Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NE MERGIM, DUKE BREDHUR ME NOLIN: “ANES LUMIT, ANES DETIT...”!
Publikuar më 06 janar, 2012 në orën 02:21 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
SY ME SY ME JETEN

*** Sikurse Fan S. Noli, qe jetoi, veproi dhe u shua ne dhe te huaj (por qe asnjehere nuk e harroi kombin dhe athdeun shqiptar), ashtu, i njejti fat, na ka pllakosur edhe neve, te braktisur dhe te harruar, duke pritur dhe, duke soditur “ANES SE LUMENJVE” DHE OQEANEVE, derisa te ribehet bashkimi i gjithe kombit shqiptar dhe i Shqiperise Natyrale. Vetem atehere, do te marre fund pergjithmone mjerimi, vuajtja dhe shtegtimi i shqiptareve neper bote. Vetem ribashkimi kombetar dhe shteteror i Shqiperise Natyrale, eshte shpetimi i shqiptareve, jo copetimi, percarja dhe emigrimi i tyre. -Jo, filozofia e keqe doktrinare dhe praktike: “Njeri thumbit, tjetri patkoit”!!!

Ate qe e kane bere RILINDESIT tane se bashku me Fan S. Nolin e Madh (me pene, me pushke, me sakrifica, me djerse dhe me gjak etj.), eshte e paperseritshme dhe e paarritshme. Ndaj, Ata nuk vdesin kurre. PIKERISHT pse nuk jemi origjinale si RILINDESIT (por nje fotokopje bardhezi, here e lexueshme e here e palexueshme), por disa egocentrike, oportuniste, sektariste, hipokrite, inatzinj, hileqare, prepotente, narcisoide, kojtaxhinj dhe interesxhinj egoiste e grupazhist, qe nuk ia njohim meriten njeri-tjetrit, por e urrejme njeri-tjetrin deri ne armiqesi sipas rekuizitave dhe ngjyrave partiake, tregtare, ekonomike, politike, ideologjike mahallore, nahijore dhe pushtetore, jemi te denuar qe me se 100 vjet nen kemben dhe shtypjen e hekurt kolonialiste te tiraneve sllave te Ballkanit.

Kjo eshte arsyeja pse Fan S. Noli nder te tjera, e ka shkruar edhe poezine ‘ANES SE LUMENJVE”. Pse eshte ndiere i perbuzur, i vetmuar, i braktisur…, dhe i pashprese nga hedhurinat e kombit dhe te Shqiperise etnike. Fatkeqesisht, keshtu po ndodh me ne qe nga shuarja ne gjak e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit (1878). Edhe sot, me se gjysma e shqiptareve dhe e Shqiperise etnike ka ngelur “peng” e fashizmit dhe e kolonializmit serbo-sllav te Ballkanit. Si rjedhoje e kesaj tragjedie, edhe sot, ne dekaden e dyte te shekullit XXI, mbi 4 milione shqiptare jane degdisur neper bote (refugjate-emigrante). Vertet, jane te brakisur, te perbuzur, te injoruar dhe te harruar nga sundimtaret e sotem “demokrate” dhe “patriote” te regjimeve ekzistuese shteterore shqiptare, qe krejt pak dallojne nga regjimet e meparshme esadiste dhe toptaniste ngase popullin dhe Shqiperine e kane shnderruar ne pronen-placken e tyre private dhe korrupcioniste sipas grupeve te interesit , partive politike, akraballekut, mahallave, fiseve, katundeve dhe provincave etj.

Ky eshte shkaku pse, edhe sot, eshte aktuale poezia “ANES SE LUMENJVE” e memedhetarit, e patriotit, e poliglotit, e shkrimtarit, e poetit, e dramaturgut dhe e eruditit shqiptar, Fan S. Noli. Mjerisht, kjo defton se, po na perseritet historia ne kuptimin negativ, jo vetem per shkak te armiqve grabitcare kolonialiste dhe imperialiste sllave te Ballkanit, por edhe per shkak te armiqve te eger dhe te terbuar-kuislinge te brendshem. Nuk ka dyshim se, keta jane shkaku, fajtoret dhe pergjegjesit kryesore, pse, edhe sot, ne shekullin XXI, kemi ngelur me te njejtat brenga, dhimbje te pasherueshme, me halle, me vaje dhe me te njejtat probleme te pazgjidhura kombetare, steterore, territoriale, politike dhe ekonomike. Dihet, ashtu sikruse per gjysmen e Shqiperise se kolonizuar, ashtu edhe per diasporen qe 100 vjet te zeza, dhe tragjike, askush nuk e vret mendjen per ta, vetem ne rastet, kur duhet t’i zhveshin nga parate dhe nga pasuria e tyre, duke, madje duke iu grabitur dhe vjedhur edhe votat e tyre per pushtet . Kjo semundje epidemike antihumane, antikomebtare, antisociale dhe antidemokratike, do te zgjase, derisa te miren e perbuzim, duke i thene e zeze, kurse te zezen e perqafojme dhe e lartesojme ne piedestal, ne vend te se bardhes dhe te se mires. Domethene, kur te vetedijesohemi dhe te rindergjegjsohemi ne mendje, ne zemer , ne veprime dhe ne sjellje, duke e shikuar te verteten ne sy, duke dalluar DITEN ME DIELL nga NATA E TERRATOSUR E PURGATORIT te Dantes, atehere, me nuk do bredhim te “pashprese” dhe te vajtueshem “ANES SE LUMENJVE”, as anes se deteve, as anes se oqeaneve, as anes se shkretetirave te pakalueshme, por do te jemi te lumtur, te gezuar, te shpetuar, te ngrohur dhe te bashkuar si nje trup i vetem ne shtepine tone te perbashket-SHQIPERINE ETNIKE NATYRALE! Vetem atehere, do te marrim fryme lirisht, do te ndjehemi te padrojtur, si dhe do te marrin fund te gjitha dhimbjet problemet, hallet, mjerimi, emigirimi, percarja, vajtimi, ndasite, varferia, papunesia dhe sundimi i eger kolonial serbo-sllav mbi shqiptaret dhe Shqieprine Etnike Natyrale.

Ndryhshe, keshtu sic jemi te parcare, te helmatisur dhe te hasmuar ne njemije e njeqind parti e grupe te ndryshme, do te jemi te gjykuar, qe edhe ne kete shekull, te rrojme si nomade ‘ANES SE LUMENJVE”, te pashprese, ne vraferi, me malle te pashuar, me skamje te pafund, me lote e vaje…,te paplang dhe pa atdhe-SHQIPERINE E RIBASHKUAR NATYRALE!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 71 vizitorë
Lexuar: 5,261 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi