Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistė e imagjinuar me Abdyl Frashėrin
Publikuar më 13 shtator, 2011 nė orėn 00:12 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Janė pjellė e Ballaban Pashės e Durgut Pashės


Abdyl Frashėri
Morina:- Situata politike e krijuar dhe kėrkesa e Pushtetit Turk pėr pėrmirėsimet qė duhet tė bėjmė nė histori, se gjoja po i fyejmė sulltanėt, mė shtyri tė bėjė kėtė intervistė me Ju, qė ne sot mėsojmė se keni qenė truri i Lėvizjes Shqiptare tė Prizrenit. Pyetja e parė, ne Juve dhe vėllezėrit e juaj kur i mėsojmė, paksa u pėrmendet titulli i nderit- Bej?

Frashėri:- Mė vjen mirė, se edhe ne e kemi urryer atė titull. Rrallė mund ta gjeni nė firmosje tona atė. Nė atė kohė vraponin njerėzit pėr tė marr tituj nderi e ushtarak nga sulltanėt, ndėrsa neve edhe pse na e kanė dhėnė pėr merita tė punės intelektuale, nuk e kemi honepsur shumė.

Morina:- Jo vetėm atėherė, por edhe mė vonė, kanė vrapuar pas titujve tė tillė. Pėr lexuesit tanė ėshtė me rėndėsi tė na shpjegoni, ju keni qenė njė personalitet me ndikim, pse vendoset t’i leni ofiqet e Perandorisė dhe tė merreni me ēėshtje kombėtare, kur dihej se luanit me kokėn e juaj e tė familjes?

Frashėri:- Po ashtu ka qenė. Shqiptarėt ishin nė skamje tė madhe dhe nuk u lejohej shkrim leximin nė gjuhėn amtare. Se nė ēfarė gjendje kanė qenė, kėtė mė sė miri e thotė vėllai im Samiu “Shqiptari tėrė zhele – zhele sa s’ka ku ta zėrė qeni... e taksidari ngeh shkopn’ e thot paguani”, nė njėrėn anė, e nė anėn tjetėr, nė vijat e para tė frontit i dėrgonin djalėrinė tonė, qė pėrdoreshin mish pėr top.

Morina:- Lufta Ruso - Turke ishte nė kulmin e saj, nė anėn tjetėr Ju me disa shokė filluat tė punonin pėr mėvetėsi, pse mu atėherė?

Frashėri:- Edhe mė herėt kemi punuar, por aso kohe ėshtė intensifikuar organizimin ynė. Atje filluan tė dėrgojnė ushtarė shqiptar. E pamė tė rrugės se duhej shfrytėzuar kriza e krijuar, qė edhe ne tė vendosnim pėr fatin tonė.

Morina:- Kjo ndodhi pas Marrėveshjes sė Shėn Stefanit apo edhe mė herėt?

Frashėri:- Ne kishim filluar tė punojmė edhe mė herėt, se tė shtrish organizimin nė gjithė Shqipėrinė, nė kohėn kur nuk kishte mjete komunikimi, por pėrmes lajmėtarėve, nuk ka qenė lehtė. Ne qė ishim nė Stamboll filluam, por duhet qė nė radhė tė parė tė komunikonim ne tė mėrgatės, qė ishin mė tė shkolluar, e pastaj lė gjenim bashkėmendimtar edhe nė atdhe. Kjo punė na ka marrė vite tė tėra.

Morina:- Para se tė merrnit qėndrim, qė krerėt e atdheut tė tuboheshin nė Prizren, keni mbajtur takim paraprak?

Freshėri:- Po. Ėshtė mbajtur njė takim nė fillim tė Majit tė po atij viti.

Morina:- Pse e zgjodhėt Prizrenin dhe kėtė qytet e shpallėt edhe kryeqytet tė Shqipėrisė?

Frashėri:- E para, ky qytet ishte nė mes tė Shqipėrisė, e dyta ishte qytet shqiptar dhe e treta kishte nė tė seli diplomatike tė shteteve tjera, mirėpo edhe rrezikohej tė shkėputej nga tėrėsia territoriale jona, sepse Perandorisė Osmane pak i bėnte pėr te, vetėm tė shpėtonte nga Carizmi Rus.

Morina:- Vendimet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, dėrguar Kongresit tė Berlinit, na janė tė njohure, mirėpo na intereson, kishit biseduar mė parė me Sulltanin, apo ndonjė mėkėmbės tė Tij, pėr kėrkesat e Juaja?

Freshėri:- Kėrkesat tona mė parė iu kanė dėrguar edhe perandorisė, mirėpo ajo ishte futur nė lojė tė fėlliqtė, trojet tona i kishte vu nė aeropag, vetėm e vetėm qė tė shpėtonte. Dihet se gjithnjė nė pazarllėqe e pėsojnė ato troje qė gjinden nė periferi dhe mu pėr kėtė ne nuk pranuam qė tė jemi mjet kusuritje.

Morina:- Aeropag, na shpjegoni kėtė?

Frashėri:- Tregu Evropian, sepse Rusia cariste donte tė forcohej nė kėtė pjesė tė botės dhe Perandoria Osmane ishte e gatshme tė pranonte kėtė kompromis, se edhe ashtu shqiptarėt nuk rrinin tė qetė. Tua pėrkujtojė vetėm kryengritjet e pashallėqeve shqiptarė qė e tronditėn Sulltanatin.

Morina:- Kėrkesa e Juaj nuk u pranua nė Berlin, njė pjesė e trungut shqiptar iu dha Serbisė, njė tjetėr Malit tė Zi dhe nuk mbeti edhe Greqia pa pėrfitim?

Frashėri:- Ata ishin ortodoks dhe Rusia, si vėllai i tyre mė i madh, nuk i la pa shpėrblim, ndėrsa Perandoria Osmane edhe pse na quante vėllezėr nga feja, pranoi kėtė copėzim tė trojeve tona.

Morina:- Rruga e vetme u mbeti kundėrvėnia ushtarake, nė tė dyja planet edhe kundėr pushtuesve tė rijnė edhe kundėr pushtuesve tė vjetėr “dorėshlirė”?

Frashėri:- Po, kundėr tė dyve, por mė vėshtirė e patėm me perandorinė Osmane, sepse ajo ishte zotuar qė kėto troje t’ua jepte pa gjakderdhje aleatėve rus dhe u vu kundėr nesh.

Morina:- Pėr tri vjet rezistuat dhe nė fund u burgosėn bashkė me Sylejman Vokshin, komandantin e ushtrisė sė Lidhjes. Pse mu nė Prizren u mbajt procesi gjyqėsor?

Frashėri:- Sepse aty ishte zemra e shqiptarisė. Ai ishte kryeqyteti ynė.

Morina:- Pse nuk u dėrguan nė Stamboll?

Frashėri:- Ky proces kishte dy kėndvėshtrime: I pari, se duhej dėnuar tė gjithė ata qė patėn guximin tė rrokin armėt kundėr Perandorisė dhe i dyti pėr tė shti datėn tė gjithėve se ky qytet ėshtė i Perandorisė dhe duhet hequr nga koka se ėshtė shqiptar. Nė kėtė kohė Prizreni ka qėndruar shumė, madje ėshtė i vetmi qytet nė trojet tona qė pėrveē Kalasė tė lashtėsisė shqiptare, si simbol qėndrese, ka edhe Kalanė e Vajzės, qė doli si emėr mu nė kėtė kohė, se luftėn nuk e bėnin vetėm djalėria jonė, por edhe vashat tona. Ky qytet kishte edhe punishten e armėve dhe neve na ka ndihmuar shumė kjo, sepse furnizoheshim me armė tona dhe nuk ua kishim nevojėn tė tjerėve. Kjo ishte arsyeja pse ne u gjykuam nė Prizren. Pra, nė Prizren nuk ishim unė dhe Sylejmani nė bankėn e tė akuzuarve, por ishte gjithė epoka e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Aty u dėnua njė epokė, qė ma merr mendja, ndėr mė tė lavdishme, tė historisė tonė.

Morina:- Qė nė fillim u treguam pse po e realizojmė kėtė intervistė me Ju. Mirė bėrėt qė e theksuat se nė Prizren u dėnua njė epokė dhe fakt ėshtė se ishte ndėr epokat mė tė lavdishme tė historisė shqiptare, ndėrsa mesazhi i Juaj me bashkėluftėtarė u pėrcoll nėpėr gjenerata deri nė ditėt e sotme dhe kur nuk pushoi ndjenja e ēlirimit dhe bashkimit kombėtar? Ēfarė epiteti meritojnė sulltanėt dhe mbėshtetėsit e tyre?

Frashėri:- Ai qė tė shkel truallin tėnd, ai qė tė djeg e pjek, ai qė tė dhunon, ai qė tė degdisė kah t’i dojė qejfi, ai qė tė shet aty ku e ka interesin e vet, ai qė tė vret pėr hesap tė vetin, nuk ka emėr tjetėr pos pushtues e gjakatar, zjarrvėnės e dhunues.

Morina:- Kjo diplomaci e sotme turke, Prizrenin e quan “Zemėr tė tyre”?

Frashėri:- Prizreni zemėr e Turqisė!!! Gjarpri paska filluar t’i tregojė kėmbėt. As atėherė e as sot nuk ka qenė e nuk duhet tė jetė e tillė. Ata qė pajtohen me njė mendim tė tillė, nuk mund tė jenė tjetėr pos bima e Ballaban Pashės. Ata qė thonė njė gjė tė tillė janė pjella e Durgut Pashės. Ndryshe kjo nuk mund tė shpjegohet.

Morina:- Pėr fund, ēfarė do t’i porositnit bashkatdhetarėt e Juaj.

Frashėri:- Puna nuk qenka kryer!!! “Mos shikjoni kishė e xhamia, feja e shqiptarit asht shqiptaria”, kėshtu pati kėnduar Vaso Pash Shkodrani! Pėrmes kėsaj moto do tė eliminoni dogmat pėr t’u thirr dikush turk, latin, grek, serb, vllah, por si shqiptarė bėjeni Shqipėrinė, e tė gjitha pastaj sqarohen.

Prishtinė, 12. 09. 2011

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 83 vizitorë
Lexuar: 1,005 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Intervistė me historianin Alexandre Lambert
E dielė, 13 maj 2012 - 10:40
“Evropa sabotoi historinė tuaj nė shekullin XIX, kur Ilirinė e quajti Ballkan”. Pėrderisa ne nuk e njohim vetveten mirė, pėrderisa ngremė zėrin, nxijmė ...
Fuqitė e mėdha s’kujtohen ndonjėherė pėr Shqi...
E premtė, 24 shkurt 2012 - 19:04
Viti i pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė ne sot festojmė njėqind vjetorin e saj, nuk do tė kishte ndodhur pa njė punė tė mundimshme tė njerėzve tė pendės dhe tė...
Danaj: Opozita etnike shqiptare nė Maqedoni ė...
E hėnė, 13 shkurt 2012 - 17:09
Nė njė intervistė ekskluzive pėr portalin Express.mk analisti i njohur shqiptar dhe kryetar i Listės Shqipėria Natyrale, Dr. Koēo Danaj fletė pėr tensionet...
Intervistė e imagjinuar me Hasan Prishtinėn
E premtė, 10 shkurt 2012 - 21:04
Tė bėhet Shqipėria ashtu siē e meriton Kemi hyrė nė vitin jubilar tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ēdo datė historike ka edhe personalitetet e ...
RAMA: Mes Shqipėrisė e Serbisė nuk ėshtė mė K...
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 20:16
EKSKLUZIVE: « Serbia vazhdon tė jetė peng i sė shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojė realitetin rreth statusit tė Kosovės. Sa me shpejt ta kuptoje Serbia...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi