| Avokat Idajet Beqiri bënë një analizë juridike për procesin zgjedhor të 8 Majit në Tiranë. |
| Publikuar më 10 korrik, 2011 në orën 08:11 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
PS ka të drejtë të ankimojë procesin në Gjykatën Kushtetuese dhe në Strasburg
Kemi parë një zvarritje të nxjerrjes së rezultatit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Kemi parë një kalim nga KQZ, të procesit në kolegj dhe e anasjellta. A ishte e domosdodhme tërë kjo zvarritje. Sipas jush a janë ndjekur me korrektesë hapat ligjorë dhe a keni verëjtur ndonje shkelje nga institucionet që kanë shqyrtuar këtë çështje?
Av. Idajet Beqiri: Procesi zgjedhor i 8 majit 2011 për Bashkinë e Tiranës vijoi i rregullt deri në datën 14 maj 2011, kur grupet e numurimit dhe KZAZ e 11 minibashkive përpiluan tabelat përmbledhëse dhe certifikuan rezultatin për çdo minibashki. Procesi i numurimit ishte transparentë, madje si asnjë herë tjetër, shqiptarët e përcollën këtë numurim votash “live” në masmediat e shumta elektronike të vendit tonë, të cilat e pasqyruan hap pas hapi këtë proces.
Nxjerrja e rezultatit të votimit për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës ishte veprimi më i thjesht që mund të bëhej. Këtë rezultat e nxorrën vet shqiptarët, të cilët përmes ndjekjes “live” të procesit i numuronin vet votat dhe të majtët, në përfundim të procesit brohoritën, sepse kandidati i koalicionit “Aleanca Për të Ardhmen” doli fitues me 10 (dhjetë) vota para rivalit të tij.
Në datën 15 maj, kreu i qeverisë dhe i PD-së, i pa mësuar ndonjëherë që të pranoi humbjen dhe t’i shtrijë dorën fituesit, “shpiku” monstruozitetin me emrin “votat aksidentale në kutitë e gabuara”, dhe për tre ditë me radhë, i gjithë “arsenali” i vandalistëve iu vërsulën kutive të votimit dhe materialit zgjedhor, bënë brënda tyre “katrahurën e radhës”, ashtu si në 26 maj 1996, apo më 28 qershor 2009, dhe detyruan “veglën e tyre të bindur” me emrin “KQZ” (shumicën në këtë KQZ, sikurse e dini e ka PD-ja), që të hapnin 117 kuti të qëndrave të votimit të Tiranës për të bërë “rivlerësimin dhe rinumurimin e votave në kutinë e gabuar”!
I gjithë ky proces manipulativ u zhvillua para KQZ, në prani të masmediave elektonike dhe të shkruara, në prani të ndërkombëtarëve, të cilët vështronin se si degjenerohej një proces zgjedhor përmes veprimeve të hapura antiligjore.
KQZ, në bazë të neneve 122 dhe 123 të Kodit Zgjedhor kishte për detyrë të bëntë vetëm mbledhjen arithmetike të tabelave të rezultateve të nxjerra për çdo minibashki, dhe të nxirrte fitues Edi Ramën me 10 vota para kandidatit tjetër të “Aleancës Për Qytetarin” Lulzim Basha. Kodi Zgjedhor, si ligji bazë që rregullon procesin zgjedhor në Shqipëri, vetëm këtë të drejtë i jepte KQZ për këtë fazë të procesit.
Në rast se subjektet zgjedhore, domethënë partitë pjesmarrëse në zgjedhje, do të kishin kontestime, qoftë edhe për këto të ashtuquajtura “fletë votimi në kutitë e gabuara”, përmes rrugës ankimore do t’i drejtoheshin KQZ dhe ky organ për sejcilin ankim do operonte përmes dhënijes së vendimeve përkatëse, të cilat më pas mund të kalonin në rrugë ankimore
edhe në Kolegjin Zgjedhor, si organi i vetëm apelues ku vendimet marrin edhe formën e prerë.
Procedura e rregullt ligjore u anashkalua, dhe për fatin e keq, vendin e saj e zuri urdhëri vandal i kreut të PD-së për të bërë “rregullimin” e 117 kutive të votimit, duke futur brënda tyre nga 3-4 vota gjoja “të hedhura gabim”, të cilat e çonin kandidatin Lulzim Basha dhunshëm, por tepër dhunshëm 81 vota para kandidatit të “Aleancës Për të Ardhmen” Edi Rama.
Ditën me diell, nga data 18 maji deri në datën 23 maji 2011, në tavolinat e KQZ u bë vjedhja skandaloze e vullnetit të popullit, në emrin e “votës së lirë të popullit”, duke u realizuar në praktikë parimin stalinist që kreu i KQZ, Arben Ristani, e citonte me plotë gojën dhe si mburravec se “rëndësi ka kush numuron, jo ai që voton”!
Fletët e votimit të hedhura “aksidentalisht në kutitë e gabuara”, për nga pikpamja ligjore, domethë parë sipas Kodit Zgjedhor, sipas Kodit Administrativ dhe Kodit të Procedurës Civile, parë në konteks me gjithë praktikën zgjedhore në vendin tonë, me precedentët e krijuar si dhe me raportet e organeve të specializuara ndërkombëtare për zgjedhjet, sikundër është OSBE- ODHIR, ishin të pavlefshme dhe nuk duheshin rivlerësuar.
Rivlerësimi i tyre prej KQZ, e më pas, konsiderimi i tyre si “vota të vlefshme” prej Kolegjit Zgjedhor, pas ankimit të subjektit zgjedhor PS, i hapën rrugën manipulimit skandaloz të zgjedhjeve të 8 majit 2011 për Bashkinë e Tiranës, ose thënë më troç, grabitjes së hapur në tavolinë të vullnetit të zgjedhësve të kryeqytetit, të cilët votuan për Edi Ramën, por pushteti ekzekutiv në mënyrë të dhunshme “i vuri përpara” KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor për të certifikuar një rezultat që humbësin Basha, e bënë “Fituesin” Basha!
Zvarritja e procesit zgjedhor nuk ishte për fajin e opozitës, pasi nuk ishte ajo “shpiksja” e skandalit “vota aksidentale”, nuk ishte ajo organi që nëpërkëmbi hapur Kodin Zgjedhor, duke hapur precedentë ekstraprocedurial të rrezikshëm për demokracinë dhe për zgjedhjet e lira në vend. Opozita u detyrua të vetmbrohej me mjete juridike, brënda hapsirave të ngushta që i krijoi me aq shumë energji, sakrifica e stërmundime, por që nuk mundi të arrinte suksesin e dëshiruar për shkak se antiligji në këtë vend është ulur këmbëkryq dhe mbahet fort prej vendimeve arbitrare të gjykatave të korruptuara dhe të politizuara në mënyrë të tejskajshme, sikundër është Kolegji Zgjedhor.
Zoti Beqiri, sot u rrëzua ankimii i tretë i PS nga Kolegji Zgjedhor me pretendimin se ishte dorëzuar jashtë afateve kohore. Sipas gjykimit tuaj sa i vërtetë është pretendimi i Kolegjit, a ishte realisht jashtë afateve ankimimi?
Av. Idajet Beqiri: Kolegji Zgjedhor këto dy vitet e fundit, për fatin e keq, nuk ka qënë ai Kolegj që kërkon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Kodi Zgjedhor. Shumica e tyre janë pa integritet moral e profesional, e mbi të gjitha janë njerëz që kanë frikë nga hija e tyre! Shumica e tyre kanë lindur “në gjunjë para pushtetit”! Pushteti ekzekutiv, duke i njohur karakteret e tyre, sa herë që ata janë matur të japin një vendim në përputhje me ligjin, por që i bje ndesh maxhorancës aktuale qeverisëse, u ka skermitur dhëmbët dhe u ka tundur këmbët, duke i trëmbur deri në palc! Dhe hajde të presësh vendime ligjore prej tyre!
Me vendimin e djeshëm të datës 08.07.2011, me anën e të cilit u rrezua ankimi i PS me objekt detyrimin e KQZ të shprehej me vendim ndaj ankimimit që ky subjekt zgjedhor kishte bërë për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në 284 qëndra votimi në Tiranë, tregoi se jo vetëm që shpërfillën një parim universal botëror, parim i cili ka qënë i pranishëm për çdo llojë sistemi, qoftë skllavopronar, feudal, komunist, fashist, demokratik, sikundër është E DREJTA E ANKIMIT KUNDËR ÇDO LLOJË AKTI ADMINISTRATIV APO PENAL, por edhe poshtëruan haptaz vetveten e tyre. Ishte pikërisht ky Kolegj i cili në datën 23 qershor 2011 shfuqizoi vendimin e KQZ për nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Pasi u shfuqizua vendimi i KQZ i datës 23 maji 2011, Tirana mbeti pa një rezultat zgjedhor për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Kolegji Zgjedhor, pasi shfuqizoi vendimin e KQZ, e urdhëronte atë që të rinumuronte edhe 1793 kuti të tjera votimi, të përputhte shifrat në tabelat e numurimit për çdo njësi bashkiake, dhe pastaj të nxirrte rezultatin e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. KQZ u vu në rolin e “gjykatës së rigjykimit”, bëri rinumurimin e votave të 1793 kutive, dhe nxorri rezultatin për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës në datën 28 qersho 2011. PS, me qënë se pavlefshmëria e zgjedhjeve e konstatuar me prova kokëforte në 117 kuti votimi, tashme u rritë në 284 qëndra votimi, brënda afatit ligjor 3 ditor bëri ankimin për pavlefshmëri të zgjedhjeve. Shtrohet pyetja: Cili afat u shkel? Pavlefshmëri zgjedhjesh vetëm në qëndrat e votimit ka? Nuk ka pavlefshmëri në KQZ, në magazinat ku ruhen kutitë, të cilat në vend që të ruhen, thyhen, u ndërrohen kodet, dhe futen në to vota “për lalën”, duke e prishur gjithë procesin zgjedhor përmes nxjerrjes së mbi 560 vota në kuti, se sa zgjedhës që kanë votuar?! Për cilin afat e ka fjalën Kolegji Zgjedhor?
Profesionalisht nuk ka juristë serioz në këtë vend dhe kudo në botë, t’a kuptoje, dhe mbi të gjitha t’a pranojë këtë marrëzi juridike të Kolegjit Zgjedhor. Ndaj, me dhimbje e them, por pas vendimit të djeshëm, ata gjyqtarë, ose gjyqtare që e kanë nënshkruar këtë vendim gjyqësor për të rrëzuar të drejtën e ankimit të një palë, moralisht, qytetarisht, juridikisht, e kanë të pamundur të kryejnë më rolin e gjyqtarit. Nuk besoj se do të ketë shqiptar në këtë vend që do të pranojë që çështja e tyre të gjykohet prej këtyre gjyqtarëve. Vendi i vetëm i punës së tyre është që t’i luten kreut të PD-së që t’i caktojë si “zëdhënës politik” të kësaj partie dhe t’u japi ndonjë rrogë sa të mbushin moshën e pensjonit!
Zoti Avokat, Çfarë hapësirash ligjore ka opozita pas këtij vendimi të kolegjit?
Av. Idajet Beqiri: Hapsirat e PS kanë qënë dhe janë të mëdha. Kam mendimin se PS “i kishte bërë hesapet pa Anxhin”! Ata nuk kishin llogaritur sa dhe si duhet “paudhësitë” që pjell çdo çast mëndja e kreut të ekzekutivit të këtij vendi. Për rrjedhoj, mendimi juridik i PS-së, për fatin e keq, nuk e përballoi dot me masa ekstra juridike dhe profesionalizëm të lartë sistemin e kalbur të drejtësisë në vend, si dhe të qënurit e tij nën diktatin e plotë të pushtetit ekzekutiv.
Organizmat juridike të PS duhet t’a kishin çuar qysh në datën 3 qershor 2011 në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kolegjit Zgjedhor me relator Tom Ndrecën, sepse nga çdo pikpamje ky vendim ishte i papajtushëm me Kushtetutën e Shqipërisë. Nuk e bëri këtë gjë, dhe unë, si juristë pyes veten: Pse?! PS ka të drejtën ligjore që t’a bëjë edhe sot këtë gjë, sidomos me vendimin skandaloz, antikushtetues të dhënë dje, për “hedhjen posht të së drejtës së ankimit të opozitës”, i cili pati si relatore zonjën Sashenka Jonuzi. Ka të drejtën ligjore t’a çoje këtë proces zgjedhor absolutisht të pavlefshëm në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Me vota të vjedhura në KQZ, prej KQZ-së, nuk mund të drejtohet Bashkia e Kryeqytetit!
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 46 vizitorë |
| Lexuar:
1,624 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash... |
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34 Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur... |
| KRAHËT E SHQIPES |
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25 Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“
⁃ Kush është zonja. Ma... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|