Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kim Mehmeti: Si e mbaj mend Shqipėrinė e vitit 1991 dhe pse m'u dhimbs mė 1997
Publikuar më 12 korrik, 2011 nė orėn 12:31 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kimi na rrėfehet ngadalė. Ka njė botė tė tėrė nė vetvete e kujtime pa fund. Nis tė kujtohet pėr fėmijėrinė kur kėnaqej se do shkonte nė Shkup, e flet mė tej pėr ditėt e sotme, kur mezi pret tė ikė nga Shkupi i deshqiptarizuar! Nė kėtė intervistė tė gjatė, ai sjell nė vėmendje momente te ndryshme tė jetės sė vet, Shqipėrinė qė s'e njihte para 1990-ės, mė tej Shqipėrinė e vitit 1991, atė tė 1997-ės, e po ashtu atė tė sotmen, ku blu-roza ia humb asaj kuqezinė! Nuk lėmė jashtė vėmendjes as letėrsinė e Mehmetit, por gjithashtu publicistikėn, kėto tė dyja e dyzojnė Kimin. Ai jep mesazhe politike, por edhe i duke se ia ējerr asaj maskėn kur thotė se politika ka ngjyrė kombėtare atė tė euros e ideal paranė...

Sa ka ndryshuar tė jetuarit nė Shkup, qė nga fėmijėria juaj e deri tani?

Kam lindur nė njė fshat nė hyrje tė Shkupit. Aty kam kaluar fėmijėrinė, rininė dhe ende jetoj aty edhe pse kam shtėpi edhe nė njė lagje nga mė tė bukurat tė qytetit, por e cila me asgjė nuk mund ta zėvendėsoj paralagjen pranė lumit Treska ku kam lindur. Dikur shkuarjet nė Shkup ishin ditė festive pėr ne si fėmijė, e tani festa mė fillon kur dal nga ky qytet, kur mė mbaron orari i punės dhe mund t'i kthehem qetėsisė sė fshatit, lumit dhe kodrinės ku shpesh dal e shėtis. Mbase asnjėherė nė mua nuk u hesht nervi i katundarit, ndjesia pėr hapėsirė, pėr natyrėn. Pastaj Shkupi sot ėshtė i shfytyruar, ėshtė njė qytet ku ke ndjenjėn se atė e rregullojnė fėmijė me probleme mentale, tė cilėt ēka shohin nė ėndėrr, duan ta ndėrtojnė nėpėr sheshet e tij. Pėr shembull, qendra e tij e dikurshme pėrplot gjelbėrim dhe e bukur, tani ngjan me njė "diznilend" qesharak, ėshtė njė hapėsirė ku janė ngritur me dhjetėra pėrmendore gjigante, nė mesin e tė cilave edhe ajo e Aleksandėrit tė Madh, e lartė mbi 50 metra, e tė cilėn pėr ta parė si duket, duhet tė fluturosh me diēka mbi tė, apo tė ngjitesh nė Kalanė e Shkupit ku Gruevski ka ndėrtuar njė kishė. Kėshtu qė Shkupi ngadalė shndėrrohet nė qytet - Pėrmendore, qytet ku vetėm shpendėt janė fitimtarė: kanė mė shumė vende ku tė ndalen e t'i stolisin pėrmendoret me glasa. Dhe pėr fat tė keq, ne shqiptarėt e lejuam qė ky qytet tė deshqiptarizohet, qė kjo qendėr e rėndėsishme shqiptare t'i humb tė gjitha shenjat njohėse tė shqiptarisė, e tani tė ketė vetėm emblemėn e ėndrrės sė madhe tė popullit maqedonas, elitat e tė cilit ende janė nė gjurmim tė paraardhėsve tė tyre. Dhe nė kėtė gjurmim tė sipėr mund tė ndodh qė njė ditė tė shpallen pasardhės tė ilirėve, me ēka do duhet t'i rrėnojnė pėrmendoret qė ndėrtojnė sot, pėr t'i ngritur ato tė zbulimit tė tyre tė ri.

Si ėshtė raporti yt personal me realitetin atje dhe raporti yt si shkrimtar me atė qė po ndodh. Kemi parasysh se si publicist jeni ne 'konflikt' me atė qė ndodh e si shkrimtar prej ngjarjeve ushqeni letėrsinė?

Jam kujdesur qė politika e ditės tė mos jetė brumė pėr letėrsinė time, ngaqė e di se ai ėshtė brumė helmues, qė tė bėnė tė shkruash pamflete politike e jo tė bėsh art. Mbase edhe ia kam arritur qė tė mos banojnė nė tė njėjtėn shtėpi krijues e publicist nė mua, gjė tė cilėn tė tjerėt mund ta vlerėsojnė. Ėshtė e vėrtet, si publicist jam nė konflikt me realitetin kėtu, por si krijues jam nė harmoni tė plotė me botėn krijuese qė ndėrtoj. E pranoj: nuk ėshtė e lehtė tė jetosh i dyzuar, por jo edhe e pamundur. Deri sa nuk dėmtojnė njėri-tjetrin, unė ndjehem mirė si vrojtues e vlerėsues i rrjedhave shoqėrore nė shoqėritė shqiptare dhe nga ana tjetėr, si ndėrtues i botės sime krijuese. Publicisti nė mua ėshtė ai qė nuk don tė heshtė kur duhet thėnė qartė mendimi, e shkrimtari nė mua ėshtė ai qė don t'i mbetet besnik boshtit tė identitetit tim tė vėrtet qė jam. Pra, unė jam vetėm krijues. Publicisti nė mua ėshtė ai qė bėnė detyrėn qytetare qė i bie nė hise ta bėjė, ai thotė atė qė mendon se duan ta thonė shqiptarėt e mi nė Maqedoni, por askush nuk ua ofron mikrofonin apo askush nuk bėnė intervista me ta. Do ishte mėkat qė tė mos e pėrdorja mundėsinė qė mė jepet, e tė mos e them atė qė shumė tė tjerė do e thoshin mbase edhe mė mire se unė, por nuk kanė mundėsi ta bėjnė kėtė.

Sa arrin tė depėrtojė letėrsia juaj ne Maqedoninė e disa etnive?

Rrethanat jetėsore mė ēuan qė qysh nė fėmijėri t'i mėsoja gjuhėt e sllavėve tė jugut. Unė shkruaj edhe nė gjuhėn maqedonase dhe nė atė qė sot ėshtė ndarė nė katėr gjuhė e qė quhet gjuhė kroate, serbe, boshnjake e malazeze. Shumė nga veprat e mia edhe janė botuar nė kėto gjuhė si dhe nė disa gjuhė tjera. Ēdo shkrimtari i mjafton gjuha e tij amtare dhe vepra e mirė gjen rrugėn qė tė bėhet pjesė e bibliotekave tjera nacionale. Por, ngaqė kam pasur mundėsinė qė tė shkruaj nė gjuhėt qė pėrmenda, dikur nė rini, kur kisha mė shumė kohė e mė shumė entuziazėm, shumė vepra i pėrktheja e i botoja nė ato gjuhė. Tani nuk kam as kohėn e duhur, as entuziazmin e dikurshėm, andaj mė mjafton t'i shkruaj e t'i botoj nė gjuhėn amtare. Tani mė shumė mė lumturon ajo se librat e mi qarkullojnė nė tėrė hapėsirat shqiptare. Nė Maqedoninė shumėgjuhėsore ende nuk njihet sa duhet gjuha e njerėzores, andaj edhe ėshtė e tepėrt tė presėsh qė kėtu tė vlerėsohet diēka qė nuk ka shenjėn etnike maqedonase. Por kjo mua nuk mė pengon. Pėrpos veprave tė mia, unė kam pėrkthyer nė gjuhėn maqedonase edhe disa vepra nga letėrsia shqiptare si dhe "Kanunin e Lekė Dukagjinit". Doja qė kėtė libėr tė rėndėsishėm tė kulturės dhe traditės sonė t'ua ofroj pėr lexim bashkėshtetasve tė mi maqedonas, qė tė shohin se populli im ka njohur rend tė definuar shoqėror edhe nė kohėt kur tė tjerėt janė prirė vetėm nga instinkti i mbijetesės. Pastaj doja qė kėtė kanun aq tė shtrembėruar nga propaganda antishqiptare e Beogradit, tė kenė mundėsi ta lexojnė ata qė duan ta dinė tė vėrtetėn. Pėrkthimin e "Kanunit tė Lekė Dukagjinit" ia kisha vėnė pėr qėllim vetvetes qė nė rini dhe pėr pėrkthimin e tij kam investuar plot tre vite. Me kėtė pėrkthim mburrem po aq sa me cilindo libėr timin.

Pėrse jeni vendosur gjithmonė nė njė krah opozitar mbi atė qė ndodh nė Maqedoni?

Unė kam miq mes politikanėve, unė e ēmoj kėtė veprimtari, kam pėrkrahur koncepte politike, duke besuar se mund tė bėhet ndonjė e mirė pėr tė gjithė popullin tim, por kur kam vėrejtur se gjėrat devijojnė, kur kam parė se ēdo gjė ėshtė gėnjeshtėr, jam tėrhequr. Pastaj, gjithmonė jam kujdesur qė mos t'i personalizoj gjėrat, qė tė mos mė prijnė pakėnaqėsitė personale, por ato qė kanė tė bėjnė me popullin tim. Unė e di se ėshtė lehtė t'i gėnjesh tė tjerėt, por asnjėherė nuk e kam kuptuar se si njeriu mund ta gėnjej vetveten, si do kisha mundur vetėm hir ndonjė interesi personal ta bind vetveten se nė njė Maqedoni, ku ēdo gjė varet po aq sa edhe nga maqedonasit etnik, tė lejosh qė fati yt tė varet nga vullneti i elitave politike maqedonase. Unė nuk pėrbuz popuj, por pėr mua ėshtė pėrbuzėse tė lejosh qė njė grusht popull tė tė nėnshtrojė, pėr mua ėshtė e turpshme qė ne si shqiptarė, qė pėrbėjmė tridhjetė pėr qind tė popullatės sė Maqedonisė, tė qajmė e tė ankohemi se diēka nuk na japin maqedonasit. Dhe jam pyetur shpesh se si ėshtė e mundur diēka e tillė dhe kam ardhur vetėm deri te njė pėrgjigje logjike: se politikanėt tanė nuk mendojnė fare pėr popullin, se ata popullin e pėrdorin si shkallė pėr t'u ngjitur drejtė pasurisė personale, se vuajnė tė dalin nėpėr TV ekrane e gazeta. E mua kjo nuk mė nevojitet, ngaqė jam mė i pasur seē kam pretenduar, jam mė prezent nėpėr media seē dėshiroj, andaj si mundet tė mos bėjė tė vetmen qė mė mbetet: tė them hapur se politikanėt shqiptarė kudo qė janė, kanė vetėm njė ideal - atė tė parave, se ata njohin vetėm njė ngjyrė kombėtare - atė tė euros. Nė kėtė jam aq i bindur aq sa mua mė kap e vjella kur i dėgjoj politikanėt tanė tė flasin pėr tė mirėn e popullit. Tė merremi vesh, unė nuk jam engjėll. Shpesh e them: askush nuk i do paratė dhe gratė mė shumė se unė. Por ėshtė urtėsi mbi gjitha urtėsitė tjera, ta bindėsh veten se tė takojnė vetėm paratė e fituara me djersė dhe ta dish se gratė qė sheh rrugėve kanė burrat e tyre e nuk tė presin ty. Duke e kuptuar kėtė qysh si i ri, unė kam dal nė kurbet qė tė fitoj e tė ndėrtoj shtėpinė time. Qysh si i ri e kuptova se pavarėsia materiale t'i mundėson gjitha pavarėsitė tjera. Andaj ne kemi politikanė tė varfėr, qė duan ngutshėm tė pasurohen, ne kemi elita tjera, qė gjithashtu duan sa mė shpejt t'i arrijnė tė gjitha begatitė materiale dhe kėshtu janė tė detyruar t'u nėnshtrohen qarqeve qė tė mundėsojnė pasurim tė ngutshėm. Andaj edhe pėrballemi me absurdin, qė sa mė i madh ėshtė numri i atyre qė pohojnė se punojnė pėr tė mirėn e kėtij populli, ky popull e ka gjithnjė e mė keq. Shpesh them: neve na u bėnė prijės edhe ata qė nuk kanė pretenduar tė bėhen as drejtues kooperativash bujqėsore, pėr fatin e popullit tonė vendosin edhe njerėz qė as familjarėt e tyre nuk do e kishin lėnė fatin e vet nė duart e tyre.

Shqipėria ka qenė pėrherė pėr ty njė lloj ėndrre drejt sė cilės rendje pa fund. Mė intereson tė di fillimin e kėsaj ėndrre? Si e pėrjetove? Cilat qenė vizitat e para?

Shqipėria ishte ėndrra e gjithė neve qė jetonim nga kjo anė e kufirit. Ajo ishte boshti edhe i gjitha ėndrrave tė mia. Dua tė pranoj hapur: kur filloi tė bie socializmi, mė bėhej se njė gjė e tillė ėshtė e pamundur tė ndodhė nė Shqipėri. Herė-herė mė bėhej se kurrė nuk do e shoh Tiranėn, se kurrė nuk do kaloj pėrtej maleve qė i shihja nga Struga apo Ohri. Erdha nė Shqipėri nė vitin 1991, kur kėtu ēdo gjė pėr mua ishte irracionale, e paimagjinueshme, mbase shkaku se mėmėdheun e paramendonim si njė parajsė nė tė cilėn jetonte pjesa e lumtur e popullit tonė. Dhe e pranoj: gjatė vizitės sė parė kam qėndruar njė javė nė Shqipėri dhe tėrė kohėn ndjeja dhembje pėr popullin tim qė kishte jetuar nė mėmėdhe. Assesi nuk mundesha ta pranoja se pėr shumėēka, dilte se ne matanė kufirit kishim pasur fat. Nė mos mė shumė, shkaku se unė u rrita me pasaportėn nė xhep dhe sa herė qė mė kujtohej, i ngjitesha trenit e shkoja nė Trieste apo Stamboll ku blija gardėrobėn e duhur, e kthehesha nė Shkup. Kjo ishte pjesa e dhembshme e ėndrrės sime pėr mėmėdheun, kur pash Shqipėrinė tė zhytur nė njė varfėri qė nuk e kisha parė deri mė atėherė as nė botėn arabe qė e kisha shėtitur. Kur u takova me shkrimtarėt qė kisha ėndėrruar ti shoh, kur pashė se nė ēfarė varfėrie ata jetonin, ēdo gjė mė ngjante nė diēka joreale. E tėra ajo pėr mua ishte shumė e dhembshme, por ėndėrruesit e mirė nuk lejojnė asgjė t'ua lėndojė ėndrrėn: mė besoni, qė atėherė e dija se mėmėdheu do shkojė pėrpara. Hera e dytė kur kam ndjerė po tė njėjtėn dhembje, ka qenė gjatė ngjarjeve tė vitit 1997. Sa do qė nuk e besoni, ndjehesha si fėmija para tė cilit e dhunojnė nėnėn tij, nėnėn me tė cilėn ai ėshtė mburrur. Unė nuk them se e kam pasur mė rėndė se ata qė e vuanin drejtpėrdrejt atė qė ndodhte kėtu, por ua them sinqerisht se ka diēka qė ma ka borxh Shqipėria: jam katundar dhe kurrė nuk kam lejuar tė mė rrjedhin lot pėrpara gruas dhe fėmijėve. Por kjo ka ndodhur njė ditė tė vitit 1997, kur nga ekrani televiziv dėgjoja njė mjeke si i luste shqiptarėt tė mos vriten mes veti.

Herė-herė duket se ka ndryshuar rendja mbas kėsaj ėndrre...Pėrse?

Njeriu rend pas ėndrrės pėrderisa atė nuk e ka bėrė jetė. Tani unė jetojė nė gjitha "Shqipėritė" tona. Kur nisem pėr nė Tiranė, nisem si ai qė shkon nė kryeqytetin e vet, nisem si ai fėmija qė dikur nisej pėr nė Shkup. Pastaj unė ndjehem krijues i mėmėdheut tim, kėtu botohen librat e mi, punoj pėr "Top-Channelin", jam pjesė e jetės sė kėtushme dhe e ēdo hapėsire tjetėr shqiptare. Andaj s'kam mė ēka tė ėndėrroj. Atė qė ėndėrroja tani e jetoj. Mė nė fund tani jam nė moshė kur ėndrrat pakėsohen, njėsoj siē zvogėlohet edhe entuziazmi.

Si ndryshoi raporti yt me Shqipėrinė? Pėrse u bėre kritik?

Raporti im me Shqipėrinė tani ėshtė mė i plotė. Unė nuk jam kritik ndaj Shqipėrisė, por ndaj garniturave tė kėtushme politike tė cilat mėmėdheut tim ia harxhojnė tė sotmen, e ia ngatėrrojnė hapin drejt tė ardhmes duke u marr me grindje tė pakuptimta. Jam kritik ndaj elitave tė kėtushme politike tė papėrgjegjshme ndaj popullit tim qė jeton nė mėmėdhe dhe pjesės tjetėr qė jeton jashtė kufijve. Nuk mund tė mos e them se ata qė ndajnė Shqipėrinė nė "rozė" e "blu", ia shlyejnė asaj "kuq e zinė" me tė cilėn krenohet shqiptaria. Kolegėt maqedonas, nga dy here nė ditė mė thonė: nėse ju shqiptarėt e kėtushėm ankoheni se ne jemi shkak i grindjeve tuaja ndėrpartiake, atėherė ē'dreq i mallkuar i pengon bashkėkombėsit tu nė Shqipėri qė tė merren vesh mes veti? Kuptohet, mua mė vjen inat e nuk ua them atė qė di: se partiakėt e shtetit tim amė, nuk grinden pėr tė mirėn e popullit, por ēdo gjė masin me thellėsinė e xhepit tė vet. Mė vjen inat atyre t'ua pranoj atė qė di: se partiakėt e mėmėdheut tim, Shqipėrinė e konsiderojnė si pronė tė tyre, se ata mė parė do lejonin tė shkatėrrohet shteti se sa dikush t'ua merr pushtetin apo tė mos i lejojė tė vijnė nė pushtet. Dhe shpesh ndjehem keq kur shoh se zgjedhjet parlamentare nė Maqedoni marrin fund dy orė pasi mbyllet kutia e fundit e votimit, e nė Shqipėri, numėrimi zgjat me vite. E di, kjo ndodh shkaku se nė Shqipėri u privatizua edhe populli, shkaku se partitė e atjeshme, si edhe tė gjitha tjerat nė hapėsirat shqiptare, janė si kompani private tė kryepronarit qė atė drejton dhe tė aksionarėve tjerė qė nxjerrin pėrfitime.

Si e sheh identitetin e shqiptarėve nė Ballkan?

"Kuq e zia" shqiptare kurrė nuk ka qenė kaq e dukshme nė Ballkan e nė botė sa sot. Por, gjithashtu ngjyrat tona etnie kurrė nuk u kanė penguar tė tjerėve aq sa sot. Andaj edhe ndodhin absurde tė hapen tema pėr ēėshtjen e identitetit, tė gjuhės. Ne duhet ta dimė se nė tė gjitha kohėt ka pasur mes nesh budallenj qė mendojnė se ēėshtja e identitetit ėshtė punė sezonale, se identiteti korrigjohet e ribėhet varėsisht nga dėshira e ndonjė grupi budallenjsh, qė duan tė kenė shtetin dhe fjalorin e vet. Identiteti shqiptar ėshtė definuar si njė dhe gjithėpėrfshirės pėr tė gjithė qė bukės i thonė bukė e ujit ujė, qysh nė kohėn e Rilindjes. Por duhet ditur: ka njerėz qė ende jetojnė nė shekullin e nėntėmbėdhjetė dhe ka "rilindės" tė vonuar qė janė tė gatshėm tė heqin dorė edhe nga emri i nėnės sė tyre vetėm qė mbiemri t'u mbetet i shėnuar nė librat e historisė. E ata nuk e dinė se nė librat e historisė ka mė shumė emra idiotėsh qė i kanė bėrė keq vetvetes e njerėzimit, se sa emra tė atyre qė e kanė ndritur popullin e vet dhe botėn me veprat e tyre.

Njė nga ngjarjet mė tė bujshme nė Shkup ėshtė ardhja e statujės gjigante tė Aleksandrit tė madh. Ajo qe e ndarė nė pjesė, ndėrkohė vetė origjina e tij pretendohet herė e plotė e herė nė pjesė nga disa shtete....

Maqedonia ėshtė shtet qė i ngjan njė are tė arnuar nga pjesėt e mbetura tė shteteve fqinje. Kėtu ēdo gjė duket e ndarė nė pjesė, njėsoj siē ėshtė e pjesshme edhe historia e popullit maqedonas. Mua mė vjen keq pėr bashkėshtetasit e mi maqedonas, tė cilėve elitat politike ua ndėrrojnė historinė ēdo katėr vite. Por, mė shumė mė dhimbset vetvetja kur shoh se edhe ne shqiptarėt e kėtushėm mbetėm peng i krizės sė identitetit qė kanė maqedonasit, se edhe me paratė e taksapaguesve shqiptarė tė tjerėt shėrojnė komplekset e veta, e ndėrtojnė pėrmendore tė larta deri nė qiell, duke menduar se ashtu do dėshmojnė se edhe qielli edhe toka e kėtyre hapėsirave ka vetėm shenjėn e etnitetit maqedonas. E di se toka e qielli nuk kanė pėrkatėsi etnike, njėsoj siē e di se ėshtė pafalshme pėr elitat tona tė kėtushme politike shqiptare, qė lejuan njė Gruevski tė tallet me ta dhe nga paratė e shqiptarėve ta ndėrtojė tė kaluarėn maqedonase. Kėtyre qė janė sot shokė Gruesvkit, kurrė nuk do u falet ky mėkat qė i bėnė popullit tė vet.
Aleksandri ėshtė i Shqipėrisė, i Greqisė apo i Maqedonisė? Pse vrapojnė ballkanasit pas miteve?
Nė Ballkan vlen parimi: pas vdekjes sė ndonjė njeriu tė vyeshėm tė gjithė shpallen dajallarė tė tij. Dhe duke mos qenė tė gjithė kushėrinj tė parė, pėr shembull tė Aleksandėrit tė Madh apo tė Skėnderbeut, ballkanasit fillojnė tė gjurmojnė rrėnjėt familjare tė tyre, duke arritur deri te Hava dhe Ademi, vetėm qė tė dėshmojnė se ata janė tė gjakut tė tyre. Me ēka, ballkanasit ndėrlidhin "gjakun me tokėn", me ēka gjithmonė jetojnė nė puset e thella tė sė kaluarės ku mbisundon errėsira. E nė errėsirė gjėrat edhe tė fanitjen, tė trishtojnė tė bėjnė t'i shohėsh tė deformuara. Por gjithashtu, errėsira tė mundėson qė tė tjerėt mos tė tė shohin qartė, andaj edhe popujt e Ballkanit duan tė mbeten nė baltėn e puseve mitike, ngaqė ashtu vetėgėnjehen se e kaluara ėshtė e saktė e sotmja gabim qė ua kanė bėrė tė tjerėt. Popujt e Ballkanit tė gjithė njėsoj ndjehen tė dėmtuar nga e kaluara, por nga ana tjetėr e adhurojnė tė kaluarėn dhe mė besnik i janė asaj se sa tė sotmes e tė ardhmes. E kjo ėshtė veti e kolektiviteteve qė asgjė nuk kanė pėrjetuar natyrshėm, qė ēdo gjė ėshtė zhvilluar mes ėndėrritjeve dhe tė mundshmes.

Sė fundmi jeni angazhuar edhe mė shumė nė ēėshtjen kombėtare. Pėrkujtimi i pėrvjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit e bėri mė tė qarte. A jeni ju pėr Shqipėri etnike?

Unė nuk e di si bashkohen tokat, por e di se para sė gjithash duhet bashkuar njerėzit. Tokėn vetė Zoti e ka lidhur mes veti, ajo u takon atyre qė ecin mbi tė, atyre qė ushqehen nga dheu i saj. Njerėzit janė ata qė duhet bashkuar dhe nga ky kėnd shikuar, unė jam pėr bashkim tė shqiptarėve. Jo tani, po ka vite qė e pėrsėris se shqiptarėt duhet tė veprojnė bashkėrisht drejtė qėllimeve qė nuk janė kundėr tė tjerėve, qė janė shumė pro-evropiane, qė ēojnė drejt arritjes sė cakut tė pėrbashkėt. Nėse ėshtė kombėtarizėm tė duash popullin tėnd, e mos i urresh tė tjerėt, atėherė unė qė nga lindja kam qenė i tillė. Nėse ėshtė kombėtarizėm tė veprosh individualisht, por gjithmonė duke ndihmuar edhe arritjet kolektive, atėherė unė gjithmonė kam qenė e do mbetem i tillė. Pėr mua Shqipėri ėshtė ēdo kund ku jam unė, e ku tymon oxhaku i familjes sime. Ne si shqiptarė mund edhe tė pranojmė tė jetojmė nė mė shumė "shtėpi" tė Ballkanit, por duke mos lejuar qė dikush tė dėmtojė "kopshtin" tonė tė pėrbashkėt dhe duke mos mundur askush tė pengojė komunikimin tonė si njė popull i njėjtė, kudo qė jeton. Andaj, mė ėshtė e ēuditshme, ta zėmė, si mundet Kosova e Shqipėria tė mos kenė sistem tė unifikuar arsimor, juridik etj. Apo si mundet fėmijėt tanė tė mos mėsojnė nga i njėjti libėr i historisė, letėrsisė, si mundet tė mos kemi abetaren e pėrbashkėt. Ja kėto janė sferat ku unė hapur, duke ua kumtuar kėtė edhe maqedonasve, jam angazhuar e do angazhohem.

Si e shihni tė ardhmen e shqiptarėve nė Ballkan?

Mendoj se nė Ballkan ende nuk ka marr fund vizatimi i hartave shtetėrore. Gjithashtu jam i bindur se ka ardhur koha pėr njė bashkėveprim mes shqiptarėve, kudo qė ata jetojnė. Edhe atė jo pėr tė vizatuar harta tė reja, por pėr tė thėnė hapur se nė Ballkan nuk mund tė ketė ri-vizatim hartash pa u pyetur shqiptarėt. Mė nė fund, nė kėtė Ballkan shumėēka nuk varet nga ne dhe nėse dikush mendon se zgjidhje do jetė ri-vizatimi i hartave tė reja shtetėrore, ne s'kemi pse i ikim dhe nuk do mund t'i ikim kėsaj mundėsie. Do mjaftojė tė jemi tė qartė e tė themi se pranojmė ēdo logjikė, nėse ajo vlen pėr tė gjithė. Pėr shembull, nėse do pranohej korrigjimi i hartave tė Ballkanit sipas logjikės serbe qė ēdo fshat ku banojnė serbet duhet tė quhet Serbi, atėherė ne duhet tė kėrkojmė tė njėjtėn: qė ēdo lagje ku banojnė shqiptarėt tė quhet Shqipėri.

Ne duket tė jemi ndėr popujt mė tė hershėm tė kėtij gadishulli, e si pėr ironi, ndėr mė tė prapambeturit. Kujt ia kemi borxh kėtė "faturė" tė shtrenjtė?

Nuk ia lejoj vetes tė flas pėr popuj. Aq mė pak mendoj se i takoj popullit mė tė prapambetur nė Ballkan. I njoh mirė tė gjithė popujt sllavė dhe me besoni se pėr asgjė nuk ua kam lakmi. Ka diēka qė ne shqiptarėt duhet pranuar. Kurrė nuk kemi pasur mundėsi tė kultivojmė ndjesinė ndaj institucioneve, tė kultivojmė vetėdijen pėr pėrkatėsinė shtetėrore, tė bindemi se shteti, e jo pushteti ėshtė ai qė duhet mbrojtur. Andaj edhe gjatė historisė, por edhe sot, ne jemi pajtuar tė japim pjesė tė shtetit, vetėm pėr tė ruajtur pushtetin qė kemi pasur. Neve gjithmonė na ėshtė rrudhur shteti, shkaku se kemi pasur pushtetarė qė kanė flijuar pjesė tė shtetit pėr ta mbrojtur pushtetin e tyre. Dhe duke qenė tė tillė, ata nuk kanė ndėrtuar institucione tė mirėqena shtetėrore, por pashallėqe mirė tė kontrolluara. Kjo vjen mbase si pasojė se edhe Shqipėria nuk pati mundėsi tė konsolidohej natyrshėm, por nga feudalizmi u fut nė mbretėri, nga mbretėria nė komunizėm. Dhe nė tė gjitha kėto faza tė zhvillimit tė saj, asnjėherė nuk u kultivua vetėdija se muret dhe kulmi i shtetit janė institucionet, e jo sunduesi, se me ēdo kusht duhet mbrojtur shtetin dhe institucionet e tij, e jo pushtetin. Sa pėr ne nga kjo anė e kufirit, ne asnjėherė nuk i kemi ndjerė institucionet shtetėrore si tonat, andaj edhe mund tė thuash se mbetėm popull "jashtė- institucional". Prandaj, tani duhet ngutshėm ta jetojmė periudhėn e ndėrtimit tė njė vetėdije tjetėr lloji: tė respektosh e ndėrtosh institucionet. Gjė pa tė cilėn ne do mbetemi pjesa mė e habitshme e Ballkanit, pėr pjesėn tjetėr tė Evropės.

Fatmira Nikolli
Gazeta Shqiptare

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 75 vizitorë
Lexuar: 1,312 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Intervistė me historianin Alexandre Lambert
E dielė, 13 maj 2012 - 10:40
“Evropa sabotoi historinė tuaj nė shekullin XIX, kur Ilirinė e quajti Ballkan”. Pėrderisa ne nuk e njohim vetveten mirė, pėrderisa ngremė zėrin, nxijmė ...
Fuqitė e mėdha s’kujtohen ndonjėherė pėr Shqi...
E premtė, 24 shkurt 2012 - 19:04
Viti i pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė ne sot festojmė njėqind vjetorin e saj, nuk do tė kishte ndodhur pa njė punė tė mundimshme tė njerėzve tė pendės dhe tė...
Danaj: Opozita etnike shqiptare nė Maqedoni ė...
E hėnė, 13 shkurt 2012 - 17:09
Nė njė intervistė ekskluzive pėr portalin Express.mk analisti i njohur shqiptar dhe kryetar i Listės Shqipėria Natyrale, Dr. Koēo Danaj fletė pėr tensionet...
Intervistė e imagjinuar me Hasan Prishtinėn
E premtė, 10 shkurt 2012 - 21:04
Tė bėhet Shqipėria ashtu siē e meriton Kemi hyrė nė vitin jubilar tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ēdo datė historike ka edhe personalitetet e ...
RAMA: Mes Shqipėrisė e Serbisė nuk ėshtė mė K...
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 20:16
EKSKLUZIVE: « Serbia vazhdon tė jetė peng i sė shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojė realitetin rreth statusit tė Kosovės. Sa me shpejt ta kuptoje Serbia...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi