Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Flet Nexhmedin Saqipi, kryetar i Partisė Demokratike Kombėtare nga Kosova Lindore
Publikuar më 26 prill, 2011 nė orėn 16:26 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ekskluzive pėr Revistėn “PERSPEKTIVA”

MOBILIZIMI I DHUNSHĖM - PROVOKIM ANTICIVILIZUES

Nexhmedin Saqipi, ėshtė njė personalitet i jetės sonė politike, kulturore, sportive, fetare e humanitare, i cili pėrherė ka qenė afėr popullit, tė Kosovės Lindore, qoftė gjatė Bombardimeve tė NATO-s, qoftė gjatė Mobilizimit tė dhunshėm, duke u vėnė nė ballė tė kolonės sė tė mobilizuarve, qoftė gjatė organizimeve tė ndihmave humanitare, qoftė gjatė misionit pėr kthimin e tė tė zhvendosurve e shumė e shumė iniciativave tė tjera me interes qytetar dhe kombėtarė, gjithmonė nė shėrbim tė paqes e stabilitetit.

Nexhmedin Saqipi
* Zotėri Saqipi, po e fillojmė kėtė bisedė me theks tė veēantė, evokimin periudhės sė bombardimeve tė NATO-s. Si e pėrjetuan nė pėrgjithėsi shqiptarėt e Kosovės Lindore, kėtė fushatė ajrore, e posaēėrisht bashkėvendėsit e tu?

- Qė nga 23 marsi, kur filloi bombardimi i NATO-s, e mbaj mend ēfarė gėzimi dhe trishtimi mbretėronte tek populli shqiptar i Kosovės Lindore. Shqiptarėt e kėtij rajoni kishin frikė tek hakmarrja e serbėve, sidomos tek serbėt e Kosovės, tė cilėt me uniforma tė llojllojshme gravitonin nėpėr zonat kufitare tė komunave: Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė.

Trishtimi
* A mund tė na pėrshkruani disa nga momentet mė tė vėshtira, qė kanė ndodhur nė Tėrnoc gjatė kėsaj periudhe?


- Janė shumė, por mė tė rėndėsishmet do t’i veēoja: ndėrprerja e mėsimit nė tė gjitha shkollat shqipe, ndėrprerja e rrymės elektrike, tėrheqja e medikamenteve nga ambulancat, marrja e librave te evidencave, lajmi se forcat paramilitare tė Arkanit do tė vijnė nė Kosovėn Lindore me destinacion stacionimi nė Tėrnoc, bllokimi i fshati nga tė gjitha anėt me armatim tė rėndė nga forcat ushtarake tė Serbisė si dhe Ultimatumi, qė deri nė orėn 15:00 nga ana e tėrnocasve, tė dorėzohen armėt qė i posedojnė, tė dorėzohen pjesėtarėt e UĒK-sė, tė dorėzohen radio-lidhjet dhe lokatorėt, tė dorėzohet laboratori i drogės etj. Kėrcėnimi kryesor i tyre ishte se nėse nuk i zbatohen kėto urdhra, Tėrnoci do tė bėhet shkrumb e hi. Pavarėsisht nga kėto kėrcėnime tėrnocasit vendosėn, qė tė mos e lėshojnė fshatin. Sjelljet e ushtarėve serbė ishin brutale, ata filluan tė thyejnė dyer e dritare dhe gjėsende tjera, pa pėrjashtuar as maltretimin e banorėve tė pambrojtur. Po nė tė njėjtė ditė nė mbrėmje u morėn peng 20 fshatarė nga forcat serbe, tė cilėt u dėrguan te thertorja e Bujanocit. Pas kryerjes sė aksionit nė mbrėmje fillojnė krismat nga tė gjitha anėt. Atė ditė Tėrnoci kishte qenė i rrethuar me ushtarė, por edhe me qytetarė tė fshatit Llopardincė, fshat ky i banuar me serbė nė Komunėn e Bujanocit.
Dėbimi i tėrnocasve nga shtėpitė e tyre me dhunė nga Ushtria Serbe, mbi fshatin te Muri i Rekės sė Tėrnocit, pa dallim moshe e gjinie: fėmijė, pleq, gra e burra, tė sėmurė e tė paralizuar, ishte njė nga momentet mė vėshtira tė pėrjetuar ndonjėherė nga kėta banorė. Tė nesėrmen u vendos flamuri i Serbisė nė Xhaminė e Strukarėve. Ftesa pėr mobilizimin e tė 145 tė rinjve, ishte njė lajm shumė i keq pėr gjithė banorėt e Kosovės Lindore. Vendosjen e ushtarėve serbė nė Tėrnoc dhe uzurpimi i 11 shtėpive mė tė bukura tė fshatarėve, deri fund tė tėrheqjes sė ushtrisė Serbe pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė NATO-s me Serbėt nė Kumanovė.

Provokimi
* Ju keni qenė ndėr vullnetarėt e tė gjitha proceseve nė Tėrnoc, e nė veēanti jeni mė tė njohur kur erdhėn ftesat pėr mobilizim. Kur tė gjithė i shikonin me rezerva kėto ftesa, Ju dolėt tė parėt qė u vutė nė ballė tė kėtyre proceseve. Si ndodhėn ato?


- Po, tė gjithė e pranojnė se nga presionet dhe provokimet mė tė rėnda psikike, ishte Mobilizimi i dhunshėm. Pėr ta pranuar mobilizimin, ėshtė dashur shumė guxim, maturi, kėmbėngulėsi, besim, pėr t'u bėrė "kurban i popullit” pėr ta shpėtuar popullatėn nga eksodi i vėrtetė. Mė 24 prill 1999, ditė e shtunė, marrim lajmin se janė tė ftuar 150 tė rinj vetėm nga Tėrnoci, Komuna e Bujanocit, me ftesė pėr tė mobilizuar nė radhėn e Ushtrisė Jugosllave, me moton “ta mbrojmė Atdheun!”.
Ftesa pėr mobilizim erdhi pikėrisht pasi Ushtria Jugosllave u vėrtetua se Tėrnoci ishte i palėkundur nė rrugėn e qėndresės pėr t’i mos i braktisur vatrat stėrgjyshore. Kėtė stoicizėm qytetarėt tėrnocas e treguan edhe pas njė varg provokimesh nga radhėt e pushtetit ushtarak qoftė pėrmes kėrcėnimeve, bastisjeve, qoftė pėrmes nxjerrjes me dhunė nga shtėpitė dhe dėrgimi mbi fshat te vendi i quajtur “te Muri”. Kur na kthyen nė fshat dhe na ushqente shpresėn se mbasi e kaluam atė sprovė tė madhe edhe pse qytetarėt ishim tė vetėdijshėm se kjo nuk ishte e fundit dhe se askush nuk mund tė garantonte se prapė nuk do tė lind diē e re!

Maturia
* Qytetarėt e Tėrnocit, ditėn e 24 prillit, ishin tė tronditur, tė lodhur e tė rraskapitur nga presionet e njėpasnjėshme, nga maltretimet psikike si dhe nga ajo se ēka do t’u sillte e nesėrmja, apo jo?


- Nga ky provokim poshtėrues nė sytė dhe mendjet e qytetarėve tė Kosovės Lindore u krijua njė mllef dhe neveri nga gjithė ajo qė kishte ndodhur. Ishte njė sprovė shumė e ndėrlikuar dhe se pėr kėtė u dashke njė qėndrim shumė me pėrgjegjėsi, meqė ishte krijuar njė panik nga pasojat e mundshme. Dėgjoheshin zėra se si mundė t’ i pėrgjigjemi kėsaj ftese kur ka dhjetė vjet qė nuk jemi ftuar nė ushtri, po nėse i pėrgjigjemi atėherė ēka do tė bėhet me ne, disa thoshin nėse nuk shkoni do ta djegin fshatin, tė tjerėt mendonin se me mospėrgjigje do tė maltretoheshin familjet nė fshat, kishte tė atillė qė secili vetė me vendos se ēfarė duhet bėrė e kėshtu me radhė. Nga ana tjetėr udhėheqėsit kryesorė ēka kishim bashkėpunim nuk u dukėn askund qė t’ i prinė kėtij organizimi. Qėndrimi i tyre ishte se ata nuk mund tė vendosin e as tė marrim pėrgjegjėsi pėr 150 tė rinj, qė t’ i dėrgojmė nė drejtim tė humbur dhe se ne secili duhet tė vendosim pėr vetveten. Mendova se patjetėr duhet t’ i prijė dikush kėtyre njerėzve, m’u duk se po mė takon mua, duke qenė si prijės i popullit, atėherė e mora fjalėn kur mbretėronte heshtja.
Me fjalėt e mia u krijua krejtėsisht njė atmosferė e re dhe njerėzit u drejtuan kah unė, ku filluan njėri-tjetrit t’i thonė se po shkojmė pėr hir tė fshatit, familjeve tona, ja edhe hoxhėn me veti e kemi. Nė kėto momente filloi fuqia e shpirtit tė funksionojė me vendosjen tonė, kur dihet shumė mirė se fuqia e shpirtit e le nė harresė fuqinė e trupit. Atėherė mua m’u paraqit njė forcė meqė kisha tė bėjė me trima dhe njerėz qė janė gati me flijua gjithēka pėr Zot dhe pėr nder tė familjes dhe Vatanit. I pranuam ftesėt dhe vendosėm qė tė tubohemi ora 16:00 dhe tė organizuar tė shkojmė nė vendin ku u dashke tė paraqitemi e ai ishte Stadiumi i BSK-sė nė Bujanoc. Ora katėr, tė gjithė tė mobilizuarit u bėmė gati pėr t’u nisur drejt Bujanocit. Duke u pėrgatitur nė atė ēast kaloj njė veturė e policisė ku me siguri e pėrcillnin situatėn, ndėrsa neve as qė na interesonte me shikuar sepse ne vetėm e kishim vendosur orientimin tonė. Pasi qė u rreshtuam Agimit Sulejmanit i thashė qė t’ i prijė karvanit ku po niseshim me njė rrugė tė pakthim dhe se unė do tė mbetem i fundit dhe kėshtu tė pėrshėndetemi me qytetarėt, tė cilėt kishin ardhur me u nda me ne pėr herė tė fundit. Gjithė qytetarėt qė kishin ardhur pėr t’ u pėrshėndetur me njerėzit mė dashur tė familjes, nė shpirt ndjenin njė dhembje dhe krenari sepse ky mision kishte nė vete njė vlerė tė madhe, njė ēėshtje me peshė aq sa vetė Tėrnoci i bukur. Kur u nisėm pėr Bujanoc, plasi gjithēka nė vaj, gjithė ishin me lot nė sy. Atė ditė nė Tėrnoc, gjithēka ka vajtuar, secili duke menduar keq e mė keq par fatin tonė dhe pėr fatin e tyre se ēka do tė ndodhė tė nesėrmen edhe me ata.
Ne ishim tė parėt qė vendosėm tė bėhemi Kurban dhe ta dorėzojmė fatin e jetės, pėr hir tė paqes dhe jetės sė tė tjerėve. Tė gjithė na pėrcillnin me dashuri dhe krenari. Atė ditė tė gjithė ishim njė, njė shpirt, njė zemėr dhe njė njeri.
U rreshtuam dy pėr dy. Po sa arritėm nė Bujanoc, kėshtu tė organizuar me njė disiplinė dhe krenari, arriti vetura e policisė nga poshtė dhe na tha se duhemi tė kthehemi prapė nė hyrje tė Tėrnocit, te Ndėrmarrjes Private “Lazi Commerce” dhe aty tė presim pėr urdhrat e rinj. Ne pritėn gjer ora 9 pėr deri sa erdh njė epror me emrin Mirosllav dhe nė thanė me shkuar nė shtėpi me u paraqitė tė nesėrmen nė tė njėjtin vend ora 07:00, dhe pėr ne ishte njė shpresė e re.

Guximi
* Si e mendoni atė ditė, ndikimet e asaj dite nė jetė ?


- Kjo ditė pėr mu ka mbetur dita mė madhėshtore e jetės time. Atė ditė e pėrjetova nė shpirt fuqinė dhe bukurinė e Zotit. Atė ditė e pashė vetėn time, e kuptova jetėn, e ndjeva ngrohtėsinė e popullit dhe vėllezėrve tė mi, atė ditė e ndjeva se isha personi mė i madh se gjithė njerėzit, mė i madh se gjithēka ēka mė rrethonte, deri sa edhe ēdo gjė qė ishte e imja. Gjithashtu, atė ditė kam qenė njeriu mė i lumtur sepse e kam kuptuar realitetin e jetės vdekjes dhe botės.
Sa herė qė mė bie ndėrmend pėr ato ēaste dhe pėrjetime, nuk po ma merr mendja si ndodhi kjo e as nėpėrmes e fjalėve nuk mundem me pėrshkrua nė tėrėsi. Ēka u bė me ne, si vendosėm pėr kėtė vepėr tė skajshme. Po nė atė ditė ka qenė diēka e jashtėzakonshme ma mirė me thėne mrekulli e Zotit, dhe pėr kėtė duhet tė mbetet dhe tė ruhet si kujtim nė historinė jo vetėm tė Tėrnocit po nė kujtim tė Kosovės Lindore Shqiptarisė e njerėzimit. Nėse marrim dhe i studiojmė se ēfarė njėsie speciale, kush i pėrgatiti dhe me ēfarė programi institucional, nga u frymėzuan me kėtė karakter dhe shpirt aq tė madh. Kjo duhet tė studiohet nga shkencėtarėt,
Andaj gjitha kėto pėrjetime dhe sakrifica, trauma qė pėrjetuan qytetarėt e Tėrnocit, nuk guxojnė tė kalojnė nė harresė, por duhet tė pėrkujtohen dhe tė shėrbejnė si udhėrrėfyes pėr brezat e ardhshėm qė do ta ndėrtojnė ardhmėrinė nė paqe, siguri dhe liri.
Ne kėtė autoritet e kem fituar me njė fjalė shumė tė lehtė: VENDOS dhe EC!

Shembulli
* Si reagonin shqiptarėt e vendbanimeve tė tjera tė Kosovės Lindore?


- Gjatė kėsaj periudhe shumė tė vėshtirė tė popullatės shqiptare, tėrnocasit treguan njė disiplinė tė lartė, njė pjekuri dhe nivel tė lartė tė vetėdijes, njė patriotizėm pėr vendlindjen e tyre, ku tė vetmin qėllim e kishin qė tė mbesin nė trojet e tyre ku kishin lindur edhe paraardhėsit e tyre. Pėrkundėr tė gjithave kėtyre torturave dhe presionit qė e patėm nga ana e ushtrisė dhe policisė serbe me pėrjashtim tė disa familjeve dhe individėve qė lėshuan fshatin, 90 % e fshatarėve i mbetėn besnik fshatit tė tyre edhe me kusht qė tė vdesin, por tė vdesin nė pragun e shtėpisė sė tyre.
Kėtė patriotizėm dhe kėtė vendosshmėri tė tėrnocasve pėr ēdo ditė e pėrcillnin edhe vendbanimet tjera shqiptare tė Luginės sė Preshevės. Shumica e fshatrave tjera kishin kontakt me udhėheqėsin e fshatit tė Tėrnocit, sepse pėrflitej nė popull se nėse shpėrngulet Tėrnoci, si vendbanim mė i madh shqiptar, fshatrat tjera veē ishin tė pėrgatitur qė tė bėjnė shpėrnguljen masive.

Tėrnoci PRESS

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 63 vizitorë
Lexuar: 893 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Intervistė me historianin Alexandre Lambert
E dielė, 13 maj 2012 - 10:40
“Evropa sabotoi historinė tuaj nė shekullin XIX, kur Ilirinė e quajti Ballkan”. Pėrderisa ne nuk e njohim vetveten mirė, pėrderisa ngremė zėrin, nxijmė ...
Fuqitė e mėdha s’kujtohen ndonjėherė pėr Shqi...
E premtė, 24 shkurt 2012 - 19:04
Viti i pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė ne sot festojmė njėqind vjetorin e saj, nuk do tė kishte ndodhur pa njė punė tė mundimshme tė njerėzve tė pendės dhe tė...
Danaj: Opozita etnike shqiptare nė Maqedoni ė...
E hėnė, 13 shkurt 2012 - 17:09
Nė njė intervistė ekskluzive pėr portalin Express.mk analisti i njohur shqiptar dhe kryetar i Listės Shqipėria Natyrale, Dr. Koēo Danaj fletė pėr tensionet...
Intervistė e imagjinuar me Hasan Prishtinėn
E premtė, 10 shkurt 2012 - 21:04
Tė bėhet Shqipėria ashtu siē e meriton Kemi hyrė nė vitin jubilar tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ēdo datė historike ka edhe personalitetet e ...
RAMA: Mes Shqipėrisė e Serbisė nuk ėshtė mė K...
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 20:16
EKSKLUZIVE: « Serbia vazhdon tė jetė peng i sė shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojė realitetin rreth statusit tė Kosovės. Sa me shpejt ta kuptoje Serbia...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi