Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
- Jo, me “eskimezët” jemi në konflikt!!!
Publikuar më 07 nntor, 2011 në orën 00:06 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Çdo e keqe dhe çdo tragjedi e derisotme, që ka rënë mbi kurrizin e shqiptarëve dhe të Kosovës së Shqipërisë Etnike, së pari, është "gatuar" dhe është "zierë" nga "doshlakët" kolonë serbë dhe malazezë në Kosovë, e mëpastaj, sipas mësimeve dhe "teftereve" nacionalshoviniste dhe raciste antishqiptare të Kishës Ortodokse Serbe, janë finalizuar si "produkt i gatshëm" toksikologjik (kolonial dhe imperialist) në Beograd-Piemontin e sllavëve të Ballkanit jugor.

*** Mirëpo, sipas kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi: “ Qeveria e tij nuk është në konflikt me serbët në veriun e Kosovës.”( http://www.botasot.info/03/11/2011/).

Dikur, në prag të riokupimit dhe të rikolonizimit të Kosovës nga ana regjimit gjenocidal fashist serb të Slobodan Milosheviqit (1989), edhe Azem Vllasi pat deklaruar se serbët lokalë “nuk ishin fajtorë”, por burgosja e tij e dëshmoi të kundërtën, serbët lokalë me në krye Momçilo Trajkoviqin etj., ishin mu ata, që atë e futën në burgun e Mitrovicës, ku pas disa muajsh, me ndihmën dhe me ndërhyrjen e qarqeve diplomatike të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe, u lirua si i pafajshëm. Ndryshe, serbët e Kosovës, do ta mbanin në burg për shumë vjet.

Nga repriza e të së njëjtës parullë të gabuar politike?

Për çudi, tash, në rrethana krejtësisht të tjera politike (kur Kosova më nuk është nën zgjedhën e hekurt koloniale të Serbisë, por e lirë dhe sovrane), një parullë të ngjashme politiko-propagandistike, e përsëriti edhe kryeministri aktual i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi se, “qeveria e tij nuk është në konflikt me serbët e veriut të Kosovës”!? – Po, atëherë, kush dreqi ishin ata, që e hartuan dhe e nënshkruan fletarrestin denoncues kundër Hashim Thaçit, se gjoja ai ka kryer “krime lufte” në Kosovë? Kush ishin ata, që sot, kryeministrin Hashim Thaçi e akuzojnë për “trafikimin e organeve njerëzore” gjatë luftës në Kosovë, për çfarë edhe është ngritur një komision i posaçëm nga OKB-së (sipas raportit të trilluar serb Vukçeviq-Dik Marti)? – Askush tjetër, ata ishin dhe, vetë janë serbët “gexhë” lokalë të Kosovës, të cilët së bashku me klerikët e KOS-it dhe me shërbimet agjenturore (policore dhe të zbulimit) serbe të Beogradit, kanë përpiluar dosjet e zeza kundër Hashim Thaçit, Agim Çekut, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt, si dhe kundër disa ushtarakëve të tjerë të UÇK-së, të cilët i mbajnë në burgun hetues të Tribunalit të Hagës, si dhe në arrestin shtëpiak, sikruse që është rasti me Fatmir Limajn.

Nga një deklaratë e tillë (e papeshuar politkisht dhe realisht), krejtësisht e pakuptueshme dhe e papranueshme, shtrohen këto pyetje:

(1) Pse nga qeveria e Kosovës, nga BE-ja dhe nga faktorët e tjerë ndërkombëtarë, po kërkohet të vazhdojë dialogu i ndërprerë “teknik” midis Prishtinës dhe Beogradit, pasi që “qeveria e Hashim Thaçit, nuk qenka në konflikt me serbët në veriun e Kosovës”?

(2) Meqenëse qeveria e Hashim Thaçit, “nuk qenka në konflikt me serbët e veriut”, atëherë, pse serbët e veriut qe tre vjet (17 shkurt 2008), nuk po e njohin as Hashim Thaçin, as qeverinë e tij, por vetëm qeverinë e Serbisë? - Kjo është kuentisenca e problemit të pazgjidhur të Veriut të Kosovës, jo vetëm targat e automjeteve dhe kontrabanda doganore dhejtëvjeçare, e zhvilluar nga strukturat paralele të Serbisë.

(3) Pse qeveria e Kosovës filloi “dialogun teknik” me Beogradin, pasiqë nuk qenka “në konflikt me serbët e veriut të Kosovës”?!

(4) Pse Kuvendi i Kosovës mbështeti qeverinë, që të zhvillohej një dialog i tillë, i ashtuquajtur “teknik” për shkaqe “teknike” të politikës së falimentuar të Kosovës në zgjidhjen e problemit politik të veriut të Kosovës, të krijuar dhe të galvanizuar (1999-2011), pikërisht nga serbët e atjeshëm, të cilët sipas kësaj deklarate të kryeministrit Hashim Thaçi, nuk qenkanë shkaku, as pasoja?!

Pavarësisht se çfarë ka deklaruar kuturu kryeministri Hashim Thaçi, gjoja se “ qeveria e tij, nuk qenka në konflikt me serbët”, e vërteta është krejtësisht ndryshe, pikërisht të gjithë serbët në veri të Kosovës, janë fajtorë dhe përgjegjës për krijimin e një gjendjeje të tillë të rëndë politike, e cila, nëse urgjentisht nuk zgjidhet me mjete politike paqësore nga ana e palëve në konflikt dhe e mediatorëve ndërkombëtarë (BE, NATO, SHBA), të involvuar në të, kjo, brenda një kohe shumë të shkurtër do të eskalojë drejt një konflikti të armatosur, me pasoja të paparashikuara për gjithë rajonin.

Kush e inicioi, kush e mbështeti, kush e ndërpreu, kush, dhe, pse po kërkon vazhdimin e atij “dialogu teknik”?

–Po, askush tjetër, veç kolonëve serbë, të barrikaduar në veriun e Kosovës me prijësat e tyre Oliver Ivanoviq, Marko Jakshiq, Goran Bogdanoviq... etj., të cilët janë “ambasadorë” të tyre në “Ministrinë për Kosovën”, e cila vepron në kuadrin e qeverisë së Serbisë, që (sipas Kushtetutës së Serbisë së vitit 2006, “ Kosova është pjesë e pandashme e territorit dhe e shtetit të Serbisë”) ka për qëllim dhe për detyrë të fundit, që jo vetëm veriun, por edhe pjesët e tjera të Kosovës, t’i rikthejë nën sovranitetit kolonial të Serbisë (1912-1999), edhe pse Kosova, tanimë, është shtet i pavarur dhe sovran që nga 17 shkurti 2008; edhe pse Kosova është çështje e mbyllur për shqiptarët, për Amerikën, për BE-në dhe për NATO-n.

Kjo që po ngjet në Veriun e Kosovës qe 12 vjet (1999-2011), në miniaturë (sepse dikur e gjithë Kosova ishte e pushtuar dhe e sunduar nga Serbia e Slobodan Miklosheviqt, kurse sot është e pavarur dhe e supervizuar nga BE-ja, NATO-ja dhe EULEX-i), është një reprizë e vitit 1989, kur vetë kolonët serbë të Kosovës, të ndërsyerë, të mbështetur dhe të ushqyer nga nacionalshovinizmi i Kishës Ortodokse Serbe, si dhe nga propaganda e zezë politike serbomadhe e Beogradit, patën sjellë në Kosovë bandat kriminale dhe terroriste (policë, paramilitarë, militarë, sigurimca etj.) të regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit, me qëllim që shqiptarët t’i terroizonin, t’i burgosnin, t’i vrisnin, t’i masakronin dhe t’i dëbonin nga shtëpitë dhe nga banesat e tyre vetëm për vetëm që Kosovën shqiptare, ta serbizonin de fakto dhe de jure.

Shumë e çuditshme dhe e pabesueshme se si kryeministri Hashim Thaçi ka mundur të pohojë një deklaratë të tillë absurde për opinionin publik, kur si Thaçi, ashtu edhe qeveria dhe parlamenti i tij, shumë mirë e dijnë se çfarë po kërkojnë serbët në Veri të Kosovës, hiq më pak se “shtet në shtet” (autonomi speciale me polici, me ushtri dhe me institucione të tjera shtetërore serbe) ose bashkim me Serbinë, që do të thotë copëtim-shkëputje nga territori i Republikës së Kosovës. Kjo është esenca e konfliktit të Qeverisë së Kosovës me serbët në veriun e Kosovës.

Kjo është e vërteta, jo vetëm prania e strukturave dhe e bandave kriminale, që po veprojnë së bashku me serbët lokalë të Veriut, dhe janë të mbështetur drejtpërdrejtë nga Beogradi, që nga përfundimi i luftës në Kosovë (qershor 1999).

Kush dhe, pse i ka sjellë ato struktura kriminale në veriun e Kosovës?

– Po, vetë kolonët serbë, askush tjetër, që janë barrikaduar aty, që nga qershori i vitit 1999! Ato banda të mbështetura nga Beogradi dhe të bekuara nga popat e Kishës Ortodokse Serbe, janë bunkerizuar në veri për mbrojtjen e serbëve lokalë me të cilët “qeveria e Hashim Thaçit nuk qenka në konflikt”!?

Argument tjetër i parrëxueshëm se qeveria e Republikës së Kosovës është konflikt me serbët e veriut dhe me barrikadat e tyre, është MOSNJOHJA e shtetit të pavarur të Kosovës nga ana e tyre, nga Beogradi zyrtar dhe nga Kisha Ortodokse Serbe.

Pra, mosnjohja e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës nga ana e serbëve të veriut, është përmbajtja e konfliktit të qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi.Pikërisht serbët e veriut janë fajtorët dhe përgjegjësit kryesorë, pse Veriu i Kosovës, qe 12 vjet, de fakto dhe de jure është shkëputur nga sovraniteti ligjor dhe kushtetues i Republikës së Kosovës.

E pranuam, nuk e pranuam, në Vriun e Kosovës, qe 12 vjet është e shpërfaqur repriza e serbëve të Kosovës sipas skenarit famëkeq nacionalshovinist të Slobodan Milosheviqt me në krye Kishën Ortodokse Serbe, që Kosovës me tanke dhe me zjarr ia hoqën autonominë dhe shqiptarët i zhveshën nga të gjitha liritë dhe të drejtat e të njeriut, duke iu mohuar edhe të dejtën e jetës, i vetmi dallim i skenarit të serbëve në Veriun e Kosovës nga ai i regjimit fashistoid dhe gjenocidal i Slobodan Milosheviqit, është se, sot, Kosova nuk është nën tutelën e sundimit kolonial të Serbisë, por shtet i pavarur dhe sovran nën mbikëqyrjen evro-ndërkombëtare (KFOR, EULEX, OKB, BE, SHBA).

Mirëpo, megjithëkëtë realitet të pamohueshëm, pikërsisht serbët e barrikaduar në pjesën veriore të Kosovës, janë ata, që së bashku me Beogradin dhe me Kishën Ortodokse Serbe, nuk po e njohin Republikën e Kosovës, por vetëm Republikën e Serbisë në territorin e Kosovës së Shqipërisë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 51 vizitorë
Lexuar: 1,092 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi