Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
RAFI HALILI, HERO I “KUSHTRIMIT TË LIRISË”, TANI HERO I HESHTUR NË VITET E “DEMOKRACISË”
Publikuar më 04 dhjetor, 2011 në orën 01:12 ( ) Fadil Shyti | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Vështrim i thuktë librit IKONA e OPK “KUSHTRIMI I LIRISË” të autorit, Rami Kamberi, Tetovë 2010).

1.
“Unë, jam Rafi Halili, më lindi toka Shqipëri e cila më përgëzoi shqiptarë, për mbrojtjen e hapësirës së saj, i fali edhe njëmijë jetë.
Rroftë Shqipëria – rroftë populli shqiptar, tradhtarë pendohuni sa nuk është bërë vonë!
(Rafi Halili)

-Kjo qe përgjigje e vendosur, përgjigje e prerë e heroit tonë të gjallë, gjatë hetuesisë në burgjet armike, - fillimisht me gojë dhe pastaj, kur nuk fliste dot ndryshe ia ofronin lapsin me letër; ashtu përsëri përgjigjej heroi edh me shkronjat e arta shqipe.

“Unë, s´kam se çka t´i dhuroj Rafi Halilit për ditëlindjen e gjashtëdhjetë, pos fjalës së popullit: i bëfsh edhe njëqind tjera!
Por, historisë kombëtare kam se çka t'i dhuroj; atë, që kohës i dha emër, Koha e Kushtrimit të Lirisë, koha e bashkimit të Atdheut në një shtet, kaptinën Organizata Politike Kombëtare, “Kushtrimi i Lirisë” , 1969-1982, bashkë me ideologun e saj, simbolin e qëndresës kombëtare, Rafi Halilin” (Rami Kamberi).

- Kështu, me këto radhë e fillon librin e tij për më tepër se katërqind faqesh, autori i këtij libri që ua kushton veprimtarëve kombëtarë, që për bashkimin e atdheut në një shtet dhanë djersë dhe gjak të mësojnë ata që shkelën dhe shkelin mbi gjakun dhe djersën e tyre për t´u pasuruar...

Për heroin e gjallë, Rafi Halilin; populli dhe ne rinia revolucionare e Kosovës, dhe e Viseve të tjera Shqiptare që, pas LDB-së, përsëri ranë në robërinë serbo-sllave; - dhe, madje e tërë Shqipëria Etnike, ka dëgjuar e lexuar që nga koha e viteve 70-ta, -kur rezistenca kundër regjimeve kriminale pushtuese kishte vijuar të shtrihej më tej, në të gjitha trojet tona, ku i thonë:

“Bukës buk´, - e ujit ujë,
Ku askund dhe kurdoherë,
S´u pajtuam, - as duruam...
Të na shkelë këmbë e huaj!
(F.SH.)

- Kemi dëgjuar e lexuar se, heroi ynë kishte organizuar rezistencë të fortë me Organizatën e tij atdhetare, “Kushtrimi i Lirisë”(OKL) për disa vite me radhë e kishte tundur nga themelet e pista politikën e “vëllazërim-bashkimit” “ titistë"; i cili shqiptarët i vriste netëve pa hënë dhe i vajtonte ditëve pa diell.

Veprimtaria e Organizatës kishte marrë hov të fuqishëm, - duke i skuqur katundet dhe qytetet shqiptare, me parulla e pankarta kushtrimi me përmbajtje atdhetare, duke e ngritur Flamurin Kuqezi në sheshe e të tjera veprimtari që, atëbotë regjimet armike dhe zagarët e tyre shqipfolës i quanin “veprimtari armiqësore, kundërrevolucionare nga nacioanilistët shqiptarë e të tjera epitete si këto.

-Veprimtaria po zhvillohej në ilegalitet në ato vise shqiptare që, me të drejt , si dukur tutje e tëhu në histori, gjatë shekujve quhet “Iliridë”; në ato vise që edhe gjer më sot pas gjithë asaj lufte çlirimtare; - si rezultat i Marrëveshjeve reaksionare me armiqtë shekullorë, - të partive të ashtuquajtura “demokratike” që, as sot e sot, nuk udhëheqin me ideale të vërteta shqiptare; -padrejtësisht, gjenden jashtë kufijve të Shqipërisë Etnike.

-Kemi dëgjuar e lexuar gjithashtu se, Rafi Halili, ka qëndruar burgjeve stoikisht, si vëllezërit e tij të idealeve të ribashkimit e përparimit të Shqipërisë Etnike: Fazli Greiqevci, Shaban Shala, Metush Krasniqi, Rexhep Mala, Zija Shemsiu, Isë Kastrati e shumë të tjerë që i përgjakën muret e burgjeve të armikut dhe njëkohësisht në ato mure ku brenda tyre mbylleshin VIGANËT me zemra floriri; shkruan me gjakun e tyre fjalët e pavdekësisë dhe të heroizmave: Shqipëri, Liri, Ribashkim, e të tjera frymëzime revoltash si këto që, popullit dhe rinisë shqiptare ia forconin shpresat për Shqipërinë, për Ribashkimin dhe për Lirinë, e saj.

Rafi Halili, ky simbol i njohur i Qëndresës u vërsul si ZGALEMI në stuhitë detare, por jo i vetmuar e filloi dhe e bëri QËNDRESËN HEROIKE, së bashku me prindërit, vëllezërit dhe motra e tij heroinë; - jo vetëm me lidhje të gjakut, -por edhe të idealeve kombëtare.

Rafi Halili, ky simbol i njohur i Qëndresës, ideolog i shquar i çështjes së pazgjidhur kombëtare, nuk u mjaftua vetëm me protestën tij shpirtërore, -por , së bashku edhe me shumë shokë u hodh i tëri në llogoret e përpjekjeve që të zgjidhet kjo çështje njëherë e mirë, -sipas parimit të së drejtës për VETËVENDOSJE, ide kjo, që ishte tradhtuar pas luftës së dytë botërore nga qarqet imperialiste dhe klika e Tito-Rankoviqit,në raport me kombin tonë.

Rafi Halili, një djalosh i ri revolucionar i frymëzuar nga idetë e Partisë së Punës dhe nga mësimet gjeniale të Enver Hoxhës, si shumë atdhetarë të tjerë; -i shtroi vetes detyra të mëdha që, do të mbeteshin si margaritarë të çmuar në historinë tonë të re.

- "Vetëdija kombëtare si dhe vetëdija për rëndësinë e penës do t´i lindë edhe pionierët e parë të letrave shqipe si Murat Isakun, dhe Abdylaziz Islamin. Pena të cilat nuk do të pushojnë deri në frymën e fundit për të dëshmuar se: këto anë janë Shqipëri"-thotë, autori i këtij libri.

- Duke vijuar më tej autori në libër do të rrëfen se, Rafi Halilit që në moshë të pionierit do t´i shkonte në mendje t´i pyes prindërit dhe fshatarët për të kaluarën-KUJTESËN...

-Të pyeste për bashkëfshatarët që kalbeshin burgjeve si dhe kujtesa që, mizorisht ishin persekutuar, nga perandoria sllave e Mbretërisë “SKS” , si dhe në emër të vëllazërim-bashkimit e në emër të lirisë dhe persekutimet tinëzare në emër të LNÇ, që rininë e këtij fshati do ta bëjnë mish për top nga fusha e Sremit deri në Trieste duke mos harruar Tivarin, Dubrovnikun e sa qytete të tjera të atdheut historik –Ilirisë. Kështu, ky kalvar vuajtjesh kishte vijuar shekujve tutje e tëhu...; kur koha do t´i përgjigjet, koha do t´i flet se: kur perandoritë sundojnë këtë tokë, migrimi e ka fjalën, kështu ka ndodhur shekujve të ikur, ndodh edhe sot.

Vijon...

Suedi, 26 nëntor 2011

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 57 vizitorë
Lexuar: 2,336 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi