| Abdi Baleta: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën një imperativ kundrejt çdo çmimi |
| Publikuar më 05 janar, 2012 në orën 17:56 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
Pas deklaratës së djeshme për njehsimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive të Shqipërisë dhe Kosovës, ne iu drejtuam edhe publicistit Abdi Baleta, i cili nënvizoi se “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është imperativ dhe jo një alternativë”. Sipas tij, çështja jonë kombëtare do të zgjidhet patjetër, pavarësisht nga difektet e politikanëve të dy shteteve tona, pra të Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas Baletës, hapi i parë që duhet të bëjmë ne, shqiptarët është që t’i mbushim mendjen vetes se jemi në mes të rrugës së bashkimit dhe pa u bërë bashkimi, çështja kombëtare është e pambyllur.
Zoti Baleta çfarë mendoni për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën?
Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është një imperativ dhe jo një alternativë. Për mua ky bashkim është një imperativ kombëtar, njerëzor dhe historik. Dhe kjo çështje do të zgjidhet se s’bën. Por dua të bëj një korrigjim në lidhje me pyetjen tuaj. Sepse bashkimi i shqiptarëve, pra i territoreve dhe njerëzve nuk do të bëhet vetëm për dy shtete, por për katër shtete. Ky bashkim do të përfshijë Shqipërinë, Kosovën, trojet shqiptare të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Sipas informacioneve të mia, në Kosovë ka një përqindje të madhe banorësh që e dëshirojnë bashkimin. Po kështu edhe në Shqipëri. Por kjo nuk është çështje e vullnetit të njerëzve, por është një problem kombëtar. Kështuqë edhe ata pak individë që nuk ed uan bashkimin tonë, nuki pyet njeri. E theksoj edhe njëherë se kjo nuk është çështje vullneti, por është një çështje kombëtare.
Si ju duket teoria e bashkimit tonë kombëtar, brenda integrimit evropian?
Këto q ë thoni ju janë jashtë logjike. Jashtë aktualitetit dhe nuk përbëjnë një gjykim intelektual.
Cili është hapi i parë që duhet të bëjmë për bashkimin tonë?
Hapi i parë është që t’i mbushim mendjen vetes se jemi në mesin e rrugës së bashkimit kombëtar. Dhe ta ndajmë mendjen se pa u bërë bashkimi i territoreve shqiptare çështja jonë kombëtare është e pambyllur.
Si e parashikoni ju bashkimin, pra, cilat janë sakrificat apo rrisqet që mund të përballim gjatë këtij procesi?
Bashkimi ynë duhet të bëhet dhe do të bëhet kundrejt çdo sakrifice. Këtu dua të kujtoj se edhe në vitin 1994, unë u kam thënë njerëzve se lufta do të vijë. Disa trembeshin, ndërsa të terë nuk e besonin. Por lufta në Kosovë erdhi dhe solli si rezultat pavarësinë.
Ju parashikoni se ne mund të përballemi sërish me ndonjë luftë?
Unë parashikoj shumë luftra, por të parashikosh nuk do të thotë që ta duash luftën. Natyrisht, luftra mud të ketë nëse çështja shqiptare do të mbetet e pazgjidhur. Mos harroni se për fitoren e Pavarësisë së Kosovës, Rugova zgjodhi Gandizmin, por qëndrimi i tij, paqësor nuk e shëptoi dot Kosovën nga lufta. Pra, në përmbledhje të këtyre që thashë, unë shtoj se bashkimi i shqiptarëve dhe trojeve të shpërndara në 4 shtete do të realizohet me çdo kusht dhe kundrejt çdo pasoje. Ne jemi me të drejtën dhe prandaj zgjidhja nuk do të vonojë.
A besoni se politikanët tanë të majtë e të djathtë do ta shpejtojnë procesin e bashkimit të shqiptarëve?
Politikanët tanë të majtë e të djathtë kanë recituar gjithmonë të njëjtën vjershë. Këta politikanë me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë dashur ta lënë Kosovën nën Serbinë. Këtu do t’i përmend të gjithë, madje edhe Sabri Godon. Të gjithë kanë kënduar një refren i cili në këtë drejtim, ishte antikombëtar.
Sipas jush përse e kanë bërë këtë politikanët shqiptarë?
Sepse kanë dashur t’i servi;losen ndërkombëtarëve,në mënyrë që këta të fundit t’i rrihnin krahët duke u thënë: “Ju jeni faktorë të paqes”. Por për mendimin tim, ne nuk mund të jemi faktorë për shumë arsye. Por edhe sepse politika jonë po shkon si bisht i politikës ndërkombëtare. Kështu ka qenë që prej shumë kohësh. Në librin tim, të titulluar “Dilema historike”, në një kapitull të veçantë unë them se politika e sotme po ecën akoma në gjurmët e politikës së Esat Toptanit.
Po roli i intelektualëve tanë cili është?
Intelektualët po përpiqen, por këtu dua t’ju kujtoj rolin tepër negativ dhe të turpshëm të Akademisë sonë të Shkencave e cila në vitin 98’ e shihte si platformë të zgjidhjes, robërinë. Pra, qëndrimin e Kosovës nën Serbi. Ky ishte një skandal i madh. Por gjëra të tilla në variante të ndryshme po përësëriten edhe sot në lidhje me çështjen tonë kombëtare. Megjithatë, kjo çështje është imperativ i kohës. Dhe ndërkombëtarët do të ndihmojnë patjetër në zgjidhjen tonë. Askush nuk mund të tolerojë më, faktin që kombi shqiptar vazhdon të jetë i ndarë prej padrejtësive historike.
Beqir Meta: Disponojmë 400 mijë faqe nga arkivat e katër shteteve
Janë 400 mijë faqe të arkivave të katër shteteve që kanë mbrritur në Shqipëri në lidhje me historinë e vendit tonë”. Kështu u shpreh dje, për gazetën “Sot”, drejrori i Institutit të Historisë, Beqir Meta, i cili nënvizoi se publikimi i këtyre materialeve do të zbardhë shumë enigma nga rrethanat historike ku ka kaluar Shqipëria. Ai nuk pranoi të bëjë komente mbi gjetjen e rrugëve të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, por theksoi se Konferenca e Londrës ishte një atentat hisotrik në kurriz të trojeve shqiptare. Duke folur për tratativat e sjelljes së arshivave të huaja në vendin tonë ai vuri në dukje kontributin e këtij institututi për evidentimin e këtyre materialeve që ndodhen në katër shtete dhe konkretisht, në Angli, Austri, Itali dhe Francë. Sipas tij, nga përkthimii këtyre materialeve do të zbardhet akoma më qartë padrejtësia që është bërë ndaj shqiptarëve në Konferencën e Londrës dhe më tej në zhvillimiet e tjera historike.
At Nikollë Marku
Shqipëria me Kosovën janë dy pjesë të një kombi dhe ky komb pret bashkimin e territoreve të veta sa më shpejt”. Kështu u shpreh dje, njëri ndër klerikët më të nderuar të vendit tonë, At Nikoll Marku, i cili nënvizoi se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do t’i japë fund padrejtësisë së ndërkombëtarëve në Konferencën e ambasadorëve të Londrës, në vitin 1913. “Bashkimi i trojeve tona është një detyrë emergjente që pret të konretizohet së shpejti”, u shpreh ai duke saktësuar se rolin kryesor duhet ta luajnë politikanët e dy shteteve, pra Shqipërisë dhe Kosovës. Në këtë kontekst, Marku vuri në dukje se të gjithë shqiptarët duhet të kontribuojnë për konsolidimin eidentitetit të tyre të përbashkët.
05 Janar 2012
Gazeta Sot
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 188 vizitorë |
| Lexuar:
4,276 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash... |
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34 Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur... |
| KRAHËT E SHQIPES |
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25 Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“
⁃ Kush është zonja. Ma... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|