Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Indinjatë e thellë ndaj Kuvendit të Kosovës
Publikuar më 10 dhjetor, 2011 në orën 00:04 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reagim i Komisionit të Familjeve të Dëshmorëve të Kombit lidhur me anashkalimin e dëshmorëve, të cilëve nuk iu njihet statusi i dëshmorit!

Me indinjatë të thellë kundërshtojmë anashkalimin e dëshmorëve të kombit nga ana e Kuvendit të Kosovës, i cili më datën 08.12.2011 miratoi Projektligjin mbi vlerat e luftës çlirimtare, pa ua njohur statusin e dëshmorit të rënëve para vitit 1997, duke shkelur kështu mbi gjakun e atyre që në periudha dhe rrethana të ndryshme ranë në fushën e nderit gjatë rezistencës kombëtare kundër pushtuesit fashist serb. Duke pasur parasysh se dëshmorët që u anashkaluan nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ishin bashkëveprimtarë të disa prej deputetëve të këtij Kuvendi, e të cilët nëpër tubime të ndryshme mburren për këtë, indinjata është edhe më e thellë pikërisht se ata shkelën mbi gjakun e bashkëveprimtarëve të tyre! Dëshmorët e anashkaluar nga Kuvendi, të cilët ranë para luftës çlirimtare në Kosovë, ishin pararendësit e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, të kryekomandantit legjendar Adem Jashari, prandaj shkelja mbi gjakun e tyre nga ana e Kuvendit dhe e Qeverisë së Kosovës do të thotë hedhje poshtë e një periudhe të historisë sonë sa të përgjakshme aq edhe të lavdishme kombëtare. Kjo është e pakuptueshme dhe e papranueshme.

Prandaj, Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, seriozisht do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave. Po ashtu, do të shqyrtohet edhe formimi i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, e cila nuk do t’i ndajë dëshmorët në periudha dhe vite, por do të mbrojë të drejtat e të gjithë atyre që ranë në mbrojtje të atdheut dhe të çështjes kombëtare shqiptare kundër okupatorit fashist serb.

Emrat e dëshmorëve të kombit, të rënë në periudha të ndryshme të rezistencës kombëtare kundër okupatorit serb, e të cilët u anashkaluan nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke mos ua njohur statusin dëshmor i kombit, janë:

1. Fazli Grajçevci, bashkëveprimtar i Bacë Adem Demaçit, i mbytur më 1964 në burg
2. Shaban Shala, bashkëveprimtar i Bacë Adem Demaçit, i vrarë më 1964 në burg
3. Jusuf Gërvalla, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard
4. Bardhosh Gërvalla, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard
5. Kadri Zeka, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard
6. Enver Hadri, i vrarë me atentat, më 25 shkurt 1990, në Bruksel
7. Rexhep Mala, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 11 janar 1984
8. Nuhi Berisha, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 11 janar 1984
9. Bajram Bahtiri, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 8 shkurt 1984
10. Afrim Zhitia, i vrarë duke luftuar në rrethim, më 2 nëntor 1989, Prishtinë
11. Fahri Fazliu, i vrarë duke luftuar, në rrethim, më 2 nëntor 1989, Prishtinë
12. Ali Ajeti, i vrarë duke luftuar ,më 1989, në Shtedim të Besianës
13. Tahir Meha, 13 maj 1981, i vrarë duke luftuar, Prekaz i Ulët
14. Nebih Meha, 13 maj 1981, i vrarë duke luftuar, Prekaz i Ulët
15. Besim Latifi, nga fshati Pollatë, Besianë, i vrarë në rrethim më 1990.
16. Skender Munolli, nga fshati Pollatë, Besianë, vrarë në rrethim më 1990
17. Tahir Lush Berisha (vrarë gjatë përpjekjes së armatosur më 1992, në Leshan të Pejës)
18. Afrim Abazi, i mbytur në torturë në burgun e Ferizajt
19. Zijah Shemsiu, i mbytur në burg
20. Xhemajli Blakaj, nga Istogu, i mbytur në torturë më 1987
21. Xhemajli Berisha (31 vjeç), profesor, nga fshati Brestovc Rahovec, i mbytur në torturë në
burg të Prizrenit
22. Naser Hajrizi nga Prishtina, i vrarë në demonstratë në Prishtinë, më 1981
23. Asllan Pireva nga Prishtina, i vrarë në demonstratë në Prishtinë, më 1981
24. Sherif Frangu (i vrarë në Ferizaj, më 1981
25. Riza Matoshi (i vrarë në Ferizaj, më 1981
26. Ruzhdi Hyseni (i vrarë më 1981)
27. Xhelal Maliqi (i vrarë më 1981)
28. Sali Abazi (i vrarë më 1981)
29. Salih Maloku (i vrarë më 1981)
30. Nesimi Dervish Dana (i vrarë më 1981, në Gjakovë)
31. Salih Zeka (i vrarë më 1981)
32. Ismet Krasniqi, veprimtar dhe organizator i demonstratave që nga viti 1981, i vrarë në
demonstratën e 27 marsit të vitit 1989, në Prishtinë
33. Nesimi Elshani (28 vjeç), student, Nagavc, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc,
Rahovec
34. Bedri Sokoli, vrarë në vitin 1989
35. Ylfete Humolli (17 vjeçe), Lupç i Poshtëm, Besianë
36. Agron Fetahu (23 vjeç), bujk fshati Celinë, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc,
Rahovec
37. Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec
38. Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec
39. Mehmet Ejupi (23 vjeç) fshati Sekiraçë, vrarë në Besianë
40. Agim Rashiti, (19 vjeç), Dragash, vrarë në Gjilan
41. Agim Kukleci (31 vjeç), punëtor, vrarë në Isniq, Deçan
42. Basri Ibrahimi, nga fshati Smirë, vrarë në Smirë, Viti
43. Gjymshit Ahmet Badallaj (24 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
44. Gjylbear Izet Badallaj (22 vjeç) bujk, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
45. Bali Badallaj (22 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
46. Xhemshit Badallaj (28 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
47. Naim Qemajli, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
48. Fatmir Hoxha, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
49. Haki Pavataj, Decan.
50. Zyle Gashi (23 vjeç), vrarë në Prishtinë
51. Mujë Berisha, nga fshati Maznik, vrarë në Maznik, Deçan
52. Ismet Qorraj (21 vjeç), punëtor, vrarë në Carrabreg, Deçan
53. Xhafer Qorraj, vrarë në Carrabreg, Deçan
54. Selman Haxhosaj, nga fshati Pobërxhë, vrarë në Deçan
55. Musa Gashi, nxënës, nga fshati Peçan, vrarë në Suharekë
56. Mirvete Avdiu, nxënëse, nga fshati Muzeqinë, vrarë në Shtime
57. Mustafë Veselaj (23 vjeç), nga fshati Peçan, vrarë në Suharekë
58. Hilmi Jashar Kajtazi (31 vjeç), teknik, nga fshati Vitak, vrarë në Mitrovicë
59. Bedri Sergjonaj (19 vjeç), nga fshati Klladonicë, vrarë në Mitrovicë
60. Behram Saniçi, nga fshati Roshan, vrarë në Mitrovicë
61. Hakif Bislimi (24 vjeç), i papunë, nga fshati Koshtovë e Vllahisë, vrarë në Mitrovicë
62. Sali Hadërgjonaj (19 vjeç), nxënës, nga fshati Voksh, vrarë në Deçan
63. Selat Berisha (28 vjeç), punëtor, nga fshati Barilevë, vrarë në Prishtinë
64. Muharrem Kabashi (19 vjeç), i papunë, nga Dushanova, vrarë në Dushanovë, Prizren
65. Idriz Rrahmani (41 vjeç), vrarë në Gjilan
66. Rrahman Demaj, vrarë në Skenderaj
67. Bedri Hasanaj (21 vjeç), vrarë në Mitrovicë
68. Sevdat Xhafolli (25 vjeç), vrarë në Prishtinë
69. Shukrije Obërtinca (17 vjeçe), nxënëse, nga fshati Dobri Dubi, vrarë në Prishtinë
70. Nufret Gashi (40 vjeç), vrarë në Suharekë
71. Muhamet Imeri (19 vjeç), vrarë në Dushanovë, Prizren
72. Ibrahim Krasniqi, vrarë në Prishtinë
73. Ismet Curraj, vrarë në Carrabreg, Deçan
74. Xhafer Curraj, vrarë në Carrabreg, Deçan
75. Muhamet Bytyçi, nga fshati Dushanovë, vrarë në Dushanovë, Prizren
76. Bujar Haxhimusa (24 vjeç), vrarë në Mitrovicë,
77. Riza Smajli, vrarë në Gjilan
78. Betim Shala (21 vjeç), student, nga fshati Nashec, vrarë në Prizren
79. Beqir Shimaniqi (41 vjeç), pensionist, nga fshati Roshan, vrarë në Mitrovicë
80. Ramadan Zeqiri (34 vjeç), punëtor, nga fshati Kopiliç i Epërm, vrarë në Mitrovicë
81. Istref Gashi (42 vjeç), punëtor, vrarë në Suharekë
82. Sakip Bislimi (33 vjeç), i papunë, fshati Koshtovë e Vllahisë, vrarë në Leposaviq
83. Afrim Bytyçi (14 vjeç), vrarë në Dushanovë, Prizren
84. Rrahman Sopa, Kaçanik, vrarë në Prishtinë
85. Shefki Sejdiu, Ferizaj, vrarë në Prishtinë
86. Shaip Bytyçi (30 vjeç), Dushanovë, vrarë në Dushanovë, Prizren
87. Ali Ajeti (30 vjeç), nga fshati Sveçël - Podujevë, vrarë në Mitrovicë
88. Xhemajl Krasniqi, demonstrues, i burgosur, vrarë në burg
89. Fatmir Hazir Ukaj (18 vjeç), Pejë
90. Agron Ukë Gashi, Celinë, Rahovec
91. Hilmi Rexhep Krasniqi (41 vjeç), Hoçë e Vogël
92. Halim Malush Hoti (29 vjeç), Krushë e Vogël, Rahovec
93. Nazim Qemal Elshani (28 vjeç), Nagavc
94. Reshat Ymeri (21 vjeç), Gjilan
95. Rexhep Aliu (43 vjeç), punëtor, Ferizaj
96. Bekim Ruzhdi Sejdiu (15 vjeç), Koshare, Ferizaj
97. Meliot Kryeziu (32 vjeç), bujk, Suharekë
98. Hysni Abdullah Mazrreku (15 vjeç), Bubavec, Malishevë
99. Ali Din Kryeziu (28 vjeç), Bubavec, Malishev
100. Rexhep Selman Aliu,(36 vjeç), Bubavec, Malishevë
101. Sadik Malaj (23 vjeç), Stanovc i Poshtëm, Vushtrri
102. Sadri Maksuti (53 vjeç), Stanovc i Poshtëm, Vushtrri
103. Xhevat Hoxha (24 vjeç), Gjakovë
104. Fatmir Kërleshi (20 vjeç), Gjakovë
105. Qamil Morina, Logjë, Pejë
106. Fadil Nazmi Talla (25 vjeç), Podujevë
107. Ragip Brahim Hasanmetaj (23 vjeç), Strellc, Deçan
108. Islam Morina (38 vjeç), Topanicë, Kamenicë
109. Sylë Hazir Ukëmetaj (23 vjeç), Strellc i Epërm, Deçan
110. Nuhi Azemi (21 vjeç), Prelezi i Jerlive, Ferizaj
111. Xhevdet Breznica (22 vjeç), Magurë, Lypjan
112. Enver Morina (22 vjeç), Çikatovë e Vjetër, Drenas
113. Sahit Shala (25 vjeç), Krajkovë, Drenan
114. Gani Daci (22 vjeç), Nabërgjan, Pejë
115. Ali Hysevukaj (19 vjeç), Pejë
116. Ali Isë Zuka, Pejë
117. Nazmi Tefiku, Dubravë, Kaçanik
118. Sadri Shoshi, Istog
119. Samedin Bylykbashi, Prishtinë
120. Agron Fetahu (23 vjeç), bujk, Rahovec
121. Milazim Karaxha, Çikatovë, Drenas
122. Smajl Lladrovci, Gllanasellë, Drenas
123. Xhavit Lladrovci, Gllanasellë, Drenas
124. Shani Morina, Drenas
125. Bahtijar Gashi (52 vjeç), Prizren, mbytur në Gjilan
126. Sylë Ukë Haxhaj (46 vjeç), Carrabreg, Deçan
127. Haziz Shora, Kaçanik
128. Milot Kryeziu, Suharekë
129. Qazim Shoshi, Kashicë, Istog
130. Ali Tafa, Shtime
131. Vehbi Shesholli, profesor, Zveçan, Mitrovicë
132. Rasim Sheqer Mulliqi, profesor, Beleg, Deçan
133. Osman Vokshi (66 vjeç), Pejë
134. Osë Muqaj
135. Ragip Hasanmetaj (23 vjeç), fshati Strellc i Epërm, Deçan, vrarë më 31.01.1990
136. Hasan Ramadani, nga Albaniku (ish-Shajkoc – Besianë), i vrarë në luftim, 1994.

P. S. Nëse eventualisht ka mbetur ndonjë dëshmor jashtë kësaj liste, Komisioni paraprakisht u kërkon falje familjeve të tyre.

Reagimi bëhet nga Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit:
Naim Zhitia - kryesues
Behram Krasniqi - anëtar
Skender Berisha - anëtar
Vlora Humolli - anëtare
Rashit Ymeri - anëtar
Tafil Latifi - anëtar

Prishtinë, 09. 12. 2011

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 2,571 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi