Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Unė njoh vetėm njė Kryeministėr
Publikuar më 10 nėntor, 2011 nė orėn 02:09 ( ) Dr. Koēo Danaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
... Dhe ai ėshtė Ismail Qemali. Ėshtė i pari kryeministėr i Shqipėrisė Natyrale. Nė 28 Nėntor 1912 ai sė bashku me njė grup politikanėsh shqiptarė shpallėn Pavarėsinė e Shqipėrisė Natyrale, e cila shtrihej nga Presheva nė Prevezė, nga Durrėsi nė Shkup. Zgjodhėn njė qeveri tė Shqipėrisė natyrale, ku bėnin pjesė ministra nga Prishtina apo Tetova, siē ishin Mehmet Pashė Derralla dhe Hasan Prishtina. Zgjodhėn njė Asamble tė Shqipėrisė Natyrale tė cilėn e drejtonte Vehbi Agolli nga Dibra e Madhe. Luftuan me tė gjitha fuqitė e tyre qė kėtė Shqipėri Natyrale ta njihnin edhe fuqitė e mėdha.

Pas Ismail Qemalit, nuk ka mė kryeministėr tė Shqipėrisė natyrale. Tė paktėn deri tani qė po shkruaj. Tė gjithė kryeministrat e mėvonshėm, qė nga Ahmet Zogu, Koēo Kota, Mehdi Frashėri, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Aleksandėr Meksi, Fatos Nano, Pandeli Majko, Ilir Meta, Sali Berisha, kanė qenė dhe janė kryeministra tė Vilajetit tė Tiranės. Pas vitit 1999, atyre ju shtuan edhe kryeministrat e Vilajetit tė Prishtinės si Bajram Rexhepi, Agim Ceku, Hashim Thaēi, etj. Qė tė gjithė kėta kryeministra, pavarėsisht se kanė jetuar ne fillim tė shekullit tė 20-tė, nė mes apo fund tė shekullit tė 20-tė, nė fillim tė shekullit tė 21-tė, mendėrisht kanė jetuar dhe jetojnė nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės apo Karamahmut Pashė Bushatlliut. Nė tė njėjtėn kohė jetojnė mendėrisht edhe deputetėt e tyre, presidentėt e tyre, analistėt, gazetat dhe televizionet e tyre.

Po pse mbeti i vetėm Ismail Qemali, pse ai nuk ka tė dytė? Sepse ai dhe shokėt e tij, punuan pėr kombin, ndėrsa tė gjithė tė tjerėt pas tij punuan dhe vazhdojnė tė punojnė pėr pushtetin e tyre. Ky ėshtė realiteti. Por ky realitet ėshtė mbuluar dhe vazhdon tė mbulohet nga mashtrimi dhe manipulimi. Qė nga Turhan Pasha, Ahmet Zogu, nga Enver Hoxha deri tek Fatos Nano dhe Sali Berisha, kanė festuar dhe vazhdojnė tė festojnė 28 Nėntorin. Abuzim i pastėr. Ata duhet tė festojnė 29 Korrikun 1913, si Festė tė Vilajetit tė Tiranės. Sepse kėto kufij qė janė sot u vendosėn nė kėtė datė nė Londėr nė 29 korrik 1913.

Nė Vilajetin e Prishtinės dhe tė Shkupit, manipulimi ėshtė i njė lloji tjetėr. Politikanėt e atjeshėm, e festojnė 28 Nėntorin vetėm si dita e Flamurit. Mashtrim dhe mediokritet i pastėr. Nė 28 Nėntor 1912, nuk u ngrit thjesht flamuri Kombėtar nė Vlorė, por u shpall pavarėsia e Shqipėrisė natyrale mbi bazėn e ish-katėr vilajeteve otomane me popullsi dėrrmuese shqiptare. Kėtė e pranuan edhe pėrfaqėsuesit e 6 fuqive tė mėdha qė u mblodhėn nė Londėr. Por u justifikuan se nuk e njohėn Aktin Juridik tė 28 Nėntorit gjoja pėr tė shpėtuar paqen e Evropės.

Dhe duke e shndėrruar Aktin e pavarėsisė nė 28 Nėntor 1912, thjesht nė ditė tė Flamurit, politikanėt e Vilajeteve tė Prishtinės dhe Tetovės, arrijnė nė pohime tė tjera si Maqedonia ėshtė atdheu Ynė apo qė tani ekziston populli kosovar.

Unė e di se kėtė shkrim do ta lexojnė simpatizantė tė Enver Hoxhės, Ahmet Zogut, tė Sali Berishės, Edi Ramės, tė Hashim Thaēit apo Isa Mustafės, tė Ali Ahmetit apo Menduh Thaēit. Por di edhe njė gjė tjetėr qė kjo ėshtė e vėrteta. Dhe Dhimbja e sė Vėrtetės ėshtė mė e lehtė se Dhimbja e mashtrimit njė shekullor.

Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha festonin 28 Nėntorin, por shijuan siē deshėn 29 korrikun. Fatos Nano, Aleksandėr Meksi, Ilir Meta, Pandeli Majko, Sali Berisha, festojnė 28 Nėntorin, por shijojnė 29 Korrikun. Hashim Thaēi dhe Isa Mustafa shpallėn 28 Nėntorin si Ditė tė Flamurit pėr tė shijuar 17 shkurtin si ditė tė pavarėsisė sė Vilajetit tė Prishtinės. Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci shpallėn 28 Nėntorin si ditė tė Flamurit, pėr tė shijuar 9 shtatorin, ditėn e pavarėsisė sė Maqedonisė, tė cilėn ata e konsiderojnė atdheun e tyre.

Dhe tė gjithė bashkė, harrojnė njė tė vėrtetė tė madhe: Shteti-Vilajet prodhon totalitarizėm ose autoritarizėm, prodhon varfėri dhe mercenarizėm. Shteti-komb prodhon demokraci dhe mirėqenie. Shteti-Vilajet prodhon pėrēarje deri nė armiqėsi dhe eliminime fizike. (Kujtoni historinė e pas viteve 20 deri nė ditėt tona). Ndėrsa shteti-Komb ėshtė parakusht i demokracisė dhe i konkurrencės politike

Ismail Qemali fizikisht i pėrkiste fillim shekullit tė 20-tė. Por mendėrisht i pėrket shekullit tė 21-tė. Kryeministra e mėvonshėm i pėrkasin fizikisht gjysmės sė dytė tė shekullit tė 20-tė dhe fillim shekullit tė 21-tė. Por deri mė tani, tė gjithė ata, mendėrisht i pėrkasin kohės sė Ali Pashės dhe Kara Mahmut Pashė Bushatit.

Sepse Ismail Qemali ishte kryeministėr i parė i Shqipėrisė Natyrale. Por a do tė kemi njė tė dytė? Le tė shpresojmė dhe tė punojmė. Por deri atėherė, unė si mbėshtetės i Shqipėrisė Natyrale, do tė njoh vetėm njė kryeministėr, Ismail Qemalin. Unė refuzoj tė njoh kryeministra Vilajetesh neootomane.

(Autori ėshtė kryetar i Listės pėr Shqipėri Natyrale)

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Dr. Koēo Danaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 77 vizitorë
Lexuar: 3,091 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Sė pari, demarkacioni me Serbinė, pastaj me M...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:56
Barometri diplomatik *** Pse Serbia pėr liberalizimin e vizave nuk e pati kusht demarkacionin me Kosovėn?! - Nga doli qė Kosova ta ketė kusht liber...
1000 LUFTĖTARĖT E ADEM JASHARIT DHE 60 MIJĖ V...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:53
Shkuan gati dy dekada prej pėrfundimit fisnik tė luftės sė lavdishme shqiptare tė UĒK-sė, nė fillet dhe nė ballė tė sė cilės qenė njėmijė luftėtarėt e Adem...
Nuk vritet njeriu edhe nė rastin kur shpėrnda...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:51
Nė muajin korrik tė kėtij viti gazetari Enver Robelli kishte publikuar njė shkrim pėrmes tė cilit njoftonte pėr hetimet qė drejtėsia zvicerane zhvillonte k...
TEORITĖ E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”
E hėnė, 25 shtator 2017 - 21:35
Ēuditėrisht, viteve tė pasluftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), qė luftoi pėr liri e pėr bashkim kombėtar, dolėn nė sipėrfaqe “qendr...
Akademiku Skėnder Kodra ua pėrplasi nė fytyrė...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 21:20
Barometri diplomatik *** Objekt shqyrtimi i kėtij komenti ėshtė vizita e presidentit tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe tė Arteve tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi