| INTERVISTĖ ME KRYETARIN E FRONTIT DEMOKRATIK TĖ BASHKIMIT KOMBĖTAR, ZOTIN GAFURR ADILI: |
| Publikuar më 13 prill, 2011 nė orėn 12:33 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
PĖR AGJENCINĖ RUMUNE TĖ LAJMEVE "ALFANEWS" (www.alfanews.ro)
Cili ėshtė koncepti politik themelor i Frontit Demokratik tė Bashkimit Kombėtar nė politikėn shqiptare?
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombėtar (FDBK), vazhdimėsi e ish Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH), tė themeluar mė 12-13 korrik 2002 nė Tiranė, ashtu si ish FBKSH, ėshtė njė bashkim i forcave politike shqiptare, i shoqatave joqeveritare shqiptare, i intelektualėve atdhetarė shqiptar dhe i masave te gjėra popullore shqiptare, pa dallim krahine, feje dhe ideje, qė organizativisht shtrihet nė tė gjitha trojet etnike shqiptare tė Shqipėrisė Historike, edhe nė Sanxhak, nė Toplicė dhe nė Camėri, si dhe edhe nė mėrgatėn (diasporėn) shqiptare, nė shtetet e Bashkimit Evropian, nė SHBA, nė Kanada dhe nė Australi, qė punon e vepron pėr ribashkimin kombėtar tė shqiptarėve dhe tė tyre etnike nė njė komb-shtet tė vetėm, me emrin Shqipėri.
Cilat janė problemet me tė cilat po pėrballet sot kombi shqiptar?
Republika e Shqipėrisė ėshtė njė rast "Sui Generis" nė Evropėn e Bashkuar, qė synohet tė arrihet, sepse nga tė gjitha anėt e saj, nga Veriu me trojet e saj nėn pushtimin dhe kolonizimin e Malit tė Zi, nga Veri-Lindja me "Republikėn" e Kosovės (Protektorat i UNMIK-EULEX) dhe me Kosovėn Lindore (Preshevė, Medvegjė, Bujanoc), me Toplicėn dhe me Sanxhakun nėn pushtimin dhe kolonizimin e Serbisė, nga Lindja me trojet shqiptare tė Pollog-Pellagonisė (Ilirida) nėn pushtimin dhe kolonizimin e krijesės artificiale pa emėr e identitet shtetėror e kombėtar, tė quajtur herė si "Maqedoni" dhe herė-herė si IRJM (FYROM) dhe nga Jugu nga trojet e saj (Kosturi dhe Camėria) nėn pushtimin dhe kolonizimin e Greqisė, ajo (Republika e Shqipėrisė) kufizohet me trojet e veta shqiptare dhe me popullin e saj shqiptar.
Kam bindjen e patundur se sikur tė mos ishte Deti Adriatik edhe Italia do te mbante nėn pushtimin dhe nėn kolonizim troje shqiptare dhe popull shqiptar tė Republikės sė Shqipėrisė.
Pra, Kombi Shqiptar dhe trojet e tnike te tij, vazhdojnė tė mbahen tė pushtuara e tė kolonizuara nga pushtuesit e kolonizatorėt sllavo-grekė edhe nė Shekullin XXI, dhe ky duhet tė jetė turpi mė i madh i Bashkimit Evropian dhe i tė gjithė bashkėsisė ndėrkombėtare, edhe i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara (OKB), qė popullit shqiptar vazhdojnė t'ia mohojojnė tė Drejtėn e Vetėvendosjes, njė e drejtė universale kjo e garantuar nė dhjetėra rezoluta dhe konventa tė OKB-ve.
Ēfarė mendim keni pėr deklaratėn e presidentit serb Tadiē pėr negociata midis Serbisė dhe Tiranės zyrtare pėr zgjidhjen e konfliktit historik 100 vjeēar shqiptaro-serb?
Jeni tė lutur qė pėrgjigjen e kėsaj pyetje ta merrni pėrmes shkrimit t'im, me titull: Zoti Tadic, pranoje tė vėrtetėn historike! tė publikuar para disa ditėsh (nė shqip) nė disa masmedia te shkruara shqiptare dhe nė anglisht edhe ne disa masmedia tė huaja, shkrim tė cilin do tė mund ta gjeni edhe te web-faja zyrtare e FDBK-sė: www.fdbk-online.org
Ju faleminderit pėr mirėkuptimin tuaj.
A ekziston ende sot nė Ballkan njė ēėshtje tė pazgjidhur shqiptare apo ėshtė mbyllur me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės?
Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės, pėr mua dhe pėr Frontin Demokratik tė Bashkimit Kombėtar (FDBK), ėshtė dhe duhet tė jetė hapi i parė drejt zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes shqiptare, tė ribashkimit kombėtar tė shqiptarėve dhe tė trojeve etnike tė Shqipėrisė Historike, tė katėr vilajeteve shqiptare:
1. Tė Vilajetit tė Shkodrės;
2. Tė Vilajetit tė Kosovės, me kryeqendėr Shkupin;
3. Tė Vilajetit tė Manastirit dhe
4. Tė Vilajetit tė Janinės, nė njė Shqipėri tė Ribashkuar.
Pse Ballkani quhet "fuēi baroti" dhe si mund ai tė shėndrrohet nė njė oazė paqeje?
Jeni shumė tė lutur, qė edhe pėrgjigjen e kėsaj pyetje ta merrni pėrmes: Memorandumit tė FDBK-sė, tė cilin mė 31 mars 2011, ua kemi dėrguar (nė shqip dhe nė anglisht) ua kemi dėrguar gjithė institucioneve ndėrkombėtare (Asmablesė sė Pėrgjithshme tė OKB-ve, Senatit tė SHBA-ve, Asamblesė sė Pėrgjithshme tė BE-sė dhe pėr dijeni edhe institucione shtetė Republikė sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, si dhe trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė dhe nė Prishtinė), dhe tė cilin Memorandum tė FDBK-sė, gjithashtu do tė mundeni ta gjeni te: www.fdbk-online.org
Mė lejoni qė, me kėtė rast edhe t'iu njoftoj se, vetėm Senati i SHBA-ve deri mė tani na ėshtė pėrgjigjur pozitivisht (pėrmes njė letre) pėr Memorandumin e FDBK-sė, ku na njoftojnė se: "Shumė shpejt njė delegacion i SHBA-ve do tė vjen nė Tiranė pėr tė mė takuar mua Kryetarin e FDBK-sė dhe Sekretarin e Pėrgjithshėm tė FDBK-sė, Zotin Zef CUPI nga Mirėdita nė Durrės.
Keni pohuar shumė herė se e drejta e vetėvendosjes ėshtė njė e drejtė e patjetėrsueshme edhe e kombit shqiptar. Pse mendoni kėtė gjė?
Sepse, edhe populli shqiptar, ashtu si tė gjithė popujt e Botės duhet tė vendosė pėr tė ardhmen e tij, a dėshiron tė jetoj i lirė dhe i ribashkuar nė njė komb-shtet tė vetėm, me emrin Shqipėri, apo dėshiron tė jetoj i robėruar dhe i ndarė nė 6 (gjashtė) shtete, siē ndodhet tani, si dhe i pushtuar dhe i kolonizuar nga pushtuesit e kolonizatorėt malazezė, serbė, sllavo-maqedonas dhe grekė.
Dhe, kjo gjė, deklarimi plebishitar i popullit shqiptar, nė tė gjitha trojet etnike shqiptare tė Shqipėrisė Historike, duhet tė bėhet pėrmes formės mė demokratike, Referendumit Mbarė-Kombėtar Shqiptar.
Nė Shqipėri dhe nė hapėsirat shqiptare dominojnė dy rryma: pėr bashkim tė trojeve tė banuara nga shqiptarėt nė njė shtet tė vetėm kombėtar, dhe mė pas, me vullnetin e popullit shqiptar, pėrmes referendumin pėr integrim nė BE dhe atė tė integrimit nė BE pa asnjė bashkim kombėtar. Cila rrymė e pėrkrahni ju dhe organizatėn qė e pėrfaqėsoni?
Ashtu siē aktualisht nė gjeoplitikėn e bashkėsisė ndėrkombėtare mbi Ballkanin qė mpleksen dy parime:
1. Parimi i OSBE-sė pėr mosndryshim tė kufijve dhe tė krijimit tė shteteve multietnike nė Ballkan, tė sanksionuar edhe nė Konferencėn e Dejton-it, dhe 2. Parimi Wilsonian i tė drejtės sė vetėvendosjes sė popujve, edhe nė politikė aktuale shqiptare i kemi dy parime.
Njeri parim, parimi i bashkimit tė shqiptarėve pėrmes integrimit tė Ballkanit, dhe edhe tė shqiptarėve nė 6 (gjashtė) shtete, nė Bashkimin Evropian, qė mbrohet nga politikanėt e shitur dhe tė korruptuar nga mbrojtėsit fanatikė tė Dejton-it tė deshtuar, dhe Parimi i dyte, qė jemi ne atdhetarėt shqiptarė, qė nuk jemi as tė korruptuar dhe as tė shitur, dhe qė kėrkojmė qė fillimisht ne shqiptarėt tė integrohemi (bashkohemi) ndėr veti, nė njė komb-shtet tė vetėm, me emrin Shqipėri, dhe pastaj edhe tė integrohemi nė Perandorinė e Re, me emrin Bashkimi Evropian, sepse tė inegruar (bashkuar) nė njė Shqipėri me 78 mijė kilometėr katrorė dhe me
10 milonė shqiptarė realisht ne shqiptarėt do tė jemi edhe faktor stabiliteti, jo vetėm pėr Ballkanin, por edhe pėr Bashkimin Evropian dhe edhe me gjėrė.
Aktualisht, mbrojtėsit e teorisė sė parė, tė korruptuarit dhe tė shiturit te pėrfaqėsuesit e mosndryshimeve tė kufijve dhe tė shteteve multietnike, pushtetarėt e Tiranės dhe tė Prishtinė, si dhe miqt tyre (kolaboracionistet e malazezeve, serbeve, sllavo-maqedonasve dhe grekeve) ne Ulqin, ne Presheve, ne Tetove dhe ne Vlore, jane me te fuqishem se na, idealistet shqiptare, sepse ata e kane ne dore gjithe biznesin dhe ekonomine e kombit shqiptar dhe edhe i kontrollojne edhe te gjitha masmediat e shkruara dhe elektronike shqiptare, jo vetem ne Tirane, por edhe ne Prishtine dhe se bashku me pushtuesit e kolonizatoret e trojeve shqiptare (sllavo-greket) edhe ne Ulqin, ne Presheve, ne Shkup dhe ne Vlore.
Por, nga ana tjeter jam shume i bindur se, me ne fund do te triumfojme ne idealistet shqiptare, sepse ka filluar qe ne Ballkan te ndahen zonat e influences midis SHBA-ve dhe Rusise, dhe shume shpejt edhe ne Ballkan do te triumfoje Parimimi Wilsonian dhe perkrahesit shqiptar te ketij parimi universal.
Ēfarė mendoni pėr krizėn politike e zgjatur nė Kosovė?
Edhe kriza ne Kosove eshte pjese e perplasjes se interesave te SHBA-ve dhe te Rusise ne Ballkan.
Le ta shofim se kush do te triumfoje.
Kam bindjen e patundur se do te triumfojne SHBA-te.
Kurse ne IRJM (FYROM) do te trumfoje Rusia, sepse shume shpejt (pas zgjedhjeve qe do te mbahen ne IRJM (te cilat edhe kesaj rradhe do t'i fitoje serbofili Nikolla Gruevski) dhe edhe pas perfundimit te bisedimeve Kosove-Serbi, do te krijohet Unioni Serbi-Maqedoni-Republika Srbska.
Kam informacione shume te sakta, nga brenda rradheve te VMRO-DPMN te Nikolla Gruevskit, se ne viziten qe me 30 prill 2011, kur ne Beograd do te vjen Vladimir Putin, Kryeminister i Rusise, fshehurazi dhe "Top-Secret" d te shkoje edhe serbo-rusofili Nikolla Gruevski dhe aty do te vendoset edhe per Unionin Serbi-Mqedoni-Republika Srbska.
Njė mesazh pėr publikun rumun.
Rumania dhe populli rumun, gjate periudhes se sundimit Otoman ne Ballkan, ka qene strehe dhe mbeshtetese e fuqishme e atdhetareve shqiptare qe luftonin per mbijetesen e popullit shqiptar dhe te lufterave per liri dhe pavaresi kombetare te shqiptareve, nder te cilat ka qene edhe Elena Gjika (shqiptare) e Dora D'istria (rumune), prandej edhe kerkoj qe edhe tani dhe ne te ardmen te na behet e tille, sepse edhe populli shqiptar, sidomos ne Republiken e Shqiperise i ka nderuar e respektuar dhe edhe i nderon e i respekton pakicen arumune ne Republiken e Shqiperise, ne kete Shqiperine e Rrudhosur.
Gjithashtu, kerkoj qe populli vella rumun te mos bie pre e propagnades sllave (serbo-ruse) kunder shqiptareve, sepse edhe ne Rumani, ashtu si edhe ne Ukraine, jetojne e veprojne shume shqiptare, qe bashkarisht me vellezerit tane ne Republiken e
Shqiperise duhet te jene ura lidhese midis Shqiperise Etnike dhe Rumanise Etnike.
Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj.
Shqiptarisht;
Magjister i shkencave juridiko-ekonomike Gafurr ADILI,
Kryetar i Frontit Demokratik te BashkimitKombetar (FDBK)
gafurradili@hotmail.com
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 104 vizitorë |
| Lexuar:
1,690 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Intervistė me historianin Alexandre Lambert |
E dielė, 13 maj 2012 - 10:40 Evropa sabotoi historinė tuaj nė shekullin XIX, kur Ilirinė e quajti Ballkan.
Pėrderisa ne nuk e njohim vetveten mirė, pėrderisa ngremė zėrin, nxijmė ... |
| Intervistė e imagjinuar me Hasan Prishtinėn |
E premtė, 10 shkurt 2012 - 21:04 Tė bėhet Shqipėria ashtu siē e meriton
Kemi hyrė nė vitin jubilar tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ēdo datė historike ka edhe personalitetet e ... |
| RAMA: Mes Shqipėrisė e Serbisė nuk ėshtė mė K... |
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 20:16 EKSKLUZIVE: « Serbia vazhdon tė jetė peng i sė shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojė realitetin rreth statusit tė Kosovės. Sa me shpejt ta kuptoje Serbia... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|