| Intervistė ekskluzive me Prof.dr.Ylber Sela, profesor i sė Drejtės Europiane nė UEJL, UTSH dhe nė Kosovė |
| Publikuar më 14 qershor, 2011 nė orėn 15:35 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
Prof.dr. Sela: Maqedonia ka nevojė pėr demokraci tė brendshme
Studiuesi Prof.Dr.Ylber Sela, edhe pse i stėrngarkuar me takime tė shumta e vizita tė shpeshta qė i ka bėrė para zgjedhjeve nė Maqedoni, Brukselit, Strasburgut, Vienės, Berlinit e Gjenevės, me lloj lloj personaliteti ndėrkombėtarė, ėshtė njoftuar pėr sė afėrmi pėr situatėn nė Maqedoni dhe rajon, ku studiuesi Sela, pret ditė mė tė mira pėr shqiptarėt nė Maqedoni dhe tė rajonit nė pėrgjithėsi. Me prof. Sela, realizuam njė intervistė ekskluzive pėr tė marrur mendimet e tija, se si do tė jetė qeveria e re nė Maqedoni, se si e sheh Paralamentin e ri nė kėtė shtet, a do ta ketė tė vėshtirė BDI tė realizojė premtimet, me qė profesor Sela, ka pėrcjellur nė tėrėsi nė kėndin analitikė gjithė fushatėn e kėtyre zgjedhjeve.
 Prof. Sela, filimisht ju falėnderojmė qė kein ndarė kohė pėr kėtė bashkėbisedim. Keni pėrcjellur nė tėrėsi fushatėn e zgjedhjeve nė Maqedoni. Nė kėndin tuaj profesional, jeni i kėnaqur me fushatėn zgjedhore qė kanė bėrė partitė shqiptare?
Pėrshėndetje Juve dhe gjithė bashkėkombasit kudo qė ndodhen, qoftė nė Maqedoni, Kosovė, Shqipėri, Luginė tė Preshevės dhe diasporė. Po, lirisht mundem tė them, se jam shumė i kėnaqur, pasi pėr herė tė parė shqiptarėt nė Maqedoni votuan lirshėm, tė qetė dhe pa dhunė, kurse partitė politike shqiptare bėnė njė fushatė tė qetė sipas standardeve demokratike, kjo ėshtė pėr ti pėrshėndetur dhe pėrgėzuar, ku padyshim para syve tė ndėrkombėtarėve ka qenė shumė pozitive.
Mendoni se nga kėto zgjedhje kemi fituar ne shqiptarėt apo kemi humbur, kėtu duhet tė kemi parasysh, se disa parti as qė kanė siguruar njė deputet nė parlament?
Nė kėndvėshtrimin qytetarė, shqiptarėt fituan, kurse nė kėndvėshtrimin partiakė, besoj se ata humbėn edhe ate tė gjithė nga pak dhe nė tėrėsi ra numri i deputetėve shqiptarė nė Parlamentin e ardhshėm dhe tė mos harrojmė edhe humbjen qė e patėm nė diasporė, qė edhe njėherė tregoi, se ata qyetetarė janė harruar krejtėsisht nga partitė tona. Duhet kuptuar rolin e diasporės, qė ka dhėnė dhe po jep shumė pėr atdheun tonė. Mėrgata gjatė fushatės e ka pėrcjellur me vėmendje gjithė ecurinė, por padyshim se pret mė shumė nga partitė shqiptare, qė tė mos harrohet, sepse pėrveē ndihmės nė aspektin ekonomikė, kjo diasporė, i ka dhėnė edhe lider tė shumtė partive tona atje dhe padyshim, se presin mė shumė dhe nuk e besoj se do tė harrohet nga liderėt tanė. Nuk duhet tė humben shpresat, herave tjera, ti japim pak mė shumė hapėsirė mėrgimtarėve, qė tė votojnė edhe ata dhe do ishte mirė, qė i kishim deputetėt tanė nga diaspora. Kėtė do ta bėjmė shpresoj shumė dhe do tė vije padyshim ajo ditė.
Si e sheh parlamentin e ri tė R.sė Maqedonisė?
E shoh pak mė ndryshe, sidomos te subjekti politik BDI, ku kem emra tė rinjė me energji tė reja dhe mendoj, se ky mandat parlamentar, pesha e deputetit, do tė jetė shumė e madhe dhe do tė kemi njė ndėrrim tė metodės sė punės, pasi deri mė tani parlamenti ka qenė njė dekor i marrėveshjeve tė koalicioneve qeveritare, kurse nė kėtė mandat, shumė ēka do varetn ga numrat dhe debati parlamentarė, e sidomos Badinteri do tė vij mė tepėr nė shprehje dhe marrėveshjet e gjėra, ku do tė nevojitet njė konsensus me i madh politikė nė vend.
Do ta ketė tė vėshtirė BDI tė realizojė premtimet e saja gjatė fushatės?
Normalisht, qė premtimet janė sfida pėr secilėn parti qė hynė nė pushtet e kėtu tė kemi parasysh palėn maqedonase duke marrė parasysh funksionimin e shtetit, por besoj, se kėtė rradhė BDI, ėshtė edhe mė e pėrgaditur, mė efikase dhe ndodhet nė njė epėrsi, qė besoj dhe shpresoj shumė, se do tė mund tė arrij, qė shumicėn e premtimeve ti realizoj, nėse lideri i saj do tė vazhdoj rikonstruktimin edhe nė zgjedhjen e duhur pėr ekipin qeverisės.
E shihni se ka ardhur koha qė tė zgjidhet problemi i emrit nė Maqedoni?
Ėshtė koha e fundit qė tė zgjidhet kjo histori e kahmotshme, qė i ndaloi shumė proēese nė vend dhe besoj dhe jam i bindur, se prioriteti i parė i qeverisė apo koalicioneve qeveritare do tė jetė ēėshtja e emrit me Greqinė dhe besoj shumė, se do tė gjendet njė formulė e duhur, qė tė dilet nga ky qorrsokakė dhe vendi tė ec drejt strukturave euroatlantike.
Jemi larg anėtarėsimit nė NATO?
Unė besoj, se jemi afėr edhe ate njė zjidhje e emrit, Maqedonin e shohim anėtare tė plotė nė NATO dhe kjo besoj do tė ndodh shumė shpejt.
Po pėr nė BE?
Pėr nė BE, na duhet mė tepėr kohė, pasi vendi ka statusin e kandidatit potencial pėr anėtarsim nė BE, por pa datė tė fillimit tė negociatave dhe kjo do tė ndodh poashtu nėse do tė zgjedhim emrin dhe mandej, do t`na duhet njė kohė, qė ti pėrmbushim tė gjitha kaptinat gjatė hapjes sė negociatave me BE-nė e cila kėrkon pėrgjegjėsi, profesionalitet, angazhim shumė tė madh, por ka ende punė.
Ēka do tė duhej tė bėjnė partitė shqiptare, qė nuk kanė fituar njė deputet nė Parlament?
Besoj, se duhet tė ndėrrojnė liderėt e tyre, tė ndėrrojnė programin politikė, menaxhmentin ose po tė bėhen pjesė e ndonjėrės nga partitė tė cilat kanė marrė njė pjesė tė elektoratit shqiptarė. Kjo besoj, se do tė jetė mirė dhe do tė mirėpritet mirė, jo vetėm nga bashkėkombasit tanė, por edhe nga ndėrkombėtarėt dhe padyshim, se do tė jemi mė tė fortė dhe nuk do tė hutohet edhe elektorati.
Ka nevojė Maqedonia edhe pėr parti tjera shqiptare?
Maqedonia nuk ka nevojė pėr parti tė reja, por ka nevojė pėr demokraci tė brendshme, konkurencė, burime njerėzore, kuadro tė aftė dhe tė pėrgjegjshme, tė cilėt marrin pėrgjegjėsi dhe detyra, qė ti ēojnė proceset pėrpara, etj, etj.
Na mungon uniteti politikė shqiptarė?
Po besa, dhe kjo ėshtė pika e dobėt e jona, qė na pengon pėr ti realizuar asipratat tona kombėtare. E di se ka mundėsi tė bėhet dhe nuk kam optimist, se do tė bėhet njė unitet, sepse me kėto ndarje, nuk do tė fitojmė pėrgjithėsisht.
Koalicioni nė largim i VMRO-DPMNE dhe BDI duket se do ti marrė frenat nė dorė edhe njėherė. Komenti juaj?
Nėse Gruevski, nuk pranon prioritetin e parė, 1. Zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit, atėherė do tė bie varianti i parė i koalicionit qeveritar VMRO - DPMNE + BDI. Varianti i dytė, do tė jetė LSDM + BDI+ PDSH + (disa deputet tė pakicave, do tė largohen nga VMRO-DPMNE).
Do tė duhejt qė BDI tė forcoj pozicionin nė ekzekutiv, duke pėrfituar ministri mė tė fuqishme?
Normalisht qė po jo vetėm me ministri tė fuqishme por edhe tė ndajė proporcionalisht fuqinė ekzekutive e sidomos ndarjen e buxhetit tė R.M.-sė.
A ėshtė mė se e nevojshme, qė BDI tė kėrkojė ministrinė e Drejtėsisė ose postin e Kryeprokurorit tė pėrgjithshėm?
Janė shumė poste qė shqiptarėt, pra BDI duhet ti marrė, ka pozicione qė shqiptarėt nuk kanė pasur qasje nė to, prandaj ka ardhur momenti dhe koha, qė pėr herė tė parė do tė ulet njė shqiptarė nė kėto pozicione, qė pėr opinionin janė tashmė tė njohura.
Do tė ndryshojė raporti me Kosovė?
Jo vetėm me Kosovėn, por me tė gjithė fqinjėt tanė pasi bashkėpunimi rajonal ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr zhvillimin politikė dhe ekonomikė tė vendit dhe afrimin nė strukturat euroatlantike.
Profesor, jeni shumė aktiv, gjithnjė nė takime tė ndryshme nė BE si dhe profesor universiteti, na tregoni ēelėsin e suksesit?
Sinqerisht ua them, nuk kam dėshirė tė flas pėr veten time, por pėr pyetjen tuaj do tė pėrgjigjem shukurtimisht. Pėr mua janė primare komunikimi, pėrgjegjėsia dhe profesionalizmi, ato elemente tė cilat tė lejojnė tė hapėsh apo tė trokasėsh nė dyert e evropės.
Po afrohen pushimet verore, ku do ti kaloni ato?
Kėsaj radhe nė Strugė, me familjen time, tė cilėt i pres tė mė vijnė nga perendimi dhe Amerika.
Ēka tė neveritė mė sė shumti?
Kur takoj njerėz qė fare nuk kanė ide pėr jetėn dhe nuk ja dijnė vlerėn se sa e rėndėsishme ėshtė ajo.
Ju falėnderojmė edhe njėherė profesor i nderuar dhe punė tė mbarė.
Ishte kėnaqėsi. Suksese edhe juve.
Intervistoi: Dashnim HEBIBI
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 52 vizitorë |
| Lexuar:
769 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Intervistė me historianin Alexandre Lambert |
E dielė, 13 maj 2012 - 10:40 Evropa sabotoi historinė tuaj nė shekullin XIX, kur Ilirinė e quajti Ballkan.
Pėrderisa ne nuk e njohim vetveten mirė, pėrderisa ngremė zėrin, nxijmė ... |
| Intervistė e imagjinuar me Hasan Prishtinėn |
E premtė, 10 shkurt 2012 - 21:04 Tė bėhet Shqipėria ashtu siē e meriton
Kemi hyrė nė vitin jubilar tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ēdo datė historike ka edhe personalitetet e ... |
| RAMA: Mes Shqipėrisė e Serbisė nuk ėshtė mė K... |
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 20:16 EKSKLUZIVE: « Serbia vazhdon tė jetė peng i sė shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojė realitetin rreth statusit tė Kosovės. Sa me shpejt ta kuptoje Serbia... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|