| Fadil SHYTI: POEMË |
| Publikuar më 10 dhjetor, 2010 në orën 13:47 ( ) |
Fadil Shyti | Kulturë | |
|
|
|
INTERNACIONALISTIT IDEOLOGUT TË MADH TË VETËVENDOSJES
(Kushtuar mikut të madh të kombit shqiptar, William Walker)
…Ah! Miku i madh Wokeri,
Plaku i urtë nga Amerika,
Nuk mashtrohet nga kolltuqet,
As nuk di, ç´është frika!
Si engjëll - mjekërbradhi,
Vjen krenar në Prishtinë,
I thërret me guxim shqiptarët,
Ribashkohuni me Shqipërinë!
Përkrahë Vetëvendosjen,
Parimin e lirisë!...
Që ia hap shtigjet,
Barazisë së njerëzisë!
E përkrahë Albinin,
Vizionarin e ri,
Që, nuk matet -me stuhi deti,
Qëndresa heroike e tij!…
Ah! Miku i madh Wokeri,
Plaku i urtë nga Amerika,
Nuk mashtrohet nga kolltuqet,
As nuk di- ç´është frika!
Po tregohet shqiptar,
Madhështori!
Që ua kalon ca shqiptarëve,
Po tregohet më trim e bujar,
Që ua kalon shumë pushtetarëve!
Se disa pushtetarë, qyqarë!
Po e mohojnë veten- si kërmij pusat,
Po e duan jetën!…
Ah! Miku i madh Wokeri,
Plaku i urtë nga Amerika,
Që kërkon ribashkim me Shqipërinë,
Kurse, këta pusa, po kërkojnë
Dialog me Serbinë!
Ay, po marshon i qetë,
Si lumi me valë…
Po e rrezikon jetën,
Për të madhin ideal!
Ay, po e rrezikon përditë,
Jetën për ne!
Kurse, Saloja me kompani,
Dhe, në Kosovë me shkretanët,
Si ”homologët, kokoshët e tij”:
Po e duan, të ricopëtuar,
E, të ndarë –këtë të uruar,
Sh q i p ë r i!
…Ah! Miku i madh Wokeri,
Plaku i urtë nga Amerika,
Nuk mashtrohet nga kolltuqet,
As nuk di ç´është frika!…
Suedi, 10 12.2010
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 42 vizitorë |
| Lexuar:
1,833 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
| Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|