Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistë ekskluzive me Jonuz Musliun
Publikuar më 22 nntor, 2011 në orën 21:16 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal në Bujanoc dhe njëherit lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik

BASHKIMI ME KOSOVËN I PASHMANGSHËM

- thotë Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal në Bujanoc dhe njëherit lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe shton: “Participimi i shqiptarëve në jetën institucionale në Serbi, është i ngadalshëm dhe i sikletmshëm. Një politikë e tillë diskriminuese e Beogradit ndaj shqiptarëve para 11 vjetësh, solli frymën luftarake në Luginën e Preshevës, ku shqiptarët të mllefosur ngjeshën amët dhe u vunë në mbrojtjen e pragut të shtëpisë, të nderit dhe dinjitetit të tyre. Pas kaq vitesh po na përsëritet e njëjta gjendje me metoda të reja politike. E drejta jonë historike dhe politike për bashkim me Kosovën është e drejtë legjitime e konfirmuar me verdiktin e popullit të shprehur në Referendumin e vitit 1992 dhe me luftën çlirimtare të UÇPMB-së. E kemi thënë disa herë se nuk ka zgjidhje tjetër për veç reciprocitetit në mes veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës”.

* Si e vlerësoni situatën politike dhe të sigurisë në përgjithësi në Luginë të Preshevës?

MUSLIU: Situata politike dhe e sigurisë në Luginë nuk është edhe aq e kënaqshme. Koncetrimi i forcave të armatosura serbe përskaj kufirit shtetëror me Kosovën, arrestimet e shqiptarëve, shpërnguljet në heshtje e kanë ashpërsuar edhe më shumë gjendjen politike në Luginë. Qytetarët kanë frikë se mund të shfaqen përsëri në skenë incidentet, të cilat nuk i kontribuojnë stabilitetit në rajon. Participimi i shqiptarëve në jetën institucionale në Serbi, është i ngadalshëm dhe i sikletshëm. Kjo rrugë institucionale nuk po jep rezultate të kënaqshme sa i përket zgjidhjes politike të problemeve të grumbulluara me vite në këto hapësira të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Kërkesat legjitime të shqiptarëve etnikë, lëre që nuk merren në konsideratë nga organet komunale dhe ato shtetërore të Serbisë, por ato vazhdimisht injorohen, përbuzen dhe heshtën, thjesht, për motive politike. Një politikë e tillë diskriminuese e Beogradit ndaj shqiptarëve para 11 vjetësh, solli frymën luftarake në Luginën e Preshevës, ku shqiptarët të mllefosur ngjeshën amët dhe u vunë në mbrojtjen e pragut të shtëpisë, të nderit dhe dinjitetit të tyre. Pas kaq vitesh po na përsëritet e njëjta gjendje me metoda të reja politike. E drejta jonë historike dhe politike për bashkim me Kosovën është e drejtë legjitime e konfirmuar edhe me Referendumin e vitit 1992. E kemi thënë disa herë se nuk ka zgjidhje tjetër për veç reciprocitetit në mes veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Po ashtu kemi potencuar se na duhet një forcë e re mbrojtëse, një polici e avancuar profesionale, e cila do të jetë e denjë dhe faktor i stabilitetit në këto hapësira.

Reciprociteti

* Këtyre ditëve, janë ngritur zëra nga politikanët në Kosovë dhe rreth saj, për zgjidhjen e dy çështjeve shumë të ndjeshme në mes shqiptarëve dhe serbëve: Veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës. Deputeti i LDK-së , Lutfi Haziri kërkon kthimin e kufijve historikë dhe natyralë të Kosovës, që kanë ekzistuar deri në vitin 1956, kurse Oliver Ivanoviq, sekretar në Ministrinë për Kosovë, nuk përjashton mundësinë, që serbët nga veriu i Kosovës të shpallin pavarësinë. Cili është komenti Juaj?


MUSLIU: Në njëfarë mënyre deklarata e deputeti Haziri, është vlerësuar pozitive nga disa subjekte politike dhe organizata joqeveritare, që veprojnë në Luginën e Preshevës. Është e vërtetë se rajoni i Luginës së Preshevës gjatë periudhës së vitit 1956, ka qenë pjesë e Kosvës dhe këtë të dhënë askush nuk guxon ta kontestoj. Me një dialog konstruktiv mes Prishtinës dhe Beogradit mund të rregullohet çështja e kufijve, për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë konflikteve shqiptaro-serbe. Shqiptarët e Luginës së Preshevës asnjëherë nuk janë shkëputur nga proceset për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të çështjes shqiptare në këto hapësira. Ndërkaqë, sa i përket deklaratës së Oliver Ivanoviq se “nuk e përjashton mundësinë që serbët nga veriu i Kosovës të shpallin pavarësinë të asaj pjese”, nuk është diçka e re në skenën politike. Ata shumë herë kanë kërkuar bashkim me Serbi, status special, autonomi substanciale etj. Ne pa u mbështetur shumë në konstatimet e politikanëve rreth këtyre problemeve, e kemi thënë fjalën tonë në Referendum, luftë të armatosur, në Marërveshjen Paqësore të Konçulit, në platformat dhe deklaratat politike të këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, se kërkojmë reciprocitet me serbët e Kosovës, tjetër alternativë nuk ka.

* Meqë u përmend Marrëveshja e Konçulit, çka ka mbetur nga kjo dokument i tillë?

MUSLIU: Që nga një marsi i vitit 2001, në Konçul të Bujanocit, pas një varg konsultimesh, të subjekteve politiko-ushtarake të Luginës së Preshevës, u arrit të bëhet transparent platforma e delegacionit negociues shqiptar, për bisedime me palën serbe, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. Më 12 mars 2001, u nënshkrua teksti i marrëveshjes për armëpushim, ndërsa, më 7 maj u mor vendimi për çmilitarizimin e Lluçanit dhe Turisë. Marrëveshja e paqes në Konçul, më 21 maj 2001, nuk po përmbushet në praktikë, mosimplementimi i saj i garantuar nga faktorët ndërkombëtarë, paralajmëron kthimin në gjendjen e mëparshme. Sigurimi dhe garantimi i lirive themelore dhe të drejtave individuale e kombëtare të shqiptarëve do të bëhet mbi bazën e dokumenteve relevante ndërkombëtare. Të gjitha kontestet mund dhe duhet të zgjidhen me rrugë politike dhe dialog institucional, intenziv dhe transparent. Akti i nënshkrimit të Deklaratës është në frymën e kërkesave tona të vazhdueshme se asnjë institucion, qoftë edhe ky i Trupit Koordinues, nuk mund të merret me zgjidhjen e problemit të shqiptarëve pa shqiptarët. Ndaj, pjesëmarrjen në këtë institucion shtetëror të restauruar, e kuptojmë pranimin e përgjegjësive nga shqiptarët për t’i lëvizur gjërat nga vendi, të cilat kanë ngecur me mosgatishmërinë e Beogradit për një qasje serioze për zgjidhjen e krizës në këto hapësira. Ndonëse Beogradi nuk e njeh Marrëveshjen Paqësore të Konçulit, ajo i dha fund luftës në Luginë me ndihmën e Këshillit të Natos, Këshillit të Evropës, të cilat kanë qenë garantuese në implementimin e saj.

(Pa) përgjegjësia

* Po ashtu Këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve kanë aprovuar edhe platformën politike, kërkesat e së cilës akoma po qëndrojnë vetëm në letër. Pse po ndodh kjo?


MUSLIU: Këshilltarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, të pakënaqur me ngecjet e proceseve politike, me ecuritë ekonomike në vend, me procesin e privatizimit të pronës shoqërore, me pozitën e pabarabartë në sferën e arsimit, me militarizimin e sërishëm të rajonit e me dëshirë që me mjete politike e demokratike sa më efektivisht t’i tejkalojë këto dukuri, konform standardeve të demokracive të përparuara në botë, miratuan në Preshevë, më 14 janar 2006 Platformën Politike. Dispozitat e përgjithshme të platformës bëjnë të qartë se, “duke rikonfirmuar vullnetin e popullatës të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për definimin e Luginës së Preshevës si rajon të posaçëm politik, territorial dhe kushtetues, këshilltarët, në përkrahje të parimeve të Grupit të Kontaktit lidhur me statusin e Kosovës, obligohen që, në rast të mosrespektimit të këtyre parimeve dhe ndryshimit eventual të kufijve të saj, do të angazhohen për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën”. Kryesia e Kuvendit Shqiptar të Luginës së Preshevës, do të ketë në kompetencë aprovimin e vendimeve strategjike politike për shqiptarët e këtij rajoni, në këtë kohë të ndryshimeve të shumta që po bëhen në rajon konform Platformës Politike, të miratuar nga Këshilltarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, në janar të vitit 2006. Nuk do kisha thënë se kërkesat e këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve po qëndrojnë vetëm në letër. Këtë vit e mbajtëm një seancë të këshilltarëve të tre kuvendeve dhe nxorëm një deklaratë politike, me të cilën e njoftuam faktorin vendor dhe ndërkombëtar për gjenden acaruese në Luginë.

* Para 19 vjetësh shqiptarët e Luginës e organizuan Referendumin e 1 dhe 2 Marsit 1992 për Autonomi me të drejtë bashkimi Kosovës. Ç’u bë me Referendumin, pse nuk realizohet vullneti politik i shqiptarëve për Autonomi?

MUSLIU: Edhe pas 19 vjetësh, Referendumi nuk e ka humbur vlerën e vetë, sepse është i mbështetur në verdiktin e popullit. Bashkimi me Kosovën është opsioni më i qëndrueshëm, më i drejtë, çdo zgjidhje tjetër do të jetë vetëm zgjidhje kompromisi. Po, ne veç e kemi Platformën politike të këshilltarëve shqiptarë të kuvendeve komunale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të miratuar më 14 janar 2006. “Duke rikonfirmuar vullnetin e popullatës të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për definimin e Luginës së Preshevës si rajon të posaçëm politik, territorial dhe kushtetues, këshilltarët, në përkrahje të parimeve të Grupit të Kontaktit lidhur me statusin e Kosovës, obligohen që, në rast të mosrespektimit të këtyre parimeve dhe ndryshimit eventual të kufijve të saj, do të angazhohen për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën”, thuhet mes tjerash në Platformën Politike. Spektri politik i Luginës së Preshevës mbështet Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, deklaratat dhe platformën politike të këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të çështjes shqiptare në këtë rajon.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 57 vizitorë
Lexuar: 1,119 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi