Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
GRANATIMI I USHTRISĖ AKTIVE SERBE MBI VENDBANIMET E PA MBROJTURA CIVILE
Publikuar më 27 dhjetor, 2010 nė orėn 21:44 ( ) Isuf B. Bajrami | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
DEKLARATĖ DĖSHMIE

PĖR GRANATIMI I USHTRISĖ AKTIVE SERBE MBI VENDBANIMET E PA MBROJTURA CIVILE NĖ LAGJEN “QENAR QESHME” MĖ 28.03.1999, E CILA ĖSHTĖ DORĖZUAR NĖ GJYKATĖN E QARKUT NĖ GJILAN PAS LUFTĖS

Me fillimin e bombardimeve tė NATO-sė (me 24 mars 1999) mbi caqet e ushtrisė serbe nė Kosovė, filloi njė shpresė pėr jetėn dhe lirinė e afėrt pėr popullatėn e pambrojtur nė Kosovė. Njėkohėsisht filloi edhe tmerri dhe frika e popullsisė civile shqiptare, e cila mbeti nėn mėshirėn e forcave paramilitare serbe dhe ushtarako-policore.
Qysh nė ditėn e parė tė bombardimeve tė NATO-sė caqet e Ushtrisė serbe nė Komunėn e Gjilanit, popullata e pambrojtur shqiptare nė shumicėn e fshatrave tė Karadakut si nė Livoq i Ulėt, Livoq i Epėrm, Cerrnicė, Pasjak, Bresalcė, Pėrlepnicė, Shillovė, Malishevė, Uglarė, Pogragjė, Velekincė, Llashticė, Lladovė, Zhegėr, etj. u urdhėruan nga forcat paramilitare serbe, qė banorėt shqiptarė t’i lėshojnė kėto vendbanime.
Mė 27. 03. 1999 para mbrėmjes, Komandanti i policisė serbe pėr lagjen e “Qenar Qeshmes”, Vitomir Iliqi, nga fshati Kormijan K. K. Kamenicė me vendbanim ne lagjen Kamnik (banesė shoqėrore) ka qenė duke kaluar afėr shtėpisė sė Ramadan Azemit nga fshati Suharne. Ka trokitur nė dritarėn e shtėpisė sė tij dhe kur ka dal mixha Ramė me bashkėshorten e tij, Iliqi i ka thėnė;”... nesėr do tė ketė bombardime nė lagjen “Qenar Qeshmė”!!!”. Kjo ka tė bėjė lidhur me vėzhgimin e njė grupi tė oficerėve tė Ushtrisė serbe, tė cilėt me njė automjet tė tipit NIVA (ishin tre vetė) e kanė vėzhguar lagjen tonė. Vėzhgimi ka qenė njė javė para bombardimeve, tė cilėt pėr tri dite rresht e vėzhguan lagjen e “Bregut tė Diellit” dhe nė lagjen “Qenar Qeshmė”.
Mė 28.03.1999 nė ora 22 Komandanti i policisė serbe pėr “Qenar Qeshme”, Vitomir Iliqi sė bashku me dy persona ka ardhur afėr derės sė hyrjes sė shtėpisė tė Hetem Murtezit (baba i Hajdin Murtezit dhe Ukshin Ajdini). Ka vėzhguar terrenin (shtėpitė e Hetemit dhe tė djemve tė Ukshinit dhe Ajdinit) me qėllimin se ku kanė qenė, dhe nė cilėn shtėpi gjenden anėtarėt e gjerė tė familjes.
Djali i Hetemit, Ukshini sėbashku me djalin e hallės sė tij Ahmet Halili me vendbanim nė fshatin Zhegėr K.K Gjilan, ishte i strehuar sė bashku me familjen e tij (tre fėmijė dhe bashkėshortja). Nė kohėn e lartpėrmendur kishin dalė nė derė tė shtėpisė sė babait tė tij dhe nė atė moment ndeshen me njė civil tė panjohur (kishte tė veshur farmerka dhe njė xhemper ngjyre hiri). Ai kishte tentuar ta hapte derėn e dyerve tė oborrit, por nė atė moment e kishte parė Ukshinin dhe Ahmetin. Ishte tėrhequr mbrapa dhe disa metra nga aty, kishte renė nė njė vend me rėrė. Aty kishte qėndruar dy-tre minuta dhe pastaj ėshtė ngritur nė kėmbė pėr t'u larguar. Me rastin e largimit, ai i bashkohet nė njė vend mė larg komandantit tė policisė Vitomir Iliqit. Iliqi me kėta dy persona tė panjohur kanė vazhduar pastaj rrugėn dhe afėr 100 metra nė rrugėn e epėrme qė ka hyrjen tek varrezat, me kėta tre kanė ardhur edhe tre persona tė panjohur! Janė ulur dhe kanė biseduar pėr planet e tyre. Vitomir Iliqi u kthye me dy persona afėr shtėpive tona te muri i varrezave, mbi shkollėn fillore “Abaz Ajeti”, dhe aty janė ulur. Kurse tre personat tjerė, tė panjohur (bashkėpunėtorė tė Iliqit) kanė dalė nė lagjen e epėrme “Bregu i Diellit”, afėr shtėpisė sė mixhės Ramė dhe Shabanit tė Uglarit.
Tė njėjtėn natė, mė 28.03.1999 nė ora 22.00 e kam pare Iliqin kur e ka shkrepur revolen me predhė ndriēuese, pėr t’i sinjalizuar forcat e ushtrisė serbe tė cilat ishin tė stacionuara nė lagjen “Zabeli i Sahit Agės”, pėr gjuajtje nėpėr shtėpitė shqiptare nė lagjen e “Qenar Qeshmė” dhe nė lagjen “Bregu i Djegur” nė Gjilan.
Shumė qytetarė tė lagjes “Qenar Qeshmė” dhe “Zabelit tė Sahit Agės”, janė dėshmitarė tė cilėt e kanė dėgjuar komandėn ushtarake: “Nishani” ( merrė nė shėnjestėr) dhe komandėn tjetėr “Pali” (zjarr). Gjuajtja e parė me granatė ėshtė bėrė nė shtėpinė e Shaip Zekės. Nga kjo gjuajtje ėshtė goditur dhoma e ndejės. Fatmirėsisht asnjė anėtarė i familjes nuk ishte nė atė dhomė, pasi qė nė atė moment ata ndodheshin nė oborrin e shtėpisė. Nga ky sulm, ėshtė dėmtuar njė dhomė e shtėpisė sė Shaipit, ku tė gjitha tjegullat e shtėpisė kanė rėnė nė tokė. Pėrveē kėsaj, nė kėtė sulm tė ushtrisė serbe ėshtė plagosur djali i Shaip Zekės, Isa Zeka.
Nė afėrsi tė shtėpisė sė Shaipit, nga ky granatim janė plagosur rėndė Zyhrije Pireva (e lindur me 13.08.1978) dhe Fikrije Pireva (1981). Familja Pireva menjėherė i marrin pėr t'i dėrguar me automjet e tyre privat nė ambulanten e qytetit. Sipas deklaratave tė familjes, janė ndalur nga policia serbe dhe janė pyetur se;” ... ku jeni duke shkuar”, ata janė pėrgjigjur:” ...nė ambulant, pėr kontrollim mjekėsor. Janė tė plagosura 2 vajza”.
Policja serbe i ka urdhėruar tė kthehen mbrapa dhe ju kanė thėnė:”... lypni ndihmė prej UĒK-sė dhe NATO-s!!!” Me atė rast njė polic e ka gjuajtur veturėn me automatik dhe e ka plagosur pėr sė dyti herė Fikrijen. Kėta prej frikės kanė shkuar drejt nė spitalin e qytetit, dhe i kanė dėrguar tė plagosurit.
Zyhrije Pireva ka vdekur nė Spitalin e Gjilanit dhe ėshtė varrosur nė varrezat e qytetit mė 01.04.1999.
E dyta Granatė ėshtė gjuajtur nė shtėpinė e Ukshin Ajdinit. E ka kapur vetėm kulmin e shtėpisė. E shoqja e Ukshinit, Hasije Ajdini ka qenė nė katin e 3-tė, e frikėsuar qė e kishte kapur flaka e granatės. Pėr fat nuk kishte eksploduar nė shtėpinė e tij, tė gjithė fėmijėt kanė qenė nė shtėpi. Fėmijėt e vėllezėrve, Babai, Nėna, Fėmijėt e nipit tė Ahmet Halilit nga zhegra. Mbas 5 minutave ka ardhur Fqinji i parė Xhavit Daku dhe ka pyetur a keni shpėtua familja e juaj, se granata ka rėnė nė kulmin e shtėpisė sė juve.
Unė ju kam pėrgjigjur se jemi tė gjithė mirė, fati i jone nuk ka eksploduar nė shtėpi, por ka rėnė nė varreza.
E treta gjuajtje e granatės ėshtė gjuajtur pranė shtėpisė mixhės Ramė, ka pasur tė plagosur.
Gjuajtja e katėrt ėshtė gjuajtur nė oborrin e mixhės Ramė, predha ka rėnė nė murin e oborrit para shtėpisė. Nė dalje tė derės kanė qenė nė shtėpinė e mixhės Ramė, Ramadan Salihu ėshtė vra nė vend, njė copė e granatės e ka rrokur nė kokė dhe tė gjithė trutė ja ka qit nė tokė.
Hajdin Murtezi ėshtė plagosur rėndė, bashkė me tė ėshtė plagosur mixha Ramė dhe e shoqja e tij qė gjendet ende gjallė.
Mixha Ramė dhe Hajdin Murtezi kan vdekur si pasojė e palgosjes prej Granatimit.
Granata e pestė ėshtė gjuajtur te shtėpia e Shabanit tė Uglarit. Granata ka rėnė nė kulmin e shtėpisė dhe tė gjitha tjegullat kanė qenė tė thyera. Granata e ka rrokur pllakėn e katit tė dytė tė shtėpisė dhe copat i kanė rėnė shtėpisė sė Xhemajl Ymerit tė LLadovės, shtėpisė sė Aziz Kadriut tė Zhegrės . Nė ballkon tė shtėpisė sė vet ėshtė vrarė Xhemajl Ymeri.
Granata e gjashtė prej forcave ushtarake serbe, pėrsėri ėshtė gjuajtur nė shtėpinė e Xhemajl Ymerit, ku i ndjeri ishte i vrarė nė vend. Kishte edhe tė tjerė tė plagosur, por nuk kanė guxuar tė lajmėroheshin pėr shkak tė policisė serbe!
Shtėpitė kanė qenė tė dėmtuara shumė prej granatimit, shtėpia e mixhės Ramė, shtėpia e Shabanit, shtėpia e Xhemajl Ymerit, shtėpia e turkut dhe banesa ku ka Banuar Hajdin Murtezi.
Me datėn 28. 03. 1999 nė kėto vrasje dhe plagosje nga ushtria dhe policia serbe, ajo mbrėmje ka qenė shumė e trishtueshme pėr kėto familje dhe banorėt e “Qenar Qeshmes”. Atė natė, vrasja e Ramadan Salihut dhe Xhemajl Ymerit, si dhe plagosja rėndė e Hajdin Murtezit dhe Zyhrije Pireva e Lindur mė 13. 08. 1978. Nė atė moment ka qenė Masar Morina dhe vajza e tij, e cila ishte motėr medicionale.
Tė nesėrmen nė mėngjes me 29.03.1999 dita e Bajramit, tmerrin nga vrasjet dhe plagosjet prej forcave serbe, Hajdin Murtezin e kanė sjell Fėmijėt e vet nė shtėpinė e tė Atit Hetem Murtezit. I plagosur shumė rėndė prej granatimit, as fytyra nuk i shihej, as sytė e gjithė lėkura i kishte rėnė dhe mishi prej copave tė granatės e copave tė betonit!!! Kishte edhe copa tė mėdha nė tėrė trupin e tij. Kishte dhimbje shumė, sikur kur e nxjerr prej zjarrit i djegur ishte prej flakės sė granatės dhe copave. Ne nuk guxonim qė ta dėrgojmė nė spital, shkaku se kishte ushtarė dhe polici serbe. Tentonin tė na vrisnin dhe thoshin lypni ndihmė prej UĒK-sė dhe NATO-s!!!
Ne jemi detyruar ta thėrrasim mjekun shqiptar nė shtėpi pėr ndihmė mjekėsore, ai ishte Shaqiri nga Burinca me banim nė lagjen “Qenar Qeshme”, ku i ndihmonte edhe vajza e Ukshin Ajdinit (motėr medicionale). Vajza e vėllait tė Hajdinit, i kanė dhėnė ndihmė mjekėsore, ushqim artificial, injeksione dhe vaksinim kundėr helmimit tė gjakut. Edhe Shaqiri i kishte thanė Meritės se nuk e zėnė 24 orėshi, ka pėr tė vdekur se ėshtė rėndė i plagosur dhe merr helmim gjaku prej plagėve tė rėnda.
Merita dhe doktori bėnin pastrimin me alkool dhe me jod trupin e tij.
Tre muaj ai ėshtė shėruar prej motrės medicionale Merita Ajdini dhe Shaqiri nga fshati Burincė me banim nė Lagjen tonė dhe Dr. Maliq Bajrami doktor i syve.
Ai ishte shtrirė nė krevat dhe tėrė kohėn i kanė nxjerr nga trupi me pincetė copa tė granatės, prej fytyrės, kokės dhe trupit deri nė vdekje. Kanė mbetur shumė copa granate nė trupin e tij dhe helmi i tymit tė granatės ia dogji mushkėritė dhe organet e frymė marrjes. Vdiq nė mėnyrė mė mizore, me plagė tė rėnda tė granatimit tė forcave ushtarake dhe policore serbe.

Tė vrarė dhe tė plagosur janė:












1. Zyhrije Pireva. E Lindur me 13.08.1978 emri i babait Sherif, emri i nėnės Bahtije e lindur ne fshatin Tugjec Komuna e Kamenices ne vitet 1970-ta familja e saj janė shpėrngulur nga fshati dhe jetojnė nė lagjen qenar qeshme (arbėria). Kanė shtepinė e vet, shkollen fillore dhe 8 vjeqaren Zyhrija e ka kryer nė shkollen Thimi Mitko nė gjilan, shkollen e mesme gjimnazin Zenel Hajdini e ka kryer nė Gjilan si dhe fakulltetin pedagogjik e ka kryer nė Gjilan. Esht plagosur rėnd prej granatimit tė ushtrisė aktive serbe me 28.03.1999 nė ora 22:00, ka qenė ditė Bajrami. Ushtria serbe ka granatuar shtepine e Shaip Zekes Dhe Zyrija ėshtė plagosur rėnd prej copave tė granates, me tė ka qenė edhe kusherira e saj Fikrije Pireva edhe kjo ka qenė e plagosur. Familjaret e Zyrisė e kanė marrur me makin pėr ta dėrguar nė ambullanten e qytetit policija serbe e kanė kthyer e kanė plagosur edhe njė herė Fikrije Pireven me automatik dhe e kanė derguar nė spitalin e Gjilanit ku dhe prej plagėve tė rėnda Zyhrija ka vdekur nė spital me daten 01. 04. 1999 ka vdekur dhe ėshtė varrosur nė varrezat e qytetit nė Gjilan.










2. Ramadan Salihu, i lindur me 23. 06. 1950 emri i babait Ymer Salihu, emri i nėnės Mevlyde. I Lindur nė Gjilan, shkollen fillore dhe 8 vjeqaren e ka kryer nė shkollėn Musa Zajmi, shkollen e mesme ekonomike e ka kryer nė Gjilan, Fakulltetin Ekonomik e ka regjistruar, ka qenė futbollist i klubit futbollistik DRITA nė Gjilan, ka punuar nė entin e banimit (SIZ) nė Gjilan, ka qenė shef i kontabilitetit. Me daten 28.03.1999 ėshtė granatuar prej ushtrisė aktive serbe shtėpia e Ramadan Azemit, granata ka rėnė nė murin e oborrit para deres sė hyrjes sė shtėpisė 7 metra para tyre. Ramadani gjeti vdekjen nė vend, Hajdini dhe mixha Ramadan Azemi me bashkshorten u plagosen rėndė prej granates. Ramadan Salihu tė nesermen ėshtė varrosur nė varrezat e qytetit tė Gjilanit.










3. Xhemajl Ymeri, i lindur me 20. 06. 1938, emri i babait Zenel, emri i nėnės Arzije. I Lindur nė fshatin LLadov, komuna e Gjilanit. Shkollen fillore 8 vjeēare e ka kryer nė Zheger, ka punuar prej vitit 1974 nė KOSOVA TRANS tė Gjilanit deri nė vitin 1990. E kanė larguar prej punes dhe deri nė vitin 1999 ka punuar si Taksi privat. Ėshtė granatuar shtėpia e tij prej ushtrisė aktive serbe prej Zabelit tė Sahit agės. Granata ka rėnė nė shtėpinė e tij ku ai ishte nė terasen e shtėpisė dhe ėshtė vrarė nė vend. Copat e granates janė gjetur para shtėpisė sė tij. Ky ka vdekur me daten 28. 03. 1999 nė ora 22:00 nė kohen e granatimeve. Varrimi ėshtė bėrė tė nesėrmen nė varrezat e qytetit tė Gjilanit.











4. Hajdin Murtezi, i Lindur me daten 20. 09. 1944, emri i babait Hetem M. Uka. Emri i nėnės Nagjije. I Lindur nė fshatin Sefer, Komuna e Preshevės. Shkollen fillore e ka kryer nė fshatin Sefer, shkollen e mesme ekonomike e ka kryer ne Gjilan, Fakulltetin Juridik e ka kryer ne Prishtinė nė vitet e 70-ta. Familja e tij erdhi nė Gjilan pėr tė jetuar me shtėpi nė lagjen qenar qeshme numer 16/A nė Gjilan. Hajdini ėshtė punėsuar nė Viti si shef nė entin e inkuadrimit dhe pas andej ka kaluar nė Gjilan nė entin pėr inkuadrim ka punuar deri nė vitin 1999. Me daten 28. 03. 1999 nė ora 22:00 policia serbe ishte nė vėzhgim. Ushtria serbe aktive granatoi shtėpinė e Ramadan Azemit, aty ishte Ramadan Salihu, vdiq nė vend me daten 28. 03. 1999. Hajdin Murtezi u plagos rėndė dhe prej plagėve tė rėnda ka vdekur nė vitin 2001 si dhe ėshtė varrosur nė varrezat e qytetit nė Gjilan. Ramadan Azemi ėshtė plagosur rėndė dhe ka vdekur nė vitin 2000, gjithashtu ka qenė e plagosur edhe bashkėshortja e Ramadanit. Nė vend tė ngjarjes janė gjetur copat e granates tė ushtrisė serbe.










5. Ramadan Azemi, i lindur me 15.07.1928. Emri i babait Alim emri i nėnės ?......./ i Lindur nė fshatin Suharnė, Komuna e Bujanovcit. Ėshtė shpėrngulur prej fshatit dhe kishte shtėpinė e vet nė lagjen "ish-qenar qeshme" nė bregun e diegur nė Gjilan. Shtėpia e Ramadan Azemit ėshtė granatuar nga forcat ushtarake aktive serbe prej Zabelit tė Sahit ages ku ishte depoja e ushtrisė serbe ku si pasojė gjeti vdekjen nė vend. Ramadan Salihu u plagos rėndė, Hajdin Murtezi u plagos rėndė. Ramadan Azemit, granata ka rėnė nė murin e oborrit para deres sė hyrjes, ku dhe prej pasojave tė plagėve ka vdekur me daten 11. 05. 2000. Varri i tij gjindet nė varrezat e qytetit tė Gjilanit. Edhe bashkėshortja e tij ėshtė plagosur.

6. Fikrije Pireva ėshtė plagosur me granatim, ku ėshtė plagosur pėr sė dyti me automatik nga polici serb me datėn 28.03.1999.

7. Isa Zeka ėshtė plagosur nė shtėpinė e vet, prej granatimit me 28. 03. 1999.

8. Ėshtė rrahur prej policisė serbe plaku i vjetėr, Tefik Vokshi.

Pasi pėrfundoi granatimi nė lagjen tonė, filluan ta granatojnė edhe fshatin Malishevė. Me rastin e granatimit tė fshatit Malishevė, ka pasur tė vrarė dhe tė plagosur. Emrat nuk i di, por janė tė njoftuar pėrgjegjėsit e fshatit Malishevė. Gjuajtja ėshtė bėrė nga ushtria serbe, me bazė ushtarake nė “Zabelin e Sahit Agės”.

Nė ditėn qė janė vorrosur Ramadan Salihu dhe Xhemjal Ymeri, policia serbe qė kan qenė nė varrim i kanė ofenduar njerėzit, i kanė torturuar, ku nė mesin e tė torturuarve ėshtė edhe vellau i Ajdin Murtezit, Faredin Murtezi, tė cilin edhe fizikisht e kanė rrahė. Katėr policė, me uniforma dhe me makinėn “ZASTAVA” e kanė derguar deri te salla e sporteve, pasi e kan torturuar dhe rrahur fizikisht e kan qit jashtė makines. Njėri prej tyre i kishte thėnė me injorancė, “mbase je me ni datlindje tė njejtė me timen po tė liroj!!!”.
Policia serbe katėr herė kanė ardhė te shtėpia e Hetem Murtezit, me na regjistruar sa anėtarė jemi nė shtėpi dhe kėrkonin armė. Njė herė kan ardhur me daten 10. 04. 1999 policia speciale me uniforma, tė pėrgaditur me armatim tė gjatė. Mbi dhjetė policė ishin, por ne anėtarėt e familjes sė Hetem Murtezit ishim tė stresuar. Ata iu drejtuan babės - plakut 80 vjeqar nė oborrin dhe i thanė; ”A i ke djemtė tė gjithė nė shtėpi, a keni armė ...!”. Babai Hetemi i tha po ..., se nuk e ka ndegjuar mir dhe prej merzisė se djalit qė ishte i plagosur rėndė. Ajdin i tha;”... babė, i thuaj se nuk kemi armė .”Ai u tha se nuk kemi armė, por policia fillaun kontrollimin e shtėpive. Pasi kontrolluan shtėpi pėr shtėpi shkuan. Me policinė speciale kėtė herė ka qenė edhe Vitomir Iliqi, policėt tjerė rrinin nė gjendje gadishmerie.

Me datėn 15. 04. 1999, kemi dalur Ajdin Murtezi me tė vllaun Ukshin Ajdinin te shitorja. Aty banonin Romėt, te banesa e socialit, nė Lagjen tonė. Aty nė atė moment ka ardhur Vitomir Iliqi, me makinė “Niva” ka qenė vet i 3-ti. Ka dalur vet prej makines dhe iu ka drejtuar Ajdinit, i cili ishte i plagosur prej granatimit dhe i tha;”... shif si je plagosur, se ti nuk na don neve, shtetin tonė serbinė. Kurse romet na dojnė neve dhe kėta nuk i nguc kerkush.”
Ēdo herė qė vinin me na regjistruar nėpėr shtėpitė tona, na thojshin njė problem ma i vogli me ndodh dhe ku ka terorista kem me gjujatė me topa. Ushtria serbe atyre shtepive qė kanė terrorista shqiptarė ka me ja vra tė gjithė familjen. Pysnin ku ka UĒK, nė atė shtėpi ku dyshonin se kishte ushtarė tė UĒK-sė, ushtria aktive serbe gjuante me topa, nė ato shtėpi dhe policia i rrethonte pėr t'i vrarė tė gjithė.
Nė fund tė muajit Maj, kanė kaluar me dhjetra makina paramilitare dhe kombi tė mbushur plot me paramilitarė tė cilėt i kishin djegur shtepitė nė fshatin Llashticė dhe Velekincė, si udhėheqės ( komandant ) i tyre ishte Zara.
Nė Lagjen tonė na lajmeruan, qė tė gjithė banorėt e Lagjes tė shperngulen, se ai qė nuk shperngulet prej shtėpive tė veta i vrasim dhe shtėpitė i kallim.
Ne banorėt qė ishim nė kėtė lagje dolem 10 - 15 vetė, kurse tė tjerėt kishin ikur mė herėt. Aty erdhi njė makinė, aty ishte njė prej policisė speciale dhe na tha;”... e keni lypė NATO-nė, le t’ju ndihmojė NATO. Ēizme e ushtrisė sė NATO-sė, nuk ka me mundur tė hyjė nė Kosovė. 20% NATO-ja na ka shkatėrruar neve, kurse ushtria dhe policija serbe juve shqiptarve 80% ja u kemi q... nėnėn. Ju kemi shkatėrruar.”
Gjuajtja qė ėshtė bėrė nė kėtė lagje, ėshtė bėrė prej ushtrisė serbe - ushtri aktive, tė cilėt ishin tė vendosur nė bazen ushtarake “Zabeli i Sahit Agės”. Aty ishte edhe Depoja e armatimit serb. Nė vėzhgim ishin edhe policia serbe, policia speciale dhe ushtria paramilitare serbe.
Edhe nė Malishevė, tė njejtėn mbrėmje, kanė gjuajtur ushtria aktive serbe .
Ē'do herė qė ėshtė bėrė kontrolla e policisė, regjistrimin e shtepive, nė krye tė policisė ka qenė polici Vitomir Iliqi. Regjistrimi u bė nėpėr disa kartela tė mavita.
Nė shtėpinė e Fahri Idrizit, nga Zhegra me banim nė Lagjen tonė, gjatė granatimit tė ushtrisė aktive serbe nga Kazerma nė “Zabel”, nji granatė tė cilėn e kishte goditur shtėpinė e Shabanit tė Uglarit, copat i kanė goditur shtėpitė e Xhemajl Ymerit dhe Fahri Idrizit. Njė copė tė predhės nga Topi MT-12, i ushtrisė aktive serbe, gjendet akoma nė shtėpinė e Xhemajl Ymerit. Kjo copė e predhės mund tė shėrbejė si provė materiale pėr tė vėrtetuar se me tė vėrtetė ėshtė gjuajtur nga topat e ushtrisė aktive serbe.
Gjatė granatimit tė NATO-sė mbi caqet serbe, Vitomir Iliqi nė muajin e pestė e ka burgosur edhe Masar Morinėn.


















Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isuf B. Bajrami
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 59 vizitorë
Lexuar: 1,512 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Djali i Zhepovės Agron Dragoj, mbeti njė drag...
E hėnė, 21 prill 2014 - 23:55
( Me rastin e 40 vjetorit tė lindjes tė dėshmorit tė atdheut A. Dragoj, si dhe 15 vjetori i rėnies nė krye tė detyrės) Sa herė qė vijnė muajėt prill, ...
Gjaku i Dėshmorėve bėn historinė e lirisė
E shtunė, 19 prill 2014 - 04:00
(Refik Gėrbeshi, Dėshmorėt e Kombit – Mareci ’99, Prishtinė, 2014) Pėrkufizimi Ka vetėm njė rrugė nėpėr tė cilėn ecėn his...
DĖBIMI I SHQIPTARĖVE NGA SANXHAKU I NISHIT DH...
E enjtė, 17 prill 2014 - 04:36
FJALĖ E MBAJTUR NĖ EKZPOZITĖN E HAPUR NĖ BUJANOC KU NJĖ PJESĖ I KUSHTOHET DĖBIMIT TĖ SHQIPTARĖVE NGA SANXHAKU I NISHIT DHE KAZAJA E VRAJĖS Tė nderuar pj...
Libri “INTERVENIMI I NATO-S NĖ KOSOVĖ”, i a...
E martė, 15 prill 2014 - 20:08
I nderuari z. Fadil Ismajli, Ministėr i zhvillimit ekonomik tė Republikės sė Kosovės I deruari Ambasador i Republikės sė Kosovės, z. Skender Xhakaliu Tė ...
Nė Berlin u promovuan veprat e Dr. Nusret Pll...
E dielė, 13 prill 2014 - 19:47
Fjalė rasti me rastin e promovimit tė librit “Terrori i Serbisė pushtuese mbi shqiptarėt 1844-1999” Tė nderuar bashkatdhetarė, i nderuar ministėr F...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi