Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistė me Akad. Rexhep Qosja
Publikuar më 18 tetor, 2011 nė orėn 17:35 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Akademik Rexhep Qosja, nė njė intervistė tė gjatė pėr “Telegraf” flet mbi situatėn politike nė Shqipėri dhe Kosovė

Nė njė kohė me zhvillime tė rėndėsishme politike, si mosmarrja e statusit tė vendit kandidat pėr nė BE, por edhe me sherre tė pafundme midis palėve gjithnjė nė konflikt, me njė gjendje tė acaruar nė Veriun e Kosovės etj., etj., mendimi i Akademikut Rexhep Qosja, njė prej mendjeve mė tė ndritura tė kėtij kombi, merr njė rėndėsi tė veēantė. E quajnė kritizer, e konsiderojnė tė ashpėr nė qėndrimet qė mban shpesh ndaj klasės politike nė Shqipėri e Kosovė, por mė tė shumtėt mendojnė se ai kritikon dhe ėshtė i rreptė ngaqė e do pėrparimin e kėtij kombi si rrallėkush tjetėr. I hapur, i drejtpėrdrejt, kurajoz dhe largpamės paraqitet ai edhe nė kėtė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Telegraf”. Njė skaner tronditės, nga i cili mund tė nxirren shumė mėsime nga politikanėt e Shqipėrisė dhe tė Kosovės, por edhe nga intelektualėt dhe qytetarėt e vetėdijshėm qė priren tė shikojnė nga e ardhmja…

- Profesor Qosja, po e fillojmė kėtė bashkėbisedim me Ju me njė pyetje pėr situatėn nė Kosovė. Prej disa muajsh kemi njė situatė tė tensionuar nė Veri, njė situatė qė mund tė pėrkeqėsohet nga dita nė ditė. Pėrse ėshtė krijuar kjo situatė dhe si mund t’i jepet fund asaj?

- Ajo pjesė e Kosovės qė me njė gjuhė jo shumė tė pėrpiktė gjeografike dhe politike po quhet Veri, prej qershorit 1999 ėshtė pjesė nė tė cilėn nuk zbatohen ligjet e Kosovės sė ēliruar. Fajtorėt e parė pse ėshtė kėshtu jemi ne: nuk jemi treguar largpamės, nuk kemi qenė nė gjendje tė parashohim se ēka mund tė organizojė regjimi i Serbisė atje, prandaj nuk e kemi vendosur praninė tonė atje, praninė tonė tė pėrgjithshme, me tė gjitha mjetet dhe forcat tona, e kemi mundur atėherė. Por, fajtorėt kryesorė pse ka vazhduar tė jetė kėshtu atje janė ndėrkombėtarėt ose, mė saktė e thėnė, njė pjesė e ndėrkombėtarėve: ata kanė dashur qė atje tė jetė ashtu, ata kanė dashur qė Veriu tė jetė njė pikė demografike me tė cilėn do tė shantazhohet Kosova! Nuk ėshtė e rastit, prandaj, pse prej atėherė, prej qershorit tė vitit 1999, ndėrkombėtarėt, sė pari UNMIK-u e KFOR-i dhe mė vonė EULEKS-i nuk bėjnė asgjė qė atje tė zbatohen Kushtetuta dhe ligjet e protektoratit tė Kosovės, kurse prej 17 shkurtit 2008 Kushtetuta dhe ligjet e Republikės sė Kosovės. Aksioni qė ndėrmori Qeveria jonė atje mė 25 korrik ishte krejt ē’mund tė bėhej: dhe ishte krejt ē’mund tė bėhej natyrisht me pajtimin e faktorit ndėrkombėtar – tė SHBA-ve dhe tė BE-sė. Prej 25 korrikut po i dėgjoj reagimet e opozitės nė Kuvend ndaj veprimeve tė qeverisė. I dėgjova edhe pardje, dje e sot. Mė bėnė pėrshtypje posaēėrisht deklaratat e deputetėve tė Vetėvendosjes dhe tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Qeveria, po thonė ata, po jep deklarata boshe dhe nuk po bėn asgjė nė Veri! Domethėnė: qeveria po kapardiset me fjalė e nuk po bėn ēka duhet tė bėjė nė Veri! E ēka do tė duhej tė bėnte ajo nė Veri sipas mendimit tė tyre? Do tė duhej tė pėrdorte dhunė, domethėnė tė luftonte! Mendoj se Qeveria e Kosovės duhet tė jetė shumė e kujdesshme me sjelljet e veta nė Veri. Qeveria jonė nuk duhet tė pėrdorė dhunė, nuk duhet tė fillojė luftė nė Veri tė Kosovės. Jo. Nuk ėshtė KFOR-i kot nė Kosovė. KFOR-i ėshtė nė Kosovė pėr tė mbajtur paqe. E, pėr tė mbajtur paqe, ai, KFOR-i duhet tė sigurojė lėvizjen e vet tė lirė nė krejt territorin e Kosovės. Le tė luftojnė ata qė po kėrkojnė luftė: LDK-ja dhe Vetėvendosja. Kryeministri Hashim Thaēi po respekton kritikėn e tyre; pėr mė tepėr ai me dinjitet dhe me menēuri politike po duron madje, edhe fyerjet e disa anėtarėve tė tyre. Dhe pėr kėtė tolerancė politike ndaj fyerjeve tė tyre ai po e pėrfiton dhe po e shton mirėkuptimin dhe simpatinė e popullit. Pse jo? Kryeministri Hashim Thaēi, i cili me qeverinė e tij, bėn politikėn mė tė pjekur, mė tė menēur sot, e ka bėrė njė luftė pėr Kosovėn – e ka bėrė kur duhej luftėn ēlirimtare. Po tė jetė e nevojshme, po tė jetė e menēme kjo sot, ai, Hashim Thaēi, me Azem Sylėn, me Jakup Krasniqin, me Agim Ēekun, me Ramush Haradinajn, me Fatmir Limajn e me ēlirimtarėt e tjerė do ta bėnin edhe luftėn tjetėr. Nė Veri ka shumė bashibozukė serbė; le tė bėhen “luftėtarė” njėherė edhe kėta tė LDK-sė dhe le tė luftojnė kundėr bashibozukėve serbė! LDK-ja edhe ashtu ėshtė e “merituar” pėr luftėn tonė ēlirimtare: ajo e ka “ēliruar” Kosovėn duke luftuar me “zgjedhjet e lira e demokratike”nėn dhunėn dhe terrorin e Millosheviēit dhe duke ēuar delegacione nėpėr fshatrat e Kosovės pėr tė bindur popullin qė tė mos i japė strehim dhe ushqim UĒK-sė! E, deputetėve tė Vetėvendosjes, disa prej tė cilėve edhe kanė marrė pjesė nė luftėn ēlirimtare, ēka u mėtohet tė bėjnė mbasi po deklarojnė siē po deklarojnė nė Kuvend? Ashtu siē po i rrėzojnė maunat me mallra serbe nė brendėsi tė Kosovės le t’i heqin edhe barrikadat serbe nė Veri tė Kosovės!

- A mund tė funksionojė rruga e dialogut pėr zgjidhjen e kėsaj situate?

- E pėrsėris: Qeveria jonė duhet tė jetė shumė e kujdesshme me sjelljet e veta nė Veri. Kosova ėshtė shtet, por ky shtet realisht edhe mė tej ėshtė ndėrkombėtarisht i sunduar: ėshtė i sunduar prej KFOR-it, si forcė ushtarake dhe prej EULEKS-it, si forcė civile. Ata, po deshėn, po e quajtėn tė nevojshme dhe tė arsyeshme, mund tė pėrdorin dhunėn. Dhe, po deshėn tė shtrijnė sovranitetin e Kosovės nė gjithė territorin e saj, ata do tė duhej tė detyronin Serbinė dhe serbėt e Veriut qė tė pranojnė Kushtetutėn dhe ligjet e Kosovės shtet nė Veri. Po nuk deshėn ata tė pėrdorin dhunėn, neve tani pėr tani na mbetet dialogu, nė tė vėrtetė politika e dialogut. Ta mohosh atė dialog me Beogradin, siē e mohuan pardje e dje e sot “heronjtė” e LDK-sė dhe djemtė e Vetėvendosjes do tė thotė tė ēohesh kundėr SHBA-ve dhe BE-sė, qė atė dialog e kėrkojnė. E unė them: ne nuk duhet tė ngrihemi kundėr miqve tanė: kundėr SHBA-ve dhe kundėr BE-sė. Unė nuk e pėrjashtoj mundėsinė e zgjidhjes sė ēėshtjes sė Veriut me dialog. Por, me dialog pėr ēfarė zgjidhje? Nuk besoj nė zgjidhjet qė pėrmendin zyrtarėt e veprimtarėt tanė politikė nė mediat tona. Pse nuk besoj? Ata po harrojnė se me tė gjitha zgjidhjet qė pėrmendin, qė duan, qė do tė pranonin ata, analistėt dhe zyrtarėt tanė, serbėt do tė mbeteshin aty ku janė: nė Veri. Do tė mbeteshin aq sa janė dhe, nė situata mė dramatike historike, do tė bėheshin sa do tė donte Serbia tė bėheshin! Janė dyzetmijė e Serbia pėr njė ditė do t’i bėnte njėqind a dyqind mijė! Jam, prandaj, pėr zgjidhje pėrfundimtare tė ēėshtjes sė Veriut. Ata, serbėt, nuk duan tė jetojnė nė njė shtet me shqiptarėt. Mirė. Le tė shkojnė me Serbinė. Jo duke copėtuar Kosovėn-se Kosova nuk mund tė copėtohet; jo duke ndarė Kosovėn-se Kosova nuk mund tė ndahet, por duke lėkundur njė pjesė tė kufirit Verior tė Kosovės. Veriu, me serbėt e Veriut e me serbėt e tjerė tė Kosovės, qė do tė vendoseshin vullnetshėm nė Veri, le tė bashkohet me Serbinė, kurse Lugina e Preshevės le tė bashkohet me Kosovėn. Tė gjitha zgjidhjet e tjera e lėnė nė Kosovė Kalin e Trojės tė cilit Kosova mund t’ia shohė shumė sherrin. Nuk do tė duhej tė pajtoheshim me njė zgjidhje tė situatės nė Veri qė e bėn Kosovėn shtet nė tė cilėn nipėrit dhe mbesat tona do tė jetonin duke paqėsuar protestat, demonstratat, grevat, kryengritjet, duke hequr barrikadat e serbėve! Kosova multietnike me serbėt pėr mua ėshtė e pamundshme, jo pse s’duam ne, por pse serbėt s’duan tė jetojnė me ne. E kanė thėnė, e thonė dhe ashtu sillen.

- Megjithatė ndėrkombėtarėt dhe sidomos Shtetet e Bashkuara janė shprehur kategorikisht kundėr copėtimit tė Kosovės. Sa kanė ndryshuar serbėt pėrballė kėtij qėndrimi tė ndėrkombėtarėve?

-Nuk e di sa kanė ndryshuar, por e di se nė thelb ata nuk e duan copėtimin e Kosovės: ata e duan krejt Kosovėn! Dhe, po tė mos ishin SHBA-tė, ata prapė do tė bėnin luftė nė Kosovė. Dhe, Evropa nuk do tė ēonte djemtė e saj pėr ta ndalur kėtė luftė!

Tė kthehemi tani nė Shqipėri. Pavarėsisht se nė dukje kemi njė zbutje tė klimės politike nė vend, tensioni vazhdon dhe nė tė vėrtetė nuk ėshtė shėnuar asnjė hap pėrpara nė bashkėpunimin midis dy forcave mė tė mėdha politike, PD dhe PS. Si e konsideroni ju kėtė gjendje?

Jo, mjerisht, nuk ka zbutje nė klimėn politike, nuk ka bashkėpunim midis dy forcave mė tė mėdha politike, nuk ka ndryshime nė mendimet dhe nė sjelljet e prijėsve tė kėtyre dy forcave politike. Dhe, siē duken punėt, sot pėr sot nuk mund tė kėtė aq ndryshim nė mendimet dhe nė sjelljet e tyre, as bashkėpunim midis tyre! Kėto forca politike pėrfaqėsojnė koncepte kryesisht tė ndryshme tė salduara me mosdurim tė ndėrsjellė politik; ato pėrfaqėsojnė konceptin liberal- njėra dhe konceptin autoritar – tjetra. Me Sali Berishėn nė krye tė PD-sė, Shqipėria do tė vazhdojė tė vuajė krizė tė rėndė tė pėrgjithshme: politike, parlamentare, shoqėrore, morale, sepse demokracia rurale e arnuar me kokėn e duart e tij ėshtė e sunduar nė mėnyrė autokratike!

Duket se nė themel tė kėsaj krize, apo ngėrēi, siē thonė ndėrkombėtarėt, qėndrojnė problemet me dy zgjedhjet e fundit, ku Shqipėria nuk ka shėnuar progres nė lidhje me standardet. Kė bėni pėrgjegjės pėr kėtė krizė dhe pse?

Kam shkruar nė pranverė nė Gazetėn shqiptare dhe po e pėrsėris: gjendjen e sotme nė Shqipėri e konsideroj gjendje krize tė vazhdueshme: gjendje tė krizės politike, parlamentare, shoqėrore, morale. Fjala “ngėrē” nė tė vėrtetė ėshtė eufemizėm qė kanė futur nė pėrdorim demagogėt – kryesit e punėve tė pista tė kryeministrit dhe e kanė futur pėr ta bėrė tė shpėrfillshme krizėn qė sundon Shqipėrinė sot. Fjala “ngėrē” ėshtė fjalė e anatomisė, plotėsisht banale pėr tė shėnuar me tė gjendjen politike. Shikojeni Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe? Shikojini fjalorėt terminologjikė tė politikės a sociologjisė: ngėrēet nuk pėrdoren pėr tė karakterizuar kundėrshtitė politike, ekonomike, financiare, shoqėrore, morale nė njė shtet e nė njė shoqėri. Ato janė nocione tė mashtruesve dhe diletantėve politikė. Kundėrshtitė politike dhe ekonomike nė Shqipėri janė aq tė ashpėrsuara saqė gjendjen e saj mund ta quajmė jo vetėm krizė, po edhe krizė e rėndė. Nė themelet e kėsaj krize tė rendė, tė pėrgjithshme, nuk qėndrojnė vetėm dy zgjedhjet e fundit, nė tė cilat Shqipėria nuk ka pėrmbushur standardet demokratike. Nė themelet e kėsaj krize tė rėndė, tė vazhdueshme, qėndrojnė kundėrshti tė ashpra, pothuaj tė papajtueshme sot, politike, ekonomike, shoqėrore. Keqpėrdorimi i vullnetit zgjedhor tė popullit, parregullsitė nė zgjedhje, pėrdorimi i policisė dhe i administratės nga ana e Sali Berishės pėr tė siguruar fitore nė zgjedhjet, falsifikimet e dokumenteve vetjake, votimet e tė vdekurve, votimet e ngadisahershme tė tė njėjtit njeri, shantazhimet, kėrcėnimet – dhuna, numėrimi dhunues i fletėvotimeve jo pėr herė tė parė sivjet dhe jo vetėm nė Tiranė – tė gjitha kėto janė vetėm mbulesa e dukshme e kundėrthėnieve tė brendshme qė karakterizojnė shoqėrinė shqiptare sot. Edhe kontrolli i pamėshirshėm, i egėr, i gjyqėsorit nga ana e kryeministrit; edhe pėrpjekjet e kryeministrit pėr tė vėnė nėn kontroll SHIK-un; edhe kontrolli i pandėrprerė i kryeministrit ndaj hetimeve tė tragjedisė sė Gėrdecit, nė tė cilėn janė tė pėrzier edhe i biri i tij, edhe trumbetuesi i tij medial, edhe ish-ministri i tij i Mbrojtjes; edhe fyerjet banale, primitive, qė kryeministri ia drejton Kryeprokurores sė Shqipėrisė; edhe kthimi i disa televizioneve e i disa gazetave nė televizione e nė gazeta shėrbyese tė tij, duke u krijuar privilegje a duke i blerė me financat e tajkunėve besnikė dhe, ashtu, duke i privuar prej ēdo morali tė gazetarisė - tė gjitha kėto janė tė zezat e “vogla” me tė cilat vetėm sa mbulohen kundėrshtitė e brendshme shoqėrore! Edhe nxitja e mospajtimeve me gjuhėn e njėsuar letrare kombėtare, domethėnė me gjuhėn standarde, janė tjetėr e keqe e “vogėl” me tė cilėn mbulohen ato kundėrshtitė e ashpra shoqėrore. Cilat janė kėto kundėrshti? Kėto janė kundėrshtitė e egra ndėrmjet klasės sė lartė politike dhe tajkunėve, bashkėrisht, nė bashkėpunim, tė pasuruar me vjedhje, me korrupsion, me plaēkė nė procesin e tranzicionit, nė njėrėn anė, dhe tė pjesės sė varfėr tė popullit tė sunduar, tė pėrēmuar, tė pėrulur, tė shtrėnguar qė tė shpėrngulet a tė durojė papunė, varfėri, mashtrim, nė anėn tjetėr. Kėto janė kundėrshti tė papajtueshme midis atyre qė kanė rrėmbyer qėllimin, mjetet dhe financat, nė njėrėn anė dhe atyre qė, tė manipuluar a tė dėshpėruar, e shikojnė kėtė rrėmbim pa qenė nė gjendje tė bėjnė gjė! Prej gjithė kėsaj qė thashė pėrgjegjės pėr kėtė krizė ėshtė: qeveria e sotme e Shqipėrisė me kryeministėr Sali Berishėn. Mė nė fund, mė qartė e mė bindshėm se unė pėr gjithė kėto flasin kabllogramet e ish-ambasadorit amerikan, Uidhers. Ata qė mė sulmonin mua apo qė vazhdojnė tė mė sulmojnė mua se shkruaj gjoja me “inat” pėr Kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha, le tė lexojnė e rilexojnė kabllogramet e kėtij ambasadori tė ēmuar e tė pakorruptueshėm. Ai thotė me gjuhėn e tij diplomatike po ato qė kam shkruar unė me gjuhėn time publicistike. Ėshtė e qartė se Kryeministri Sali Berisha me gėnjeshtrat e tij ka arritur tė mposhtė energjinė, tė mos thuhet edhe vetėdijen e rinisė, tė studentėve dhe tė punėtorėve – tė dy shtresave mė tė cenuara nė Shqipėri. Por mund tė besohet se manipulimit tė tij do t’i vijė fundi. Nė qoftė se tė varfrit, tė indinjuarit, tė cenuarit, tė shpėrfillurit e Spanjės, tė Uoll Stritit, nė pėrgjithėsi tė Amerikės, tė Italisė janė ēuar nė kėmbė kundėr atyre dy a tre a katėr pėr qind tė pasanikėve qė kontrollojnė gjithė pasurinė kombėtare, janė ēuar nė kėmbė dhe kėrkojnė ndarje tė drejtė tė kėsaj pasurie, mund tė shpresohet qė edhe rinia, studentėt dhe punėtorėt shqiptarė do tė ēohen kundėr klikės politike dhe tajkunėve, bashkėrisht tė pasuruar me korrupsion, me vjedhje e plaēkė nė procesin e tranzicionit. Mund tė shpresohet. Ndoshta populli shqiptar nuk ka mbetur pa rininė e vetėdijshme pėr interesat kombėtare qė gjithmonė e gjithkund sjell ndryshimet qė e ndryshojnė gjendjen e krizave, qė e pėrparojnė dhe e nderojnė popullin.

- Shqipėria nuk e mori statusin e vendit kandidat pėr nė BE mė 12 tetor. A e quani Ju kėtė njė disfatė tė radhės tė politikės shqiptare?

Nuk do ta quaj kėtė – mosmarrjen e statusit tė vendit kandidat pėr nė BE vetėm disfatė tė radhės tė politikės shqiptare; do ta quaj kėtė njė fyerje pėr traditėn politike dhe pėr identitetin shtetėror tė Shqipėrisė, njė fyerje qė Shqipėrisė sė krijuar prej mendjeve tė ndritura kombėtare siē ishin Abdyl Frashėri, Pashko Vasa, Naim Frashėri, Sami Frashėri, Jani Vreto, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, ia shkaktojnė horrat e sotėm politikė, tė cilėt nė vend se bashkėpunim pėr tė mirėn e Shqipėrisė prodhojnė urrejtje nė jetėn shqiptare, tė cilėt nė vend se pėr tė mirėn e gjithė qytetarėve shqiptarė mendojnė si tė shtojnė pronat e tyre tokėsore afėr detit dhe larg detit, si tė bėjnė pallate sa mė tė mėdha, si tė kenė firma, restorante, si tė kenė llogari shumėshifrore nė banka jashtė Shqipėrisė e nė Shqipėri, natyrisht nė emra tė tjetėrkujt. Mosmarrja e statusit tė vendit kandidat pėr nė BE ėshtė dhurata e zezė qė politika e Sali Berishės ia dhuron Shqipėrisė. Dhe, kjo dhuratė e zezė ka ēmim tė lartė edhe financiar.

Opozita ėshtė kthyer nė Parlament dhe ėshtė gati tė bashkėpunojė me maxhorancėn pėr tė votuar ligjet qė kėrkojnė votėn e saj pėr integrimin e vendit, pavarėsisht kontestimeve qė ka lidhur me problemet qė u evidentuan nė zgjedhjet e 8 Majit. Si ju duket kjo sjellje e saj?

Mė duket sjellje pak a shumė kundėrshtimore; sjellje pak a shumė dyfytyrėshe; sjellje pak a shumė e qulltė – sjellje e njė politike tė pasigurt, qė nuk e ndryshon dhe nuk e ēon pėrpara gjendjen. Ėshtė kjo sjellje tipike e jona: e vockėl!

Sidoqoftė, raporti i OSBE / ODIHR- it pėr zgjedhjet e 8 Majit ishte shumė i rreptė, sidomos sa i pėrket parregullsive, ndėrkohė qė i bėnte thirrje opozitės pėr bashkėpunim. A nuk ju duket se ka njė qėndrim kontradiktor nė kėtė mes?

Me qėndrimet e paparimshme, jo vetėm OSBE/ODIHR-i, po edhe institucione tė BE-sė, edhe ambasadori i tanishėm amerikan, Arvizu, janė bėrė pjesė organike e krizės sė pėrgjithshme politike, parlamentare etj. nė Shqipėri. Raporti i OSBE/ODIHR-it pėr zgjedhjet e 8 Majit ishte i rreptė, por, megjithatė, nuk e prekte thelbin e ēėshtjes, e thelbi i ēėshtjes ishte ky: nė ato zgjedhje, mė tė turpshmet gjatė njėzet viteve pas komunizmit legal nė Shqipėri, Partia Demokratike e kandidoi pėr Kryetar tė Tiranės njė vrasės tė katėr qytetarėve tė pafajshėm qė morėn pjesė nė demonstratėn e 21 janarit 2011. Pėr mendjen time, pėr ndėrgjegjen time, mė shumė se hajnitė, dallaveret, poshtėrsitė, numėrimet e falsifikuara tė votave, shakatė e kryetarit tė KQZ-sė me mendjen dhe dinjitetin e shqiptarėve, tragjik ishte kandidimi i Lulėzim Bashės, i cili ishte ministėr i Rendit publik ditėn e vrasjes sė katėr qytetarėve. Kandidimi i tij ishte cenim i egėr i parimeve dhe i vlerave tė demokracisė; provokim i hapėt i familjarėve tė tė vrarėve; ky ishte provokim i ndėrgjegjes sė shqiptarėve, ky ishte cenim i rėndė i zakoneve etike tė shqiptarėve. Pavarėsisht pse Lulėzim Basha sot e ushtron detyrėn e kryetarit tė Tiranės, unė them: nė qoftė se Shqipėria njė ditė bėhet shtet i sė drejtės; nė qoftė se Shqipėria njė ditė bėhet shtet nė tė cilėn do tė sundojnė Kushtetuta e ligji; nė qoftė se Shqipėria njė ditė do tė ketė kryeprokuror tė lirė e tė pavarur; nė qoftė se njė ditė Shqipėria do tė bėhet shtet demokratik; nė qoftė se Shqipėria shėrohet prej sėmundjes me tė cilėn e ka sėmurė politika blegtorale e Sali Berishės, Lulėzim Basha do tė nxirret nė gjyq pėr vrasjen e atyre katėr qytetarėve, tė cilėt, si ēdo qytetar tjetėr tė Shqipėrisė, i ka lindur nėna e me tė si bashkėfajtor apo dėshmitar nė Gjyq do tė nxirret edhe Sali Berisha. Ky ėshtė borxhi pėr tė cilin ata pashmangshėm do tė japin llogari: sipas ligjeve tė shtetit demokratik apo sipas ligjeve tė Kanunit tė Lekės!

Njė nga problemet mė tė mprehta si nė Shqipėri dhe nė Kosovė mbetet niveli i lartė i korrupsionit tė pushtetarėve, i konstatuar edhe nga ndėrkombėtarėt. Cili ėshtė perceptimi juaj pėr ketė problem?

Nuk do ta quaja korrupsionin nė jetėn politike shqiptare sot as dukuri, as problem. Korrupsioni si nė Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe nė Kosovė nė tė vėrtetė ėshtė sistem. Jo pak trajta tė korrupsionit politik dhe financiar janė plotėsisht tė legalizuara. Korrupsion janė edhe privilegjet e ndryshme, qė mund tė mbulohen vetėm me nocionin luks, tė pushtetarėve nė krahasim me gjendjen e pėrgjithshme tė popullit. Nuk ka mendje me pak etikė, e cila nė kushtet sociale shqiptare mund t’i arsyetojė marrjet e deputetėve e ministrave nė trajta tė rrogave, tė mėditjeve, tė pagesave pėr punė nė kėshilla, nė komisione, mbikomisione e nėnkomisioneve nė administratė, nė firma tė ndryshme publike e private, nė universitete tė ndryshme! Nė tė vėrtetė ne sot kemi tė bėjmė me njė klikė e cila nuk lė gjė pa bėrė pėr tė uzurpuar sa mė shumė pushtet – pėr ēka nuk pyet Kushtetutė as ligje; sa mė shumė pozita – pėr ēka s’mund ta pengojė kush dhe sa mė shumė kapital – pėr ēka habitet shumė kush! Tė gjitha kėto pėrvetėsime tė saj sendėrtohen me sjellje ēuditėrisht shumė tė vrazhda, figurė shėnuese e tė cilave mbetet ajo sjellja e deputetes sė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė nė Doganėn e Qafė Morinit, e cila u mbeti nė qafė policėve tė Kosovės sepse donte tė hynte nė Kosovė pa treguar se kush ishte - si “princeshė” qė s’njeh Kushtetutė as ligj! Njerėz qė kanė hyrė nė politikė me ēorapė dhe me brekė tė shqyera tani kanė pallate familjare, vila tė mėdha nė det, nė bjeshkė apo nė brigje tė lumenjve e liqeneve, pompa tė benzinės, restorante, “kafiqa”, firma tė ndryshme, shkolla a universitete private, kurse ndonjėri prej tyre, duke qenė pushtetar i lartė, ka mbėrritur tė bėhet edhe anėtar i Akademisė sė Shkencave e tė Arteve! Pozitat e kėtilla politike dhe kapitaliste e pezmatojnė shumėkėnd nė Shqipėri e nė Kosovė! Politikat kuadrovike tė kėtyre pushtetarėve e pasanikėve, siē ėshtė politika kuadrovike e Sali Berishės, e pezmatojnė shumė kėnd qoftė edhe pse me atė politikė kur e kur sillen nė pushtet, si deputetė, ministra, zėvendėsministra, njerėz servilė, njerėz tė paintegritet, njerėz tė pamerita pėr Shqipėrinė a pėr Kosovėn, madje, edhe njerėz tė pavlera! A mund tė demokratizohen Shqipėria e Kosova nė tė cilat ndodh njė korrupsion i tillė? Jo. Kurrsesi! A mund tė demokratizohen Shqipėria e Kosova ku korrupsioni ėshtė sistem politik dhe shtetėror? Jo. Kurrsesi!

Ndėrkaq, opozita ka hequr dorė nga protestat dhe Edi Rama shkruan editoriale me kushte dhe kėrkesa pėr Berishėn. A mund tė quhet ky njė aksion i ri opozitar pėr ta larguar Berishėn nga pushteti?

Shaka politike janė kėto! Nuk largohet Sali Berisha prej pushtetit me editoriale. Editorialet nuk pėrbėjnė aksion politik. Ato, editorialet, janė zėvendėsim i aksioneve demokratike, qė pėrfaqėsojnė protestat, demonstratat, grevat, me retorikė boshe; ato janė lutje si lutjet biblike a kuranore, por pa patosin e tyre etik.

Pse jam pro regjistrimit mbi baza etnike nė hapėsirat shqiptare. Gara pėr President nė Shqipėri dhe ē'mendoj pėr Berishėn, Nanon, Topallin dhe Pėllumbin

Nė kėtė pjesė tė dytė tė intervistės ekskluzive me gazetėn “Telegraf”, Akademik Rexhep Qosja e thellon analizėn e tij ndaj dukurive aktuale tė politikės shqiptare. I pakėnaqur nga qeverisja dhe drejtimi i kėsaj klase politike, i pyetur pėr njė debat tė mundshėm publik midis Ramės dhe Berishės, Prof. Qosja e pėrmbledh mendimin e tij me kėto fjalė tepėr domethėnėse: Nė vend qė tė humbja kohėn duke e shikuar dhe dėgjuar atė debat, unė do tė lexoja, nė tė vėrtetė do tė rilexoja, romanin e Balzakut, “Shkėlqimi dhe mjerimi i lavireve”. Mė tej nė kėtė intervistė, Prof. Qosja flet pėr ēėshtjen e regjistrimit tė popullsisė, pėr garėn nė Shqipėri pėr President, duke bėrė dhe njė portretizim tė kandidatėve tė mundshėm. Gjithsesi, ai ndihet optimist nė tė ardhmen europiane tė shqiptarėve.

Profesor, ndėrkaq, Edi Rama i ka drejtuar ditėt e fundit njė ftesė pėr debat publik Sali Berishės. Pas njė mėrie dhe konflikti mė se dyvjeēar, sa interesant dhe produktiv e shihni kėtė ballafaqim midis kėtyre dy liderėve tė politikės shqiptare?

Ky debat politik, qė ju me tė drejtė e quani ballafaqim, midis Edi Ramės dhe Sali Berishės, nė asnjė pikėpamje nuk mund tė jetė produktiv. Gjuha e tyre politike ėshtė plotėsisht e harxhuar dhe e papėrfillshme pėr opinionin, sepse ajo nuk ka pėr bazė bindshmėri morale politike. Debati midis tyre, midis njė intelektuali dinakėrisht tė pėrmbajtur, siē ėshtė Edi Rama dhe njė populisti tė hallakatur, pėr tė cilin gėnjeshtrat janė Bibėl e Kuran, siē ėshtė Sali Berisha, do tė ishte vetėm njė ndryshor i zbehtė, qesharak, nė tė vėrtetė tragjikomik i dramave qė shfaqen nė teatrot amatore. Nė vend se tė humbja kohėn duke e shikuar dhe dėgjuar atė debat, unė do tė lexoja, nė tė vėrtetė do tė rilexoja, romanin e Balzakut, “Shkėlqimi dhe mjerimi i lavireve”.

Nė Shqipėri ka nisur regjistrimi i popullsisė, ku pavarėsisht kundėrshtimit qė ka hasur ky regjistrim nė opinionin e gjerė dhe njė vendimi tė Gjykatės Kushtetuese, kėrkohet deklarimi i etnisė dhe i fesė. Sa i drejtė apo normal ju duket ky regjistrim?

Mund tė jetė qė jo nė tė gjitha vendet evropiane nė regjistrimin e popullsisė bėhet edhe deklarimi i etnisė dhe i fesė. Por, mendoj se nė njė numėr tė tyre kjo ndodh. E drejta e deklarimit tė etnisė nė kėto vende trajtohet si njė e drejtė themelore e njeriut. Nė regjistrimin e sivjetmė tė popullsisė nė Kosovė u regjistrua edhe pėrkatėsia etnike edhe besimi fetar. Feja ėshtė pėrkatėsi private e njeriut dhe nuk e quaj tė nevojshme tė regjistrohet. Por deklarimi i etnisė nė vendet shumėtnike ėshtė me shumė rėndėsi. Nė qoftė se, nuk do tė lejohej deklarimi i etnisė nė ish-Jugosllavinė, si do tė dinte bota se ēėshtja shqiptare – ēėshtja e Kosovės ėshtė ēėshtje e madhe kombėtare, sepse numri i shqiptarėve ishte i madh. Nė qoftė se nuk do tė lejohej deklarimi i etnisė, fjala vjen, nė Mal tė Zi, nė Maqedoni dhe nė Serbi sot, shqiptarėt atje, nė shtetet shumetnike tė Malit tė Zi, tė Maqedonisė, tė Serbisė, do tė quheshin tė paqenė. Si, nė bazė tė ēkajes do tė kėrkonin ata, shqiptarėt, tė drejta kombėtare derisa ”nuk do tė ekzistonin” nė regjistrimin e popullsisė?! Sa i kam pėrcjellė debatet dhe deklarimet rreth regjistrimit tė tashėm tė popullsisė nė Shqipėri, Shqipėria e ka njė hall mjaft tė veēantė, ndaj tė cilit me tė drejtė po reagon organizata shumė premtuese pėr shpėtimin e Shqipėrisė prej tregtisė politike tė Sali Berishės me interesat kombėtare, Aleanca Kuq e Zi: qytetarė tė saj me etni shqiptare po deklarohen grekė. Plagė e vjetėr kjo nė jetėn e shqiptarėve. Plagė e vjetėr, por e pėrtashme, rishtazi, nė shekullin Njėzet e Njė. Kush ėshtė fajtor pėr kėtė vdekje tė vetėdijes kombėtare nė kokat e disa qytetarėve shqiptarė? Kush? Them: nė radhė tė parė politika dėshpėruese, shfrytėzuese, mafioze, politika nė tė cilėn ėshtė ngritur shumė bėrllok njerėzor, nė tė cilėn nė vend se pėr Shqipėrinė sot dhe pėr ardhmėrinė e saj ata mendojnė pėr xhepat e vet, tė djemve, tė bijave, tė nipave, tė mbesave, tė farefisit tė vet! Udhėheqjes dhe anėtarėve tė Aleancės Kuq e Zi do t’ua rekomandoja njė ngushėllim: shqiptarėt qė vetėdijen kombėtare e shesin pėr 200 a 300 a 3000 a 30 000 euro ata nuk i duhen gjė Kombit. Le tė regjistrohen si tė duan, por kjo tradhti tė mos u harrohet kurrė!

Duket se tė njėjtat probleme vėrehen edhe pėr shqiptarėt e Maqedonisė dhe tė Serbisė nga ky regjistrim, ku thuhet se ky regjistrim bėhet me qėllim pėr tė tkurrur popullsinė shqiptare dhe ndikimin e saj nė rajon, apo jo?

Mė e rėndėsishme se ēka pėr kėtė ēėshtje mendojnė tė tjerėt ėshtė ēka bėjmė ne vetė dhe pėr veten. E di se mendimet nė Evropė, nė SHBA, nė botė nė pėrgjithėsi pėr ne shqiptarėt mund t’i pėrmirėsojmė apo mund t’i keqėsojmė nė masė tė madhe edhe me qėndrimin tonė ndaj tė tjerėve me tė cilėt jetojmė nė tė njėjtin vend, sidomos ndaj atyre qė janė nė pakicė etnike, fetare, racore, politike, e tė tjera: nė Shqipėrinė shtetėrore, nė Kosovė, nė Maqedoni, apo kudo qoftė tjetėr. Racizmi dhe shovinizmi, qė nuk njeh tradita shqiptare, janė ndjenja dhe mendime tė shkallės sė ulėt. Aty ku paraqiten duhet tė ngremė zėrin kundėr tyre: tė ngremė zėrin qoftė kur jemi viktima tė atyre ndjenjave e qėndrimeve, qoftė kur jemi bartės tė tyre! Nė lidhje me kėtė problematikė do tė shtoj edhe disa fjalė. Shqiptarėt nė Kosovė dhe nė pėrgjithėsi nė Jugosllavinė tashmė tė mosqenė, kanė shumė pėrvojė tragjike nė kėtė pikėpamje. Ishin gjatė tė pėrndjekur prej racizmit dhe shovinizmit fetar serb, por edhe malazias e maqedonas. Ne po shohim se ky racizėm dhe shovinizėm fetar kohė pas kohe, edhe tani, sado nė kushte tė tjera historike, po shprehen nė Serbi e nė Maqedoni. E shprehin edhe zyrtarė tė lartė si ministri serb i policisė, Daēiq. Ēuditėrisht kėtyre racistėve fetarė u ndihmojnė edhe disa shqiptarė nė Kosovė, nė Shqipėri e nė diasporė – nė Evropė! Ndaj disa sjelljeve, a disa kėrkesave tė papranuara tė njė pjese tė pjesėtarėve tė besimit islam, tė cilave ua dha pėrgjigjen pėrkatėse, kushtetutare Kuvendi i Kosovės, kėta shqiptarė, tė konvertuar a tė pakonvertuar nė Kosovė, nė Shqipėri a nė Evropė, me kushtrime, me shkrime, me nėnshkrime pėrgjigjen me fyerje raciste, pothuaj tė padėgjuara prej tė tjerėve, me islamofobi patologjike, tani tė frymėzuar e tė stimuluar edhe prej forcave tė djathta ekstremiste nė Evropė, tė cilat edhe e frymėzuan atė tragjedinė e madhe nė Norvegji nė korrik tė kėtij viti, kur njė i ri, nė emėr tė ruajtjes sė pastėrtisė sė qytetėrimit tė krishterė evropian prej emigrantėve myslimanė vrau 76 tė rinj e tė reja. Dhe, kėshtu leverdia materiale, madje, edhe tregtare, e quajtur fyerje e fesė dhe e qytetėrimit islam, e quajtur islamofobi, vazhdon tė frymėzojė mendimin, sjelljen, gjuhėn, “kushtrimet” pėrbuzėse, fyese, kėrcėnuese tė njė numri tė pjesėtarėve tonė tė nėnshkruar si gazetarė, piktorė, publicistė, por pa qenė asgjė nė asnjėrin prej kėtyre profesioneve.

Ēka duhet bėrė nė kėto rrethana?

Kushtetuta e Shqipėrisė, nė mos autorėsi, ka asistencė tė ekspertėve ndėrkombėtarė. Duhet zbatuar Kushtetuta; duhen zbatuar parimet e shtetit tė sė drejtės; duhet qenė tolerantė; duhet qenė demokratė. Tė kundėrtat e kėtyre pashmangshėm njė ditė hakmerren.

Profesor, ndėrkohė nė Shqipėri thuajse ka filluar gara pėr presidentin e ardhshėm tė Shqipėrisė. Midis emrave qė lakohen pėr kėtė post janė Sali Berisha, Fatos Nano, Servet Pėllumbi, Jozefina Topalli, Ismail Kadare e tė tjerė. Ju, si mendoni, cila do tė ishte figura mė e pėrshtatshme pėr kryetar tė Shtetit dhe cilės forcė politike do tė duhej t’i pėrkiste ai?

Po ta pėrdorja si mė lirisht togfjalėshin Tuaj “emra qė lakohen”, do tė thosha: tė gjithė kėta emra qė pėrmendet, tė propozuar prej miqve a, madje, prej pėrfolėsve tė pamėshirshėm tė disave prej tyre, vėrtet lakohen dhe lakohen sepse asnjėri prej tyre nuk mund tė qėndrojė vertikalisht. Drejt! Tė gjithė ata kanė njė tė kaluar shumė tė lakuar. Propozimi a vetėm lakimi i kėtyre emrave pėr kryetar tė Shqipėrisė tregon qartė se Shqipėria kurrsesi nuk ėshtė nė gjendje tė krijojė qėndrim tė ri, demokratik, evropian, ndaj tė kaluarės sė vet totalitare. Tė dhėnat pėr kėtė pohim janė tragjikisht tė shumta. T’i theksoj pak prej tyre.

Sali Berisha. Shqipėria, aēik vendeve tė tjera ish komuniste nė Ballkan, por ngjashėm Rusisė dhe Bjellorusisė, vazhdon tė kryeministrohet jo prej njė ish-komunisti, por prej njė ish-anėtari tė nomenklaturės komuniste! Llukashenkoja i ynė ėshtė ish-sekretar i Partisė sė Punės nė Fakultetin e Mjekėsisė, nė tė vėrtetė nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės. Dhe, ky sekretar partie, qė vendoste pėr fatin e studentėve dhe profesorėve tė kėtij Universiteti, ishte mik shtėpie i Enver Hoxhės, qė bėnte ēmos tė shfrytėzonte lidhjet me tė bijtė e tij pėr tė krijuar karrierė sa mė tė fortė staliniste. Ky njeri, ky ish sekretar partie, pas komunizmit ishte njėherė kryetar i Shqipėrisė, qė e ēoi Shqipėrinė nė luftė qytetare nė vitin 1997 dhe u pėrmbys pas njė revolucioni demokratik. Ēdo qytetar i Shqipėrisė me mendje jo vetėm demokratike, po normale, do tė ēuditet kur tė dėgjojė se pėr kryetar tė ardhshėm tė Shqipėrisė mund tė propozohet ky njeri, i cili pėrpos peshės politike tepėr komprometuese nė njė vend normal demokratik, qė rėndon nė jetėshkrimin e tij, ėshtė sot kryeministėr qė nuk flet me kryetarin e shtetit, qė e ka bėrė vetė kryetar, qė nuk flet me Kryeprokuroren e shtetit, qė e ka bėrė vetė Kryeprokurore, qė nuk flet me Shefin e SHIK-ut, qė e ka bėrė vetė shef tė SHIK-ut, qė nuk flet me kryetarin e Opozitės, as kur deputeti gjerman bėn ēmos qė t’ia japin dorėn njėri tjetrit! Si e duron Shqipėria autokracinė blegtorale tė Sali Berishės? Si mund tė lejojė ajo qė tė flitet qė ky njeri tė mbetet edhe mė tej nė pushtet? Madje tė supozohet pėr sė dyti kryetar i shtetit! Absurd! Pėrmbysje e ndėrgjegjes, madje e logjikės, madje e etikės elementare qytetare!

Ismail Kadare. Edhe lakimi i emrit tė tij pėr kryetar tė Shqipėrisė, emri i tij pėr sė tepėrmi i lakuar nė diktaturė dhe tash nė autokracinė e Sali Berishės, dėshmon se Shqipėria kurrsesi nuk po mund tė krijojė qėndrim tė ri, demokratik, evropian ndaj tė kaluarės sė vet komuniste. Po si mund tė lakohet pėr kryetar tė shtetit demokratik emri i shkrimtarit, i cili ēdo qėndrimi tė ri politik tė Partisė sė Punės e tė Enver Hoxhės, qoftė nė politikėn e brendshme, qoftė nė politikėn e jashtme, i ėshtė pėrgjigjur me romane politike shėrbyese, me vjersha, me shkrime publicistike, me intervista shėrbyese. Kur Partia e Punės donte ta madhėronte sa mė madhėrueshėm fitoren e vet, Ismail Kadare shkruante romanin “Nėntori i njė kryeqyteti”; kur Partia e Punės dhe Enver Hoxha u thoshin imperialistėve amerikanė dhe social-imperialistėve sovjetikė se Shqipėria ėshtė kėshtjellė nė tė cilėn do tė thyenin dhėmbėt edhe ata edhe kėta, Ismail Kadare shkruante “Kėshtjellėn” – tashmė tė ripunuar me themel; kur Partia e Punės dhe Enver Hoxha do tė prishnin marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik, duke e konsideruar politikėn hrushoviane revizioniste, domethėnė anti-staliniste, Ismail Kadare do tė shkruajė “Dimrin e vetmisė sė madhe” a “Dimrin e Madh” tė korrigjuar, nė tė cilin lexuesve shqiptarė u dhuron mendime raciste pėr rusėt; kur Partia e Punės dhe Enver Hoxha fillojnė tė predikojnė parime tė Revolucionit Kulturor Kinez, qėllimi i tė cilit ishte zhdukja e traditės kulturore borgjeze, Ismail Kadare do tė shkruajė romanin reportazh “Dasma”; kur Partia e Punės dhe Enver Hoxha u shqiptojnė fletėrrufe anėtarėve tė Byrosė Politike e tė Komitetit Qendror pėr devijime “mikroborgjeze”, Ismail Kadare shkruan “Pashallarėt e Kuq”; kur Partia e Punės dhe Enver Hoxha ndėrpresin marrėdhėnien me mikun e dytė tė madh, Kinėn, Ismail Kadare prapė shkruan roman politik, kėsaj radhe kundėrkinez, nė tė cilin nuk ngurron t’u krijojė pėrfytyrime raciste shqiptarėve pėr kinezėt. Dhe, kėshtu prej viti nė vit e prej njė Plenumi deri te Plenumi tjetėr i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė! Tani tė lakohet emri i kėtij shkrimtari servis i diktaturės pėr kryetar tė Shqipėrisė “demokratike” - o ēfarė ironie! O ēfarė pėrēmimi i kujtesės historike tė popullit shqiptar! O ēfarė shakaje me etikėn mendore dhe demokratike shqiptare! O ēfarė shakaje me dinjitetin intelektual! Ndoshta tė gjitha kėto qė thashė janė fjalė tė harxhuara kot! Pse? Meqenėse Shqipėria ka kryeministėr njė gėnjeshtar ontologjik siē ėshtė Sali Berisha, ndoshta e do rendi i absurdit shqiptar qė pėr kryetar tė ketė njė intrigant ontologjik siē ėshtė Ismail Kadare.

Fatos Nano. Edhe emri i tij i lakuar pėr kryetar tė sotėm tė Shqipėrisė ishte mjaft i lakuar nė vitet e fundit tė komunizmit dhe jo i lakuar edhe pas rėnies sė komunizmit. Megjithatė ky hazarder politik qė pas keqėsimit tė marrėdhėnieve me bashkėpartiakun dhe bashkėpunėtorin e vet, Ilir Meta, ia dhuroi pushtetin fatkeqėsisė sė Shqipėrisė – Sali Berishės, di tė tregohet burrė – ēka s’mund tė jenė dy ish – stalinistėt e parė, Berisha e Kadare: e tregoi ditėn e varrimit tė Ramiz Alisė.

Servet Pėllumbi. Megjithėse edhe ky emėr mjaft i lakuar nė kohėn e diktaturės si ideolog i saj, prapė ėshtė emėr mė i nderuar politikisht se emrat e tė tjerėve. Natyra e tij, karakteri i tij paqėsor, tolerant, mėnyra e komunikimit me njerėzit, qėndrueshmėria e sotme intelektuale e politike e bėjnė atė tė vetmen figure deri tash tė pėrmendur pėr kryetar tė mundshėm tė Shqipėrisė, tė denjė pėr atė institucion shtetėror. E kaluara e tij, ndėrkaq, edhe Servet Pėllumbin e bėn emėr qė nuk do tė duhej tė lakohet pėr kryetar tė Shqipėrisė demokratike.

Jozefina Topalli. Do kujtuar gjuhėn e saj nė karrigen e kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė, sjelljet e saj, privatizimet e saj politike, uzurpimet e saj politike, fyerjet e saj ndaj opozitės, shprehjet e saj aq shpesh infantile, trashtinėn e saj mendore pėr tė mos i lejuar vetes tė mendosh se edhe njė personazh i tillė politik mund tė propozohet pėr kryetare tė Shqipėrisė.

Ndihmoji, Zot Shqipėrisė. Ku ke katandisur Shqipėria ime e dashur!

Ēdo kohė ka njerėzit e vet. Njerėzit pėr tė cilėt fola janė njerėz tė kaluar tė njė kohe tė kaluar. Do shpėtuar Shqipėria shtetėrore e politike prej tyre. Nė krye tė Shqipėrisė do zgjedhur njeriu i kėsaj kohe e tė tillė Shqipėria ka shumė, shumė, shumė: tė rinj tė ngritur, tė rinj tė ditur, tė rinj intelektualisht tė pakorruptuar, tė rinj moralisht tė qėndruar.

Nė kėto kushte, sa optimist ndihet Akademik Rexhep Qosja pėr tė ardhmen evropiane tė shqiptarėve?

Natyrisht, jam optimist pėr tė ardhmen evropiane tė shqiptarėve. Punoj pėr tė tani e pesėdhjetė vjet, domethėnė prej ditės sė parė qė kam filluar tė shkruaj e tė botoj; punojnė pėr tė shumė e shumė intelektualė, krijues, politikanė shqiptarė nė Kosovė, nė Shqipėri, nė Maqedoni, nė diasporė. Shqipėria dhe Kosova (dhe Bosnja) pashmangshėm do tė bėhen anėtare tė Bashkimit Evropian. Nuk mund tė lejojė Bashkimi Evropian qė jashtė pėrbėrjes sė tij tė mbeten tri vende qoftė pėr shkak tė prapangeljes sė tyre zhvillimore, qoftė pse nuk i plotėsojnė lehtė gjithė standardet e tij, qoftė pse janė me shumicė tė popullsisė tė besimit islam. Besoj: nuk do tė kalojnė shumė vite qė ne, edhe Kosova, edhe Shqipėria, do tė pranohemi nė Bashkimin Evropian, por, besoj: do tė kalojnė shumė e shumė vite qė ne, edhe Kosova, edhe Shqipėria, tė bėhemi Evropė – Evropė me kulturėn e mendimit; Evropė me kulturėn e sjelljes; Evropė me vetėdijen demokratike; Evropė jo vetėm me procedurėn por me marrėdhėniet ndėrnjerėzore demokratike; Evropė me rendin politik shoqėror, kushtetutar juridik, qė si i tillė zbatohet; Evropė me ndarjen e pushteteve ligjvėnėse, zbatimore dhe gjyqėsore; Evropė me gjuhėn politike. Domethėnė: do tė kalojnė shumė e shumė vite qė ne tė bėhemi Evropė me Identitetin tonė. Ne, edhe Kosova, edhe Shqipėria, do tė pranohemi nė Bashkimin Evropian, por Evropė do tė bėhemi vėshtirė, shumė vėshtirė, me shumė e shumė pėrpjekje jo tė njerėzve qė luftojnė pėr sa mė shumė pushtet, pėr sa mė shumė pozita e sa mė shumė kapital vetjak, por tė njerėzve qė luftojnė pėr rritėn e pėrgjithshme shoqėrore, kulturore, qytetėruese, morale tė popullit. Do tė hyjmė nė Evropė, edhe Kosova, edhe Shqipėria, por nuk do tė mund tė bėhemi Evropė derisa jemi shoqėri nė tė cilėn aq egėr e luftojnė njėra - tjetrėn dy partitė kryesore tė Shqipėrisė; derisa aq vrazhdė janė tė antagonizuar intelektualėt e partishėm e tė papartishėm; derisa do tė kemi kryeministra e kryetare tė Kuvendit gjuhėn e tė cilėve e stolisin fjalėt lavire, opinga, zhele me tė cilat pėrbaltin fytyrat e opozitės e tė zyrtarėve qė nuk duan t’u servilizojnė, derisa klasa politike dhe klasa e tajkunėve, bashkėrisht tė pasuruar nė procesin plaēkitjes sė tranzicionit, uzurpojnė sovranitetin e tė vetmit Sovran – tė popullit; derisa korrupsioni politik, financiar e ekonomik dhe krimi i organizuar e mbisundojnė jetėn tonė politike! Do tė hyjmė nė Evropė, edhe Kosova, edhe Shqipėria, por nuk do tė mund tė bėhemi Evropė derisa nė pushtet mbajmė ish- stalinistė nė Shqipėri dhe ish kuadro politike tė kohės sė Millosheviēit nė Kosovė. Do tė hyjmė nė Evropė, edhe Kosova, edhe Shqipėria, por Evropė nuk do tė mund tė bėhemi derisa pėr kryetar tė ardhshėm tė Shqipėrisė lakojmė emrat e ish-anėtarėve tė nomenklaturės sė diktaturės komuniste nė Shqipėri, nė tė vėrtetė emrat e disa ish-stalinistėve, qė aq shumė e shumė shėrbimet ia kanė bėrė me gojė e me shkrime asaj diktature kundėr sė cilės tani hallakaten edhe nė institucionet shtetėrore tė Shqipėrisė, edhe nė tribunat politike e kulturore tė Evropės! Atė ditė kur tė pranohemi nė Bashkimin Evropian, atė ditė, ndėrkaq, ne, si komb, do tė na shtrohet njė problem i madh, ekzistencial, e ky ėshtė problemi: a do tė mund ta ruajmė dhe a do tė dimė ta ruajmė identitetin kombėtar shqiptar para nacionalizmave tė vendeve tė mėdha evropiane siē janė ai gjerman, anglez, francez, italian, spanjoll? Gjendja, nė pėrgjithėsi jeta e sotme shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė nė Shqipėri prodhon shumė ligėsi qė e vėshtirėsojnė, nė tė vėrtetė e bėjnė gati se pesimiste pėrgjigjen nė kėtė pyetje tė madhe. Le tė mbetet pėrgjigjja ime nė kėtė pyetje pėr herėn tjetėr se ėshtė pėrgjigje qė i nevojiten mė shumė tė dhėna dhe mė shumė hapėsirė.

Ju faleminderit, Profesor, pėr kėtė bashkėbisedim me gazetėn “Telegraf”!

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 127 vizitorë
Lexuar: 1,894 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Intervistė me historianin Alexandre Lambert
E dielė, 13 maj 2012 - 10:40
“Evropa sabotoi historinė tuaj nė shekullin XIX, kur Ilirinė e quajti Ballkan”. Pėrderisa ne nuk e njohim vetveten mirė, pėrderisa ngremė zėrin, nxijmė ...
Fuqitė e mėdha s’kujtohen ndonjėherė pėr Shqi...
E premtė, 24 shkurt 2012 - 19:04
Viti i pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė ne sot festojmė njėqind vjetorin e saj, nuk do tė kishte ndodhur pa njė punė tė mundimshme tė njerėzve tė pendės dhe tė...
Danaj: Opozita etnike shqiptare nė Maqedoni ė...
E hėnė, 13 shkurt 2012 - 17:09
Nė njė intervistė ekskluzive pėr portalin Express.mk analisti i njohur shqiptar dhe kryetar i Listės Shqipėria Natyrale, Dr. Koēo Danaj fletė pėr tensionet...
Intervistė e imagjinuar me Hasan Prishtinėn
E premtė, 10 shkurt 2012 - 21:04
Tė bėhet Shqipėria ashtu siē e meriton Kemi hyrė nė vitin jubilar tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ēdo datė historike ka edhe personalitetet e ...
RAMA: Mes Shqipėrisė e Serbisė nuk ėshtė mė K...
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 20:16
EKSKLUZIVE: « Serbia vazhdon tė jetė peng i sė shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojė realitetin rreth statusit tė Kosovės. Sa me shpejt ta kuptoje Serbia...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi