Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Letër publike Ambasadorit të SHBA Christopher Dell, në lidhje me deklaratën për marrëveshjen e Brukselit.
Publikuar më 10 dhjetor, 2011 në orën 21:50 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
DENONCIM PUBLIK

Zotëri i nderuar Dell,

Jam bir i popullit shqiptar dhe e kam obligim t'i mbroj interesat e tij. Jam mik i sinqertë i SHBA dhe me vullnet do t'i mbroj SHBA edhe me jeten time. Andaj, pas kësaj deklarate tuajen po ju drejtohem personalisht Juve dhe njëkohësisht edhe Administratës se SHBA, sepse kështu më nuk shkon më tutje.

Tani është hera e tretë që po gaboni me këtë që po i jepni përkrahje tradhtisë që ka bërë Edita Tahiri dhe ata që e kane dërguar atë në Bruksel, në bisedime me Serbinë për të futur Kosovën e Serbinë serish NËN NJË KULM në “vendkalime sportive” të Olimpiadës së barrikadave çetnike në kufijtë e “integruar evropianë”. Edhe pse kufijtë janë për t'i ndarë shtetet nga njëra - tjera e jo me i integruar ato mes veti.

Me ketë mos - marrëveshje që e ka diktuar BE-ja po kthehet koha e para 1999, që shkel pavarësinë e sovranitetin e Kosovës.

Herën e parë Ju e keni sabotuar zgjedhjen e Adem Demaçit për President te Republikës së Kosovës edhe pse ju e dini se Adem Demaçi është vlera me e madhe kombëtare e 15 milion shqiptarëve që jetojnë brenda e jashtë atdheut tonë.

Adem Demaçi ishte disidenti kryesor kundër regjimit barbar të diktaturës komuniste titiste dhe ju megjithatë e injoruat Adem Demaçin dhe Ju personalisht privatisht ishit pas zgjedhjes se Behxhet Pacollit për president. Edhe pse e dinit se:

1) Pacolli ka qen mik familjar i klanit te kriminelëve të Millosheviqit e të Jellcinit, edhe pse e keni dit se
2) Pacolli është i martuar me sllave (ruse) se e keni dite se
3) Pacolli ka shtetësi të huaj, dhe se e keni ditur se derisa
4) Pacolli (bashkë me Ibrahim Rugovën, Mamut Bakallin Azem Vllasin Fadil Hoxhën etj.) i ka shërbyer diktatorit Tito, Adem Demaçi ka qenë në burgjet politike të diktatorit Tito!

Ky fakt dëshmon se pas këtij akti nuk ka kurfarë prapavije tjetër politike pos DYSHIMIT se e tërë kjo aferë me Pacollin ka vetëm prapavijë financiare. Herën e dytë kur Pacolli ra nga karrigia e presidentit, (nga karrigia e Adem Demaçit), ku nuk e kishte vendin, (sipas të gjitha gjasave menjëherë pasi i përmbushi obligimet financiare), Ju përsëri e injoruat Adem Demaçin dhe ishit pas EMRIMIT për presidente të zonjës përkthyese, Atifete Jahjaga.

Edhe pse ju duhet ta dini se asnjë shqiptar nuk i beson asnjë përkthyesi/je të huaj në vendin tonë, sepse 99% të tyre janë të korruptuar dhe të kyçur në rrjetet e huaja te spiunazhit kundër vendit e popullit të vet. Kjo deklaratë e juaja nuk mund të pranohet ndryshe pos si qëndrim u juaji privat, për të cilin publikisht Ju denoncojmë para administratës së SHBA.

KFOR-i i francez para 12 viteve e ka ndarë Mitrovicën me dhunë e në bashkëpunim me ushtrinë e policinë serbe të Millosheviqit. Mitrovica është ndarë me dhunë, dhe me dhunë po mbahet e ndarë edhe sot.

Ata qe e kanë nda Mitrovicën me armët e zjarrit dhe me që me armët zjarrit po e mbajnë te ndarë veriun, nuk largohen nga aty me bisedime e me lotsjellës, por vetëm edhe armët të zjarrit edhe me të madh edhe më të fuqishme . Ajo që është grabitur me dhunë e krime nuk kthehet me kompromise të plogështa politike e diplomatike, sepse gjuha qe e kuptojnë kriminelët është vetëm gjuha e forcës më të madhe.

Kjo po ndodh, jo pse NATO-ja e KFOR-i nuk kanë forcë me u marr me një grusht çetnikësh gjakpirës mercenarë ruso-serbë, të nxitur e të paguar nga Putini e Tadiqi, pse me fatin e Kosovës po bëhet tregti. Por, se Brukseli po luan vallen e djallit, së bashku me Moskën e Putinit.

Marrja me barrikada larg në kufi e ngritja e barrikadës 4 metra brenda qytetit në urën e Mitrovicës nga ana e kriminelëve serbë, pa i penguar as KFOR-i as OSBE-a, as OKB-ja dhe as BE, si dhe pengimi nga ana e SHPK të një qytetari shqiptar që të largojë barrikadat në urën e Mitrovicës, po tregon se KFOR-i, OSBE-a, OKB-ja, BE dhe vet SHPK-ja si pjellë e OSBE-s, janë në mbrojtje të barrikadave që e ndajnë Kosovën, e jo kundër barrikadave dhe nuk po angazhohen as për bashkimin e Kosovës se ndarë me dhunë.

Tani pas 12 viteve po shihet se dalja e NATO-s 1999 në hapësirën shqiptare e çarmatosja e UÇK si dhe e Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë dhe vendosja e administratës diktatoriale ushtarako-policore-civile të UNMIK-ut në Kosovë, ishte një dënim ndaj popullit shqiptar, vetëm pse ai u ngrit në kryengritja të armatosur ndaj tiranisë sllave dhe pse guxoi të luftonte për çlirimin e bashkimi e vet me shtetin amë.

Në 1999 NATO-ja duhej të shkonte në Beograd dhe atje:

- ta largonte nga pushteti regjimin e Millosheviqit e të satelitëve të tij në Shkup e Titograd,
- të vendoste administratën ndërkombëtare atje,
- ta çarmatos ushtrinë serb-malazez-maqedone dhe
- ta shkatërronte armatimin e ish-Jugosllavisë.

Sepse ata ishin agresorë e jo shqiptarët. Por, kjo nuk ndodhi! Pse nuk ndodhi kjo po e shohim pas marrëveshjes së Brukselit. Sepse kjo marrëveshje po tregon se Brukseli, prej fillimit ka vepruar me hile, që me një hark pak ma të madh ta kthej gjendjen e para 1999.

Jam i bindur se BE e Brukseli kurrë nuk kanë qenë të sinqertë as ndaj SHBA-ve as ndaj Kosovës dhe se gjithmonë kanë veprua nën rrogoz sipas diktati të grekëve dhe rusëve KUNDËR SHQIPTARËVE dhe kundër prezencës anglo-amerikanëve në Evropë.

Është e PABESUESHME se pas këtyre tri rasteve qëndron politika zyrtare e SHBA, kur SHBA e din se çfarë gjenocid, se sa masakra e sa krime e dhunime ka kryer populli serb dhe shteti i këtij populli ndaj shqiptarëve!

SHBA duhet ta dinë se pas të gjitha atyre krimeve që ka kryer Serbia ndaj popullit shqiptar, Kosova kurrë nuk do të pajtohet me Serbinë!

Pa u kthye Serbia në kufijt e vet realë të Pashallëkut të Beogradit,
pa e njoh pavarësinë e Kosovës së tërësishme,
pa e kompozuar dëmin për krimet që i ka kryer dhe
pa i sjell para gjyqit gjithë kriminelët serbë që kanë bë krime ndaj shqiptarëve,
populli shqiptar kategorikisht ka me i hedh poshtë të gjitha “marrëveshjet” e diktuara nga diktatura e Brukselit. Republika e Kosovës nuk i njeh ato shtete e subjekte ndërkombëtare siç janë OKB e BE të cilat nuk njohin pavarësinë e vetëvendosjen e Kosovës.

Koha është që NATO-ja dhe SHBA të kompensojnë armatimin e shkatërruar të UÇK-së te FSK-së dhe të dorëzojë mbrojtjen e Kosovës te Ushtria e vet! Vetëm kur mbeturinat e Millosheviqit, tani të Tadiqit e Putinit të ballafaqohen me ushtrinë shqiptare në Ballkan e në Evropë do të vendoset drejtësia, paqja e qetësia!

Andaj i bëjmë thirrje Presidentit Obama që ta rishqyrtojë emërimin e Ambasadorit Dell, që po nxitë dyshime të bazuara në sjelljet e tij dhe që të angazhohet për zbatimin e politikës të drejtë të SHBA ndaj popullit shqiptar për një shtet të bashkuar e sovran me një Ushtri Kombëtare Shqiptare në kufijtë e vet.

Besnik Prishtina

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 57 vizitorë
Lexuar: 1,287 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi