Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistė ekskluzive me Prof.Dr.Bajram Kosumin, politikan dhe shkrimtar, ish kryeministėr i Kosovės
Publikuar më 21 qershor, 2011 nė orėn 23:29 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kosumi: "Nė Kosovė nuk ka opozitė tė vėrtetė"

"Pėr tė rezymuar kėto vėshtirėsi tė shtetit tė ri, mjafton tė marrim si shembull pesė muajt e fundit dhe fatin e disa projekteve nacionale. Sė pari, zgjedhjet e dhjetorit 2010 u manipuluan aq shumė sa qė secili, mik apo armik i Kosovės, ne qė jemi kėtu dhe ata qė s’janė kėtu, kemi njė shije tė hidhur dhe njė ndjenjė turpi pėr atė manipulim. Sė dyti, si pasojė e zgjedhjeve tė manipuluara u dėmtua imazhi i institucioneve tė Kosovės, ai i presidentit, i Kuvendit dhe i qeverisė, e kjo e ka luhatur shumė besimin te ato institucione. Sė treti, regjistrimi i popullsisė sė Kosovės ėshtė njė prej dėshtimeve mė tė mėdha: sipas informacioneve tė para regjistrimi do tė nxjerrė rreth 1.500.000 banorė. Kjo ėshtė pėrafėrsisht 500.000 banorė mė pak se sa realisht ka Kosova. Qeveria i humbi brenda pak ditėve 500.000 shqiptarė".

Z.Kosumi, fillimisht ju falėnderojmė qė ndatė kohė tė bashkėbisedojmė. Na thoni, se si e shihni gjendjen aktuale nė Kosovė?

Bėrja praktike e shtetit po ballafaqohet me vėshtirėsi tė mėdha. Pas bėrjes sė shtetit nė Kushtetutė na duhet edhe shteti nė jetėn e pėrditshme. Pas ligjeve na duhet implementimi i tyre. Pas politikave tė mėsuara buxhetore na duhet njė buxhet stabil dhe i balancuar. Asnjė prej kėtyre nuk janė tė lehta. Nė politikėn e jashtme na duhen njohje sa mė tė shumta tė shtetit tė Kosovės, nė mėnyrė qė tė kemi garanci ndėrkombėtare pėr jetėn e shtetit, por ky proces po ecėn tepėr ngadalė. Imazhi i klasės politike nė Kosovė aq shumė ėshtė dėmtuar sa qė ky imazh po e dėmton edhe vetė Kosovėn. Kėshtu, disa nga autorėt e krijimit tė shtetit dalėngadalė po shndėrrohen nė dėrrmues tė shtetit. Dhe, problemi i tretė, po mė i rėndėsishmi: ekonomia e Kosovės nuk po ngrihet nė kėmbė! Gjithnjė e mė e zymtė ėshtė perspektiva ekonomike e Kosovės. Nė kėtė verbėri ekonomike qeveria e Kosovės ka hyrė dhe po hyn nė disa projekte, tė cilat jo vetėm qė nuk e ndihmojnė ekonominė e Kosovės, por do ta dėrrmojnė edhe mė shumė.
Pėr tė rezymuar kėto vėshtirėsi tė shtetit tė ri, mjafton tė marrim si shembull pesė muajt e fundit dhe fatin e disa projekteve nacionale. Sė pari, zgjedhjet e dhjetorit 2010 u manipuluan aq shumė sa qė secili, mik apo armik i Kosovės, ne qė jemi kėtu dhe ata qė s’janė kėtu, kemi njė shije tė hidhur dhe njė ndjenjė turpi pėr atė manipulim. Sė dyti, si pasojė e zgjedhjeve tė manipuluara u dėmtua imazhi i institucioneve tė Kosovės, ai i presidentit, i Kuvendit dhe i qeverisė, e kjo e ka luhatur shumė besimin te ato institucione. Sė treti, regjistrimi i popullsisė sė Kosovės ėshtė njė prej dėshtimeve mė tė mėdha: sipas informacioneve tė para regjistrimi do tė nxjerrė rreth 1.500.000 banorė. Kjo ėshtė pėrafėrsisht 500.000 banorė mė pak se sa realisht ka Kosova. Qeveria i humbi brenda pak ditėve 500.000 shqiptarė.
Tash shtrohet pyetja: a ėshtė krejt kjo kaq zi? Disa prej kėtyre vėshtirėsive janė tė natyrshme pėr njė shtet tė ri, por disa janė pasojė e qeverisjes dhe e mendėsisė politike tė klasės politike. Nuk do tė na i zgjidhin miqtė tanė kėto probleme e vėshtirėsi. Me ndihmėn e tyre mund t’i zgjidhim vetė, por duhen prijės tė vėrtetė.

Cili ėshtė mendimi juaj pėr bisedimet nė mes palės kosovare dhe asaj serbe?

Bisedime duhet tė ketė. Ne jemi praktikisht dy shtete fqinje dhe duhet tė bisedojmė. Bisedimet duhet pėrgatitur nė atė mėnyrė qė tė pėrfitojnė tė dy palėt. Ekziston njė pėrcepcion se tash pėr tash qeveria e Kosovės nuk ka njė agjendė se ēfarė do tė pėrfitojė nga bisedat.

Mendoni se do tė dalim fitues nga kėto bisedime?

Nuk do tė dalin vetėm shqiptarėt fitues, por edhe serbėt. Kosova dhe Serbia duhet dalėngadalė t’i shtensionojnė marrėdhėniet. Tė gjithė e dimė se nė Beograd ende nuk ka njė vizion vėrtetė demokratik e paqėsor pėr rajonin, por edhe atje do tė ndryshojnė gjėrat. Mbase bisedat me Kosovėn mund tė ndikojnė pozitivisht qė serbėt ta pranojnė se Kosova ėshtė zogu i lirisė i dalė nga kafazi dhe qė nuk do tė kthehet kurrė mė nė kafaz.

A po humb kohė Kosova pėr liberalizim tė vizave?

Kosova e ka humbur pak hapin nė integrimet evropiane. Qė nė vitet 2004 e kėndej qe krijuar njė pėrvojė e suksesshme e punės nė integrimet evropiane, e sidomos gjatė vitit 2005. Po tė shikoni Raportin e Progresit pėr vitin 2005 do tė shihni dallimet e mėdha me Raportet e Progresit tė viteve tė tashme. Si ėshtė thėnė edhe mė herėt, Kosova nuk do tė mbetet pika e zezė e Evropės, ne do tė ngjitemi tė fundit nė vargun e BE, por ky proces vėshtirė se shkon si po propagandojnė disa politikanė. Integrimi evropian nuk ėshtė thjesht njė vullnet apo njė miqėsi, por njė gjendje faktike, njė stad i zhvillimit politik, demokratik, ligjor dhe ekonomik i Kosovės. Kosova, si ēdo shtet tjetėr, duhet ta mbėrrijė kėtė stad tė zhvillimit dhe atėherė do tė trokasė nė dyert e BE-sė. Po tė ketė liderė tė vėrtetė Kosova kėtė rugė e kalon mė shpejt. Kėshtu si duken sot punėt kjo rrugė do tė zgjasė mė shumė.

Nė anėn tjetėr opozita, kategorikisht ėshtė kundėr kėtyre bisedimeve. Komenti Juaj?

Nė Kosovė nuk ka opozitė tė vėrtetė. Ato grupe qė e quajnė veten opozitė janė parti tė fragmentuara, jo unike, tė mbetura nė opozitė jo pėr ndonjė koncept politik apo ideologjik apo programor, por vetėm sepse nuk kanė mundur tė gjithė tė jenė pjesė e qeverisjes. Nė thelb, pozita dhe opozita nė Kosovė nuk dallojnė nė koncepte politike e programore. Kėtu bėn njė pėrjashtim vetėm Lėvizja etėvendosje. Kundėrshtimi i bisedimeve nga pjesa tjetėr e opozitės ėshtė vetėm sipėrfaqėsor dhe formal.

A ėshtė nė rrezik ndarja e veriut tė Kosovės?

Nuk ka ndarje territoresh. Ndarja e territoreve mbi parimin etnik ėshtė parimi mbi tė cilin Millosheviqi dhe serbėt kanė nisur njė varg luftėrash dhe i kanė humbur. Ideatorėt e kėsaj politike kanė pėrfunduar dhe po pėrfundojnė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės, dhe imazhi mė markant i kėsaj kaste ėshtė fodullėku i shpifur i Millosheviqit nė Gjykatė.

Po flitet pėr ndėrrim territoresh. A do tė humbim ne shqiptarėt, edhe nėse do tė jetė e pranueshme kjo ide?

As ndėrrim territoresh nuk do tė ketė. Ajo qė duhet tė ndodhė, nė rast se ėshtė e nevojshme, ėshtė krijimi i klimės sė mirė pėr demarkacionin e kufirit midis Kosovės dhe Serbisė. Demarkacioni mund tė bėhet vetėm pasi dy shtetet ta kenė njohur njėra tjetrėn, dhe me nismėn e tyre duhet tė rishikohen kufijtė, nė mėnyrė qė tė dy shtetet tė realizojnė interesat e tyre dhe tė krijohet njė paqe afatgjatė. Kjo ēėshtje mund tė shkojė kėshtu, e jo si e kapi pėr brirėsh ministri serb Daēiq.

Mendoni se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, janė njė nyje e pazgjidhur?

Kosova Lindore ėshtė problem i pazgjidhur. Lufta e bėrė atje, fatkeqėsisht, u pėrdore nga qendrat e vendosjes ndėrkombėtare vetėm pėr rrėzimin e Millosheviqit, por jo edhe pėr zgjidhje e problemit tė shqiptarėve. Tash duhet ta zgjedhim. Deri mė 17 shkurt 2008, kur ėshtė shpallur shteti i Kosovės, politika e Kosovės nuk ka mundur tė bėjė analogji midis problemit tė serbėve nė Kosovė dhe problemit tė shqiptarėve nė Serbi. Ka shumė arsye pse them kėshtu, dhe tash nuk ka vend qė t’i themi ato arsye kėtu. Por, pas shpalljes sė Kosovės shtet, politika e jonė duhet tė bėjė analogji tė plotė midis problemit tė serbėve nė veri tė Kosovės dhe problemit tė shqiptarėve nė jug tė Serbisė [Kosova Lindore]. Ne duhet tė kėrkojmė njė standard pėr tė gjitha bashkėsitė etnike nė shtetet e vogla tė Ballkanit. Pėrndryshe, nėse Serbia kėrkon tė drejta shtesė pėr serbėt e veriut tė Kosovės ndėrsa shkel tė drejtat elementare tė shqiptarėve nė jug tė Serbisė, ajo do tė jetė nxitėse e destabilitetit rajonal. Shtetet e Ballkanit janė tė vogla dhe kanė njė popullsi tė pėrzier etnike dhe fetare. Disa prej kėtyre shteteve, si Serbia dhe Greqia, historikisht nuk kanė lejuar hapėsirė kushtetuese dhe praktike pėr zhvillimin e bashkėsive etnike. Krijimi i njė standardi kushtetues pėr gjitha kėto bashkėsi etnike qė jetojnė nė shtete jo amė ėshtė zgjidhja mė e mundshme dhe mė dobiprurėse.

Do tė duhej edhe njė Dejton pėr kėto treva shqiptare, qė janė me sy nga Kosova dhe Shqipėria?

Ndoshta i ka kaluar koha konferencave si tė Dejtonit. Dejtoni ėshtė rezultat dhe pasojė e luftės gjenocidiale nė Bosnjė. Tashmė Dejtoni ėshtė i vjetruar dhe vetė ideologėt e tij do ta ndryshonin me dėshirė. Po bėhen mjaft pėrpjekje pėr reformimin kushtetues tė Bosnjė e Hercegovinės, drejt krijimit tė njė shteti centralist, edhe pse nė ēdo hap pozitiv Republika Serbska po kėrcėnon me shkėputje.
Rruga e integrimeve evropiane ėshtė treguar shumė e suksesshme nė shuarjen e armiqėsive midis shteteve dhe kombeve nė kėtė pjesė tė Evropės. Shikoni se si shtetet e ndryshme [shembulli i tashėm ėshtė Serbia] po mundohen tė krijojnė ura bashkėpunimi me shtetet pėrreth [ky ėshtė njėri prej standardeve tė integrimeve evropiane], pra po “rrezikojnė” interesat historike nė favor tė interesave tė sė ardhmes. Kjo do tė ndodhė. Serbia do ta harrojė “djepin historik” pėr hir tė integrimeve evropiane, nė tė cilin proces ajo sheh interesin e sė ardhmes. Do tė mund tė pėrdorej kjo metodė edhe ndaj shteteve tjera, nė mėnyrė qė tė krijohet dhe tė pranohet standardi kushtetues si pėr serbėt nė Kosovė, si pėr shqiptarėt nė Kosovėn Lindore, si pėr shqiptarėt nė Maqedoni e nė Greqi etj.

Si e shihni njė vizitė mundshme tė ndonjė ministri tė Kosovės nė Medvegjė, Bujanoc apo Preshevė?

Ėshtė njė ēėshtje qė do tė ndodhe, herėt ose vonė. Kosova Lindore praktikisht ėshtė pjesė e pandashme gjeografike, etnike, fetare, historike, ekonomike dhe familjare [sociale] e Kosovės. Kosova duhet tė kujdeset pėr atė pjesė edhe mė shumė se pėr cilėndo pjesė tė veten, pėr shkakun se atje shqiptarėt janė sot bashkėsia etnike mė e rrezikuar nė Evropė.

Keni kontakte me liderėt e atyre trevave?

Si jo?! Kam kontakte disa dekadėshe. Janė kontakte tė krijuar qė nga Revolucioni i vitit 1981 nė Kosovė. Disa nga prijėsit mė tė rėndėsishėm tė kėtij revolucioni janė nga Kosova Lindore. Edhe nė periudhėn e paraluftės kam mbajtur kontakte tė rregullta me tė gjithė udhėheqėsit politikė tė asaj pjese. Nė vitin 1992 kam qenė nė Preshevė, si gazetar, pėr tė pėrcjellė Referendumin pėr bashkimin e Kosovės Lindore me Kosovėn. Edhe gjatė luftės nė Kosovė kam mbajtur kontakte, ndėrsa gjatė bombardimeve tė NATO-s kam kaluar nėpėr Preshevė, natyrisht natėn dhe nė ilegalitet. Njėsoj edhe pas luftės. Edhe si kryeministėr i Kosovės kam pritur tė gjithė liderėt politikė tė asaj pjese. Nė fund, mund tė them se, duke qenė vet nga Gollaku dhe Dardana, unė kam shumė miq personalė dhe shumė miq familjarė nė atė pjesė.

Ēka u bė me lėvizjen qytetare "Pėr Demokraci"?

Ne e krijuam Lėvizjen pėr Demokraci si njė nismė qytetare pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet e dhjetorit 2010. Njė prej vėshtirėsive mė tė mėdha tė Kosovės, tė cilėn nuk e pėrmenda nė fillim, ėshtė pikėrisht krijimi i demokracisė. Demokracia nė Kosovė, le qė ėshtė kėrthi, por ajo po dėmtohet e po plagoset vazhdimisht. Pa krijimin e demokracisė nuk mund tė ketė zhvillim tė Kosovės. Kosova nuk ka potenciale ekonomike tė vetėmjaftueshme, prandaj investimi i kapitalit tė huaj ėshtė parakusht pėr zhvillimin ekonomik. E, kapitali i huaj nuk shkon nė njė vend ku nuk funksionon ligji, pra aty ku nuk ėshtė i garantuar. Shumė janė bėrė dhjetė vjet duke u pėrpėlitur nė pelenat e demokracisė. Ėshtė edhe njė farė turpi nacional qė, ta zėmė, njėzet vjet vidhen votat nė Shqipėri! Ky standard i turpit po vendoset edhe nė Kosovė. Elita intelektuale, sidomos e reja, tė rinjtė e shkolluar pas luftės, ata tė shkolluar nė Perėndim, duhet tė marrin guximin qytetar dhe ta vendosin demokracinė e vėrtetė. Kjo ėshtė arsyeje pse ne e quajtėm nismėn tonė Lėvizje pėr Demokraci.

A do tė duhej tė punohet pėr kthim tė trurit nga diaspora?

Ndoshta nuk ka kushte reale pėr kthimin e trurit nga Diaspora, por ne duhet tė mėsojmė nga truri shqiptar nėpėr Evropė. Duhet tė organizojmė kthime tė pėrkohshme tė ekspertėve tė ndryshėm tė shkolluar nėpėr Evropė, nė mėnyrė qė ata tė sjellin pėrvojat e tyre nė Kosovė. Njėkohėsisht, tė gjithė ata ekspertė duhet tė veprojnė edhe nga aty ku janė, e tė mos presin qė dikush tė vijė e t’u thotė “ejani tė veprojmė bashkė”. Diaspora sot mund ta ndihmojė Kosovėn nė krijimin e lidhjeve me investitorė tė mundshėm, me ekspertė tė ndryshėm dhe me institucione tė ndryshme qė veprojnė si infrastrukturė e shteteve dhe ekonomive tė ndryshme.
Mė lejoni ta pėrmend vetėm njė fakt, tė cilin e bisedova me disa veprimtarė tė Diasporės kur isha nė manifestimin pėr vitin 1981 nė Zvicėr. Historia e Kosovės ende shikohet nga historianė e tė interesuar tė tjerė botėrorė nėpėr mes librave tė botuar nė dhe nga Beogradi. Ka me qindra revista shkencore anembanė Evropės, historike, letrare, gjuhėsore, kulturore etj., nė tė cilat depėrtojnė studimet e autorėve serbė pėr Kosovėn dhe shumė pak, pėr tė mos thėnė asfare, studime tė autorėve shqiptarė. Ky ėshtė njė dėm i madh dhe vėshtirė i riparueshėm. Kėtu mund tė ndihmojnė ekspertė shqiptarė nėpėr Evropė, tė cilėt janė afėr atyre revistave shkencore, afėr atyre institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, po qė krijojnė bazat pėr politikat e jashtme tė shteteve ku veprojnė.

Keni kontakte me ish kolegėt tuaj qė janė nė AAK?

Natyrisht qė po. Asnjė interes personal nuk mė ka ndarė prej tyre. Ėshtė koncepti politik dhe vizioni pėr demokracinė e pėr qeverisjen ai qė na ka ndarė. Por ne kemi punuar gjatė bashkė dhe kemi bėrė vepra madhėshtore bashke. Jam krenar qė kemi mundur tė bėjmė kėto vepra.

Deri kur do ta shohim Bajram Kosumin nė politikė?

Nė planin personal politika kurrė nuk ka qenė njė satisfaksion dhe kurrė nuk mė ka krijuar kėnaqėsi. Unė dhe brezi im i kemi hyrė politikės jo nga dashuria pėr tė, por pėr ta bėrė shtetin e Kosovės. Kurrė nuk kam pėrfituar asgjė nga politika, nė planin personal. Ndėrsa kam dhėnė aq sa kam pasur. Por, kėtu ėshtė njė “por” e fortė: tė gjitha kėto dis-satisfaksione, duke pėrfshirė edhe dhjetė vjetėt e burgut, edha luftėn, edhe gjakun e derdhur, i mund njė fakt: krijimi i shtetit tė Kosovės. Jam shumė i lumtur dhe shumė krenar qė jam pjesė e njė brezi, pjesė e njė rruge tė gjatė, e cila rrugė rezultoi me luftėn ēlirimtare dhe me krijimin e shtetit tė Kosovės. Kėtė e kam thėnė edhe kur kam qene njė i burgosur politik nė burgun Qendror [CZ] tė Beogradit, nė vitet 1981-1990, edhe kur kam qenė kryeministėr i Kosovės nė vitet 2005-2006.
Nė politikė do tė vazhdoj tė jem pėr aq kohė dhe pėr aq hapėsirė sa tė mund tė ndikoj nė vendosjen e demokracisė sė vėrtetė.

Zoti Kosumi, sigurisht se do tė kishim edhe pėr shumė ēka tė flasim, por kėsaj here, shpresojmė, lexuesit tanė do tė ndahen tė kėnaqur me kėtė bashkėbisedim. Ju urojmė punė tė mbarė dhe mirupafshim.

Ju falėnderoj unė juve z. Hebibi, duke ju uruar pėr punėn e vyeshme qė keni bėrė ju dhe gjithė Diaspora shqiptare.

Intervistoi: Dashnim HEBIBI/Cyrih

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 57 vizitorë
Lexuar: 989 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Intervistė me historianin Alexandre Lambert
E dielė, 13 maj 2012 - 10:40
“Evropa sabotoi historinė tuaj nė shekullin XIX, kur Ilirinė e quajti Ballkan”. Pėrderisa ne nuk e njohim vetveten mirė, pėrderisa ngremė zėrin, nxijmė ...
Fuqitė e mėdha s’kujtohen ndonjėherė pėr Shqi...
E premtė, 24 shkurt 2012 - 19:04
Viti i pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė ne sot festojmė njėqind vjetorin e saj, nuk do tė kishte ndodhur pa njė punė tė mundimshme tė njerėzve tė pendės dhe tė...
Danaj: Opozita etnike shqiptare nė Maqedoni ė...
E hėnė, 13 shkurt 2012 - 17:09
Nė njė intervistė ekskluzive pėr portalin Express.mk analisti i njohur shqiptar dhe kryetar i Listės Shqipėria Natyrale, Dr. Koēo Danaj fletė pėr tensionet...
Intervistė e imagjinuar me Hasan Prishtinėn
E premtė, 10 shkurt 2012 - 21:04
Tė bėhet Shqipėria ashtu siē e meriton Kemi hyrė nė vitin jubilar tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ēdo datė historike ka edhe personalitetet e ...
RAMA: Mes Shqipėrisė e Serbisė nuk ėshtė mė K...
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 20:16
EKSKLUZIVE: « Serbia vazhdon tė jetė peng i sė shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojė realitetin rreth statusit tė Kosovės. Sa me shpejt ta kuptoje Serbia...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi