Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Faqe tė panjohura tė historisė sė NDSH-sė
Publikuar më 04 prill, 2011 nė orėn 04:18 ( ) Mustafė Krasniqi | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Ramiz Qyqalla dhe bashkėluftėtarėt e tij)

(PJESA E GJASHTĖ )

Bilbili qė vdiq nė kafaz, me kėngėn e fundit

“Vdekja do tė ishte shumė e shėmtuar dhe e hidhur, nėse
nuk kemi lėnė vepra ose njerėz tė na kujtojnė”.

Riza Strellci ishte atdhetar rapsodist, i cili vdiq me kėngėn e fundit pėr liri nė gojė. Tėrė jetėn ia ka kushtuar kombit shqiptar, ishte veprimtar i shquar i kauzės kombėtare.
Lindi mė 6 janar 1904 nė fshatin Tėrbufc, afėr Janjevės. E quanin edhe Rizah Zhegovci, sepse fshati i tij bėnte pjesė nė malėsinė e Zhegovcit. Familja e tij ishte me prejardhje nga fshati Strellc, rrethi i Deēanit. Nga Strellci gjyshi i tij ishte shpėrngulur nė fshatin Bajashticė tė Toplicės, kurse pas masakrave serbe mbi shqiptarėt e Toplicės, kishte ardhur nė Kosovė, nė fshatin Tėrbufc. Shkollėn
fillore katėr klasėshe nė gjuhėn serbe e kishte vijuar nė Gjilan, por, pėr arsyet qė dihen, e kishte braktisur. Pėr shkak tė kushteve ekonomike Rizahu shpėrngulet sėrish dhe vjen nė rrethin e Prishtinės, mė saktė nė Azizi, ish- Milloshevė, ku e ka edhe sot familjen e tij dhe djalin, Mustafė Strellcin.
Atdhetari i madh Riza Strellci ishte poet autodidakt. Ka lėnė nė dorėshkrim njė numėr tė kėngėve e poezive tė bukura. Ka marrė pjesė nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare gjatė viteve 1944 – 1945, me shpresė se pėrmes kėsaj lufte do tė realizoheshin tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve. Nė luftė kishte treguar pėrkushtim, guxim e vendosmėri. Pas “ēlirimit” ishte punėsuar nė organet komunale.Me qenė se kishte rėnė nė veshė tė organeve tė sigurimit shtetėror fjala e tij liridashėse, ishte burgosur dhe pastaj ishte dėrguar nė Burgun e Nishit, ku edhe ka vdekur.
Ramiz Qyqalla e ēmonte shumė njeriun gojėmbėl, rapsodin e atdhetarin, Riza Strellci. Ai tregonte se si Riza Strellci kėndonte nė Burgun e Nishit. Tė burgosurit i mbante me moral tė lartė me kėngėn dhe ēiftelinė e tij. Tekstet i krijonte vetė dhe pastaj atyre ua bėnte edhe melodinė, pėr t’i kėnduar menjėherė. Kishte thurė vargje me motive atdhetare, por edhe kėngė tė dashurisė. Ja disa vargje tė njė kėnge tė bukur atdhetare:

Nji natė dola me shikju,
Oh sa bukur po zdritė hana,
Aty u ula me ligjru,
Pėr Kosovė, pėr vendet tona.
Kqyra bjeshkėt ishin bleru,
Plot me pyje e me lavdri,
Na t’mjertė gjith tue vajtu,
Me Kosovė, me Ēamėri

( Marrė nga artikulli “Muratori autodidakt” tė autorit Sinan Gashi, Zėri,
23 janar 2010)

Tė burgosurit, tė cilėt kishin qėndruar me tė nė burg, kanė treguar se Rizahu, pasi e kishte kuptuar se vdekja po i afrohej shpejt, sepse sėmundja e tij nuk kishte shėrim, njė ditė i thirri tė gjithė tė burgosurit shqiptarė dhe u tha: - Hajdeni, o vėllezėr, kėtu, pėrreth meje, se po dua t’ua kėndoj njė kėngė qė nuk e keni dėgjuar kurrė e kurrė mė nuk do ta dėgjoni, se Rizah Strellci epat! Pas atyre fjalėve, tė gjithė, sa kanė qenė tė pranishėm, kanė qarė. Ishte bėrė sikur edhe qielli po qante atė ditė.Ajo ditė kishte qenė e zymtė, me shi, me njė erė qė tė ēonte peshė. Dhe, Rizahu e kėndoi kėngėn qė e kishte krijuar vetė, me njė temė interesante:

Hajde, hajde, mori Hatė,
Ta kanė pre ni fustan t’gatė,
Fustan t’gatė e pak tė vjetėr,
Veshe k’ta se nuk ka tjetėr.

Nė momentin e vdekjes Riza Strellci e kishte marrė ēiftelinė nė dorė dhe, duke ofsharė, i kishte shqiptuar kėto fjalė: - Ah, moj e bekuar! Ishte ndalur dhe kishte marrė frymė thellė: - Rizah Strellci mė nuk ka me tė marrė nė dorė! Kėto fjalė tė fundit i tha dhe fryma filloi t’i rėndohet. Pas tri ditėve vdiq nė Burgun e Nishit, duke i lėnė tė burgosurit shqiptarė nė mėrzi e pikėllim tė thellė. Nė fakt Rizahu e kishte kėnduar edhe njė kėngė qė nuk ishte dėgjuar mė parė dhe as mė vonė. Atė kėngė enigmatike e kishte thur nė burg, tė cilėn pati rastin ta kėndonte vetėm njėherė. Ajo kėngė sot e asaj dite mbeti e panjohur.
Rizahu shkėlqente si kėngėtar i kėngėve popullore. Kėngėt i krijonte dhe vetė i kėndonte. Pėrmes kėngės e oratorisė sė tij bashkėkohėsit, sidomos tė burgosurit politikė, inkurajoheshin pėr qėndresė.
Pėr ta siguruar ekzistencėn e familjes ishte detyruar tė punonte nė pėrpunimin e drurit dhe nė ndėrtimtari. Nga duart e veta e mbante familjen, kurse nė mendjen e tij zhvillohej ideali i lirisė dhe i bashkimit kombėtar. Pėrmes kėngės dhe propagandės qė zhvillonte, Rizahu zhvillonte dashurinė ndaj Kosovės, ndaj Shqipėrisė dhe Ēamėrisė, fliste kundėr shpėrnguljes sė shqiptarėve nė Turqi etj.
Ka bashkėpunuar me personalitete tė rėndėsishme tė kohės, si me Ramė Bllacėn, Ilaz Agushin, Idriz Gjilanin etj.
Rizah Strellci e donte librin, prandaj sillte libra shqipe nga Shqipėria, me qėllim tė pėrhapjes sė dijes, tė kulturės e tė arsimit nė Kosovė. Librat mė tė mira e mė tė nevojshme pėr kohėn ishin:Abetarja e gjuhės shqipe, poezitė e Gjergj Fishtės, poema e Pashko Vasės “O moj Shqypni, e mjera Shqypni”, Historia e Popullit Shqiptar, Kodi penal, njė libėr me vjersha tė shkrimtarėve tė Rilindjes Kombėtare, i quajtur “Kėngėtore” etj.
Tahir Krasniqi, nga fshati Shipitullė i komunės sė Kastriotit, kujton fjalėt e babait tė tij tė thėna pėr Rizah Strellcin: - Baba mė ka folur shumė pėr atdhetarin e shquar, Rizah Strellcin. Njė herė nė Bardh tė Madh Rizah Strellci e ndėrtonte tavanin e xhamisė sė Bardhit tė Madh. Dikush e kishte denoncuar se Rizahu ndodhej nė Bardhin e Madh, te xhamia, duke punuar. Pas kėsaj informate, xhandarmėria e Serbisė kishte nxituar pėr ta kapur. Baba, me tė vėllanė, Hysen Krasniqin, shpejt shkojnė dhe e informojnė Rizahun se xhandarmėria po vinte nė drejtim tė fshatit. Kėshtu, Rizahu largohet, duke e kuptuar se xhandarėt e paskan mėsuar vendndodhjen e tij. Nė fillim u strehua te Mullini i Hoxhėve, qė gjendej nė hyrje tė fshatit Bardhi i Madh, ndėrsa librat i futi nė qerren e vėllezėrve Behram e Hysen Krasniqi. Pasi dita filloi tė errej, Rizahu tėrhiqet nga mulliri me ndihmėn e babės dhe tė mixhės tim dhe vendoset nė kullėn tonė. Rizahu qėndron pėr njė kohė nė shtėpinė tonė, por mė vonė i pamundėsohet qėndrimi aty, sepse dikush e kishte denoncuar pėrsėri nė xhandarmėri.
- Pėr Riza Strellcin, - shpjegon mė tutje Tahiri, - baba e mixha flisnin se ishte nė ballė tė veprimtarisė atdhetare, por ishte edhe mbledhės i kėngėve shqipe. Thoshin se ai sillte libra shqipe nga Shqipėria.
Mustafė Strellci, i biri i atdhetarit Riza Strellci, nė dhjetor 2007, ka thėnė: - Jam shumė i prekur nga shkrime tė disa historianėve, ku ėshtė shkruar njėanshėm, me pallavra, pėr disa figura historike. Sė pari, janė injoruar. babai im, Rizahu, pastaj Ramiz Qyqalla dhe shumė figura tjera historike, tė cilėt ishin tė merituar pėr ēėshtjen kombėtare. Shpresojmė se njė ditė do tė dalin historianė tė paanshėm, tė cilėt do tė hedhin dritė pėr kėta heronjė tė heshtur. Atdhetarėt nuk i pėrkasin vetėm njė familjeje, po tėrė kombit. Dhe, ėshtė detyrė e tė gjithė neve tė shkruajmė sa mė shumė pėr kėta heronj tė ēėshtjes kombėtare e ta zbardhim sa mė shumė historinė kombėtare, pa lėnė anash asnjė ngjarje apo personalitet. Nuk duhet tė bėjmė gara mes vete se kush do tė jetė “nė maje” e kush “nė bisht” tė historisė. Kalaja nuk ndėrtohet nga pak, por nga shumė argatė.

Burgosja e djalit tė Ramizit – Sylejman Qyqallės

Nė vitin 1979, nė mesin e shumė djemve tė Kosovės dhe bashkė me bashkėveprimtarėt Ramadan Pllana e Shefqet Jashari, ėshtė arrestuar edhe djali i Ramiz Qyqallės, Sylejman Qyqalla. Sylejmani, i cili ishte djalė pėr qejfi i Ramizit dhe i Hajrijes, ishte burgosur si anėtar i Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės, kurse nė pėrkrahje tė idealit kishte gjithmonė vėllaun Nuhiun, ku gjatė luftės sė fundit tė UĒK-ės ishte pėrkrahės i madh i kėsaj lufte. Demonstratat e vitit 1981 kishin shpėrthyer dhe kishte shpėrthyer edhe gėzimi nė zemrėn e Ramizit. Iu dhimbėseshin djemtė dhe vajzat qė burgoseshin, por nga kėto burgosje Ramizi sikur e shihte lirinė. Pas ēdo burgosjeje tė tė rinjve, thoshte: - S’ka dert, nuk u shkon mundi huē..., dalėngadalė po vjen behari! Burgjet e stėrmbushura me djemė dhe vasha i shihte si drita qė kishte filluar tė dilte mbi Kosovė. Pėr ta ai thoshte: - Drita e diellit ka fillue ta rrezojė Kosovėn dhe Shqiptarinė. Kjo rini ka me ia sjell lirinė Kosovės dhe ka me e bashkuar me Shqipėrinė.
Pėr Ramiz Qyqallėn burgosja e djalit tė tij tė vogėl, Sylejmanit, do tė ishte njė gėzim. Bashkėfshatarėt e tij ia kishin parė pėr tė madhe se si ai nuk mėrzitej fare, madje e kishin quajtur si njeri tė ēmendur. Kėto fjalė Ramizin nuk e kishin ligėshtuar, pėrkundrazi thoshte: - Me gėzim e prita kėtė ditė, rrugė tė mbarė, o biri im! E kemi Shqipėrinė e Enverin, ti mbaje burgun si burrat, mos u mėrzit, se vetėm tė paburrat mėrziten e burrat trimėrohen! Dėshira e tij e madhe pėr ta parė Atdheun tė lirė dhe tė bashkuar e bėnte Ramizin tė gėzohej pėr burgosjen e djalit, ngase lėvizja ilegale pėr ēlirim dhe rezistenca kombėtare po vazhdonte edhe te gjeneratat e reja. Burgosjen e djalit tė tij ai e ndjente si afrim tė ēlirimit dhe tė bashkimit tė kombit. Ai thoshte: - Po trimat prapė janė ngritė dhe kanė ēuar krye, he i paēa pėr mote! Kėndonte tėrė ditėn, kurse tash djalin e vogėl tė tij e donte edhe mė shumė.
Nėna Hajrije, e cila vet i kishte pėrballuar vuajtjet e burgut dhe vuajtjet pas burgosjes sė tė shoqit, Ramizit, nė pleqėri po pėrballej edhe me burgosjen e djalit tė saj, Sylejman Qyqallės. E pėrndjekur dhe e vuajtur, e mėsuar pėr qėndresė edhe nga i shoqi, e kishte tė vėshtirė ta pėrjetonte lehtė burgosjen e djalit. Kur e kujtonte djalin nė burg, i kujtonte edhe vuajtjet e saj dhe vuajtjet e tė shoqit, duke thėnė: Unė e di se ēka ėshtė burgu. Edhe pse i dhembėsej pa masė, nėna qėndroi e fortė. Ia kishte bėrė hallall gjirin djalit, sepse e dinte se burgu i tij e nderonte atė dhe familjen. E dinte se dikush duhej tė bėhej “kurban” pėr Atdhe. - Tė priftė e mbara, djali im! - i thoshte saherė me zemėr tė thyer djalit tė saj, Sylejman Qyqallės.
Sylejman Qyqalla (djali i Ramizit) i kishte ngjarė plotėsisht tė atit pėr nga atdhedashuria:
- Nga baba kam qenė i ndikuar drejtpėrdrejt, nuk kam mundur tė qėndroja indiferent pėr vuajtjet e popullit tim, - thotė sot Sylejman Qyqalla. Vetė rrėfimet e babait tim pėr mua ishin si frymėzim dhe shtytje pėr veprimtari atdhetare. Isha fėmija mė i dėgjueshėm i babait. Nė saje tė edukimit nga ai, edhe unė i hyra tė njėjtės rrugė. Jam shumė krenar qė jam biri i Ramiz Qyqallės, sepse prej tij mėsova dashurinė pėr atdheun, ndershmėrinė, besnikėrinė, drejtėsinė, shpirtin e mosdurimit pėr shtypje e nėnshtrim.
Mosha e bėnte tė vetėn pėr Ramiz Qyqallėn. Pleqėrinė dhe pasojat e dhunės i ndjente nė trup dhe kėto e pengonin tė ishte nė mesin e rinisė pėrparimtare e atdhetare. Por, Ramizi po e shihte se diēka e madhe po lėvizte pėrpara pas vitit tė madh Si shumė nėna shqiptare qė pėrjetuan tmerret dhe dhembjet pėr djem tė tyre, fati e deshi qė edhe Shemsije Krasniqi, njė grua e urtė dhe e dashur e njė familjeje atdhetare, pėrjetoi dhembje pėr djalin e saj tė madh, Shabanin. Tri ditė para se ta mbaronte shėrbimin ushtarak, Shaban Krasniqi nga dhuna e tepruar ushtarake, me qėllim likuidimi, ushtrojnė turtur mė tė ndryshme mbi tė dhe si pasoj e kėsaj turture pėr tre muaj ishte i shtrirė me gjysmė vetėdije nė Spitalin Ushtarak tė Beogradit. Fati e deshi qė nėna Shemsije tė mos mbetet pa djalė, sepse djali i shpėtoi nga vdekja. Shabani e kishte trashėguar emrin e atdhetarit Shaban Kapuēi, qė ishte gjyshi i babės.

Veprimtarėt e NDSH-sė nė zonėn e Ēiēavicės

Bardh i Madh: Ramiz Qyqalla, Rasim Qyqalla e Shaban Qyqalla (vėllezėr), Azem Jashanica, Mulla Hasim Gėrguri (ishte tėrhequr mė vonė nga organizata), Fetah Qyqalla, Ramė Gashi, Ymer Pllana, Hasan Jashanica, Hafuz Imer Gėrguri. E
ndihmonin organizatėn: Ramadan Berisha, Ali Berisha e tė tjerė.
Sllatinė: Sylė Berisha, Xhemė Gjuraku.
Bardh i Vogėl: Rexhep Sfarēa, Feriz Krasniqi.
Lismir: Pajazit Tėrnava, Isa Obertinca.
Miradi: Ismail Sllamniku.
Fushė-Kosovė: Ramė Bugujevci.
Zhilivodė: Aziz Zhilivoda.
Grabovc i Poshtėm: Vesel Sogojeva, Kurtesh Berisha.
Grabovc i Epėrm dhe Shipitullė: Ajet Mjeki, Behram Krasniqi, Nebih Mjeki (sipas Ramiz Qyqalles).

Programi i NDSH-sė

1. Nė ēdo vend (qytet e katund) tė formohet “Komiteti i Vendit pėr Lirimin e Tokave Shqiptare”,
2. Pėr koordinimin e punės mes kėtyre komiteteve tė vendit, janė “Komitetet epruere”,
3. Komiteti Epruer varet nga Komiteti Qendruer. Tė parėt janė nė lidhje me komitetet epruere e kėta me Komitetin
Qendruer,
4. Ēdo komitet formohet nga: kryetari, sekretari, anėtari i parė, anėtari i dytė dhe pėrgjegjės tė ndryshėm, sipas nevojės,
5. Kėta i ndajnė detyrat dhe pėrgjegjėsitė sipas nevojės e zotėsisė. Drejtimin e pėrgjithshėm e mbanė kryetari, i cili administron dhe zbaton urdhėrat e komiteteve epruere,
6. Sekretari, bashkė me dy anėtarė, kanė: shėrbimin e propagandės e tė lajmeve, dhe si detyrė kryesore - ndėrlidhjen, shėrbimin ekonomik dhe politik,
7. Shėrbimit politik i takon kujdesja e posaēme. Pėr kėtė ēdo komitet formon njė trup nėn emrin “SIP” (Sigurimi politik). SIP-i e ka pėr detyrė mbledhjen e informatave mbi personat e ndryshėm dhe heton sigurimin dhe mirėvajtjen e veprimtarisė sė komiteteve,
8. Komitetet e vendit veprojnė nė marrėveshje nė mes tė anėtarėve,
9. Komitetet prore kanė po kėta persona; por, nga shkaku se do tė kenė mė shumė punė, anėtarėt do t’i ndajnė detyrat dhe nė rast nevoje do tė formojnė seksione me referentė dhe pėrgjegjės.
* * *
Dokumenti tjetėr, me rėndėsi tė madhe pėr mendimin politik shqiptar ėshtė programi i Lėvizjes pėr Lirimin e Tokave Shqiptare, i cili pėrmban kėto pesė pika:

Programi i LLTSH

1. Liri dhe pavarėsi tė plotė, me tė drejtė vetėqeverimi, nė bazė tė vullnetit tė popullit, tė shfaqur lirisht,
2. Me “tokat shqiptare” kuptohen tė gjitha vendet ku jetojnė shqiptarėt me mbi 60 pėr qind, pa dallim si quhet krahina a vendi dhe nga kush ėshtė i pushtuar, 3. “Lėvizja pėr Lirimin e Tokave Shqiptare” nuk ka qėndrim anmiqėsor ndaj asnjė populli fqinjė, as kundėr partive politike. Vetėm insiston qė nė mėnyrė kulturore apo me armė tė pėrpiqet ta arrijė idealin shekullor tė kombit shqiptar qė tė jetė i lirė dhe vetėsundues nė shtet tė vet, me kufij etnikė,
4. Pasi tė vendosen kufijtė etnikė, pa marrė parasysh kushtet tjera tė kufijve, siē janė strategjikė, ekonomikė, politikė etj., nė mėnyrė miqėsore do tė shkėmbehet popullata e pakicave nacionale, duke i tėrhequr shqiptarėt qė do tė mbesin jashtė kufijve, nė vend tė atyre qė do tė shpėrngulen dhe do tė pėrcillen jashtė,
5. Nė kohė paqe LLTSH nuk do tė pushojė, por do tė vazhdojė, si shėrbim roje tė tė drejtave tė popullit shqiptar, si tė atyre tė brendshėm, ashtu edhe tė atyre tė jashtėm, duke u organizuar pėr regjim me tė vėrtetė demokratik dhe pėr relacione miqėsore me popujt fqinjė ballkanikė.
Kongresi i Katėrt i Lėvizjes pėr Lirimin e Tokave Shqiptare Rroftė Shqipnija e vėrtetė, me kufijtė e saj etnikė!

Si u zhvillua Kongresi i Lipovicės

(ose: Kongresi i Tretė – (i V-tė) i Lėvizjes pėr Lirimin e Tokave Shqiptare - LLTSH, respektivisht i Lėvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare – LNDSH) Kongresi III-tė i LLTSH apo Kongresi V-tė i LNDSH, ndryshe edhe Kongresi i Lipovicės, zhvilloi punimet mė 25 korrik 1946, me njė vonesė tė madhe, pėr disa shkaqe:
E para, gjatė ardhjes sė delegatėve nga degėt e NDSH-sė, si dhe tė grupeve te armatosura nė vendin ku do tė mbahej Kongresi, u hetuan lėvizje tė mėdha tė forcave tė KNOJ-it dhe tė OZN-sė,
E dyta, nuk arritėn delegatėt dhe as pėrfaqėsuesit e grupeve tė armatosura nga Dukagjini,
E treta, nuk arriti pėrfaqėsuesi i KQ tė LNDSH-sė tė Shkupit, Kemail Skėnderi,
E katėrta, , nuk arriti as Prof.Ymer Berisha, kurse njė “letėr”qė i arriti Kongresit nė emėr tė tij, se nėse ai (Y.Berisha) nuk do tė arrinte me kohė, nė vend tė tij tė fliste Hilmi Zariqi – ishte e dyshimtė, dhe:
E pesta, njėsiti i armatosur i Jetullah Zabelit tė Rezallės dyshoi nė besnikėrinė e korrierit pėr lidhje midis Hilmi Zariqit dhe Prof. Ymer Berishės, pikėrisht dyshimi ishte nė R. A. Nga Carrabregu i Deēanit, tė cilin e arrestoi dhe tė lidhur e sollėn nė vendin e Kongresit.
Ky Kongres u mbajt nė njė lėndinė, te vendi i quajtur Vorri i Hoxhės nė malin e Lipovicės (sot Blinajė), mes fshatrave Risinoc, Krojmir dhe Fushticė.
Pėr sigurinė e Kongresit ishte kujdesur Istref Sheqa i Ēikatovės.
Kongresi i Lipovicės do t’i zhvillonte punimet me kėtė

REND DITE

1. Hapja e Kongresit dhe fjala pėrshėndetėse e kryesuesit te Kuvendit,
2. Raporti i KQ tė LNDSH-sė pėr ushtrinė – UPNDSH-nė nga delegati i KQ nga Shkupi (ky delegat nuk arriti nė Kongres sepse nė ndėrkohė ishte arrestuar, pjesėmarrėsit nuk dinin pėr fatin e tij, kurse Raporti nuk u mbajt fare,
3. Referati pėr punėn e 0P (Organizatės Patriotike) “Besa Kombėtare”. Nė emėr tė Besės Kombėtare ishte planifikuar tė flasė Prof. Ymer Berisha, mirėpo ai paraprakisht, mė 11 korrik 1946, ishte vrarė. Kėtė fakt kongresistėt nuk e dinin, ata
shpresonin se Profesori mund tė vonohej,
4. Raporti i punės sė 0rganizatės Nr.2 tė LNDSH-sė, nga Ajet Gėrguri,
5. Pėrgjigjja e 0rganizatės Nr.2 tė NDSH-sė, pėr letrėn e Komitetit nė Greqi dėrguar Komitetit Qendror tė LNDSH-sė nė Shkup tė datės 5 korrik 1945. Nė letrėn e Komitetit nga Greqia kėrkohej qė forcat e armatosura tė braktisnin jetėn e maleve dhe tė emigronin nė Greqi. Kėtė kėrkesė Kongresi, me shumicė votash, e hodhi poshtė, me motivacion se nuk lihen trojet tona dhe familjet nėn kėmbėt e gjakėsorėve pushtues.
. - Tė mbrojmė Atdheun, nderin e familjeve e varret e tė parėve deri nė pikėn e fundit tė gjakut tonė! ! – kishte thėnė para kongresistėve Ukshin Kovaēica,
6. Qė “Lėvizja pėr Lirimin e Tokave Shqiptare” tash e tutje tė quhet: - Lėvizja Nacional-Demokratike Shqiptare, shkurt LNDSH,
7. Forcat eArmatosura Shqiptare tė quhen: Ushtria Popullore Nacional-Demokratike Shqiptare – UPNDSH, me seli nėMalet e lira te Kosovės,
8. Profesor Ymer Berisha tė emėrohet kryekomandant i UPNDSH-sė dhe kryetar i Lėvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare (zgjedhja e Komandantit Suprem dhe ndarja e Ushtrisė Kombėtare nė 5 divizione, si dhe pėr rregullimin disiplinor tė ushtrisė sonė),
9. Zgjedhja e Komitetit Qendror tė LNDSH-sė. Kryetar ishte propozuar Prof.Ymer Berisha, nėnkryetarAjet Gėrguri, sekretar Gjon Sereēi, si dhe anėtarėt e Komitetit Qendror,
10. Emėrimi i Shtabit Suprem tė UPNDSH nė Malet e Kosovės dhe pėrcaktimi i Zonave 0perative, si dhe ristrukturimi i hierarkisė ushtarake: Njėsiti mė i vogėl tė quhet ēetė, kurse, sipas zhvillimeve nė terren, tė krijohen edhe batalione, brigada e divizione; si dhe tė bėhet rregullimi disiplinor i Ushtrisė Popullore tė NDSH-sė, tė formohen gjyqet disiplinore nė ēdo hierarki ushtarake, si dhe gjyqi penal nė kuadėr tė brigadave,
11. Pėrcaktimi i rregullave pėr ēėshtjet me rojen, furnizimin e ushtrisė dhe pajisjet e ushtrisė me armatime tė nevojshme (pritej pėrgjegjja e Komisionit tė Veēantė tė KQ tė LNDSH-sė, qė kishte lidhje me Misionin Ushtarak anglo-amerikan nė Tiranė, Shkup, Athinė dhe Romė.

Pjesėmarrėsit nė Kongresin e Lipovicės

Kongresi i filloi punimet mė 25 korrik 1945, me njė vonesė pėr shumė arsye.
Pjesėmarrės nė Kongres ishin: Ajet Fazli Gėrguri, nga Duboci i Drenicės, Gjon Gjergj Sereēi, nga Ferizaj, Ramiz Qyqalla dhe Azem Jashanica, nga Bardhi i Madh, Dan Berisha, nga Bardhi –Fushė-Kosovė, Jetullah Zabeli, i njohur edhe si Jetullah Rezalla, Hamit Emini, nga Skėnderaj, Osman Bunjaku e Shaban Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisė, Ahmet Selaci, Shemsi Selaci, Rizah Rexhep Selaci, nga Selaci i Shalės sė Bajgorės, Hysen Lutani, Sadik Lutani, Ramė Lutani, nga fshati Turiqec i Drenicės, Imer Ahmeti – Radisheva, nga fshati Radishevė i Drenicės, Mulla
Ramė Govori, nga fshati Herticė e Llapit, Ixhaid Nazmi Gafurri, djali i martirit demokrat, Nazmi Gafurri, Hasan Bilalli, Kadri Beba – Ribari, Salih Rexhė Ribari, Hilmi Zariqi e Shaqir Zariqi, nga Baica e Elshanit, Xhemail Buletini dhe Isuf Buletini, bijė tė luftėtarit patriot, Isa Buletini, Istref Sheqa Hoti, nga fshati Likoc i Drenicės, Rifat Kotori, Sylė Hajrizi, Islam Domaneku, nga fshati Grackė, Lipjan, Zekė Luma, nga fshati Kraishtė, Nezir Buja, nga fshati Bujan, Ismail Dragusha, nga fshati Rufc i Vjetėr, Ibush Mramori, djalė i vėllait tė Shemsi Mramorit.
Nė grupin e Shemsi Mramorit kanė qenė: Isuf Rysha me vėllezėr, Rexhep Gajtani, Brahim Gajtani, Hajdar Kolevica, Ukė Salihu, Emin Shushica, Sadik Tusha dhe Sylė Tusha, Sylė Zejna, Selim Limani, Osman Abaz Gagica, Feriz Fejzullah Saraēi me tė birin Eminin, nga fshati Bivolak i Vushtrrisė, Arif Shala, Xhemajl Esati, nga Komarani i Drenicės, Shaban Sallova, nga fshati Mazgit i Prishtinės, Nazif Shaba dhe Xhelė Maliqi, nga fshati Gllogoc i Lipjanit, Qerim Selimi, nga fshati Banullė i Lipjanit, Isuf Muharreni dhe Hajdar Muharremi, nga fshati Petrovė e Shtimes, Rrahim Rexha, Rrahman Jetullahu, Osman Jetullahu, Rrahman M. Qeriqi, nga fshati Krojmir, Qazim Zogaj dhe Fetah Bogiqi, nga Komarani i Drenicės, Sokol Brahimi dhe Izet Murati, nga fshati Sankoc, Jahir Sejdiu dhe Tafil Sejdiu, nga fshati Shalė, ish-Sedllar, Hazir Bajrami, Mehmet Arifi, Ismail dhe Shaqir Dugolli, Beqir Bajrami, nga fshati Pjetėrshticė, Izet Jetishi, nga fshati Zborc, afėr Shtimes, Selim Salihu dhe Ali Besheniku, nga fshati Carralevė, Sadri Duhla, nga fshati Duhle dhe Qerim Ali Gashi nga fshati Luzhnicė, Ilaz Sadiku, nga fshati Hallaq i Lypianit, Hajredin Mėziu, nga fshati Vėrshec, afėrMagurės dhe disa luftėtarė tė tij nga ky fshat, Bajram Ēukovci, nga Cernilla dhe Qazim Leskovci nga fshati Mirash, Hajredin Avdyli nga Sazlia, Nebih Sahiti, nga fshati Kabash – Prizren, Nebih Jonuzi, nga Rubovci, Tahir Prokupja, nga fshati Fushė e Madhe (ish-Velikopole), Hamdi Tmava, Jetullah Hasani, Rexhep Hyseni, nga fshati Godanc, afėr Shtimes, Rifat Mexhuani, nga fshati Siboc i Kastriotit, Miftar Gashi, nga fshati Dobrajė – Lypian, Hasan Salihu, nga fshati Korishė – Prizren, Bajrush Zuka dhe Mehdi Zuka, nga fshati Lloshkobare – Ferizaj, Zenel Morina, nga fshati Hade, Beqė Zeqiri, nga fshati Gjurko, Lypian, Ismail Muharrem Ismajli, Fejzullah Mehmeti, nga Domaneku i Drenicės, Brahim Luta, nga Gllanasella e Drenicės, Imer Radisheva, Imer Bajraktari, Hysen Lutani e shumė tė tjerė. (Marr nga Hysen Azemi: Dokumente arkivore tė Partisė Nacional Demokratike Shqiptare nė Kosovė)

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafė Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 74 vizitorë
Lexuar: 2,337 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
..KĖSHTU NDODH,“KUR TĖ HUMB GOMARI NĖ OBORR...
E enjtė, 18 shtator 2014 - 00:18
SHKRIMI I SKĖNDER BLAKAJT NĖ WWW.KOHA.NET, I BOTUAR ME 16 GUSHT 2014,”JUSUF GĖRVALLA KISHTE KĖRKUAR STREHIM NĖ SHQIPĖRI…” MĖ SHTYRI T’I THEM DISA FJALĖ ATI...
SHPALIME PĖR EVROPĖN E BASHKUAR DHE SHQIPTARĖ...
E hėnė, 15 shtator 2014 - 21:47
Gjatė shqyrtimit tė materialit, e pamė shumė mė tė arėsyeshme qė tė fillojmė prej kėtij punimi t`i quajmė "Shpalime pėr Evropėn e Bashkuar dhe Shqiptarėt, ...
Veprimtaria luftarake e Azem Galicёs gj...
E enjtė, 11 shtator 2014 - 23:37
Kumtesё: 100- vjetori i Luftės sė Parė Botėrore (Pёrmbledhje) Lufta e Parё Botёrore (1814- 1918), trojet sh...
Legjenda urbane pėr Haki Tahėn
E martė, 09 shtator 2014 - 23:57
Nga dritarja e autobusit urban, nė krahun e djathtė mė ra nė sy tabela “Haki Taha”, nė njė copė llamarinė qė shėnonte njė rrugicė tė kryeqytetit. Pėrtej kė...
TĖ PASHKĖPUTUR NGA “TUTELA”
E dielė, 07 shtator 2014 - 22:50
Para pak kohėsh janė botuar dy artikuj nė gazetėn “DIELLI”, i pari nga Prof. Isuf Bajrami: “Epiri dhe pėrkatėsia etnike e Epirotёve”, mė 19-8-2014 dh...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi