| Intervistë e imagjinuar me Tribunin e popullit- Bajram Currin |
| Publikuar më 07 dhjetor, 2011 në orën 15:58 ( ) |
Afrim Morina | Intervista | |
|
|
|
Për të ecur kombi përpara, së pari duhet të vritet tradhtia
Ndër figurat më të ndritshme të historisë shqiptare është edhe Bajram Curri. Për të mësuar më tepër për bëmat e Tij me shokë dhe çfarë mendon Ai për demokracinë e sotme në trojet shqiptare, do të bëjmë një intervistë, për mes së cilës do të shohim shumë gjëra, e që nuk përkojnë fare me të vërtetën historike, sepse kasta në pushtet duke u munduar të rehabilitojë tradhtinë, për vjelje vote e hyrë në qejf reaksionit fqinjësor e ndërkombëtar, shtrembëron historinë, në njërën anë dhe për të plotësuar apetitet e fqinjëve, që për shekuj na mbajtën të robëruar, duke u munduar të na nxjerrin nga rrjedhat e civilizimit njerëzor, në anën tjetër.
Morina:- Nuk ka dyshim, se personaliteti Juaj është i respektuar ndër bashkëkombësit Tu dhe keni qenë frymëzim i shumë gjeneratave për të luftuar për çlirim dhe bërjen e Shqipërisë- Shqipëri. Ju kur lëshua zërin e parë në jetë, ishit në rrugëtim me gjithë familjen si refugjatë?
Curri:- Shpesh më ka treguar nëna për këtë, sepse baba ishte i zënë me punët e mëdha, siç thoshte Ajo.
Morina:- Në këto punë të mëdha, babai Juaj edhe u vra në taborin e Avdullah Pashë Drenit?
Curri:- E vërtetë... Ajo kohë ishte edhe kohë veprimi i fisit, mirëpo i vetëdijshëm për këtë, nuk kërkoi që fisi t’i shkon prapa.
Morina:- Atëbotë Ju ishit gjashtëmbëdhjetë vjeçar, si e përjetuat?
Curri:- Rëndë. Shumë rëndë. E para për vdekjen e Tij, e dyta se ishte vrarë nga çlirimtarët. Nënë Sherifja ishte e kalitur për këso situatash dhe jo vetëm më gjedhi këtë nyje që më zinte frymën, por edhe më orientoi në luftën e shenjët të mëtejme.
Morina:- Para se të krijohej Besëlidhja e Pejës nën udhëheqjen e Haxhi Zekës, Ju kishit krijuar emër në çarqet kombëtare dhe patët ndrin të jeni pranë Tij?
Curri:- Kjo dha për të kuptuar se Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk ishte shuar, por riorganizohej nga pjesëtarët e saj, prandaj ne më të rinjtë patëm nderin që t’i bashkëngjiteshim dhe të luftonim krah tyre.
Morina:- Kjo ua mundësoi që të njiheshit me luftëtarët më të denjë të kohës, të njihni më mirë gjeografinë kombëtare, të jeni më afër vuajtjeve , skamjes dhe krenarisë?
Curri:- Më të vërtetë ishte kënaqësi të jesh krah burrave të dheut, të cilët nuk kursenin asgjë për ta bërë Shqipërinë më vete, por edhe pa njohjen e këtyre që përmendet, e kaluara ime, do të ishte më e zbehtë dhe nuk do të kisha pasur atë mbështetje nëpër gjithë kohërat e luftërave që kaluam
Morina:- Kjo Ndodhi në Vlorë?
Curri:- Po Në Vlorë në krye me Ismail Qemalin.
Morina:- Atë ditë të madhe të Njëzetetetë Nëntorit nuk ishit pranë Plakut vlonjate?
Curri:- Jo. Kryengritja e cila kishte filluar që herët, kishte mobilizuar gjithë ajkën e kombit, të lapsit e të pushkës. Isha në fronte të ndryshme, me Mehmet Shpendin, Dedë Gjo Lulin, Hasan Prishtinë, Isuf Xhelilin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin e shumë të tjerë. Arritëm edhe të çlirojmë Shkupin, si qendër e vilajetit të Kosovës, e të ngrehim flamurin në Deçiq. Ne me njërën anë përgatiteshim për të shpallur Shqipërinë të mëvetësishme, ndërsa armiqtë tanë serbët, malazezët dhe grekët, të mbështetur edhe nga Perandoria Otomane, mundoheshin të zgjeroheshin me toka tona. Mua më qëlloi fati të isha në front lufte, për të mundësuar shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.
Morina:- Këtë veprim nuk e pritën mirë shumë shtete të perëndimit, madje ata edhe organizuan Konferencën e Londrës?
Curri:- Si mund të prisnin mirë veprimin tonë. Fqinjëve tanë tokat tona iu kishin premtuar në Berlin, prandaj përshpejtuan që ta zhbënin mëvetësinë e Shqipërisë. por kishte edhe nga tanët që pajtoheshin me vendimet e konferencës së Londrës, sepse atyre u premtuan edhe poste nën protektorat evropian për gjysmën e Shqipërisë. Kjo bëri që edhe të shpërthente Lufta e Parë Botërore. Pra mu territoret tona ishin shkak i asaj lufte.
Morina:- Pas saj lufte, Juve iu deshtë të ndërmerrni veprime për të krijuar Qeverinë dhe gjithë kjo u rrumbullakosua në Lushnjë?
Curri:- Aty u vunë themelet e shtetit shqiptar. Kjo dikujt nuk i konvenonte dhe u munduan ta minonin, kështu qe pas dy vjet përpjekjesh arritëm të krijojmë një parlament dhe një qeveri pak më të qëndrueshme. Apetitet e disave, për të qenë të parët e vendit, filluan të bishtnonin dhe përgatitnin terren për të mënjanonin gjithë ajkën kombëtare dhe ta futnin në grusht të hekurt pushtetin. Atëherë u deshtë të rrëzohej ajo nomenklaturë me anë të revolucionit në Qershor. Krijuam një shtet demokratik, që edhe në Evropë ishin të pakta, mirëpo askush nuk na mbështeti për një veprim të tillë.
Morina:- Pretendenti për pushtet diktatorial iku në Mbretërinë Jugosllave?
Curri- Po. Ahmet Zogu gjeti vend strehimi mu te armiqtë tonë, të cilët nuk kishin lënë pëllëmbë toke në Shqipërinë e robëruar pa djegur, me qindra mijëra të vrarë, me mijëra gra e vajza të dhunuara, me qindra mijëra shqiptarë të internuar. Mirëpo hardhitë kriminale të saj kishin hyrë edhe në territorin e Shqipërisë londineze me synim që të merrnin edhe Durrësin dhe në këtë rrugëtim bënë masakra të pa para dhe të pa dëgjuara deri atëherë. Kishte shkuar të bënte argatin për Esad Pashë Toptanin, të cilinë nuk e la Avniu ta kryente. E dinim se Pashiqi, që njihej në diplomaci si dhelpër, nuk do të rrinte duarkryq dhe nuk do t’i jepte bukë pa nxjerr nga Ai një përfitim të majmë.
Morina:- Pas gjashtë muajve Zogu në krye të njerëzve besnik të Tij, me paramilitar serb, malazezë, bjellorus dhe teknikë ushtarake Serbe, mësyu Shqipërinë për të marrë pushtetin?
Curri:- E vërtetë. U deshtë edhe një herë të derdhej gjak për apetite pushteti, në interesin e të huajve, që si bazë pati tradhtinë kombëtare. Në vend se të forcoheshim dhe t’i rikthenim territoret tona të pushtuara, ne u deshtë të mbronim Tiranën për të mos rënë nën sundim.
Morina:- Ajo Ndodhi. Qeveria në krye me Noli ra. Nolit iu pamundësua qëndrimi në Shqipëri, Ju me disa u mobilizuat për të rifilluar qëndresën?
Curri:- Po. Tash duhej luftuar në dy plane, një për të rrëzuar Qeverinë kukull të Beogradit dhe për të rikthyer territoret e pushtuara nga mbretëria Jugosllave.
Morina:- Kishit mbështetje?
Curri:- Aleati historik i kësaj Mbretërie- Rusia, nuk ishte në gjendje t’i ndihmonte edhe po të donte, por as që ishte e interesuar për këtë, sepse ne kishim luajtur një protezë diplomatik me të, që në atë kohë na favorizonte, përmes kërkesës së Avni Rustemit drejtuar parlamentit shqiptar, besojë se jeni të informuar. Mirëpo, Evropa, në vend se të na mbështeste, doli në anën e Zogut dhe aleatëve të Tij.
Morina:- Zogu për të ardhur në pushtet i fali Mbretërisë Jugosllave Shën Naumin dhe Vermoshin. E meritonin shqiptarët këtë?
Curri:- Vetëm njerëzit e liq e tradhtar lidhen me pushtuesin shekullor për të përfituar dhe gëzuar pushtetin. Zogu ishte i tillë edhe më herët.
Morina: Ka njëzetenjë vit demokraci në territoret shqiptare jashtë Shqipërisë londineze, çfarë mendimi keni Ju për këtë?
Curri:- Edhe të pushtuar edhe demokraci, këtë nuk po ma rrok mendje kurrsesi! Të bindësh veten dhe të tjerët se je i lirë dhe jeton në pluralizëm, si element qenësor i demokracisë, është më tepër se tradhti, sepse i pengon edhe të tjerët të luftojnë për liri dhe qendrave të vendosjes u jep sinjale, se këta nuk dinë të çmojnë demokracinë.
Morina:- Lidershipi shqiptar, pothuaj i tëri, kanë rehabilituar figura të mëdha historike që kanë qenë vasal apo edhe bashkëpunëtor të armiqve shekullor, mund të merret kjo një arsye se ne jemi në rrugë të mbar dhe shkojmë krahas civilizimeve evropiane?
Curri:- Nëse dikë nuk mund ta rehabilitojë historia, kot e bëjnë atë individët, qoftë edhe pushtetet. Askund në botë nuk ka ndodhur, besojë se edhe sot nuk po ndodh, të rehabilitohen antikombëtarët dhe si mund të merren shqiptarët prijatar i rehabilitimeve, sepse çdo rehabilitim do të nxjerr tradhëtore taborin e kundërt. Nuk ka mundësi që në një betejë të vriten dy veta në gaborre të kundërta dhe të jenë të dytë dëshmor apo edhe më tragjikja të shpallët dëshmor ai që ishte rreshtuar me armikun. Nuk mund të jetë babai im dëshmor, sepse u gjend krah Ali Pashë Maxharit, sepse duhet rrënua lapidarin e Sylejman Vokshit.
Morina:- Në demokraci u rehabilitua Ahmet Zogu dhe gjithë shpura e Tij, edhe pse vrau: Avni Rrustemin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin, Ali Nivicën etj, syrgjynosi Nolin, Halim Xhelon, e përndoqi Ali Kelmendin dhe shumë të tjerë.
Curri:- Këta që paskan rehabilituar Zogu dhe zogollët nuk qenkan shqiptar, përndryshe të vriten, syrgjynosen dhe përndiqen gjithë këta burra të mëdhenj të kombit, pastaj të jepen dhuratë për ardhje në pushtet edhe copa territoresh bukur me peshë strategjike, të bëjnë për të dyshuar dhe duhet hulumtuar se çfarë gjaku i rrjedh damarëve të tyre apo janë të blerë me ofiqe nga armiqtë. Rrëzimi i lapidarëve meritor dhe vendosja e lapidarëve të larove e honxho bonxhove, janë sinjale për “tokë të shenjtë e të lirë” për armiqtë.
Morina:- Kohëve të fundit është bërë planë për sjelljen e eshtrave të Ahmet Zogut dhe Fan Nolit në Shqipërinë londineze, çfarë mendimi keni për këtë?
Curri:- Amani ndaloni këtë maskarallëk. Nuk mund të jenë të dytë të barabartë. Të ngritët lapidar për Ahmetin, duhet rrëzuar të gjithë lapidarët që shpallën Shqipërinë të mëvetësishme, duhet rrëzuar të gjithë lapidarët që krijuan Qeverinë në Kongresin e Leshnjes, duhet rrëzuar të gjithë lapidarët që i kthyen pushkën serbëve, malazezëve, italianëve dhe gjermanëve, gjatë të gjitha luftërave që u detyruam të bënim. Me një fjalë duhet të përmbyset gjithë historia jonë e lavdishme dhe e përgjakshme. Le të përmbyset edhe lapidari im dhe le t’i ndërrohet edhe emrin Qytetit. Për përgjakjen e çdo pëllëmbë të trojeve tona, fajin më të madh e kanë qiftet e Ahmet Zogut, të cilët u shiten shumë lirë te armiqtë, pa ditur të peshojnë vlerën e gjakut të tyre.
Morina:- Djali i Ahmetit, Leka i I u varros me nderime shtetërore, edhe pse nuk dha asnjë gramë djersë në të mirën e kombit, madje edhe i bëri rrush e kumbulla gjithë arkën e shtetit që e kishte marrë Zogu kur iku nga Shqipëria, duke u lidhur me dreqin e të birin për të shkatërruar Shqipërinë londineze...
Curri:- Këtë më së miri e ka thënë Noli “Në kështjellë t’atdheut, në tempull të fesë, janë shtruar sarafët pa shpirt e pa besë.” Mirëpo mua më habit fakti, se si janë verbuar pothuaj gjysma e kombit dhe nuk ngritën kundër këtij sorollopi, që nëpërkëmb e mohon historinë më të lavdishme të kombit!
Morina:- Për fund, çfarë ke për t’i thënë bashkëkombësve tu?
Curri- Bëjeni Shqipërinë Shqipëri, do të jeni të respektuar dhe vetëm atëherë mund t’i ndalet turri gjakprishësve e gjakshiturve!
Prishtinë, 07. 12. 2011
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 114 vizitorë |
| Lexuar:
1,972 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash... |
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34 Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur... |
| KRAHËT E SHQIPES |
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25 Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“
⁃ Kush është zonja. Ma... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|