Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Abdi Baleta: Bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn njė imperativ kundrejt ēdo ēmimi
Publikuar më 05 janar, 2012 nė orėn 17:56 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pas deklaratės sė djeshme pėr njehsimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive tė Shqipėrisė dhe Kosovės, ne iu drejtuam edhe publicistit Abdi Baleta, i cili nėnvizoi se “bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn ėshtė imperativ dhe jo njė alternativė”. Sipas tij, ēėshtja jonė kombėtare do tė zgjidhet patjetėr, pavarėsisht nga difektet e politikanėve tė dy shteteve tona, pra tė Shqipėrisė dhe Kosovės. Sipas Baletės, hapi i parė qė duhet tė bėjmė ne, shqiptarėt ėshtė qė t’i mbushim mendjen vetes se jemi nė mes tė rrugės sė bashkimit dhe pa u bėrė bashkimi, ēėshtja kombėtare ėshtė e pambyllur.

Zoti Baleta ēfarė mendoni pėr bashkimin e Shqipėrisė me Kosovėn?

Bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn ėshtė njė imperativ dhe jo njė alternativė. Pėr mua ky bashkim ėshtė njė imperativ kombėtar, njerėzor dhe historik. Dhe kjo ēėshtje do tė zgjidhet se s’bėn. Por dua tė bėj njė korrigjim nė lidhje me pyetjen tuaj. Sepse bashkimi i shqiptarėve, pra i territoreve dhe njerėzve nuk do tė bėhet vetėm pėr dy shtete, por pėr katėr shtete. Ky bashkim do tė pėrfshijė Shqipėrinė, Kosovėn, trojet shqiptare tė Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Sipas informacioneve tė mia, nė Kosovė ka njė pėrqindje tė madhe banorėsh qė e dėshirojnė bashkimin. Po kėshtu edhe nė Shqipėri. Por kjo nuk ėshtė ēėshtje e vullnetit tė njerėzve, por ėshtė njė problem kombėtar. Kėshtuqė edhe ata pak individė qė nuk ed uan bashkimin tonė, nuki pyet njeri. E theksoj edhe njėherė se kjo nuk ėshtė ēėshtje vullneti, por ėshtė njė ēėshtje kombėtare.

Si ju duket teoria e bashkimit tonė kombėtar, brenda integrimit evropian?

Kėto q ė thoni ju janė jashtė logjike. Jashtė aktualitetit dhe nuk pėrbėjnė njė gjykim intelektual.

Cili ėshtė hapi i parė qė duhet tė bėjmė pėr bashkimin tonė?

Hapi i parė ėshtė qė t’i mbushim mendjen vetes se jemi nė mesin e rrugės sė bashkimit kombėtar. Dhe ta ndajmė mendjen se pa u bėrė bashkimi i territoreve shqiptare ēėshtja jonė kombėtare ėshtė e pambyllur.

Si e parashikoni ju bashkimin, pra, cilat janė sakrificat apo rrisqet qė mund tė pėrballim gjatė kėtij procesi?

Bashkimi ynė duhet tė bėhet dhe do tė bėhet kundrejt ēdo sakrifice. Kėtu dua tė kujtoj se edhe nė vitin 1994, unė u kam thėnė njerėzve se lufta do tė vijė. Disa trembeshin, ndėrsa tė terė nuk e besonin. Por lufta nė Kosovė erdhi dhe solli si rezultat pavarėsinė.

Ju parashikoni se ne mund tė pėrballemi sėrish me ndonjė luftė?

Unė parashikoj shumė luftra, por tė parashikosh nuk do tė thotė qė ta duash luftėn. Natyrisht, luftra mud tė ketė nėse ēėshtja shqiptare do tė mbetet e pazgjidhur. Mos harroni se pėr fitoren e Pavarėsisė sė Kosovės, Rugova zgjodhi Gandizmin, por qėndrimi i tij, paqėsor nuk e shėptoi dot Kosovėn nga lufta. Pra, nė pėrmbledhje tė kėtyre qė thashė, unė shtoj se bashkimi i shqiptarėve dhe trojeve tė shpėrndara nė 4 shtete do tė realizohet me ēdo kusht dhe kundrejt ēdo pasoje. Ne jemi me tė drejtėn dhe prandaj zgjidhja nuk do tė vonojė.

A besoni se politikanėt tanė tė majtė e tė djathtė do ta shpejtojnė procesin e bashkimit tė shqiptarėve?

Politikanėt tanė tė majtė e tė djathtė kanė recituar gjithmonė tė njėjtėn vjershė. Kėta politikanė me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanė dashur ta lėnė Kosovėn nėn Serbinė. Kėtu do t’i pėrmend tė gjithė, madje edhe Sabri Godon. Tė gjithė kanė kėnduar njė refren i cili nė kėtė drejtim, ishte antikombėtar.

Sipas jush pėrse e kanė bėrė kėtė politikanėt shqiptarė?

Sepse kanė dashur t’i servi;losen ndėrkombėtarėve,nė mėnyrė qė kėta tė fundit t’i rrihnin krahėt duke u thėnė: “Ju jeni faktorė tė paqes”. Por pėr mendimin tim, ne nuk mund tė jemi faktorė pėr shumė arsye. Por edhe sepse politika jonė po shkon si bisht i politikės ndėrkombėtare. Kėshtu ka qenė qė prej shumė kohėsh. Nė librin tim, tė titulluar “Dilema historike”, nė njė kapitull tė veēantė unė them se politika e sotme po ecėn akoma nė gjurmėt e politikės sė Esat Toptanit.

Po roli i intelektualėve tanė cili ėshtė?

Intelektualėt po pėrpiqen, por kėtu dua t’ju kujtoj rolin tepėr negativ dhe tė turpshėm tė Akademisė sonė tė Shkencave e cila nė vitin 98’ e shihte si platformė tė zgjidhjes, robėrinė. Pra, qėndrimin e Kosovės nėn Serbi. Ky ishte njė skandal i madh. Por gjėra tė tilla nė variante tė ndryshme po pėrėsėriten edhe sot nė lidhje me ēėshtjen tonė kombėtare. Megjithatė, kjo ēėshtje ėshtė imperativ i kohės. Dhe ndėrkombėtarėt do tė ndihmojnė patjetėr nė zgjidhjen tonė. Askush nuk mund tė tolerojė mė, faktin qė kombi shqiptar vazhdon tė jetė i ndarė prej padrejtėsive historike.

Beqir Meta: Disponojmė 400 mijė faqe nga arkivat e katėr shteteve
Janė 400 mijė faqe tė arkivave tė katėr shteteve qė kanė mbrritur nė Shqipėri nė lidhje me historinė e vendit tonė”. Kėshtu u shpreh dje, pėr gazetėn “Sot”, drejrori i Institutit tė Historisė, Beqir Meta, i cili nėnvizoi se publikimi i kėtyre materialeve do tė zbardhė shumė enigma nga rrethanat historike ku ka kaluar Shqipėria. Ai nuk pranoi tė bėjė komente mbi gjetjen e rrugėve tė bashkimit tė Shqipėrisė me Kosovėn, por theksoi se Konferenca e Londrės ishte njė atentat hisotrik nė kurriz tė trojeve shqiptare. Duke folur pėr tratativat e sjelljes sė arshivave tė huaja nė vendin tonė ai vuri nė dukje kontributin e kėtij institututi pėr evidentimin e kėtyre materialeve qė ndodhen nė katėr shtete dhe konkretisht, nė Angli, Austri, Itali dhe Francė. Sipas tij, nga pėrkthimii kėtyre materialeve do tė zbardhet akoma mė qartė padrejtėsia qė ėshtė bėrė ndaj shqiptarėve nė Konferencėn e Londrės dhe mė tej nė zhvillimiet e tjera historike.

At Nikollė Marku
Shqipėria me Kosovėn janė dy pjesė tė njė kombi dhe ky komb pret bashkimin e territoreve tė veta sa mė shpejt”. Kėshtu u shpreh dje, njėri ndėr klerikėt mė tė nderuar tė vendit tonė, At Nikoll Marku, i cili nėnvizoi se bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn do t’i japė fund padrejtėsisė sė ndėrkombėtarėve nė Konferencėn e ambasadorėve tė Londrės, nė vitin 1913. “Bashkimi i trojeve tona ėshtė njė detyrė emergjente qė pret tė konretizohet sė shpejti”, u shpreh ai duke saktėsuar se rolin kryesor duhet ta luajnė politikanėt e dy shteteve, pra Shqipėrisė dhe Kosovės. Nė kėtė kontekst, Marku vuri nė dukje se tė gjithė shqiptarėt duhet tė kontribuojnė pėr konsolidimin eidentitetit tė tyre tė pėrbashkėt.

05 Janar 2012
Gazeta Sot

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 142 vizitorë
Lexuar: 1,245 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Intervistė me historianin Alexandre Lambert
E dielė, 13 maj 2012 - 10:40
“Evropa sabotoi historinė tuaj nė shekullin XIX, kur Ilirinė e quajti Ballkan”. Pėrderisa ne nuk e njohim vetveten mirė, pėrderisa ngremė zėrin, nxijmė ...
Fuqitė e mėdha s’kujtohen ndonjėherė pėr Shqi...
E premtė, 24 shkurt 2012 - 19:04
Viti i pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė ne sot festojmė njėqind vjetorin e saj, nuk do tė kishte ndodhur pa njė punė tė mundimshme tė njerėzve tė pendės dhe tė...
Danaj: Opozita etnike shqiptare nė Maqedoni ė...
E hėnė, 13 shkurt 2012 - 17:09
Nė njė intervistė ekskluzive pėr portalin Express.mk analisti i njohur shqiptar dhe kryetar i Listės Shqipėria Natyrale, Dr. Koēo Danaj fletė pėr tensionet...
Intervistė e imagjinuar me Hasan Prishtinėn
E premtė, 10 shkurt 2012 - 21:04
Tė bėhet Shqipėria ashtu siē e meriton Kemi hyrė nė vitin jubilar tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ēdo datė historike ka edhe personalitetet e ...
RAMA: Mes Shqipėrisė e Serbisė nuk ėshtė mė K...
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 20:16
EKSKLUZIVE: « Serbia vazhdon tė jetė peng i sė shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojė realitetin rreth statusit tė Kosovės. Sa me shpejt ta kuptoje Serbia...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi