Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
-“ Shqipėrinė shpėtoje Zot, nga shqiptarėt”-Faik Konica
Publikuar më 16 shkurt, 2011 nė orėn 01:30 ( ) Fehmi Ramadani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Elitat politike, si pėrgjegjėse tė krizės shqiptare

Ngjarjet e dėmshme ndėr shqiptarėt janė tė gjykuar tė pėrsėriten sa herė qė kėstet e tyre politike kėto i dėshirojnė. Pas demonstratave tragjike tė 21 janarit nė Tiranė dhe situatės sė krijuar shumė konfuze qė kėto ngjarje kishin reflektuar, kjo po dėshmon se shoqėria shqiptare ėshtė nė krizė tė thellė politike. Pėr fat tė keq, kjo krizė tashmė ka zėnė vend dhe ėshtė duke i prodhuar pasojat e veta ndėr shqiptarėt.

Ngjarjet e 21 janarit nuk ishin shkaku kryesor, sepse shkaqet janė mė tė hershme dhe tė shumta, por ishin vetėm njė shkas pėr tė alarmuar shoqėrinė shqiptarė pėr krizėn nė tė cilėn gjendet ajo. Nė Shqipėri, qė nga shembja e diktaturės komuniste, elitat politike nuk u gjenden tė pėrgatitura pėr sfidat me tė cilat do tė ballafaqohet shoqėria dhe vendi, sidomos gjatė fazės sė transformimit nga njė sistem komunist nė demokraci perėndimore. Kėto elita ishin shumė tė paorganizuara, tė papjekura dhe mė njė sėrė dobėsish tjera.

Pėr njėzet vjet veprimi demokratik nė Shqipėri elitat e saj, si politike, intelektuale, por edhe tė biznesit nė vend qė tė merrnin rolin prijės tė organizimit shoqėror, demokratik, struktural, funksional dhe shtresor tė sistemit tė ri shoqėror. Kėtė rol ua kishin lėnė struktura tė dyshimta shoqėrore e politike, tė korruptuara, por dhe krimogene, tė cilat mė vonė kishin krijuar privilegje shoqėrore dhe krejt nė fund sa herė qė rrezikoheshin interesat e tyre kėto elita ishin nė gjendje tė krijojnė situata shumė tė pakėndshme, si pėr demokracinė e brishtė, por edhe pėr stabilitetin e vendit nė pėrgjithėsi. Kėto elita politike janė direkt pėrgjegjėse tė krizave tė njėpasnjėshme qė po ndodhin nė kėtė vend, por duke mos pėrjashtuar edhe ndikimin e disa organizatave tė fshehta tė huaja.

Kėto elita politike kishin thelluar shumė hendekun shoqėror, duke ndarė klasat shoqėrore tė kėtij vendi sipas frymės ideologjike, nė tė majtė dhe tė djathtė, nė partizanė dhe ballistė, pastaj nė dallimet krahinore, si jugor dhe verior, kosovar, lab, toskė, gegė, etj. Kėto ndarje edhe pse kishin rrėnjėt mė tė hershme, por kulminacionin e kishin arritur, sidomos nė periudhėn postkomuniste, pas transformimit tė kėtij vendi. Pėr zgjidhjen e kėtyre hendeqeve nuk ishte ndėrmarrė asgjė dhe kėto tashmė janė shndėrruar nė dukuri jashtėzakonisht tė dėmshme pėr demokracinė e kėsaj shoqėrie. Pėrkundrazi, kėto nė masė tė mjaftueshme kishin ndikuar nė thellimin e raporteve jo tė mira shoqėrore dhe padyshim kjo ka reflektuar direkt nė brishtėsinė e demokracisė dhe institucioneve tė kėtij vendi. Gjithashtu, kjo ka ndikuar dhe po ndikon nė masė tė madhe nė imazhin e keq ndaj shqiptarėve nė botė.

Elitat politike nė Shqipėri, nė vend tė realizimit tė vlerave tė mirėfillta demokratike e shoqėrore ato janė fokusuar nė luftėn e tyre pėr interesa individuale dhe grupore. Nė vend qė tė ndėrtojnė njė demokraci me standarde tė larta nė masė tė duhur kanė ndihmuar nė krijimin e njė demokracie tė brishtė me standarde tė ultė dhe njė sistem institucional korruptiv. Lidershipi i tyre ėshtė shndėrruar nė lidership korruptiv dhe pėr kėtė dėshmojnė shumė afera tė ngritura nėpėr gjykata. Nuk mund tė mohohet kontributi i tyre nė krijimin e sistemit tė degraduar tė drejtėsisė, degradimin e vlerave tė pėrgjithshme shoqėrore, largimin e “trurit” nga vendi, papėrgjegjėsia individuale dhe grupore ndaj ligjit, lufta e pushteteve tė vogla dhe tė mėdha dhe disa shkaqe tjera qė kanė ndihmuar nė masė tė madhe nė kompleksitetin e pėrgjithshėm shoqėror e politik.

Lufta e lidershipit tė kėtyre elitave pėr pushtet mė tė madh, pėr pėrfitime mė tė mėdha ka sjellė demokracinė nė krizė. Ata kanė anashkaluar shkaqet e vėrteta tė shoqėrisė shqiptare, e tė cilat ekonomia, varfėria, papunėsia, jo-perspektiva, etj, dhe kėto kategori shoqėrore nga asnjė elitė nuk janė trajtuar dhe zhvilluar si duhet.

Disharmonia e pushteteve dhe debalancimi shoqėror i tyre janė shkaktarėt tjerė tė krizės sė kėtij shteti, ndėrsa mos-pėrgjegjėsia e lidershipit ndikonte nė prishjen e kohezionit shoqėror. Nė sistemet demokratike, si tė zhvilluara, si mė pak tė zhvilluara elitat janė shumė tė kujdesshme nė ruajtjen e kohezionit shoqėror, shtresave shoqėrore, kohezionit social dhe balanseve tė tyre, sepse moskujdesi ndaj kėtyre faktorėve prodhon krizė. Kur kėsaj i shtohet edhe gjuha ekstreme e politikanėve dhe urrejtja patologjike e disa politikanėve qė kanė ndaj njėri tjetrit, atėherė, padyshim se krizat thellohen edhe mė shumė.

Kėta politikanė tė papėrgjegjshėm sa mė parė duhet tė largohen nga skena politike, sepse deri mė tani kanė dhėnė shumė argumente se nuk janė tė dobishmit e kėsaj shoqėrie. Jo rastėsisht, patrioti i madh shqiptar Faik Konica para 93 vjetėsh kishte thėnė: “Shqipėrinė shpėtoje, Zot, nga shqiptarėve”. Nė Shqipėri skema e shkatėrrimit demokratik dhe institucional nuk guxon tė ndodhė mė kurrė.

Ky vend ka nevojė shumė pėr skema tė reja politike dhe politikanė tė rinj, tė cilėt janė nė shėrbim tė demokracisė, interesave tė qytetarėve dhe vendit tė vet. Nė Shqipėri mė sė shumti ka nevojė pėr lidership tė pėrgjegjshėm dhe autoritativ nė popull, sepse vetėm kėta mund tė krijojnė njė demokraci normale dhe funksionale. Vetėm kėta do tė jenė nė gjendje tė luftojnė korrupsionin dhe krimin, i cili nė kėtė vend ėshtė shndėrruar nė kancer tė shoqėrisė. Vetėm kėta do tė respektojnė hierarkinė e pushteteve dhe do tė jenė nė ballė tė luftės pėr njė sistem tė mirėfilltė vlerash shoqėrore, si nė drejtėsi, shėndetėsi, kulturė, shkencė dhe tė arriturat tjera shoqėrore e kombėtare. Me kėto vlera qė nė radhė tė parė duhet t’i ketė lidershipi elitar, ky vend mund tė shndėrrohet nė njė vend mė tė zhvilluar demokratik. Pėr t’u arritur kėto duhet mė shumė punė dhe pėrgjegjėsi e tė gjithė shqiptarėve pa dallim ku jetojnė ata, sepse ēdo vepėr e tyre ndikon drejtpėrdrejt nė imazhin e tyre individual, tė vendit tė tyre, por edhe kombėtar. Imazhi i kombit mbrohet nga tė gjithė njerėzit e tij, por nė radhė parė ėshtė detyrė e lidershipit tė elitave gjegjėse tė kombit tė jetė nė hap me vlerat demokratike dhe tė arriturat tjera shoqėrore, sepse kjo ėshtė e domosdoshme pėr shoqėrinė shqiptare.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fehmi Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 2,732 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
BRUKSELI PO USHTRON TERROR PSIKOLOGJIK NĖ REP...
E merkurė, 16 prill 2014 - 03:32
REAGIM NĖ DEKLARATEN e ambasadores Jacobson: „Gjykata nuk njollosė luftėn e UĒK-sė“ Zonja Jacobson ne ketė deklaratė u murr me Tribunalin e Brukselit ku...
PROKURORI SALUSTRO NJĖ DINAK ANTISHQIPTAR IKĖ...
E merkurė, 16 prill 2014 - 03:26
Ėshtė komenti i tretė tė cilin e kam shkruar brenda njė viti pėr dinakun Salustro, i cili veproi dhe punoi sipas tekeve tė tij nė EULEX, pasi kishte ardhur...
Nuk mund tė ketė tribunal mbi tribunal
E martė, 15 prill 2014 - 00:47
Jo!- themelim tė “Tribunalit” nė formatin e imponuar nga bashkėsia ndėrkombėtare Paralajmėrimi dhe presionet e shtuara tė ditėve tė fundit pėr themeli...
Kur shteti kapet pėr fyti!
E martė, 15 prill 2014 - 00:44
Duhet tė jemi tė sinqertė: Kosova deri tash nuk ėshtė udhėhequr nga njerėzit e menēur, intelektualėt e mirėfilltė, patriotėt e vėrtetė, ata qė nuk udhėhiqe...
Rrugėtimi i USSH-sė pėr njė dekadė, organizat...
E martė, 15 prill 2014 - 00:41
Studentėt, si e ardhmja intelektuale e ēdo shteti gjithmonė kanė pasur rolin kryesor nė proceset politike dhe shtetndėrtuese, ku pėrmes iniciativave tė ndr...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi