Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Në 11 vjetorin e vdekjes së arvanitasit Aristidh Kola
Publikuar më 11 tetor, 2011 në orën 21:18 ( ) Prof. Arben Llalla | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Po mbushën njëmbëdhjetë vite nga dita që vdiq arvanitasi i madh Aristidh Kola. Aristidh Kola vdiq më 11 tetor të vitit 2000 në moshën 56-vjeçare duke thënë: "Unë jam Pellazg dhe rrënjët e mia janë në Arbërinë e lashtë, e cila sot ka mbetur vetëm një copë e vogël tokë me njerëzit e saj bujarë, të cilët për krenari kanë varfërinë e tyre dhe besën.

Aristidh Kola lindi më 8 korrik të vitit 1944 në fshatin Kaskaveli, sot Leondari, katund karakteristik shqipfolës, i cili ndodhet rreth 20 kilometra në periferi të Thivës në Greqi. Mësimet e para i mori në shkollën fillore të fshatit të tij, kurse gjimnazin do ta përfundonte shkëlqyeshëm në vitin 1963 në Thivë. Mbas gjimnazit ai fiton të drejtën e studimit për drejtësi në universitetin e Athinës, studime të cilat i përfundoi me sukses në vitin 1968, duke u diplomuar si avokat.
Në vitet tetëdhjetë e braktis profesionin e tij si avokat për t'u marrë përfundimisht me studimet historike, folklorike dhe gjuhësore të arvanitëve të Greqisë, me prejardhjen dhe rrënjët e të parëve të tij.
Librat që do të botonte Aristidhi do të ngrinin peshë te gjithë arvanitasit e Greqisë dhe lart moralin e një populli heroik duke iu treguar atyre se e vërteta e fshehur ndër shekuj është pothuajse madhështore.

"Arvanitët dhe origjina e grekeve" - ishte libri i tij i parë, i cili u botua në vitin 1983 dhe u ribotua për 15 herë me radhë, duke pasuar në vazhdim me librat: Greqia ne kurthin e serbëve të Milosheviçit 1991 - 1994, "Shpallja e Lidhjes së Arvanitëve të Greqisë", dokument historik i vitit 1899, botuar në vitin 1996, Gjuha e perëndive", botuar në vitin 1989, “Krahasime të gjuhës arvanite” - Fjalor 1997, “Antonio Belushi dhe mrekullia e traditës popullore” ishte libri i tij i fundit, i cili u botua në maj të vitit 2000, tre muaj para se te vdiste. Por libra të tjerë mbetën në sirtar të pabotuar si: “Zeusi Pellazgjik dhe mashtrimi indo-europian”, “Mitet dhe realiteti - prejardhja e alfabetit”, “Kënga e luftëtarit”, “Këngë arvanite - poezi dhe tregime”, “Marko Bocari – biografi”.

Aristidhi ishte një nga themeluesit e "Lidhjes së Arvanitëve të Greqisë" dhe për shumë vjet ishte Kryetar i saj, nga viti 1986 e deri në vitin 1995, ku do të jepte dorëheqjen me nder. Gjithashtu ishte themelues dhe kryetar i Institutit të Studimeve Pellazgjike, nga viti 1983 deri ne vitin 1995.
Ai ishte drejtor i botimeve të revistës Besa, dhe më vonë botues dhe drejtor i revistës Arvanon të cilat botoheshin në Athinë.
Aristidh Kola vdiq nga sëmundja e Leucemi Calpasusa e cila ju shfaq krejt papritur dhe nuk kishte shërim. Humbja e Aristidh Kolës ishte një varfëri e madhe për studiuesit e albanologjisë dhe për të gjithë shqiptarët dhe në veçanti për shqiptarët e Kosovës pasi i përkrahu ata publikisht në mediat greke në kohën, kur propaganda kundër shqiptarëve në Greqi ishte më e egër se kurrë.
Aristidh Kola është dekoruar nga Republika e Shqipërisë dy herë me medaljen e artë "Naim Frashëri", është "Qytetar Nderi i Bashkisë së Skenderajt në Kosovë", me Mirënjohje nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve Kosovë, Departamenti i Çështjeve Jorezidente-DCJ.
Në këtë përvjetor të vdekjes së intelektualit të shquar arvanitas Aristidh Kola përzgjodha të botojmë pjesë nga mendimi i tij të botuar në librin “KOMBI” në vitin 1997, ku janë botuar mendimet e dhjetëra intelektualëve shqiptarë për çështjen tonë kombëtare.

Libri i Arben Llalles- kushtuar Aristidh Koles





























Në kërkim të një bashkimi Kombëtar

Nga Aristidh KOLA

Dhe kush mund t’ua tregojë këtë rrugë? Kush ka detyrë dhe obligim, por dhe mundësinë për t’u treguar rrugën e shumëdëshiruar? Ja një pyetje që u vihet sot intelektualëve, si atyre që ndodhen Brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është ndoshta e hidhur të konstatoj se në shekujt e kaluar, intelektualë të lavdishëm me origjinë shqiptare, jo vetëm që nuk luftuan për t’i treguar rrugën e bashkimit këtij populli tragjik, por bënë çmos për të ndarë nga kombi pozitën e tyre. Shumë fshihnin edhe origjinën e tyre….
Intelektualët e rinj, nuk mund të kenë të njëjtën pikëpamje, sepse janë të ndërgjegjësuar për problemin dhe mendojnë se do t’i japin shpejt a vonë llogari historisë që nuk korruptohet, që mban pendë për të shkruar.
Nëpërmjet njohurisë të historisë së vërtetë dhe parahistorisë të popullit dhe të shkaqeve që e kanë çuar në fatin e keq të sotëm, do të fillojë të lëshojë filiza vizioni dhe shpresa për të ardhmen e tij. Por historia e popullit shqiptar akoma nuk është e shkruar. Akoma mbeten të panjohura shumë shkaqe dhe shumë prirje tendencione, nga të cilat disa konsiderohen të justifikuara, të tjera të pajustifikuara, me gjithë që unë personalisht nuk pranoj as edhe një justifikim në fshehjen ose shtrembërimin e historisë. Si arritje, si dështimet janë të dobishme si pjesë didaktike të historisë së një populli.
Nga njohja e thellë e historisë së vërtetë do të ndërgjegjësohej populli jo vetëm për virtytet e tij, por kryesisht për të metat e tij dhe do të gjejë mënyrën t’i kapërcejë të metat dhe të kultivojë virtytet. Dhe ky obligim ndodhet kryesisht në supet e intelektualëve. Në mënyrë e veçantë, intelektualët e diasporës edhe pse ndodhen larg atdheut të tyre, kanë avantazhin të shohin çka ndodh atje me qartësi mendore më të madhe dhe më objektivisht, prej përvojës që kanë nga kontakti me popujt e tjerë për zgjidhjen e problemeve kombëtare të rëndësishme.
Detyrë të rëndësishme për intelektualët e diasporës do të konsideroja kultivimin adekuart të ndërgjegjësimit dhe përqendrimin në gjetjen e lidhjes së hallkave të humbura të zinxhirit kombëtar. Çfarë duhet kuptuar me këtë?
Për sa u përket atyre që janë Brenda Shqipërisë, intelektualë, artiste dhe në përgjithësi njerëzit e mendjes dhe të artit, kuptohet se ata kanë peshën më të madhe. Periudhat e kryengritjeve, e ndërrimeve me dhunë të sistemit, ose dhe të ndërrimeve të thjeshta në strukturat sociale-ekonomike të një shteti, mbartin një rrezik që nuk duket menjëherë. Brenda një nate, një jave ose një viti, mund të përmbysen dhe të rrëzohen vlera shekujsh me ndërgjegje ose pa ndërgjegje.
Populli shqiptar me “kokëfortësinë” që e karakterizon konservatorizmi, arriti të ruajë vlera ideale dhe modele kulturore nëpër shekuj. Besa, sedra, krenaria, drejtësia, sensibiliteti gjithashtu dhe shumëllojshmëria e madhe e formave të artit popullor dhe të kulturës, rrezikohen të rrafshohen brenda një minimumi kohe.
Shqipëria del nga një periudhë e gjatë izolimi dhe e lirive të kufizuara, në një botë ku mbisundon gjuetia e pasurimit të lehtë dhe e lavdisë së lehtë. Ndjen se ka aftësi të futet në këtë lojë, ku nuk ekzistojnë ligje, rregulla humanizmi dhe sensibiliteti si dikur në kohërat e shkuara.
Shqiptari i sotëm nuk ka mundësi kohore, as edhe luksin të adoptojë këtë gjueti me masat tradicionale, përkundrazi rrezikon të adoptohet, gjë që u duk në mjaft raste tek refugjatët e viteve të fundit.
Ky “karakteri i ri” i refugjatëve do të transferohet sigurisht dhe në Shqipëri, siç përhapet një sëmundje epidemike. Kush do t’i konstatojë këto rreziqe dhe si do të bindet populli t’i verë frerin kësaj të tatëpjete të rrezikshme që kërcënon të shndërrojë shqiptarin në një ujk të uritur për bashkëqytetarin dhe bashkëpatriotin e tij?
Nga ana tjetër, kjo liri e befasishme mbas gjysmë shekulli primitivimi dhe izolimi nga modernizimet kulturore dhe artistike, e ka shndërruar zemrën e tij në një arë të etur që është gati të pranojë jo vetëm shiun e pastër dobiprurës, por edhe çdo lloj ujërash të qelbura.
Me një predispozitë të tillë psikologjike si mund të rezistojë ndaj “imperializmit kulturor” që ndodhet në kulmin e tij? Si mund të rezistojë ndaj shndërrimit të tij kulturor në rast se artistët dhe intelektualët e mëdhenj shqiptarë, vetëm konstatojnë rreziqet, pa sugjeruar masa efikase? Frymëzimet e tyre duhet t’i marrin nga burimi shumë i pasur dhe i pashfrytëzuar gjer më sot i artit dhe historisë së popullit të vet.
Kultivimi i një trungu kombëtar kulturor është i domosdoshëm dhe i nevojshëm, njësoj i barazvleshëm me forcimin ushtarak të mbrojtjes së një kombi, të një populli sot e përherë. Popujt që humbën identitetin e tyre kulturor shpejt u zhdukën. Tek shumë intelektualë dhe artistë që kanë ardhur si emigrantë në Greqi, e kam konstatuar këtë rrezik dhe u them se nuk më intereson në qoftë se kanë aftësinë të këndojnë bukur si Maikël Xhekson ose të lozin veglat muzikore si Luis Amstrong ose Pavlo Kazals ose të pikturojnë si Pikaso ose Dali, por duhet të jenë të aftë të krijojnë vepra që të kenë personalitetin dhe identitetin shqiptar.
Nuk më intereson të kenë aftësinë e mimetismit, por aftësinë e krijimtarisë me kuptimin e termit të vjetër grek krijimtari, krijoj, krijues. Rrjedhimisht krijues është ai që bën vepër, që frymëzohet nga populli i tij dhe i drejtohet popullit të tij.
Në qoftë se kjo vepër është me të vërtetë e madhe do të ketë dhe rrezatim botëror. Ata që nisen anasjelltas, d.m.th me synimin të bëjnë vepra botërore, duke mos shikuar popullin e tyre kanë simptoma patologjike të një personaliteti të turbulluar.
Gjithë këto sigurisht “Ia them nuses që t’i dëgjojë vjehrra”. Dhe në këtë rast “vjehrra” është udhëheqja politike e Shqipërisë që i uroj të mos ketë “vesh të rëndë”.

Pas masakrës në Peshkëpi qëndrojnë “serbët”.

Nga Aristidh KOLA

“Qeveria greke, nëse nuk kishte lidhje me ngjarjen-dhe unë besoj në një mënyrë të patundur se nuk kishte do të duhej ta dënonte menjëherë aktin gjakatar, të shprehte ngushëllimet e saj ndaj qeverisë shqiptare dhe familjeve të viktimave, dhe t,u jepte premtimin se do të ndërmerrte çdo veprim të nevojshëm për zbulimin dhe dënimin e vrasësve.
Nëse kishte lidhje-që, siç thashë më sipër e përjashtoj kategorish- atëherë do të duhej të nxirrte një komunikatë të thatë, pikërisht si ajo që nxori, të tipit “nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk më intereson”.
Vrasësit, me anë të një komunikate mashtruese, paraqiten si një organizatë patriotike për çlirimin e Epirit të Veriut. A thua janë kaq idiotë sa mos të kuptojnë se akte të tilla, jo vetëm nuk shpien në Çlirimin e Epirit të Veriut, por e diskretitojnë botërisht Greqinë dhe interesat tona kombëtare?
Tensionimi i marrëdhënieve greko-shqiptare u intereson tri shteteve: Italisë, Turqisë dhe Serbisë. Të gjithë këtu, nëpërmjet masmedias, treguan me gisht Turqinë, disa Italinë, por asnjë nuk mendoi për Serbinë.
Por ai shtet ka interes drejtpërdrejtë jo vetëm nga tensionimi I thjeshtë, por nga konfrontimi luftarak greko-shqiptar, është Serbia! Serbia që po mbron me frontin verior dhe po përgatit frontin jugor. Serbia që don t’i lajë hesapet pa kokëçarje me Kosovën, duke I drejtuar forcat ushtarake shqiptare në drejtim të kundërt, pra në Jug, në kufirin greko-shqiptar. Serbia e Millosheviçit, e cila tash dy vjet po paralajmëron Greqinë “të përgatitet për luftë”. Po luftë për kë, kundra kujt dhe në favor të kujt?
Meqenëse e përjashtoj mundësinë që ky akt barbar të jetë iniciuar nga shteti grek, por edhe çfarëdo organizate nacionaliste greke, arrij në përfundimin se pas kësaj organizate kriminale qelbet duhma e diabolikut Arkan, trimit të Millosheviçit dhe klikës së tij”.

p.s. Ky reagim i Aristidh Kolës është botuar në gazetën greke të madhe “Elefterotipia” më 17 prill 1994, me rastin e masakrës më 10 prill 1994.

Letrat që Aristidh i ka dërguar në gjuhën shqipe arbëreshit Urat Antonio Bellushi

Letra e parë


Athinë 26/11/86

I dashur vëlla i madh Papa Andoni,
Mora sonde “Lidhjen”, dhe këngën “I bukuri Stringar”, qe do përfshij në konsertin që do bëhet këtu në Athinë më 12/12/1986 dhe do jetë gëzimi im të përmend atje emrin tënd dhe përpjekjet e mëdha që ke bënë për shpëtimin e kulturës populore Arvanite. “Lidhja” e re është shumë e bukur si kurdoherë dhe sot mentohesha sa e rëndësishme është për Arvanitët e tërë botës kurse bërdha ga faqet e saja takohen e njohen. Besoj se roli kësaj reviste, si dhe tuaji është historik dhe këtë do ta vërtetojë koha. Konserti që ju shkruaj më lartë është diçka që për herë të bëhet në Greqi do me thënë për të parë do dëgjohen kështu publikisht e solemnisht këngë në gljuhënë të Markoboçarit dhe të Bubulinës, në gjuhën e perëndive dhe heroive Grek. Kam blejdhur këngë ga shekulli 14 ntermë 20 që do këndonjë Th. Moraiti, Fot. Sofu edhe horodhi ga 40 vet, me 15 meli orkestra.
Paraqitjen historike-folkloristike do te bënjë un. Një artiste e njohur këtu M. Hronopulu, do thot përkthetur në greqishte këngët.
Më sa më përket mua personalisht, mëso se hoqa dorë ga Kryetaria i Shoqërisë para një javë. Mos ke me gjithë këtë as një shqetësim, sepse kjo nuk është një tërheqje nga përpjekja për Arvanitianë, një që di se ne Arvanitet tej ...


Letra e dytë

Athinë 12-7.1988

Papa Anton vëlla i dashur,
të tërgonjë diskun me këngë Arvanite nga konserti i par qe tërteuam këtu në Athinë. Atje kemi edhe 2-3 këngë nga Kalabria qe ty më keshe nteftuar edhe kënduar kaqë bukur. Këte punë e kemi bënë me shumë meraq edhe dashuri edhe pëlqen shumë kudo gjigjet. E na dëftuan edhe Radiotelevizioni i Greqis edhe ja njohur shumë. Falem të të pëlqenjë edhe ty. Notet que kemi shkruar, Miki Theodoraki, D.Leka, Moraiti, edhe nga sa sheh janë edhe Frengishte edhe Anglishte, si edhe këngët. Por metasis ime në Greqishte drëshon ca pak. Fëlto t’e lizoshë, ka interesë për ty edhe do shohësh atje nga pse u helmuam rernet që na shkoj me ata Europianët që erdhën këtu pa pijer ata njerëzit që din që jan Arvanitet...


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Arben Llalla
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 56 vizitorë
Lexuar: 2,214 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi