| Intervistė ekskluzive me Dr.Skender Destani, kryetar i BDL-sė, ish-kryetar i Kuvendit Komunal tė Preshevės |
| Publikuar më 06 shtator, 2011 nė orėn 15:39 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
Destani: Nė Luginė tė Preshevės, situata ėshtė e brisht me tendencė destabilizimi
"Pas kėtyre veprimeve tė qeverisė serbe nė veri tė Kosovės dhe deklaratave luftė nxitėse, si dhe organizimit dhe veprimit tė serbėve nė veri jashtė ēdo norme njerėzore, jam shumė pesimist pėr tė ardhmen tonė nė Luginė. Kjo qeveri definitivisht, nuk ėshtė qeveri demokratike, qeveri e cila nuk ėshtė e interesuar qė problemet e komunitetit shqiptar ti zgjidh, por pėrkundrazi, ka njė urrejtje tė paparė pėr ēdo gjė qė ėshtė shqiptare. Pas gjithė kėsaj, unė mendoj, se ne shqiptarėt, me kėtė qeveri, nuk kemi shans as tė dialogojmė, e as tė besojmė, se diēka nga tė drejtat tona tė realizohet. Ėshtė koha, kur korpusi politikė shqiptarė tė zgjohet nga gjumi, qė e ka kapluar apo euforia"-tha ndėr tė tjera z.Destani.
 Pėrshėndetje z.Destani, pranoni pėrshėndetje edhe tė shumė bashkatdhetarėve. Shpresoj, se do ta kemi mundėsinė tė bashkėbisedojmė lirshėm, pa dorėza, pa spica dhe me qėllime tė mira, qė tė mėsojnė lexuesit realisht, se si ėshtė gjendjanė ato troje. Shpresoj, se tė mos merren pyetjet e mia nga dikushi, si me arsye qė tė dėmtohet aikushi, apo aidikushi, kėshtu qė mundohemi tė ushtrojmė profesionin nė pėrpikshmėri sipas etikės profesionale, pa u pėrzier nė punėt e disa gazeptarėve, qė kanė vėrshuar kohėn e fundit, duke ndėrruar profesionet e tyre, apo pėr t`u kėnaqur me njė rrogė, apo pėr t`a kuptuar, se ėshtė vėrtetė ky dikushi, si dikushi. Pyetja e parė, si po i shkojnė punėt partisė suaj qė jeni duke e drejtuar?
Bashkimi Demokratik i Luginės u formua si subjekt politik shqiptar me ndihmėn e nje grupi qytetarėsh tė cilėt nuk ishin tė kėnaqur me veprimet politike tė dy partive tė atėhershme tė cilat udhėheqnin me pushtetin lokal, duke mos patur fare opozitė, duke mos i llogaritur kėshilltarėt serb, vendosi qė mė 8 nėntorė tė vitit 2003, tė formoj Kėshillin Iniciues, i cili bėri pėrgaditjet e duhura pėr formimin e partisė sė re politike dhe pėrgatiti Kuvendin themelues tė saj. Kuvendin zgjedhorė e mbajti mė 21 dhjetor, ku miratoi vendimin pėr themelimin e partisė me emrin Bashkimin Demokratik i Luginės, si dhe zgjodhi organet udhėheqėse tė pėrkohshme tė saj. Kjo mėnyrė e qeverisjes lokale i ngjante asaj moniste dhe ne vendosėm qė kėtė praktikė ta ndėrpresim duke formuar partinė e tretė nė Luginė dhe politikėn shqiptare ta bėjmė plural dhe besoj se ia arritėm kėtij qėllimi. Nė shtatorin e vitit 2004, pra ende pa i mbushur njė vit nga koha e formimit tė partisė sė BDL-sė, morėm pjesė nė zgjedhjet lokale, ku arritėm, qė nė ato zgjedhje, tė fitojmė pesė kėshilltarė dhe tė jemi pjesė e kuvendit lokal nė katėr vitet e ardhshme, nga 2004 deri nė 2008-ėn dhe pėr tre vite tė jemi pjesė e pushtetit lokal bashkė me PDSH-nė dhe LPD-nė dhe nė vitin 2007, pėr shkakė tė mosrespektimit tė marrėveshjes sė nėnshkruar nga ana e PDSH -sė, u deyruam tė dalim nga ky koalicion dhe tė bėjmė veprimin tonė si opozitė.
Besoj se veprimet e anėtarėve tanė ishin shumė parimor, tė drejtė dhe korrespondonin me kėrkesat e trupin votus tė cilėt na kishin dhėnė besimin, qė nė kėtė kuvend, ti mbrojmė dhe realizojmė kėrkesat e tyre pėr ēfarė edhe ishim zgjedhur nga ta. Nė kėtė kohė, pas daljes nga koalicioni, pati njė thyerje brenda partisė, ku njė grup nuk respektoi vendimin e kryesisė sė partisė duke mbetur pjesė e pushtetit, pasi qė nuk ishin nė gjendje ti lėjnė postet e tyre, pra mbisundoi interesi personal mbi ate qytetarė. Atėherė, shumica mendonin, se BDL tani ėshtė dobėsuar aq shumė sa qė nuk do tė kėtė sukses as tė participoj mė nė kuvend me ndonjė kėshilltarė dhe kėshtu definitivisht do tė shkatėrrohet si parti politike. Por ndodhi e kundėrta, Ne morėm pjesė nė zgjedhjet lokale tė viti 2008 dhe rritėm trupin tonė votues pėr 10 %, ndėrsa numri i kėshilltarėve ishte prap i njejti, pra 5 kėshilltarė nė kuvendin komunal tė komunės sė Preshevės. Nga kjo qė u tha mė lartė, mund tė konkludojmė, se BDL, edhe pse gjat rritjes sė saj kishte pasur mjaft probleme si brenda saj ashtu edhe me partitė e koalicionit, prap arriti tė ruaj me sukses veprimin e saj politikė duke shtuar trupin e saj votues. Unė mendoj, se BDL, ka njė bėrtham tė shėndosh nė vetėvete, ka veprimet e veta parimore dhe tė drejta nė interest e qytetarit, tė cilat parime edhe po e mbajnė tė fort edhe pėrskaj gjithė kėtyre thyerjeve tė cilat ndodhėn nė te.
Ne ishim dhe jemi edhe sot tė interesuar qė sa mė shumė tė jetė e mundur aplikimi i konsensualitetit nė veprimet e partive politike shqiptare, morėm pjesė nė formimin e kėshillit konsesual politikė, me qėllim, qė faktori politikė shqiptarė tė jetė sa mė unikė rreth kėrkesave legjitime tė shqiptarėve tė Luginės dhe tė flas me njė zė para qeverisė dhe faktorit ndėrkombėtar. U pėrkujdes rret formimit tė Kėshillit Nacional Shqiptarė, si dhe pėrpilimit dhe aprovimit tė platformės sė pėrbashkėt politike. Nė funksion tė pėrkrahjes ndėrkombėtare, arritėm qė faktori ndėrkombėtar prezent kėtu t`na njohė si subjekt i rėndėsishėm dhe tė kemi kontakte me tė gjithė ata qė kanė qasje nė situatėn e tanishme dhe ndikim nė zhvillimet politike ndėrkombtare. Nga kjo pėrkrahje, pata mundėsin qė si kryetar i kuvendit tė vizitoj pėr 5 ditė Brukselin dhe 21 ditė Shtetet e Bashkuara tė Amerikes, ku u takova me shumė personalitete politike amerikane, duke filluar nga Stejtdepartamenti Amerikan, ato federal dhe lokale. Pra, si konkludim nga kjo qė u tha mė larrtė, mund tė themi, se punėt nė BDL, janė duke rrjedhur mirė dhe se kjo parti ka perspektivė pėr veprim tė mėtutjeshėm politikė.
"Neve fatkeqėsisht, na ndodhi prap mos respektimi i vendimeve tė kryesisė pėr tė lėshuar pushtetin, ashtu si nė vitin 2007-tėn"
A ka nxehtėsi brenda partisė, brenda simpatizantėve tė partisė suaj, sepse nė disa parti qė po funskionojnė nė Luginė tė Preshevės, ėshtė shumė nxehtė, tė paktėn kėshtu po shihet?
Partitė politike janė bashkim vullnetarė qytetarėsh, qė besojnė nė qėllime, nė ide dhe rregulla tė njejta. Ato nė njė shoqėri demokratike dallojnė nga ato totalitare pėr nga vendi i tyre nė shoqėri, demokracia e brendshme, raporti me te drejtėn dhe legjitimiteti i strukturave drejtuese tė tyre.
Temperaturat e larta, si duket i kanė shkrirė kėto atribute tė njė partie demokratike pėr disa kuadro tona tė cilėt i shpėrfillen nė njė mėnyrė shumė arrogante vendimet e organeve drejtuese tė partisė dhe nė kėtė mėnyrė e dėmtuan politikėn e BDLsė .Falė perendisė, nuk mundėn tė realizonin atė ēfarė kishin planifikuar, pra shkatėrrimin total tė partisė, detyrė tė cilėn e kishin marrur nga PDSH-ja, pėr tė cilėn kishin punuar tėrė kohėn, ndėrsa nė BDL, kishin ardhur pėr tė marrė funksione udhėheqėse nė parti, nė mėnyrė qė pastaj tė marrin edhe vendet udhėheqėse nė institucionet e qeverisjes lokale nė emėr tė BDL sė e pėr interes personal dhe tė PDSH-sė. Kėta persona kanė influencė edhe ngritje tė pakėnaqėsive edhe nė partin tonė, ashtu si dhe nė tėrė corpusin politikė shqiptarė tė Luginės. Neve fatkeqėsisht, na ndodhi prap mos respektimi i vendimeve tė kryesisė pėr tė lėshuar pushtetin, ashtu si nė vitin 2007, nga ata tė cilėt kishin pėrfituar mė sė shumti nė aspektin material dhe politikė, nga kjo parti dhe shih habin, kėta persona udhėhiqeshin nė mėnyrė tė mėshehur nga ata tė cilėt ishin ndarė nga ne mė 2007-ėn, pėrshkakė tė veprimeve jo parimore tė kėtyre kuadrove, e ēuditshme pėr ta kuptuar politikish kėtė veprim, por loja ėshtė e vėrtetė.
Me pakė fjalė, si e sheh gjendjen aktuale politike nė Preshevė?
Shqiptarėt duke qenė tė diskriminuar nė ēdo aspekt nga pushteti serb, me paraqitjen e sistemit shumė partiakė panė shansėn e vetme qė pėrmes organizimit politikė nė parti politike shqiptare tė artikullojnė dhe kėrkojnė qė nė rrugė institucionale tė realizojnė tė drejtat e tyre demokratike, tė drejtėn pėr jetė tė lirė e dinjitoze, pėr tė drejta ekonomiko-sociale, siē do qytetarė i lirė nė kėtė pjesė tė trazuar tė Ballkanit Perendimorė. Korupusi politikė shqiptarė ishte zotuar, se do tė veproj pėr realizimin e kėtyre tė drejtave dhe nė janarė tė 2006-ės, kishte aprovuar nė kuvendin e pėrbashkėt tė kėshilltarėve shqiptarė platformėn politike, ku kishte paraparė kėrkesat reale tė shqiptarėve tė cilat janė tė drejta dhe konform tė sė drejtės dhe konventave ndėrkombėtare, qė mbroj tė drejtat dhe lirit e njeriut dhe komuniteteve, si dhe tė drejtat qytetare dhe ato politike, tė cilat nė rrugė institucionale do tė mundoheshin ti realizonin pėrmes atyre, qė populli i kishte dhėnė besimin e tyre pėr ti pėrfaqėsuar dhe tė vendosur nė emėr tė tyre. Por, mjerisht veprimet tona nuk ishin dhe nuk janė konformė platformės sė aprovuar dhe kur i shtohet edhe mos gadishmėria e qeverisė serbe pėr zgjidhjen e tyre, pra mund tė konkludojmė se shumė pak mos me thanė aspak nga kėto kėrkesa tona janė realizuar.
Faktori politikė nė vend qė tė merret seriozisht me problemet e qytetarėve shqiptarė nė realizimin e tė drejtave individuale e kolektive tė tyre, po merret me fragmentimin e tij, i cili fragment po i shkon nė favor pushtetit serb e nė dėme tė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi.
Ėshtė e pafalshme, apatia politike qė po mbretėron kohėve tė fundit, kur po ndodhin veprime tė rrezikshme nė veri tė Kosovės, ku pushtetarėt serb po tregojnė fytyrėn e vėrtet tė tyre duke ftuar qytetarėt serb pėr dhunė, pėr bllokim tė rrugėve, duke deklaruar, se kjo ėshtė Serbi etj, ndėrsa ne shqiptarėt e Luginės, bėhemi sikur asgjė nuk ėshtė, duke ndodhur, edhe pse jemi shumė tė sigurt, se nėse nuk veprojmė politikish, nesėr askush nuk do t`na pyet se ēfarė duhet bėrė.
Situata ėshte e brisht me tendencė destabilizimi dhe unė edhe pse kam qenė gjithmon optimist, pas kėtyre veprimeve tė qeverisė serbe nė veri dhe deklaratave luftė nxitėse, si dhe organizimit dhe veprimit tė serbėve nė veri jashtė ēdo norme njerėzore, jam shumė pesimist pėr tė ardhmen tonė nė Luginė. Kjo qeveri definitivisht nuk ėshtė qeveri demokratike, qeveri e cila nuk ėshtė e interesuar qė problemet e komunitetit shqiptar ti zgjidhe, por pėrkundrazi ka njė urrejtje tė paparė pėr ēdo gjė qė ėshtė shqiptare.
Pas gjithė kėsaj unė mendoj, se ne shqiptarėt me kėtė qeveri nuk kemi shans as tė dialogojmė, e as tė besojmė se diēka nga tė drejtat tona tė realizohet. Ėshtė koha, kur korpusi politikė shqiptarė tė zgjohet nga gjumi qė e ka kapluar apo euforia, e cila te disa udhėheqės fatkeqėsisht ėshtė prezente, e tė unifikohet nė veprimin e pėrbashkėt politikė konform platformės sė aprovuar e cila si duket ėshtė harruar se egziston diku. Pra duhet thirrur kuvendin e pėrbashkėt tė kėshilltarėve shqiptarė si pėrfaqėsues legjitim tė qytetarėve shqiptarė tė Luginės pėr tė diskutuar situatėn e krijuar politike nga e cila duhet dalim me qėndrime tė qarta, se si duhet veprohet tani e tutje. Veprimi ynė politikė pritės apo defanziv duhet totalisht tė ndryshoj, sepse nga veprimet apo mosveprimet varet e ardhmja e Luginės.
Thonė, se karriga ėshtė e nxehtė dhe e lezetshme, disa politikanė tė rinjė qė po hyjnė nė disa parti, ndoshta edhe nė BDL, po hyjnė pėr kėtė arsye, apo vėrtet pėr tė ndryshuar diēka pėr tė mirė nė ato troje?
Partitė politike shqiptare tė Luginės ende janė grumbullime grupesh nga mė tė ndryshme, sesa parti tė mirėfillta, tė bazuara nė ndonjė status tė vaēant.Tėra kėto janė tė njejta nė ideologji, nėse kanė, dhe u drejtohen tė njejtave shtresa shoqėrore. Dukuria e shokut Zylo e shkruar me talent nga shkrimtari Dritėro Agolli, prekė tė gjithė atė grup njerėzish tė paaftė dhe burokratė, servilė dhe demagogė pa bindje dhe parime tė caktuara politike qė gjejnė strehė dhe hapėsira pėr t`iu shėrbyer regjimeve tė ndryshme, pa bė asgjė tė dobishmė. Kjo dukuri ėshtė mjaftė e pėrhapur nė Luginė pra edhe nė BDL dhe qytetarėt janė mėsuar tė shohin politikan qė lėvizin nga njė parti nė tjetrėn, nga njė pushtet nė tjetrin, nga njė pozitė ekstreme nė njė ekstrem tjetėr. Kėto veprime tė bėra kinse nė emėr tė patriotizmit dhe pragmatizmit e kanė deformuar sistemin e vlerave dhe tė parimeve politike dhe kanė krijuar njė shtresė politikanėsh pa identitet politikė, tė cilėt janė nė gjendje me kriju ēdo antivlerė politike me tė vetmin qėllim tė pėrfitojnė politikish si individ apo si grupė. Kjo ka ndodhur mė 2007-nė, BDL fatkeqėsisht u pėrsėrit edhe mė 2010-tėn, por kjo nuk do tė thotė se BDL, lejon kėto veprime, jo asesi. Kėtė ua kemi bėrė tė qartė ēdo anėtari para se tė anėtarėsohet nė parti dhe prezente nė programin partiakė, se interesi individual mund tė realizohet vetėm nė kuadėr tė interesit tė pėrgjithshėm qytetarė dhe atij partiakė. Unė mendoj, se pėr njerėzit e moralshėm e patriotė funksioni nė vendet udhėheqėse, apo siē ju po thoni karriga e nxehtė dhe e lezetshme, ėshtė karrigė ku duhet tė ketė pėrgjegjėsi tė madhe, tė respektohet ajo pozitė, ashtu qė duke punuar me pėrkushtim dhe nė interes tė pėrgjithshėm. Por, a po punohet sot pėr dhe nė interesa tė pėrgjithshmes, mund tė them pa ngurrim, shumė pak pėr tė mos thėnė aspak.
Si po ju shkojnė punėt me Kuvendin Komunal nė Preshevė, sepse gjatė njė seance qė po zhvillohej nė muajin korrikė, ju jeni thuajse mė i zhurmshmi nė kuptimin e mirė tė fjalės, duke sqaruar gjėra tė ndryshme?
Me keqė ardhje me duhet tė them, se kuvendi i komunė sė Preshevės nuk i pėrngjan as pėr sė afėrmi institucionit mė tė lartė tė qeverisjes lokale, atu ku vendoset pėr dhe nė emėr tė qytetarėve tanė.
Kuvendi duhet tė jetė organi mė reprezentativ i qytetarėve ku vendoset apo mirren vendimet pėr votuesit tė cilėt i kanė deleguar tė drejtat e tyre kėshilltarėve, qė ata me vetė dije tė plotė tė vendosin pėr ta. Por, mjerisht nė Kuvendin e Komunės sė Preshevės bėhet e kundėrta e saj. Pikė sė pari nė tė punohet jasht ēdo procedure tė pėrcaktuar me aktin e tij, pra rregulloren e punės e cila nuk respektohet nga ata qė janė tė thirrur ta bėjnė, pra nga kryetari i kuvendit dhe sekretari si person profesional.
Pėrbėrja e tij ėshtė katastrofale nė aspektin kualitativ dhe se shumica e kėshilltarėve janė vetėm si numėr nė te dhe se nuk kontribuojnė fare nė punėn e tij. Lirisht mund tė them se shumica e tyre pėr mbi tre vite punė nė te asnjėherė nuk kanė marrė fjalėn pėr tė diskutuar problemet apo kėrkesat e atyre tė cilėt edhe i kanė dhėnė votėn dhe njėherit tė drejtėn, qė tė flasin e vendosin nė emėr tė tyre. Vendimet mirren sipas interesave tė pushtetarėve, pa marrė parasysh se vendimet janė ligjore apo jo. Tėra kėto mė bėjnė tė padurueshėm qė tė mos reagoj, duke u munduar qė ti sqjaroj aspektin ligjor dhe interesin qytetarė, por kjo shumicė parlamentare, as qė skuqet pėr veprimet e veta edhe pse janė tė vetėdijshėm, se vota e tyre ėshtė nė kundėrshtim me interesin e qytetarėve. Unė nuk kisha dėshiruar qė Presheva nė tė ardhmen tė ketė njė kuvend tė tillė, ku unė do tė isha pjesė e tij.
"Natėn rrinė e pinė me ta nėpėr kafenet e restaurantet e Vranjės e qyteteve tjera serbe"
Jeni i kėnaqur me punėn qė po bėhet nė Kuvend dhe nė komunėn e Preshevės nė tėrėsi?
Nga ajo qė thash mė lartė, mund tė kuptohet shumė lehtė, se me punėn e kėtij kuvendi nuk jame fare i kėnaqur, sepse nuk kryen funksionin pėr tė cilin edhe ekziston. Pra nuk sjell vendime nė interes tė qytetarėve por, nė interes tė personave, apo grupeve tė caktuara pushtetarė shqiptarė. Administrata komunale, si organ komunal e cila duhet tė jetė servis i kuvendit dhe i qytetarėve nuk ėshtė funksionalizuar nė nivelin e dėshirushėm duke pasur parasysh mungesėn e kuadrit profesional, pasi qė pėr ta nuk ka vend pune, pasi qė punėsimi ėshtė nė baza partiake tė militantėve partiakė pa marrė parasysh kriterin e aftėsisė profesionale, por dhe asaj morale. Ekzekutivi nė tėrėsi me anėtėrė partiakė me shkollė tė mesme pra jo profesional dhe nga kjo pėrbėrje as qė mund tė presim qė tė bėjnė diē tė mirė pėr qytetarėt. Nga 11 antarėt e kėshillit komunal, vetėm 4 me fakultet, ndėrsa 8 me shkollė tė mesme e njėni besa me shkollė fillore dhe normalisht, se qytetarėt normal nga kjo pėrbėrje as qė presin diēka tė punojnė nė tė mirė tė tyre. Tė vetmėn gjė tė mirė qė ka bėrė ky pushtet janė investimet nė infrastrukturė edhe ate nga mjetet finansiare qė vijnė nga pushteti qendror, pushtet tė cilin ditėn e kritikojnė me atė se nuk bashkėpunojnė ndėrsa natėn rrinė e pinė me ta nėpėr kafenet e restaurantet e Vranjės e qyteteve tjera serbe.
"Me largimin tonė nga pushteti, shpėtuam qė tė jemi pjesė e veprimeve korruptive"
Takoheni me kryetarin e komunės sė Preshevės Ragmi Mustafa dhe nėse Po, ēka bisedoni me te, a vetėm kritikoni, apo edhe e lavdėroni aty ku mendoni se e ka mirė?
Me te nuk jam takuar qė nga korrikui i vitit tė kaluar pasi qė rrugėt tona nga ai moment janė ndarė pėrgjithmon. Takim tė cilin e bėmė pasi u ktheva nga vizita ime nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pasi qė kishin konvokue seancė nė emrin tim pa mė njoftuar fare pėr tė nė tė cilėn seancė ishin aprovuan disa vendime qė ishin nė dėmin e qytetarėve tanė dhe nė dėme tė Bashkimit Demokratik tė Luginės, vendime tė cilat e degradonin BDL-nė, nė aspektin politikė dhe mua personalisht nė aspektin moral. Nė kėtė takim u morėn disa qėndrime tė cilat z.Mustafa, prap nuk i respektoi. E njoftova kryesinė me kėtė papėrgjegjėsi tė partnerit tė koalicionit pėr tė cilat veprime organet e BDL-sė morėn qėndrim pėr tu larguar nga koalicioni qeverisės sepse mbetja e mėtutjeshme nė pushtet ishte e pamundur dhe e pamoralshme.Tani jam edhe mė i sigurt, se kemi vepruar shumė mirė me hapat qė i mori kryesia e partisė. Me largimin tonė nga pushteti, shpėtuam qė tė jemi pjesė e veprimeve korruptive, jo profesionale dhe tė turpshme tė pushtetarėve tė tanishėm, tė cilėt ēdo gjė po e bėjnė qė vet tė pasurohen e pėr interest e qytetarėve as qė dojnė tė dėgjojnė.
Po me PVD-nė, si i kein punėt, janė tė pezmatuara ashtu si kanė qenė, apo i keni rregulluar?
Bashkėpunimi im me partitė tjera ėshtė nė kuadėr tė punės sė kuvendit, ku si opozitė bashkėpunoj me PVD-nė dhe UDSH-nė, ndėrsa nė aspektė tė bashkėpunimit partiakė kemi kontakte normale, por jo edhe kontakte pune.
Me cilėn parti, apo liderė e sheh tė mundshme bashkėpunimin pas zgjedhjeve qė po afrohen?
Jemi njė vend i vogėl dhe deshtėm apo nuk deshtėm duhet bashkėpunuar nėmes veti si faktorė politikė shqiptarė, ndėrsa pėr zgjedhjet normal opozita duhet tė bashkėpunoj dhe bashkėveproj pėr tė pasur suksese nė zgjedhje dhe pėr tė ndėrruar kėtė pushtet, pushtet me tė cilin nuk jemi tė kėnaqur as ne si opozitė, por si duket as edhe vet qytetarėt qė kanė votuar para katėr viteve pėr kėta njerėz. Nė aspektin politikė, nė demokracitė e vėrteta bashkėpunimi bėhet nė aspekt tė ideologjive partiake, ndėrsa kėtu te ne as qė kanė apo e dinė se ēfarė ideologjie i pėrkasin partitė tona.
"Riza Halim ka njė veti shumė tė keqe, se nuk ėshtė njeri qė mban fjalėn e dhėnė".
Keni bashkėpunuar njė kohė tė gjatė me liderin e PVD-sė, tashmė edhe deputet i Parlamentit tė Serbisė, Riza Halimi, ēka keni fituar nga ai bashkėpunim dhe ēka keni humbur?
Mė 19 gusht tė vitit 90 u formua Partia pėr Veprim Demokratikė nėn udhėheqjen e z.Halimi, anėtarė i sė cilės isha dhe unė dhe njė nga bashkėpunėtorėt e ngusht tė tij. Kam vepruar pa kursyer asgjė nė atė parti dhe tė them tė drejtėn edhe Halimi e ka ditur mirė ta udhėheq dhe t`na ofroj neve rreth vetit. Zoti Halimi ka ditur shumė mirė ta udhėheq partin nė aspektin politikė, por nė aspektin organizativ mendoj se ka bėrė gabime duke u mbėshtetur gjithnjė te njė grup i njerėzve, tė cilėt nė aspektin e aftėsive politike nuk ishin nė nivelin e duhur, ndėrsa anashkaloheshin ata tė cilėt kishin edhe aftėsi profesionale dhe e donin partin me shpirt. Kam pėrshtypjen, se z.Halimi kėtė e bėnte, sepse nuk i besonte deri nė fund kėtyre kuadrove dhe ndoshta ka pasur tė drejtė. Unė personalisht, kam vepruar me tėrė forcat e mia pėr kėtė parti pa kurrfarė interesi personal, por vetėm pėr interesin e pėrgjithshėm pėr idealin tim dhe tė shqiptarėve qė tė punojmė pėr tu ēliruar nga ajo dhunė e diskriminimit serb. Me pak fjalė nga zoti Halimi kam mėsuar shumė gjėra tė mira, por kam vėrejtur edhe gjėra tė cilat nuk i bėnin e tė cilat kishin tė bėnin me demokracin e brendshme partiake. Nuk ka lejuar shprehjen e mendimit ndryshe dhe ēdo gjė qė ai ka propozuar, ėshtė dashtur patjetėr tė miratohet, ėshtė siē ėshtė, u propozua nga ai
Dhe kėtu po them edhe njė gjė, se Riza Halim ka njė veti shumė tė keqe, se nuk ėshtė njeri qė mban fjalėn e dhėnė, kur e sheh se fjala e dhėnė nuk ėshtė nė interesat e tij. Po them publikisht tani, se nė vitin 2007 me insistimin e ndėrkombėtarėve si koalicion i shqiptarėve nga i cili u tėrhoqėn nė momentin e fundit PDSH dhe LPD dhe mbetėm vetėm ne dhe PVD pėr tė garuar nė zgjedhjet parlamentare, pėr tė cilin veprim kam pas kėrcėnime dhe fyerje tė shumta pėr tėrė kohėn e fushatės, kėrcėnime pėr likuidim dhe fyrje si tradhėtar i popullit.Tėrė fushatėn parazgjedhore e zhvilluam unė dhe Shaip Kamberi, nė tė cilėn fushatė dhash ēdo gjė nga vetja. Nė disa raste pėrshkakė tė gjendjes sė dobėsuar shėndetėsore edhe mora infuzione dhe ashtu i sėmuar veprova me tė vetmin qėllin qė mos tė dėshtonim nė kėto zgjedhje, sepse rrezikonim pastaj si parti pėr veprim tė mė tutjeshėm politikė. Pėr kėtė arsye, as qė mė ka shkuar mendja tė bisedoj me Halim pėr marrėveshje tė koalicionit. Pas zgjedhjeve dhe kur gjithė kėto u kryen dhe z. Halimi shkoi deput. Nė aspektin ligjorė kuvendi republikan pėr subjektet qė kanė pėrfaqėsues ndanė mjete finansiare pėr funksionimin e partive gjegjėsisht pėr aktivitetet e partis dhe ato mjete ishin mbi 10000 euro nė muaj pėr KOALICIONIN E SHQIPTARĖVE TĖ Luginės, tė cilat mjete z.Halimi i mirrte tinėzisht, pra vetėm pėr partin e vet e jo edhe njė pjes tė kėtyre ti ndaj PARTNERIT TĖ KOALICIONIT, PRA PARTIS SONĖ BDL. Kėtė veprim jo tė moralshėm ne e zbuluam pas disa muajve dhe kėrkova nga zoti Halimi bisedime pėr kėtė ēėshtje dhe gojarisht u dakordum, qė sipas votave partiake qė 1\4 apo 25 pėrqindė nga mjetet e pėrgjithshme t`na i barte edhe BDL-sė. Kėtė e bėri vetėm pėr tre muaj dhe me shpalljen e zgjedhjeve tė parakohshme lokale dhe parlamentare ku z.Halimi ndėrpreu kėto mjete. Ne e paditėm nė gjygj, por gjygji pasi ishte nėn influencė tė politikės, a z.Halimi ishte deputet, pra gjygji vendosi nė dėmin tonė, me arsyetimin, se ministria republikane nuk i jep raportin finansiarė pėr mjetet e marrura nga z.Halimi. Njė arsyetim sa naiv aq dhe qesharakė, kur edhe laiku mė i madh e dinė se ēdo gjė qė e kėrkon gjygji i jepet patjetėr pėr ēdo kend bile edhe pėr kryetarin e shtetit e leje mė pėr deputetin. Kėtė e thash kėtu publikisht pėr tė argumentuar se z.Halimi nuk ėshtė njeri i besės dhe materialist i madh.
Zakonisht intervista e mia nuk janė puthadorėse tė ndonjėrės parti, sepse nuk kemi apetite pėr tė fituar ndonjė vend pune, apo pėr tė drejtuar ndonjė ndėrrmarje e kėshtu me rradhė, por, dua qė tė jenė tė zėshme dhe tė kuptohen lehtė nga lexuesi, prandaj, manovrojmė shpesh me pyetje, shpresoj, se po mirėkuptohemi nė bashkė bisedimin tonė. Zgjedhjet po afrohen, kein ndryshuar diēka pėr tu paraqitur nė fushatė, apo jeni me ato ide dhe projekte, kur dihet, se edhe partia juaj ka pasur njė "tėrmet", ku ju kanė larguar disa anė tarė, edhe pse, keni dalur partia e tretė nga zgjedhjet e kaluara?
Po normal, partia funksionon nė punėn e saj, e tani edhe po pėrgaditemi pėr zgjedhjet lokale, me programin e njejtė zgjedhor me disa modifikime tė vogla, ku prioritet do ti jipet arsimit dhe zhvillimit ekonomikė tė cilin zhvillim mund dhe duhet ta bėjmė nė bashkėpunim me bashkatdhetarėt tanė tė cilėt kanė pėrvojėn, dijen dhe paranė, ndėrsa ne e kemi kualitetin dhe pjesėn administrative.
Ėshtė bėrė shumė trumbetime pėr Trupin Koordinues, realisht, sa jeni i kėnaqur me punėn qė ėshtė bėrė deri mė tani?
Kemi bė shumė veprime bashkė me ndėrkombėtarėt pėr participimin e faktorit politikė shqiptarė nė trupin koordinus dhe tani pas 6 viteve participimi nė te jemi bindur dhe besoj, se edhe bashkėsia ndėrkombėtare ndanė tė njejtin mendim, se ky trup ka dėshtuar nė punėn e tij dhe se ky ka qenė nė funksion tė kryetarit tė saj dhe pjesės administrative tė cilėt kanė harxhuar nga mjetet e parapara pėr buxhetin e trupit afėr 40% tė tyre. Pėr hir tė qytetarėve, do tė jap disa tė dhanura pėr tė argumentuar ate qė thash mė pėrpara. Plani i dy qeverive apo siē njihej plani i Ēoviqit, e cilin e kishin pranuar edhe bashkėsia ndėrkombėtare parashihet nė vetvete:
Integrimi i shqiptarėve nė sistemin politikė, shtetėror e shoqėror dhe respektimin e tė drejtave tė tyre nė pajtim me standardet ndėrkombėtare;
Vendosja e paqes dhe sigurisė nė rajon, duke siguruar qarkullimin e lirė tė qytetarėve dhe kthimin e lirė tė tė gjithė qytetarėve tė shpėrngulur dhe
Revitalizimin dhe zhvillimin ekonomiko-social tė rajonit tė Luginė sė Preshevės.
E gjithė kjo, ishte parapa tė realizohet brenda tre viteve. Pika e parė nuk ėshtė realizuar as m 10%, ndėrsa tė drejtat e shqiptarėve edhe pas 10 viteve tė funksionimit tė tij nuk realizohen. Shqiptarėt nuk kanė tė drejta tė njejta as nė punėsim as nė pėrdorim tė gjuhės, as nė shkollim as nė ruajtje dhe kultivim tė identitetit kombėtar, as nė pėrdorim tė simbolit kombėtar dhe as nė tė drejtė jete tė lirė, ata sa herė qė kėrkon politika ditore serbe arrestohen, maltreton edhe dėnohen.
Pika e dytė, edhe kjo nuk ėshtė realizuar nė tėrėsi, sot kemi njė paqe tė brisht nė regjion, nuk kemi qarkullim tė lirė si dhe nuk lejohet kthimi i tė shpėrngulurve nė Malėsin e Preshevės, Medvegjės, e Bujanocit, pėrbėhet e kundėrta. Prezenca e xhandarmėris jep pasqyrėn, se ky rajon nuk ėshtė i sigurt dhe sikurse tė ishte nė luftė. Kjo prezencė e tyre edhe frikėson qytetarėt shqiptarė, i maltreton ata, i pengon qė tė kryejnė punėt e veta nė pronat e tyre, si dhe tė shpėrngulurit qė tė mos kthehen nė vatrat e tyre.
Pika e tretė, qė ka tė bėjė me zhvillimin ekonomik, nuk ėshtė investuar asnjė dinarė nė te, por pėrkundrazi edhe ato organizata qė duhej tė privatizoheshin nuk e bėnė kėtė proces por, lejuan, e unė po them me qėllim tė caktuar, qė ato tė shkatėrrohen dhe sot ato janė afunksionale, punėtoret ae punė bredhin nė rrugė, ndėrsa papunėsia enorme ndikon qė tė rinjėt, por edhe tė tjerėt ta lėnė vendin e tyre dhe te migrojnė nė perendim. Sot, ky rajon, ka mbet pėrafėrsisht pa gjysmėn e popullatės sė re. Pra, edhe nė kėtė aspekt, Serbia me mosveprimin e saj pėr realizimin e pikės sė tret, po arrin tė realizoj qėllimin kryesor, tė zhvendos shqiptarėt nga Lugina sa nė Kosovė e shumicėn nė evropė. Kėtė proces unė e quaj proces i asimilimit ekonomikė tė shqiptarėve nge qeveria serbe, proces i cili ėshtė i ndaluar me konventat ndėrkombėtare, por, Serbia as qė po dėshironė tė dėgjojė pėr kėto konventa. Mendimi im ėshtė, qė shqiptarėt duhet tė dalin sa mė parė nga ky trup, qė ta pamundėsojnė manipulimin e kryetarit tė saj me ne shqiptarėt.
Mos po ndodh qė Serbia, po jep nga njė gish mjaltė me kėto projekte, qoftė edhe nė fushėn e mediave dhe tė ėmbėlsohen ata qė i duan "ėmbėlsirat" e pushtetit?
Po keni plotėsisht tė drejtė, mjeshtėr i kėtyre veprimeve ėshtė kryetari i trupit kordinues dhe nė kėtė formė ai edhe po vepron me ne shqiptarėt dhe fatkeqėsisht nė kėto veprime po ka ndihmė edhe nga njerėzit e pushtetit lokal, direkt nga kryetari i komunės sė Preshevės.
Mos po doni me thėnė, se ky trup Koordinues, ėshtė sa pėr ti thėnė ndėrkombėtarėve, se nė Serbi po punohet diēka dhe pėr ti dhėnė paga disave qė punojnė pėr ata?
Mirė e keni kuptuar, bash ashtu si thoni ju. Pėr tu arsyetuar te faktori ndėrkombėtarė, se ne po punojmė, por shqiptarėt nuk po duan bashkėpunim dhe se ne nuk jemi fajtorė pėr mos zhvillim, kur shqiptarėt njė gjė tė tillė se duan.
"Mė neverit politikanėt kur shiten pėr njė kafe".
Z. Destani, unė bėra vetėm pyetje, komenti ėshtė i juaji. Pyetja e radhės, ēka tė neverit mė sė shumti?
Amoraliteti i politikanėve, dyftyrėsia, demagogjia e tyre dhe nė maksimum nacionalpatriotizmi i njerėzve fallco, sidomos i atyre politikanėve tė cilėt shiten pėr njė kafe, ata na bombardojnė pėr ēdo ditė me patriotizėm tė rrejshėm.
Tė them tė drejtėn jam shumė i zhgėnjyer me tė gjitha pushtetet e gjertanishme tė, cilat mirė e keni vėrejt, pėrveē nė infrastrukturė rrugore edhe ate duke i falėnderuar donatorėve ndėrkombėtarė nė sektet tjera nuk kanė bėrė ate qė ėshtė dashur dhe qė ėshtė e mundshme.Tė kuptohemi, ēėshtja e rrugėve, ujit rrymės, ėshtė ēėshtje qė e ka obligim ligjor, ēdo pushtet lokal dhe pėr tė cilat gjėra parashihen mjete buxhetore nga taksat dhe tatimet e qytetarėve dhe kėto ndėrtime unė nuk i quaj si sukse tė pushtetit. Pushteti duhet treguar aftėsit e veta krijuese, organizative, nė kuadėr tė funksionalizimit tė administratės komunale, qė ti shėrbej qytetarėt nė nivelin e duhur, mė shpejt e mė leht, tė ndėrtoj qendra shkollore, tė modernizoj dhe pėrparoj arsimin, kulturėn, informimin, tė mundėsoj investimet e huaja, duke bėrė lehtėsira administrative, tė bashkėpunoj ngusht me mėrgatėn tonė, e cila thash mė lart ka edhe pėrvojėn edhe
kapitalin, edhe dijen edhe mundėsit pėr tė investuar nė vendlindje dhe shumė gjėra tjera tė cilat munden dhe duhet tė bėhen.
Cili ė shtė bashkėpunimi juaj me partitė tjera shqiptare nė Bujanoc dhe Medvegjė?
Bashkėpunojmė me tė gjitha partitė nė Bujanooc dhe Medvegjė, pėr ato ēėshtje tė cilat janė nė interesat e pėrbashkėt. Bashkėpunimi shihet kryesisht nė punėn e kuvendit tė pėrbashkėt shqiptarė si organ mė i lart politikė i shqiptarėve nė luginė.
Sipas jush, cila do ishte zgjidhja mė e mirė e Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit?
Nė janar tė vitit 2006, kemi aprovuar nė kuvendin e pėrbashkėt tė kėshilltarėve shqiptarė platformėn e pėrbashkėt politike me 66 vota pro dhe njė apstenim e cila na obligon qė ti pėrmbahemi deri nė fund asaj dhe tani kėtu po pėrsėrisė, atė qė kemi vendos nė te, se shqiptarėt e Luginės sė Preshevės pėrkrahin parimet e vendosura nga grupi i Kontaktit-kvintit, se nuk ka ndryshim tė kufijve me dhunė, se nuk ka ndarje, pra pėrkrahim pavarėsinė e Kosovės nė kufijt e tanishėm, nė tė kundėrtėn, nėse vjen gjer te ndryshimi i kėtij vendimi, ne aktivizojmė referendumin e 1dhe 2 marsit, pjesėn e dytė tė fjalis, se kėrkojmė bashkangjitje me Kosovėn. Sipas asaj qė po ndodh dhe po flitet nėpėr vende tė ndryshme, jozyrtarisht, do tė kemi ndryshim tė primeve tė grupit tė kontakteve, pra ndryshim tė kufinjėve nė atė rast, Lugina shkon me ēdo kusht me Kosovė.
A do tė ishte e udhės qė nė bisedimet serbo-shqiptare, tė trajtohet edhe problemi i kėtyre tre komunave?
Unė ndoshta jam i vetmi qė kėto bisedime si quan kėshtu, po kėto janė bisedime midis Republikės sė Kosovės dhe asaj tė Serbisė, pra midis dy shteteve e jo midis dy popujve, sepse mė falni po pala kosovare po bisedon nė emėr tė gjithėve dhe pėr gjithė qytetarėt e saj. Tani pėr tani diskutohen ēėshtjet teknike, pra vulat, tabelat, dokumentet katastrat, e kur tė bisedohet e nėse bisedohet pėr ēėshtje politike, atėhere, nėse Kosova nuk kėrkon edhe tė drejtat tona nė Luginė, gjithsesi udhėheqėsia e Kosovės le ta kenė tė qartė, se ne nuk do tė shujmė dhe do tė kėrkojmė me tė gjitha format, qė ate qė pėrfitojnė serbėt e Kosovės, tė realizojmė edhe ne shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, pra reciprocitet nė tė gjitha aspektet.
Keni kontakte me faktorin ndė rkombė tarė?
Po kemi kontakte me ambasadat perendimore nė Beograd, ftesat pėr festat shtetėrore tė ambasadės amerikane, britanike, franceze, holandeze, spanjole, e besa edhe asaj indoneziane. Ēdo vizit e ambasadorėve nė Luginė gjithsesi takohen edhe me mua si kryetar i Bashkimit Demokratik, e si kryetar kuvendi isha i ftuar nga Stejd Departamenti amerikan me organizim tė ambasadės amerikane nė Beograd pėr vizit tri javore nė SHBA, si dhe isha nė nje vizit 5 ditore nė Bruksel. Mendoj, se kėto janė argumente shumė tė qarta, se bashkėpunimi me ndėrkombėtarėt ėshtė nė nivelin mė tė lart tė mundshėm.
Kisha dhe kam kontakte tė shumta me faktorin ndėrkombėtar e sidomos me ata amerikan, britanik, francez e spanjol dhe i jam mirėnjohės pėr gjithė ate qė bėnė pėr shqiptarėt e Luginės pa ndihmėn e tė cilėve sot nuk do tė kishim asnjė pėrparim, ndoshta edhe nuk do tė kishte fare shqiptarė nė luginė.
"Jam lodhur nga dyftyrėsit e politikanėve tė papėrgjegjshėm".
Jeni lodhur me politikė ?
Tė them tė drejtėn jam lodhur dhe ate jam i lodhur shum, jo nga puna qė e kam bėrė por nga ajo qė po ndodh nė skenėn politike tė Luginės. Jam lodhur nga dyftyrėsit e politikanėve tė papėrgjegjshėm, nga ata me moral tė dyfisht, me matrapazllukun e tyre, si dhe me atė se si ėshtė e mundur qė tė veprohet nė kėtė mėnyrė tė paturpshme e mos tė reagojnė qytetarėt, po jap vetem njė shembull. Nė qershor tė viti 2010, me kėrkesėn e nėnkryetarit tė PDSH-sė pėr leje tė hapjes sė kafenes nė tė vetmen hapsirė tė gjelbėrt dhe kėnd tė fėmive me lodra, tė fėmijėve tė cilin e kishte ndėrtuar ish ambasadori i OSCE sė nė Beograd z.SANINO, me financim personal, kėshilli komunal nuk i jep leje por, kryetari nė mėnyrė joligjore i lejon dhe ai ndėrton kafenen nė ate hapėsirė duke prishur tė vetmin kėnd tė fėmijėve nė tėrė qytetin dhe asnjė qytetarė, OJQ tė apo prind, nuk reagon, kjo gjė po tė kishte ndodhur kudo nė ndonjė qytet tjetėr, do tė ishte ngritur nė kėmbė gjithė qyteti. Pra, nė Preshevė organizatat joqeveritare kanė rėnė nė gjum, e zėri qytetarit nuk funksionon, e aty ku nuk ka aktivitet tė OJQ, pushteti nuk ndalet sė vepruari ligj e pa ligje, PRA ATY KU NUK KA MENDIM KRITIK, AKTIVITET QYTETAR, ATY EDHE NUK KA DHE MOS LYP DEMOKRACI.
Jeni me profesion mjek, sigurisht, se e shikoni mė mirė se gjithkushi situatėn nė Shtėpinė e Shėndetit nė Preshevė. Si ėshtė puna nė kėtė shtėpi tė shėndetit?
Situata ėshtė e rėndė nė Shtėpinė e Shėndetit, si nė aspektin organizativ, ashtu edhe nė ate funksional. Shtėpia e Shėndetit ka organet e zgjedhura, tė cilėt nuk funksionojnė, kurr nuk mblidhen pėr tė shqyrtuar problemet nė kėtė shtėpi shėndeti. Bėhen prishje, ndreēje tė hapsirave pa kurrfarė vendimi, pa projekte, hapsira e punė, ėshtė shkatėrruar deri nė maksimum dhe Shtėpia e Shėndetit mė nuk i pėrngjanė institucionit shėndetėsorė, punėsimet bėhen pa kriterė dhe nė baza familjare dhe partiake, punėsohen nė ambullant njerėz qė kurr nuk kanė bėrė as njė ditė shkolle tė mjekėsisė. Kur gjithė kėsaj i shtonė edhe marrėdhėniet ndėrnjerėzore tė prishura deri nė maksimum ndėrmjet kuadrit mjekėsor si dhe ramjen drastike tė pacientėve pėr shkakė tė ikjes sė popullatės nė europ. Frigohem, se do tė vije shėndetėsia nė Preshevė nė njė fazė kritike, kur funksionimi i saj do tė vėshtirėsohet tej mase.
Ka pėrparuar qyteti i Preshevės sa i pėrket aktiviteteve politike apo ėshtė fundosur?
Nėse mirret si kriter numri i partive, atėhere themi po, por kjo nuk ėshtė ajo qė i duhet politikės preshevare, shqiptare. Fragmentimi i korpusit politikė tė Luginės ėshtė nė dėm tė interesave tė pėrgjithshme dhe nga kjo pėrfiton vetėm individi apo klanet partiake, ndėrsa humb forca politike shqiptare ēka edhe po ndodh dhe nė kėtė proces po gėzohet pushteti qendrorė, sepse nuk do tė ketė faktor politikė tė fort shqiptar qė tė bėjė presion nė realizimin e obligimeve tė marra qysh nė 2001 kjo qeveri. Pra, parcializimi i faktorit politikė shqiptarė, ėshtė proces qė dėmton interesin e shqiptarėve dhe shkon nė favor tė qeveris qendrore dhe individėve apo matrapazėve politikė nė kuadėr tė partive politike shqiptare, e tė tillė fatkeqėsisht te ne shqiptarėt janė tė shumtė.
Sa janė tė pavarura ato media qė po funksionojnė atje?
TV "Presheva" ėshtė medium publikė, qė financohet nga qytetarėt e Preshevės, ndėrsa punon dhe vepron me diktatin e PDSH-sė, TV "Aldi" ėshtė privat dhe mendoj, se ėshtė deri diku i pavarur.
Keni kontakte me qeverinė Berisha?
Po, bashkėpunimi me institucionet shqiptare janė nė nivel tė duhur. Isha dy herė nė vizit te kryeministri Berisha me ekipin e pėrbashkėt tė udhėheqėsve politikė tė Luginės, ku na priti jo si politikanė, po si vėllezėr shqiptarė, bisedimet ishin tė ngrohta e vėllazėrore, na dha premtime dhe thuajse tė gjitha ato premtime deri mė sot i ka realizuar, prandaj pėr kėtė i jemi mirėnjohės pėr ēdo gjė qė ka bė z.Berisha pėr ne shqiptarėt e sidomos nė fushėn e arsimimit tė tė rinjėve tanė nė tė gjitha nivelet.
Do tė jetė njė atak pėr tė gjitha partitė shqiptare qė funksionojnė nė Preshevė me formimin e degės sė PD-sė tė Mr.Nagip Arifit, nė kėtė qytet, apo nuk do tė vėrehet kjo aspak?
Mendoj, se fuqia e partis sė re ėshtė nė Bujanoc, e jo nė Preshevė, sepse nė Preshevė nuk ka mė vend pėr parti tjera, mė duket se janė bėr 7 apo 8-tė, pra nuk ka njerėz mė pėr parti. Shqiptarėt e Preshevės po edhe tė Bujanocit me shumicė janė shpėrngulur pėr nė europ, nuk kanė mbetur mė njerėz pėr parti politike.
Sikurse tė jesh i pari i Preshevės, ēka do tė kishe ndryshuar nė muajt e parė nė kėtė qytet e me rrethinė?
Mėnyrėn e administrimit tė komunės, nė aspekt tė shėrbimeve tė qytetarėve, rregulla tė reja nė punė, takim ēdo tė premte me qytetarėt pėr ti trajtuar problemet e tyre nė mėnyrė direkte, kontaktet me kryetarėt e Bashkėsive Lokale pėr problemet nėpėr bashkėsi lokale, me udhėheqėsat e shkollave pėr problemet e arsimit dhe me udhėheqėsat e institucioneve komunale, si dhe njė transparencė tė harxhimit tė mjeteve financiare nga 2005-ta e kėndej pėr tė parė se ku dhe si janė harxhuar mjetet e qyetarėve, nga e cila jam i sigurt, se do tė shihen keqpėrdorimet e shumta qė janė bėrė nga ky pushtet dhe sigurisht, se dikush do tė duhet tė pėrgjigjet pėr kėto manipulime.
"Do tė isha shum i lumtur, qė tė mė zėvendėsoj sa mė shpejt dikush nga tė rinjėt"
Nė Preshevė mendoni, se ka konflikt gjeneratash, nė se Jo, atė herė, pse nuk po ia japin tė rinjėve drejtimin e partive. Komenti juaj?
Rinia preshevare ėshtė mjaft aktive nė kuadėr tė forumeve rinore tė partive politike dhe normal, se janė kuvendet e partive qė vendosin me zgjedhje, se kush do ta udhėheq partinė. Unė jam idhėtar i asaj qė kuadrot e reja tė stimulohen nė veprimin e tyre dhe nė partinė tonė njė gjė e tillė po ndodh. Sa i pėrket udhėheqjes, unė do tė isha shum i lumtur, qė tė mė zėvendėsoj sa mė shpejt dikush nga tė rinjėt, por deri nė kėtė moment ende nuk ka aso kandidati i cili do tė mundet tė mirrte kėtė barrė, se kjo ėshtė barrė e rėnd. Unė nė kėto tetė vite kohėn mė tė madhe tė jetės sime e kam kaluar nė aktivitetet partiake dhe nuk kam pas kohė si tė thuash, ti shoh as fėmijėt e mijė si duhet, duke u rritur e leje mė tė rri apo tė kaloj kohė tė gjatė me ta.
Pėrcillni aktivitetet e bashkatdhetarėve tanė dhe sa jeni tė kėnaqur me veprimtaritė e tyre qė bėjnė atje?
Po i kam pėrcjullur dhe i pėrcjell vazhdimisht pėrmes mediave tė shkruara dhe atyre elektronike dhe jam tej mase i kėnaqur me punėn qė bėjnė ata atje dhe po e them, pse tė mos e them, se ata janė duke punuar shumė mė shumė se ne nė kėtė luginė qė jemi duke jetuar. Sinqerisht ua them, se unė mburrem me punėn e tyre tė sinqertė qė bėjnė dhe i dėshiroj nga zemra ti falėnderoj pėr gjithė ate kontribut qė e kanė dhėnė dhe qė po e japin, dhe nuk duhet tė jenė tė harruar nga ne, por ne duhet tė jemi sa mė afėr tyre.
A e ka ngritur dikush problemin e hekurudhės nė Stacionin e Preshevės, kur dihet se presin me minuta tė tėrė bashkė kombasit tanė pėr tė kaluar andej hekurudhės, apo kėndej pėr nė Preshevė?
Po mė kujtohet shumė mirė, se qė nga 94-ta, kur edhe i bėmė zgjedhjet e para lokale kėshilltarė i tė cilit kuvend isha edhe unė, kemi ngritur zėrin pėr rregullimin e kėtij problemi, por pasi qė ėshtė kompetencė e qeveris nuk kemi pas suksese, as atėherė nė pushtetin e Millosheviqit, po as tani nė pushtetin e tė ashtuquajturit tė demokratėve, edhe pse pėr mu ky pushtet ndoshta ėshtė edhe mė i vėshtirė se ai i mė parshmi.
Kemi pasur njė projekt qė tė shkohet jo me mbikalim, sepse duhen shumė mjete, financiare, me miliona euro tė cilat ne si kemi, me njė tejkalim nga ana perendimore nga gėlqerorja, po si duket as ai projekt nuk ėshte realizuar, edhe pse ai nuk donė mjete tė mėdha financiare. Ky problem ėshtė i madh dhe kėrkon zgjidhje, por atė duhet ta bėjnė njerėzit qė janė nė pushte, se ne nuk mundemi e as qė na lejojnė ta bėjmė.
Po problemin e bėrdhokave tė qytetit, qė ēdo ditė shkojnė shumė bėrdhoqe andej dhe djegen, e natyrisht, se ėshtė e dėmshme pėr Preshevė e me rrethinė?
Problemi i mbeturinave ėshtė problem nė gjithė shtetin, por te ne nė Preshevė ėshtė shumė i rėndė, si nė qytet ashtu edhe nė fshatra.
Ambijentit tė pastėrt, po i jepet rėndėsi e madhe edhe nė BE dhe e kanė shpallur si prioritet, sepse ėshtė njė nga faktorėt kryesorė pėr njė jetė tė shėndosh tė qytetarėve. Nga fondet evropiane, jepen mjete tė majme financiare pėr projekte ekologjike, por duhet tė punohet nė kėto projekte dhe tė konkurohet, por ama ne fare nuk punojmė nė kėto projekte kėshtu qė nuk di se si do tė bėjmė deponin e qytetit dhe deponi nėpėr fshatra.Pėr tė mundur tė bėjmė deponimin e mbeturinave nė vendet e caktuara, duhet punuar nė kėtė aspekt, sespe kjo situatė ėshtė e pa pėrballueshme pėr njerėzit tanė.
Kur do ta ketė Presheva ndonjė vend, qė tė takohen intelektualėt bashkė me veprimtarėt e rrethinės e tė flasin sė bashku pėr problemet qė i preukupojnė, apo duhet tė ndahen nė pėr kafe, filan partia rrinė nė kėtė lokal dhe partia tjetėr tek ky lokal?
Kjo gjė duhet bėrė sa mė parė.Takimi me gurbetēarėt edhe ai ėshtė mė se i nevojshėm, i cili na ndihmon edhe neve edhe gurbetēarėve tanė.
Nuk ėshtė problem i vendit ai mund tė bėhet pa problem, por arsyeja qėndron se nu ka vullnet pėr njė gjė tė tillė. Unė mendoj, se ky aktivitet ėshtė mė se i domosdoshėm, sepse pushteti lokal duhet ta shfrytėzoj kėtė potencial intelektual.
Na thoni drejt, sa harxhojnė politikanėt tanė kohė nėpėr kafe?
Po si duket, vendi mė i preferuar i politikanėve janė kafenet, kur nė vend tė parqeve bėjnė kafe, se si duket aty ndihen mė tė rehatshėm dhe kur kemi parasysh, se nuk paguajnė fare, se pagesat i bėjnė pėrmes zhirollogaris komunale. Kohėn mė tė madhe e kalojnė nė kafe, kjo ėshtė e vėrtet dhe aty ndihen mė tė qetė, por edhe aty e bėjnė politikėn e tyre.
Z.Destani, padyshim, se na kanė mbetur edhe shumė tema pėr ti trajtuar, por nuk do tė thotė, se nuk do kemi mundėsi tė takohemi herave tjera e tė trajtojmė gjėra tjera interesante. Unė Ju falėnderoj edhe njė herė qė ndatė kohė, pėr kėtė bashkėbisedim. Ju urojmė shėndet dhe suksese.
Kėnaqėsia ishte e imja.
Intervistoi: Mr. sc. Dashnim HEBIBI, Bern
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 41 vizitorë |
| Lexuar:
618 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Intervistė me historianin Alexandre Lambert |
E dielė, 13 maj 2012 - 10:40 Evropa sabotoi historinė tuaj nė shekullin XIX, kur Ilirinė e quajti Ballkan.
Pėrderisa ne nuk e njohim vetveten mirė, pėrderisa ngremė zėrin, nxijmė ... |
| Intervistė e imagjinuar me Hasan Prishtinėn |
E premtė, 10 shkurt 2012 - 21:04 Tė bėhet Shqipėria ashtu siē e meriton
Kemi hyrė nė vitin jubilar tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ēdo datė historike ka edhe personalitetet e ... |
| RAMA: Mes Shqipėrisė e Serbisė nuk ėshtė mė K... |
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 20:16 EKSKLUZIVE: « Serbia vazhdon tė jetė peng i sė shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojė realitetin rreth statusit tė Kosovės. Sa me shpejt ta kuptoje Serbia... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|