendrova, jo aq në arsyetimet boshe të palëve për shkakun e prishjes së këtij koalicioni, por më tepër u përqendrova në interpretimin e spontanitetit psikologjik të mënyrës së paraqitjes së tyre në publikë. Pas disa përsiatjeve, vërejta se, në ballafaqimet e ndërsjella të shpeshtuara këto ditë të fundit nëpër medie tona vizuale, ATA në to, më tepër tregohen të qetë se sa të tensionuar dhe vërtetë idhnar ndaj njëri tjetrit. Përveç disa sulmeve jo aq principiele me “plumba qorre” pro dhe kundër njëri-tjetrit, që në dukje, sado pak duhet të reflektoj para nesh se ka konflikt në mes tyre, përgjithësisht ata tregohen të qetë, stabil, mu sikur e tëra kjo çfarë ka ndodhur me prishjen e kësaj martese trevjeçare, nuk është edhe aq punë e madhe dhe serioze. Sa më shumë i dëgjoj, më duket sikur lexoj mes rreshtave të çdo fjalimi të thënë nga ta, atë porosi : “Hajt se, me hesap, edhe këtë karrem tonin, e gëlltiti ky populli”!
Për të qenë i gatuar sa më shijshëm i gjithë ky specialitet, asaj si mëlmesë dhe sedativ efektiv opinionbërës, me qëndrimet e veta “neutrale”, gjithnjë i shtohen “analistë të kurdisur politik”. Disa nga ta, prej porositësit fitimprurës, veç janë licencuar si mallra të dëshmuara shërbyese kualitative vendore, dhe, tanimë, emrat e tyre, me sukses janë radhitur në listat e prioriteteve për shpërndarje me shumicë gatë fushatës zgjedhore që po na afrohet.
Në këtë lojë mundësisht të kurdisur si të qëllimshme, nuk duhet të jetë motivi i vetëm, sikur thoshte miku im popullor nga lokali i lagjes se, “përmes dallavereve të tyre të bëra sa ishin në pushtet, bukur shumë e kanë hup besimin në popull, andaj, në mënyrë që ta mbajnë aktualitetin, tashti qëllimisht trillojnë këso far taktika”, por, aty ka edhe diçka tjetër dhe më serioze: Privatizimi i PTK –së dhe bisedimet me Serbinë; dy disfavore politike që mund t’i komprometojnë para zgjedhjeve, me këtë punë po shtyhen?!
Në fund, kapaku edhe më bindës për pasurimin e këtij dyshimi ekstrem, ishte deklarata e z. Hajredin Kuqit se, “nëse do të paraqitet nevoja dhe e kërkojnë interesat e shtetit, pas zgjedhjeve të ardhshme (ku pretendojnë se patjetër do të jenë fitues), PDK-ja sërish mund të hyj në koalicion me LDK-në”. Merrni me mënd çfarë arsye e fortë për t’i besuar: “nëse e kërkojnë interesat e shtetit”?!!
Krejt në fund, dikujt nga lexuesit, e tëra kjo mund t’i duken si përrallë apo dokrra, por,ky është “Zëri i popullit,zëri i Zotit”, sikur thoshte Homeri... zëri i atij, të cilit, tashti ATA, nuk munden më t’ia këndojnë këngën, gjersa me kohë kurrë nuk ia kanë dëgjua as gjëmën...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 1,968 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi