Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
URIME FESTA E 28 NËNTORIT
Publikuar më 28 nntor, 2010 në orën 13:15 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Dita e shpalljes së pavarësisë 28 Nëntori, është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të mëdhatë të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë njerëzore e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash, ndaj heronjtë dhe dëshmorët shqiptarë me heroizmin e tyre u bën pasuri kombëtare dhe janë më meritorët, për gjatë gjithë historisë për të tashmen dhe të ardhmen e kombit tonë.

Festat e ditëve të mëdha siç është 28 Nëntori, u japin shpirt ngjarjeve historike, Bijë e të cilave është edhe liria jonë kombëtare të cilën deri më tani e kemi gëzuar, pjesë , pjesë dhe përjetuar të ndarë në disa shtete, ku gëzimi nuk ka qenë gjithkund i njëjtë dhe i plotë ashtu siç është edhe vet gjendja e tanishme e shqiptarëve në rajon.

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, është ndër datat më kryesore të lirisë së një pjese të kombit shqiptarë e cila pas një periudhe të gjatë robërie mase 500 vjeçare, na mundësoi rilindjen e një shtetit edhe pse të vogël shqiptar, ai edhe ashtu siç ishte na bëri më të fortë si komb, kur dihet se shqiptarët ishin të kërcënuar, pushtuar dhe rrezikuar nga të gjitha anët për zhdukje, por që fal atij shteti të vogël e të brishtë, shpresat tona nuk u zhdukën kurrë, por u rritën duke na dhën forcë dhe kurajë për të arritur në krijimin e dy shteteve të pavarura.

Ndaj edhe me shumë të drejtë, të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve etnike, e festojnë me krenari 28 Nëntorin, Festën e Pavarësisë si Ditëlindjen e kombit, këtë ditë të nderimit dhe mirënjohjes së pakufishme ndaj të gjithë atyre që bën gjithçka mundën për kombin, të cilët dhanë edhe jetën për arritjen e lirisë dhe pavarësisë që një pjesë e shqiptarëve sot e gëzojmë.

Pra, pa këtë datë kaq jetike, 28 Nëntorin, këtë ditë të krenarisë së madhe kombëtare, shqiptarët nuk do të ishin këtu ku sot jemi me afro 100 vjet Pavarësi të Shqipërisë e cila ndihmoi për aq sa mundi edhe lirinë dhe pavarësinë e re të Kosovës, duke arritur anëtarësimin e saj në NATO dhe heqjen e vizave për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në BE.

Ne festojmë dhe kremtojmë këtë datë historike, edhe me shpresën tonë të madhe për rishikim të padrejtësive ndaj shqiptarëve dhe aktualizimin e kërkesës sonë të drejtë, që festat e ardhshme ti festojmë si Komb i Bashkuar në Shqipërinë Natyrale.

Urime edhe një herë të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin,i cili siç na bashkon në festë, urojmë të na bashkojë edhe në një shtet,pavarësia e të cilit atëbotë ishte shpallur si tërësi për të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike e cila më në fund është koha që edhe ajo të jetësohet.

Rroftë Flamuri ynë Kombëtar!
Rrofte Shqipëria Etnike!

Gani Qarri

Cyrih, 28 Nëntor 2010

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 301 vizitorë
Lexuar: 27,540 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi