Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Studentët e Gjenevës organizuan një konferencë shkecoro-historike mbi shqiptarët dje dhe sot në Gadishullin Ilirik
Publikuar më 15 prill, 2011 në orën 14:37 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Për të pranishmit kryesia e shoqatës së studentëve shqiptarë në Universitetin e Gjenevës -AEAG (Ilri Muji, Erika Haxhi, Mujë Shala, Elma Berisha, Endri Poda dhe Fortesa Mehmeti) kishin përgatitur një progam të ngjeshur shkencor dhe hostorik mbi kulturën dhe perspektivat diplomatike të Kosovës dhe cështjes kombëtare nga Lidhja e Prizrenti, konferenca e Berlinit, Londrës, Rambujes e deri tek pamvarësia e Kosovës, njofton agjencia informative "Presheva Jonë"

Nën organizimin e Shoqatë së Studentëve Shqiptarë në Gjenevë (AEAG - Association des Etudiants Albanais de Genève) mbrëmë në Univesritetin e Gjanevës u mbajt një konferencë me tematikë gjithkombëtare me mtoton: “Nga vijmë, ku jemi e ku do të shkojmë..” Në epiqendër të debatit ishte Kosova, shqiptarët, diplomacija dhe gjuha jonë kombëtare nga meshari i Gjon Buzukut deri tek në ditën e sotme, lobimi pë rnjohje të reja të Kosovës dhe anëtrësimit të saj në OKB si dhe naëtarësimit të Shqipërisë në BE,njofton agjencia informative "Presheva Jonë".

Në këtë tubim organizuar nga kryesisia e komitetit të shoqatës së studentëve shqiptarë në Universitetin e Gjenevës morën pjesë pos studentëve shqiptarë dhe zviceranë, aty prezentuan edhe përfaqësues si nga konsulata e Republikës së Kosovës në Gjenevë si z.Benjamin Nikoliqi, konsul me bashkëpunëtorët Arjan Kashtanjeva dhe Naim Morina , pastaj Inid Milo nga misioni shqiptar në OKB. Të pranishëm në sallë ishin edhe veprimtarë tjerë të kulturës, shkencës dhe arsimit si këngëtari Naim Shala, pastaj nga “Vetevendosja” z.Vehbi Kryeziu, kryetar për Zvicër dhe Adelina Kuki (aktiviste), Ali Mehmeti sekretar i kryesisë së LAPSH-së në Gjenevë si dhe mëgimtarë tjerë.

Për gjithë të pranishmit krysisa e AEAG (Ilri Muji, Erika Haxhi, Mujë Shala, Elma Berisha, Endri Poda dhe Fortesa Mehmeti) kishin përgatitur një progam të ngjeshur shkencor dhe hostorik mbi kulturën dhe perspektivat diplomatike të Kosovës dhe cështjes kombëtare nga Lidhja e Prizrenti, konferenca e Berlinit, Londrës, Rambujes, lufta e lavdishme e UCK-së... e deri tek pamvarësia e Kosovës. Po ashtu në këtë konferencë u bë fjalë edhe për rolin dhe efikasitetin e strategjisë së diplomacisë shqiptare coftë asaj në Shqipëri apo Kosovë, Preshevë e Ulcin...pastaj mbi aletaët, miqtë dhe armitë e Kosovës dhe shqiptareve nga gjenocidi greko-serb, propaganda sllave, serbofilët deri tek raporti i Dick Marty.

Kosova dhe Shqiperia, një komb e dy shtete? Cila është prejardhja e gjuhës tonë? Dy dialekte që na ndajnë apo që na bashkojnë? Roli i shqiptarëve ne betejën e Fushëkosovës, në Camrinë tonë, jehona mbarë ballkanike qe pati, dhe shumë çështje të tjera interesante mbi identitetin tonë. Për keto para pjesëmarrësve u prononcuan mbi historinë, aktualitetin dhe të ardhmen e kombit tonë, historianët e njohur, ashtu sikurse profesori i mirënjohur i gjuhës Shqipe në Universitetin e Tiranë.

Pra për gjitha këto tema kombëtare kryesia shoqatës së studentëve të Gjenevës kishin përgatitur për të pranishmit intervista të shkëlqyeshme me protagonistët kryesore të kësaj mbëmje shkenctar, hIstorian dhe diplomat te rryer që shoqëruan masën për dy orë rresht si: prof.dr.Martin mato, porf.dr.Pëllumb Xhufi dhe prof.dr.Paskal Milo. Ne fund për të pranishmit, pasi të gjithë u fakroduan të b¨hen anëgtarë të shoqatës së studnetëve të univesritetit të Gjenevës (AEAG) u ofrua një aperitif modest nga studentët ku ishte një rast i mirë i kembimit të ideve dhe intensifikimit të bashkëpunimimit mes studentëve dhe përfaqësuesve të organizatave dhe institucioneve shqiptare dhe zvicerane që ishin të pranishëm me qëllim të ndihmesës së studentëve shqiptarë që studiojnë sot në Univesrtitetin e Gjenevës.

Gjenevë, 15 prill/AIK-Presheva Jonë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 1,993 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi