Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
"E vėrteta mė nė fund del nė shesh, nuk ka dobi ta fshehėsh"
Publikuar më 05 nėntor, 2011 nė orėn 21:07 ( ) Sejdi Veseli | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Instituti Kombėtar i Shėndetit Publik (IKSHP) ka publikuar rezultatet e analizave tė 11 nxėnėsve tė shkollės sė mesme “Fan Noli” nė Podujevė, sipas tė cilave ka dalė se nuk ka pasur helmim ashtu sikur ishte dyshuar”-mund tė lexohet nė media.
Ky publikim me pėrkujton atė deklaratėn e “faqes sė zezė” e cila u dha nga njerėz me kompetence, me rastin e helmimit tė nxėnėsve nė Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” tė Klinės, nė vitin 1989, menjėherė pas ushtrimeve ushtarake tė forcave tė pushtuesit serbo-ēetnik, kur simptomatologjia e nxėnėsve shqiptar tė intoksikuar rėnd, konsiderohej si njė reagim “histerik”,........!?

Tani mė ėshtė e ditur, se ky helmim i nxėnėsve shqiptar tė Gjimnazit “Luigj Gurakuqi” tė Klinės, ishte test prova e katilėve pėr pėrcaktimin e dozės qė do tė pėrdorej, pak kohė mė vonė. Kėshtu dhe ndodhi, nė mars-prillin 1990, kur u helmuan mbi 7000 nxėnės shqiptar nė tėrė hapėsirėn e Kosovės. Besoj se populli i ka nė kujtesė edhe skenat e kėtij pėrjetimi tė dhembshme, tė shkaktuar nga barbaritė serbo-ēetnike.
Akuza se paska qenė njė reagim “histerik” i fėmijėve tanė, u hodh nė koshin e plehrave tė historisė nga rezultatet analizave tė mostrave tė mjetit tė pėrdorur dhe tė gjakut tė fėmijėve tė intoksikuar nė laboratorėt toksikologjike prestigjioze evropiane , siē ėshtė ai ku punon shkencėtari frėng Dr. Bernard Benedetti. Analizat dėshmuan katėrēipėrisht, se ndaj fėmijėve shqiptarė ėshtė pėrdorur helmi luftarak nervor “Sarin”.
Publikimi i IKSHPK mėton t’i ve kapak edhe kėsaj ndodhie tė hidhur, sikur asaj qė ndodhi me 01 tetor 2009 nė dy shkollat e Fushė Kosovės, nė atė "Hivzi Sylejmani" dhe "Selman Riza". Atėherė kur u rimbushė Klinika Infektive e QKUK-sė me nxėnės shqiptar, si raste urgjente dhe tė sjellė me autoambulanca e QMF dhe tė FSK-sė, me automjete terreni tė SHPK-sė dhe me vetura private. Pėr “ēudi” edhe simptomat e kėtyre tė rinjve ishin tė ngjashme me tė intoksikuari e vitit 1990; si dhe me ata tė vitit 2002 qė ndodhėn nė Kumanovė dhe Tetovė;
Po ashti siē edhe ndodhi me rastin e helmimeve tė 11 nxėnėsve shqiptar tė Shkollės fillore “28 nėntori”, tė fshatit Bresanė, tė komunės sė Sharrit, disa nxėnės tė shkollės fillore “28 nėntori”, tė cilėt u trajtuan si helmime alimentare. Ėshtė pėr t’u ēuditur!? Kėta nxėnės “ i paska kapur histeria” menjėherė pas konsumimit tė njė lloj ėmbėlsire tė prodhimit serbijan, tė njohur me emrin “Takovo”. Po tė ishte helmimi nga ushqimi i prishur apo me afat tė skaduar, me siguri reagimet e fėmijėve nuk do tė ndodhnin menjėherė, por pas kohės e cila njihet si inkubacioni. Kėto “ėmbėlsira” ėshtė dashtė tė analizohen nė ndonjė laborator toksikologjik, ku do tė bėhej detektimi i ndonjė pėrbėrje kimike dhe aftėsitė toksike tė tij, si dhe pasojat qė mund tė shkaktoj tek tė intoksikuari nė tė ardhmen!
Ēfarė ishin shenjat e shfaqura te fėmijėt e helmuar?
Si zakonisht, tė njėri mė shumė e tė tjetri mė pak, te kėta fėmijė tė helmuar janė shfaqur kėtė shenja: te disa zbehje ose skuqje e fytyrės, marrje mėndėsh, lodhje, stėrlodhje, kėputje, zbritje e shtypjes sė gjakut ose alivanosje, tė vjella, vėshtirėsim tė frymėmarrjes, dridhje tė trupit, dhembje nė stomak, ngushtim tė bebėzave...te disa prej tyre kishte edhe krizė tė ankthit dhe shtim tė sekrecionit tė pėshtymės....Pėr kėto simptome ėshtė folura nė mjetet e informimit.
Bazuar nė ato njohuri qė posedojė nga fusha e Mbrojtjes Kimike Biologjike dhe Atomike, si dhe nė konsultimin e literaturės profesionale tė cilėn e posedoj mė bollėk, kam guxim tė shpreh dyshimin tim tė bazuar, se edhe shenjat e shfaqura te nxėnėsit nė Bresanė tė Sharrit dhe sė fundmi tek ata tė Shkollės sė Mesme “Fan S. Noli, nė Besianė, ngjasojnė shumė me reaksionet e organizmit nga veprimet neuro-paralizuese, tė cilat shkaktohen nga kontakti me ndonjė materie. e cila pėr nga pėrbėrja i pėrket grupit tė helmeve nervore.
Detektimi jo vetėm i helmeve nervore, por edhe i substancave tjera kimike helmuese nė pėrgjithėsi, bėhet me mjetet pėrkatėse pėr vėzhgimin tė terreneve-objekteve pėr tė cilat dyshohet me bazė se janė tė kontaminuar.
Nė ditėt tona, mjeti elementar pėr detektim kimik ėshtė detektori automatik digjital. Me ndihmėn e detektorit bėhet zbulimi dhe identifikimi i helmeve, si dhe identifikimi i zonave me koncentrik mė tė lartė tė kontaminantit. Kėto veprime pėrcillen me vėnien e shenjave me tė cilat shėnohet kufizimi i terreneve apo hapėsirave apo zonave tė kontaminuara. Nė terren tė hapur ky kufizim duhet tė bėhet duke u mbėshtetė edhe nė “trėndafilin e erėrave”. Pasi bėhet detektim dhe kufizimi i terrenit tė kontaminuar, ndėrmerren veprimet pėr neutralizimin e kontaminantit dhe dekontaminimi i plotė i hapėsirės sė kontaminuar.
Nė kohėn tonė detektimi i substancave kontaminuese nė cilindo terren nuk ėshtė ndonjė punė aq e vėshtirė, por duhen edhe mjete, jo aq edhe tė mėdha sa thonė disa. Si duket kompetentėt nuk kanė nxjerrė as edhe qė po duanė tė nxjerrin mėsime nga e kaluara. Apo mund tė dyshohet me bazė, duke vrapuar pas honorarėve kanė harruar se cilėt i kemi nė fqinjėsi dhe ēka janė ata tė bėjnė kundėr shqiptarėve. Pėrndryshe, do tė siguronin bile njė detektor kimik digjital, siē ėshtė RAID i prodhuar nga firma amerikane Bruker Daltonics, i cili nuk kushton shtrenjtė, RAID ben pjesė nė gjeneraten e re tė spektrometrave mobil i dedikuar pėr detektimin pėrbėrsve helmues kimik dhe helmeve luftarake Bile kam bindjen e thellė, se po tė kėrkohej nga KFOR-i, jo vetėm se do tė jepej si dhuratė, bashkė me pajisjet pėr punė nė terren tė kontaminuar, por edhe do tė bėhej trajnimi i personave tė cilėt do tė punoni me kėtė aparat shumė tė sigurt.
Ēka mė ēuditė mė sė tepėrmi, si mundet tė jepet njė publikim i thatė pa treguar rezultatet e analizave toksikologjike kimike dhe bakteriologjike!?
Ky publikim mė pėrkujton njė dėrdėllitje tė njė plake tė matufosur, duke ia kumtuar hallexhinjve kafen!!!
Vėrtetė ėshtė koha e fundit, qė kėtė papėrgjegjėsi ndaj obligimeve qė kanė zyrtarė, pėr ruajtjen e shėndetit tė qytetarėve tė kėtij vendi me plotė halle, duhet ta sqarojnė sa mė shpejt organet kompetente.
Me dėshirat pėr shėrim tė shpejtė dhe tė plotė tė fėmijėve tanė!

sveseli@hotmail.com

Prishtinė, 04 nentor 2011

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sejdi Veseli
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 1,181 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon str...
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:09
Baromteri diplomatik *** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkomb...
EDHE TI O RAMUSH I LĖVIZE FJALĖT?!?
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:05
...O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QĖ, NUK U MĖSOVE DHE AKOMA NUK PO MĖSOHESH ME KĖTO LOJRAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE SI DHE ME DREDHITĖ E HILET E KĖTYRE TĖ...
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė ...
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:35
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasa...
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė S...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:28
Barometri diplomatik Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombre...
ZGEDHJET E JASHTĖZAKONSHME KOMUNALE NĖ PRESHE...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:25
Jemi nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme Komunale nė Preshevė. Deri te ky proces ka ardhur pėr shkak tė dėshtimit tė Koalicionit tė fundit ndėrmjet tė...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi