Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistė me drejtuesin e Lista pėr Shqipėri natyrale, Koēo Danaj
Publikuar më 16 mars, 2011 nė orėn 03:09 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Koēo Danaj perballe Rames dhe Bashes; Ta bėjmė Tiranėn Kryeqytet tė Shqipėrisė Natyrale (Interviste botuar ne gazeten MAPO)

Zoti Danaj, keni vendosur tė merrni pjesė nė zgjedhjet vendore, veēanėrisht nė Tiranė. Cfare mendoni se do te arrini ju konkretisht me futjen ne zgjedhje?

Faleminderit pėr pyetjen. Ja pėrse: E para: Pėr shkak tė problematikės nacionale e cila si nga jugu i Shqipėrisė Natyrale, ashtu edhe nga Veriu i saj ėshtė kompleksuar. Shovinizmi grek dhe sėrb, duke pėrfituar edhe nga sherret ndėrshqiptare, kėrkon tė rrudhosė akoma mė shumė trojet shqiptare. Ndėrsa ne, mbrohemi nė portė dhe nuk kemi kaluar asnjeherė nė kundėrsulm. Pėr kėtė arsye, dy muajt qė na ndajnė nga zgjedhjet do tė pėrdoren nė shėrbim tė argumentimit tė domosdoshmėrisė sė jetėsimit tė Shqipėrisė natyrale.
E dyta: Do tė pėrqėndrohemi mė shumė nė Tiranė dhe jo rastėsisht. Tirana duhet te bėhet Kryeqyteti i Shqiperisė natyrale. E kjo kėrkon njė debat tė gjithanshėm, kerkon ide tė reja zhvillimore tė cilat do tė bėhen tė njohura gjatė dy muajve.
E treta: Shqiptarėt nė Tiranė sipas sondazhit tė Gallup, janė shprehur nė masėn 69 pėrqind probashkimit tė trojeve shqiptare nė rrugė paqėsore. Eshtė njė moment oportun pėr tė parė sė sa kjo dėshirė do tė konvertohet nė votė.

Nuk mendoni se do ishte me mire nje aleance me partite e medha duke patur parasysh se gara per Tiranen mund te jete ne fakt nje gare qe do te kete vetem dy "Gladiatore" dhe trysnia do te jete e jashtezakonshme?

Jo, pasi asnjė nga partitė e mėdha, nuk e ka nė program Platformėn e Shqipėrisė Natyrale. Ato janė ose kozmopolite ose fondamentaliste kozmopolite. Njė aleancė me kėdo prej tyre, do tė dėmtonte idenė e madhe tė bashkimit kombėtar.

Zoti Danaj, cili ėshtė thelbi i atmosferės aktuale nė marrdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė lidhur me regjistrimin e popullsisė mbi baza etnike?

Kėrkesa pėr regjistrimin e popullsisė nė Shqipėri, mbi baza etnike ka rritur ndjeshėm tensionin ndėretnik midis kombit shqiptar dhe shovinizmit grek. Deklarata, emisione televizive, vendime gjykatash per ndryshim kombesie, ringjallje fantazmash te vdekura me emrin Vorio Epir janė bėrė tė pranishme pėr opinionin public shqiptar. Shovinizmi grek po luan hapur, ai kėrkon tė shtojė numurin e grekėve nė Shqipėri, tė zgjerojė hapsirėn e minoritetit grek nė Shqipėri. Ne kuptimin figurativ ėshtė njė Lojė me Letra tė Hapura. E duke qėnė kėshtu, edhe Lista pėr shqipėri Natyrale do tė luajė me letra tė hapura. Po bėhem mė konkret:

Pėr minoritetin grek nė Sarandė dhe pėr ata qė njohin sadopak historinė, janė nė gjėndje tė tė thonė se deri nė vitin 1944, shumica e fshatrave tė minoritetit grek kishin kėto emra, fshati Memush Bej, Hadėr Aga, Aliko, Caush, Kalive bej Pasha, Hoxhe, Ymer Efendi etj. Qeveria e Enver Hoxhės nė emėr tė internacionalizmit proletar dha urdhėr tė ndryshohen kėto emra. Dhe nė vėnd tė tyre, lindėn emrat, Livadhja, Lefter Talo, Fitore, Dritas etj.
Pėrsėri, pėr ata qė e njohin sadopak historinė e dinė fare mire se Komisioni Ndėrkombėtar I pėrcaktimit tė kufijve ne vitin 5 dhjetor 1913 do tė shprehej per Luginėn e Drinos ku shtrihen fshatrat e Dropullitė Poshtėm dhe tė Sipėrm se:
…Nga tė 76 fshatrat e Luginės sė Gjrokastrės, 15 prej tyre janė secili pronė e njė beu, ndėrsa tė gjitha pronat e 44 fshtrave tė tjerė u pėrkasin plotėsisht bejlerėve dhe agallarėve muslimanė. Vetėm pronat e pepelit dhe tė Selos u pėrkasin ortodoksėve. Tė gjitha kėto arsye tė paraqitura shkurtimisht duken tė mjaftueshme pėr tė pėrligjur dhėnien e gjithė Luginės sė Gjirokatrės, Shqipėrisė… (Mbledhje e Komisionit Ndėrkombėtar tė kufijve, Leskovik, datė 5 dhjetor 1913)
Ndėrsa parlamenti I Shqipėrisė I vitit 1992, ju dha tokė ish-minoritarėve qė kishin ardhur sipas komisionit ndėrkombėtar tė caktimit tė kufijve…nga krahina e Janinėa tė thirrur nga bejlerėt shqiptarė pėr tė punuar tokat e tyre
Minoritari I thjeshtė kėtė nder qė I bėri Parlamenti I Shqipėrisė, e konverton nė votė pėr partitė shqiptare. Eshtė momenti qė edhe deputetėt minoritare, si Vangjel Dule, Spiro Ksera, Vangjel Tavo, etj apo intelektualė si Panajot Barka apo Thoma Mico ti shprehin mirėnjohjen shtetit shqiptar qė I bėri me prona, kur ata janė nipėr apo fėmijė argatėsh. Kėtė duhet ta bėjė edhe qeveria greke, tė shprehė mirėnjohje pėr qeveritė dhe shtetin shqiptar, ashtu sic kanė bėrė qeveritė shqiptare qė kanė shprehur mirėnjohje shtetit grek pėr pranimin e dhjetra mijra shqiptarėve nė fillim te viteve 90-tė, megjhithse qeveria greke, ata nė shumicė I trajton si argatė, pa pranuar ti bėjė pronarė. Demokraci do tė thotė reciprocitet.
Dhe nėqoftėse, qeveria greke, vazhdon tė ngulė kėmbė duke na trėmbur me tė ashtuquajturin regjistrim etnik pasi gjoja kėtė e kėrkojnė Konventat europiane, qeveria shqiptare, politika shqiptare, duhet tė japė pėrgjigjen e mėposhtme: Po, dakord jemi, por nė fillim do riparojmė shkeljen e Konventave Europiane qė e bėmė ne vitin 1992, kur pronat e pronarėve tė ligjshėm shqiptarė, ua dhamė ish-argatėve, pra do anullojmė ligjin 7501 ne zonėn e minoritetit. Prandaj, pasi Dulja, Ksera, Barka, Mico, Tavo, Papathanasi etj etj tė kthejnė tokat qė ua morėn agallarėve dhe bejlerėve tė Gjirokastrės, Libohovės, Delvinės, Borshit, atėhere bėjmė edhe regjistrimin sic e doni ju. Kjo quhet dinjitet kombėtar europeist.
Por kjo temė, do trajtohet mė gjėrėsisht gjatė fushtaės elektorale.

Zoti Danaj, nė Platformėn e Shqipėrisė Natyrale jeni shprehur se Camėria duhet tė shpallet Zonė e Lirė midis Shqipėrisė dhe Greqisė. Cfarė doni tė thoni me kėtė?

Edhe kjo ėshtė njė temė qė do tė trajtohet gjėrėsisht gjatė fushatės, por shkurimisht dua tė them se: Krahina shqiptare e Camėrisė ju aneksua nė mėnyrė kolonialiste Greqisė nga Konferenca famėkeqe e Londrės nė vitin 1913. Sipas Memorandumit tė qeverisė shqiptare tė Vlorės nė vitin 1913, nė Camėri jetonin 75 mije shqiptarė nga tė cilėt 18 mijė shqiptarė tė greqizuar, tė cilėt ishin vendosur, ne kazanė e Reshadijes (Igumenicės) 16 mijė shqiptarė, nė kazanė e Margėllicit 25 mije shqiptarė, nė kazanė e Filatit 20 mijė shqiptarė, nė kazanė e Paramithisė, 13 mijė shqiptarė……
Nė kazanė e Luros 100 pėrqind shqiptarė…..(Memorandum I qeverisė sė Vlorės, drejtuar Konferenceės sė Londrės, firmosur nga Mehmet Konica, Rashih Dino dhe Filip Noga)
E dyta: Krahina shqiptare e Camėrisė, nė mbarim tė Luftės sė dytė botėrore ju nėnshtrua njė spastrimi etnik gjenocidist dhe fashist. Preteksti: Gjoja shqiptarėt kishin marrė pjesė pėrkrah nazifashizmit. Nė vizitėn e fundit nė Dropull, Nikolas Gejxh, e trajtoi kėtė cėshtje, duke thėnė se problemi I shqiptarėve tė Camėrisė, ėshtė problem europian pasi sipas tij nė atė periudhė u deportuan 16 milion pakica nacionale qė kishin marrė pjesė pėrkrah nazifashizmit. Bukur. Por Gejxh dhe qeveritarėt grekė ose nuk e njohin historinė ose e fshehin atė. Pse e them kėtė. Eshtė e vėrtetė qė pas luftes se dytė botėrore u deportuan miliona njerez tė pakicave nacionale nė Europė, por kjo u bė nė bazė te vendimeve tė Konferencės sė Potsdamit, pas korrikut 1945. Dhe kėtė vendim aso kohe e firmosi, Josif Stalin, Hari Truman dhe Klement Etli. Dhe nė kėtė vendim thuhet tė deportohen kėto pakica nga trojet e tyre, me pėrjashtim tė shqiptarėve tė Kosovės, Bullgaro-maqedonėve tė Maqedonise dhe shqiptarėve tė Camerisė tė cilėt kanė marrė pjesė aktivisht ne luftėn antifashiste. Pėr ata qė e njohin historinė e dinė se pas kėsaj konference nė vitet 1945-1947 u deportuan 2 milion e 850 mije gjermanė te Sudeteve, dhe mbetėn vetėm 157 mijė qė u trajtuan si antifashistė, u deportuan 600 mije gjermanė tė Vollgės, 400 mijė tė Vojvodinės, njė milion cecenė tė Cecenisė etj etj. Pra shteti grek shkeli vendimin e Konferences sė Potsdamit. Pėr kėtė arsye, duhet qė e para qeveria greke tė kėrkojė falje pėr gjenocidin e ushtruar dhe e dyta ti lejojė shqiptarėt e Camerisė tė kthehen nė trojet e tyre dhe tė vendosin vetė pėr fatin e tyre. Nėqoftėse sot thuhet shpesh se minoriteti grek shėrben si urė lidhėse e marrėdhėnieve midis Shqipėrisė dhe Greqisė, tashmė duhet thėnė se Camėria duhet tė jetė ajo qė duhet dhe do tė shėrbejė si urė lidhėse e marrėdhenieve midis Shqipėrisė dhe Greqisė. Ka edhe tė tjera, por do trajtohen gjatė fushatės. Do ju sugjeroja intelektualėve dhe deputėve minoritarė qė kur tė vijnė tjetėr herė ne debate, tė marrin me vehte, edhe librin Mėhallat e Botės tė Janis Ricosit dhe veprat e djegura nė vitin 1936 nė mes tė Selanikut tė Kostis Pallamasit.

Cila ėshtė e reja e Platformės sė Shqipėrisė natyrale?

E reja ėshtė fryma masive probashkimit kombetar, e sintetizuar nė sondazhe nderkombėtare dhe dokumente kushtetuese. Po ju sjell disa shembuj: Para disa muajsh, njė organizatė prestigjioze nderkombetare, Gallup Internacional ne njė nga sondazhet e saj beri publike keto shifra: Ne Kosove, mbi 81 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine, ne Shqiperi, 63 perqind e shqiptareve duan bashkim me Kosoven, ne maqedoni 53 pėrqind e shqiptarėve duan bashkim me Shqipėrinė.
E dyta: Bashkimi i shqiptarėve nė njė shtet ėshtė edhe njė detyrim kushtetues. Ne Kushtetuten e Shqipėrisė, nė preambulėn e saj, pranohet si legjitime aspirata e bashkimit kombėtar te shqiptarėve.
E treta, sot shqiptaret ne Shqiperi festojne si Festė Kombėtare datėn 28 nėntor e cila pėrkon me shpalljen e pavarsisė ne 28 nėntor 1912, kur u shpall pavarsia e Shqiperisė natyrale. Dihet qe kjo nuk u njoh nga Konferenca e Londres e cila e coptoi ne pese pjese kombin shqiptar. Ka nje detaj shumė interesant, festimi i 28 nėntorit nga tė gjitha regjimet qe kane qene ne Shqiperi püergjate njė shekulli, tregon se ata nuk e njohin Konferencen e Londrės, por njohin Shqipėrinė Natyrale tė Vlorės.

Zoti Danaj, nė realitet SHN pėrceptohet si njė kėrcėnim serioz nga mediat nė vendet fqinje, si njė nacionalizm centrifugal qė do tė shkaktonte njė efekt domino nė rajon, komenti juaj pėr kėtė?

Shqipėria natyrale nuk sjell efekt domino nė rajon. Pse? Sepse nė rajon nuk ka asnje komb tjetėr I cili pėrgjatė tė gjithė kufirit tė Shqipėrisė aktuale tė jetė I kufizuar me vehten e tij, pra tė ketė fqinj vetveten. Mė konkretisht: Kur kalon Hanin e Hotit qė lidh Shqipėrinė me Mali I Zi, futesh pėrkohėsisht nė teritor shqiptar qė ėshtė Tuzi, kur kalon Qafėn e Morinės qė lidh Kosovėn me Shqipėrinė, do kalosh nė teritor shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit qė lidh Kosovėn me maqedoninė do kalosh nė teritor shqiptar. Kur kalon Qafėn e Botės qė lidh Greqinė me Shqipėrinė do kalosh nė teritor shqiptar, kur kalon Qafėn e Thanės qė lidh Maqedoninė me Shqipėrinė do kalosh nė teritor shqiptar. A ka ndonjė komb tjetėr nė rajon tė ketė kėtė dukuri? Jo, asnje komb. Atehere ku eshte efekti domino? Asgjekundi. Efekti Domino ekziston thjesht pėr tė trėmbur ata qė nuk e dijnė realitetin e rajonit ose qė duan ta fshehin atė.

Zoti Danaj, Bashkėjetesa e Shqiptarėve dhe Maqedonasve ka qenė nė pėrgjithėsi paqėsore me pauza tė shkurtra trazirash. Cila besoni ju se do tė jetė e ardhmja e Maqedonisė?

Bashkėjetesa e shqiptarėve nė Maqedoni ka qėnė paqėsore vetėm atėhere kur shqiptarėt kanė pranuar tė jenė qytetarė tė dorės sė dytė. Ndėrsa kur shqiptarėt kanė kėrkuar tė jenė tė barabartė, bashkėjetesa ka qėnė e trazuar deri edhe me kryengritje sic ndodhi nė vitin 2001. Maqedonia do te ketė tė ardhme vetėm kur shqiptaret te bashkohen me Shqipėrinė natyrale. Deri atehere, Maqedonia do jetė njė shtet, pa te ardhme, pa perspektivė. Edhe sot qė po flasim, shqiptarėt nė Maqedoni vazhdojnė tė jenė qytetarė tė dorės sė dytė. Po ju sjell disa shėmbuj: Sot shqiptarėt nė maqedoni nuk kanė ligj tė perdorin Flamurin Kombėtar, ai u anullua nė vitin 2007. Sot shqiptaret nė maqedoni, nuk kanė tė drejtėn e njė feste shtetėrore. Maqedonia si shtet ka 6 festa shteterore, por asnjė nuk pėrkon me histori shqiptare, nė tė kundėrtėn, ata janė te barazuar lidhur me festat me sėrbėt me turqit etj qė jetojnė ne maqedoni. Marreveshja e Ohrit, ishte nje marreveshje qė shpėtoi Maqedoninė nga shpėrbėrja. Pas kėsaj, shqiptarėt konsiderohen si elemment shtetndėrtues. E nė praktikė, nuk i pyet askush pėr punėt e shtetit. Atėhere, pėrse ta dua njė shtet qė mė pėrjashton? Ndėrsa lidhur me tė ardhmen e Maqedonisė, le tė analizojmė vetėm tė ashtuquajturin problem te emrit te saj. Ka mbi njė dekadė qė emri i Saj nuk pranohet nga Greqia. Por Greqia ėshtė antare e BE. Atėhere edhe BE ėshtė dakord me Greqine lidhur me mosmarreveshjet mbi emrin. Cili ėshtė konkluzioni qė del? Problemi I emrit ėshtė thjesht njė pretekst, ėshtė njė mbulesė. Thelbi I problemit ėshtė se bashkėsia ndėrkombėtare akoma nuk di se cfarė tė bėjė me kėtė shtet. Pse e them kėtė? Sepse po tė ishte thjesht problemi I emrit, me gjendjen e rėndė ekonomike qė ka Greqia, BE e kishte fare tė lehtė ti thoshte qeverisė greke: Ose zgjidh problemin e emrit ose nuk ke ndihma pėr tė dalė nga kriza. Por BE nuk ja thote, domethene se akoma nuk ka vendosur, se akoma nuk di se cfare tė bėjė. Nga ana tjetėr BE e di se shqiptarėt nė maqedoni pas Konfederatės Shqipėri Kosovė do kėrkojnė dhe do te arrijne shkėputjen dhe bashkimin me Shqiperinė. Nga ana tjeter ėshtė nacionalizmi maqedonas I cili sa mė keq I ka punėt, aq me agresiv bėhet. Shkoni tė shikoni realizimin e Projektit Shkupi 14. Do gjeni monumentin e Goce Delcevit I cili ishte nga fshati Kokushi afėr Selanikut me nėnė turke tė quajtur Sulltane dhe baba tė krishterė te quajtur Nikollė, do gjeni monumentin e Jane Sandanskit ose sic quhej Cari I Pirinit, I cili ėshtė nga Maqedonia e Pirinit ne Bullgari, ku sot ka edhe nje qytet turistik me emrin e tij, Sandansk. Pra nje shtet, I krijuar fillimisht si Republike socialiste jugosllave e Maqedonisė, I bėrė shtet ne 1991, sot kėrkon tė pėrvehtesojė historinė dhe kulturen e fqinjėve sepse ėshtė pa histori dhe pa kulturė. Eshtė ndoshta shteti me tė ardhmen mė tė zymtė nė rajon. Sot per sot kete zymtesi e mbulon deficenca politikanėve shqiptarė. Nesėr, do tė jetė ndryshe, do te dalė lakuriq para BE dhe gjithė bashkėsisė ndėrkombėtare. Nesėr edhe kjo krijesė artificiale do tė bjerė.

Z. Danaj, a janė shqiptarė duke ndėrtuar tė ardhmen e tyre me idenė e njė zgjidhje pėrfundimtare tė ēėshtjes shqiptare? Ėshtė kjo ide njė utopi apo njė vizion?

E ardhmja e shqiptareve, eshte bashkimi ne nje shtet te vetem, krijimi I shtetit modern ne vend te vilajeteve neootomane. Kjo nuk eshte as utopi, po tashmė nuk ėshtė as edhe Vizion. Eshtė njė problem i shtruar pėr zgjidhje. Shqiptarėt nuk kėrkojnė asgjė mė shumė se tė tjeret, vetėm kėrkojnė tė jenė si te tjerėt. Shqipėria natyrale eshte nje ofertė pėr paqe qė ju serviret fqinjėve dhe BE. Jam i sigurtė se shumė shpejt fqinjėt dhe BE do ta mirėpresin kėtė oferte. Paqen e duan tė gjithė, pavarsisht nga madhėsia e shtetit apo sasia e parave.

Dhe fundit, votėn e kujt do tė kėrkoni gjatė fushatės?
Votėn e atyre shqiptarėve qė duan bashkimin e trojeve shqiptare nė rrugė paqėsore, qė duan Shqipėrinė natyrale si burim i stabilitetit, paqes, mirėqėnies dhe progresit ndėrshqiptar. Pra votėn e 69 pėrqind tė shqiptarėvė qė kanė shprehur dėshirėn pėr tė jetuar nė njė shtet tė pėrbashkėt.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 128 vizitorë
Lexuar: 1,321 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Intervistė me historianin Alexandre Lambert
E dielė, 13 maj 2012 - 10:40
“Evropa sabotoi historinė tuaj nė shekullin XIX, kur Ilirinė e quajti Ballkan”. Pėrderisa ne nuk e njohim vetveten mirė, pėrderisa ngremė zėrin, nxijmė ...
Fuqitė e mėdha s’kujtohen ndonjėherė pėr Shqi...
E premtė, 24 shkurt 2012 - 19:04
Viti i pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė ne sot festojmė njėqind vjetorin e saj, nuk do tė kishte ndodhur pa njė punė tė mundimshme tė njerėzve tė pendės dhe tė...
Danaj: Opozita etnike shqiptare nė Maqedoni ė...
E hėnė, 13 shkurt 2012 - 17:09
Nė njė intervistė ekskluzive pėr portalin Express.mk analisti i njohur shqiptar dhe kryetar i Listės Shqipėria Natyrale, Dr. Koēo Danaj fletė pėr tensionet...
Intervistė e imagjinuar me Hasan Prishtinėn
E premtė, 10 shkurt 2012 - 21:04
Tė bėhet Shqipėria ashtu siē e meriton Kemi hyrė nė vitin jubilar tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ēdo datė historike ka edhe personalitetet e ...
RAMA: Mes Shqipėrisė e Serbisė nuk ėshtė mė K...
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 20:16
EKSKLUZIVE: « Serbia vazhdon tė jetė peng i sė shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojė realitetin rreth statusit tė Kosovės. Sa me shpejt ta kuptoje Serbia...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi