| U shite shumë lirë Zoti Lisien Bashkurti! |
| Publikuar më 06 prill, 2011 në orën 12:33 ( ) |
Opinion | |
|
|
|
Sipas agjensisë së lajmeve INA të Shkupit, Zoti Lisen Bashkurti, në Preshevë, ku qenka zgjedhur edhe "Qytetar Nderi i Komunës së Preshevës, paska deklaruar se:
"Platforma e Koço DANAJ për Shqipërinë Natyrale është si ideja e Hitlerit!".
Ai, Zoti Bashkurti, gjithashtu ka deklaruar se, "Kufijt skanë më rëndësi në Evropën e Bashkuar dhe se qytetarët e Luginës së Preshevës duhet të pranojnë shtetin serb, sepse vetëm ashtu do të bashkohen nacionalisht !".
 Lisien Bashkurti Është tërësisht antihistorik dhe antishqiptar krahasimi i ideve të Hitlerit me projektin e Shqipërisë Natyrale dhe me ribashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të Shqipërisë Etnike, sepse Hitleri ka pasur qëllim krijimin e një Lebensraumi për gjermanët me anë të pushtimit të krejt Evropës dhe asgjësim të popullatës çifute.
Plani i Hitlerit, nxitësit dhe shkaktarit të Luftës së Dytë Botërore, duhet të krahasohet vetëm me projektin e Naçertanijes serbe dhe Megali-Idesë greke, që përfshinin zgjerim territorial pa kufi dhe mbi territorin shqiptar dhe edhe asgjësimin e popullatës shqiptare, por kurrën e kurrës nuk mund të krahasohet me projektin e Shqipërisë Natyrale, e cila është e drejtë e patjetërsueshme e kombit shqiptar të pushtuar dhe të kolonizuar nga sllavo-grekët.
Historikisht, Anshlussi i Austrisë nga Gjermania nuk është e njëjta gjë me ribashkimin e trojeve shqiptare, sepse Austira u zhvillua në kushte tërësisht të ndryshme nga Gjermania, kurse trojet shqiptare u zhvilluan ndryshe nga Republika e Shqipërisë vetëm pas pushtimit kolonial të Serbisë dhe të Greqisë.
Pse Bashkurti në Preshevën shqiptare nuk e ka anatemizuar Serbinë e Madhe dhe idetë e saj hitleriane dhe ka anatemizuar Shqipërinë Natyrale?
Sepse deklaratat e tij janë pohime të ndikimit të Serbisë mbi politikën zyrtare të Tiranës, të joshur edhe nga titulli ”Qytetar Nderi i Komunës së Preshevës".
Fatkeqësia është se, Orhan Rexhepi dhe Ragmi Mustafa, që ishin edhe ne inaugurimin e Listës "Shqipëria Natyrale" u trembën nga Beogradi dhe e bënë Zotin Lisien Bashkurti "Qytetar Nderi të Preshevës", për të mos folur se ai, Zoti Bashkurti, dikur ishte shumë i afërt me idetë e Zotit Danaj, me të cilin e kemi parë edhe ne emisione televizive, ashtu siq e kemi parë në disa takime (në Tiranë) edhe me ish Komandantin e AKSH-së, Zotin Gafurr Adili, aktualisht Kryetar i FDBK-së.
Ai, Lisien Bashkurti, konsideron se kufijtë s’do të kenë rëndësi në Evropën e Bashkuar.
Po, por deri në integrimin në Evropën e Bashkuar kanë rëndësi të madhe dhe edhe në Bashkimin Evropian kanë rëndësi, sepse përkundër injorancës së disa “analistëve” dhe “diplomatëve”, njësia bazë në Bashkimin Evropian është SHTETI, mbi të cilin ndërtohet edhe ombrella mbikombëtare, dhe SHTETI miraton legjislacionin evropian dhe e zbaton në kuadër të hapësirën e tij.
I vetmi lehtësim në BE është qarkullimi i njerëzve, por shteti vazhdon të ketë rëndësi (bile shumë të madhe) me organet e saj kombëtare në nivel vendor (shtetëror) dhe në nivel qendror (të BE-së).
Ashtu që zoti Bashkurti e ka marrë kalin nga bishti dhe ka harruar se një Shtet i Bashkuar Shqiptar mund të ketë një peshë më të madhe në Bashkimin Evropian, duke u bërë kështu një komb i ballancues në Ballkan, ashtu siq pat deklaruar Ish Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh W. Bush, me 10 qershor 2007 në Tiranë, jashtë ndikimit serb dhe grek.
Zoti Bashkurti, e din shumë mirë se, pa bashkimin dhe integrimin kombëtar të Popullit dhe të Trojeve Shqiptare, kurrën e kurrës nuk mund të ketë Integrim dhe Bashkim të mirëfilltë Evropian.
Shqiptarët ishin "të bashkuar" edhe në Perandorinë Turke, por kur u zhbë ajo (Perandoria) , trojet dhe kombi ynë u bënë pre e interesave dhe planeve shoviniste të fqinjëve tanë nga të katër anët, të cilët me përkrahjen e po kësaj Evrope na coptuan dhe që prej Kongresit të Berlinit më 1879 e deri në ditët tona nuk rreshtën së punuari për asimilimin, shkombëtarizimin dhe zhdukjen e kombit Shqiptar edhe fizikisht, duke bërë gjenocid sistematik në kurrizin tonë si popull.
Krejtësisht absurde është edhe “bomba” tjetër idioteske e Zotit Bashkurti, që: "Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të pranojnë shtetin serb, sepse vetem ashtu do te bashkohen nacionalisht".
Është pikërisht ky shtet serb ai që ka ndarë shqiptarët dhe i ka pushtuar. Është pikërisht ky shtet serb që ka kryer dëbime dhe masakra ndaj popullatës shqiptare, edhe të Kosovës Lindore. Shqiptarët kurrën e kurrës nuk do të pranojnë shtetin serb, me përjashtim të disa veglave të shitura serbëve, dhe do të luftojnë për t’u çliruar nga zgjedha beogradase dhe për tu ribashkuar fillimisht me Kosovën dhe më pas edhe me Shqipërinë Etnike!
Vera Dushi
(*) Autorja është anëtare e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)
Gjakovë (Shqipëria Etnike), më 05 prill 2011
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 77 vizitorë |
| Lexuar:
3,073 herë
|
|
|
|
|
|
|