Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Njė apo dy vota, ose njė apo dy interesa
Publikuar më 07 janar, 2012 nė orėn 13:02 ( ) Driton Avdiu | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shpeshherė nė diskutime publike a private, zyrtare apo jozyrtare, nė vazhdėn e “argumenteve” qė hidhen nė favor tė mbetjes sė popullit shqiptar ashtu siē ėshtė sot, i ndarė ndėr tė tjera edhe nė dy shtete me shumicė shqiptare, nė Republikėn e Shqipėrisė dhe nė Republikėn e Kosovės, ėshtė edhe numri prej dy votash qė do t’i kishin shqiptarėt nė forume ndėrkombėtare, pra favoret qė mund tė krijoheshin nė rastin kur secili shtet do ta kishte votėn e vet. Kėshtu, mendohet se jemi “mė tė fortė” me dy vota, sesa me njė votė.

Kjo pikėpamje, nė pamje tė parė interesante, shprehet me njė mendjelehtėsi tė madhe. Po cilat nė tė vėrtetė na qenkan pėrparėsitė qė t’i kemi dy vota, nė vend tė njė vote? Cilat janė dobitė e dy zėrave shqiptarė, nė vend tė njė zėri nė skenėn politike ndėrkombėtare?
Para se tė hyjmė nė njė shtjellim tė mėtutjeshėm, sė pari duhet ta shtrojmė njė pyetje tė thjeshtė: nė cilat forume ndėrkombėtare me peshė Kosova sot ka votė, pra ka subjektivitet ndėrkombėtar? Ku po u dėgjuaka sot ajo votė e fuqishme e Kosovės nėpėr institucionet kryesore ndėrkombėtare, qė po u dashka tė mbrohet me aq kėmbėngulje? Hiē FMN-nė, Kosova sot nuk ka zė nė institucione ndėrkombėtare, qoftė nė OKB, BE apo NATO. Gjithashtu edhe pėrfaqėsimi i Republikės sė Kosovės nė nisma mė tė ngushta rajonale sot ėshtė problematik, kryesisht pėr shkak tė obstruksioneve qė i bėn Serbia. Pra, cilėn votė sot e paska shteti i Kosovės, e cila po t’i shtohej edhe asaj tė Republikės sė Shqipėrisė po e bėka faktorin shqiptar me peshė e me ndikim nė arenėn ndėrkombėtare? Natyrisht se ajo votė nė kontekstin e sotėm rajonal e ndėrkombėtar gjeopolitik tė Kosovės nuk ekziston, pėr shkak tė problemeve politike tė mbetura tė pazgjidhura edhe pas shpalljes sė pavarėsisė. Moszgjidhja e plotė e kėtyre problemeve, qė sot shprehet sidomos pėrmes situatės nė veri tė vendit, ėshtė arsyeja themelore e kufizimeve qė sot i janė vėnė Kosovės nga faktorėt ndėrkombėtarė, kufizime kėto tė sanksionuara nė tė gjitha dokumentet themelore tė shtetit. Natyrisht, ky ėshtė edhe burimi qė nė ēdo hap do t’ia vėshtirėsojė ecjen e shtetit tė Kosovės drejt njohjes sė subjektivitetit tė tij nė organizatat ndėrkombėtare.
Kur Kosova nė tė ardhmen t’i heqė pengesat e mosfunksionimit (qė vulosen me Pakon Ahtisaari dhe qė ushqehen nga mbajtja e pazgjidhur e raporteve shqiptaro-serbe nėpėrmjet tensioneve tė vazhdueshme nė terren nė veri tė vendit), ajo do t’i krijojė parakushtet pėr sovranitet tė plotė dhe kėshtu do t’i hapej udha pėr pėrfaqėsim tė saj edhe nė tė gjitha organizmat ndėrkombėtarė, si edhe ēdo shtet tjetėr. Nė kėto rrethana do tė hapej mundėsia e largimit tė tė kufizimeve aktuale, e rrjedhimisht edhe e shprehjes sė vullnetit tė lirė tė popullit shqiptar nė tė dy anėt e kufirit, nėse dėshiron tė bashkohet nė njė shtet tė vetėm apo jo.
Kėmbėngulja eventuale qė tė kemi tani dy shtete e jo njė, pra dy vota e jo njė, edhe pas krijimit tė kėtyre rrethanave tė reja, nuk garanton nė asnjė mėnyrė qė kėto dy shtete shqiptare do tė kenė synime dhe interesa kompatibile dhe tė pikėtakueshme nė tė ardhmen. Pėrkundrazi, forcimi i ndarjes-mbetjes me dy vota nė arenėn ndėrkombėtare me kohė sjell deri te lindja e dy interesave tė ndryshme, tė cilat nuk ėshtė ēudi qė shumė lehtė do tė mund tė pėrplaseshin nė mes tyre.
Nuk kemi pse tė shkojmė mė larg nė kėtė drejtim: mjafton ta pėrmendim vetėm aktualizimin e sėrishėm kėto ditė tė problemit tė taksės doganore nė disa produkte ushqimore nė relacionet nė mes tė dy shteteve tona. Ky ėshtė njė shembull i qartė i mundėsisė konkrete pėr t’u pėrplasur interesat nė mes tė institucioneve shtetėrore tė dy pjesėve tė kombit, tė ushqyera kėto natyrisht nga grupet e caktuara tė interesit qė qėndrojnė pas qarqeve nė pushtet, si nė Republikėn e Kosovės ashtu edhe nė Republikėn e Shqipėrisė.
Pėrndryshe, nuk do tė kishte asnjė kuptim tjetėr mbetja e dy votave tė ndryshme tė Republikės sė Kosovės dhe tė Republikės sė Shqipėrisė. Pra, krejt pa nevojė dhe nė dėm tė drejtpėrdrejtė tė interesit tonė kombėtar do tė copėtoheshin tė gjitha potencialet materiale, ekonomike, natyrore e sociale tė popullit shqiptar tė cilat nė kėtė mėnyrė do tė ndaheshin mė dysh, ndarje e cila do tė sublimohej me dy vota qė nuk ėshtė e thėnė tė jenė gjithmonė nė tė njėjtėn anė, d.m.th, qė nuk ėshtė e thėnė tė votojnė njėsoj pėr ēėshtje tė ndryshme.
Vota nė forumet ndėrkombėtare nuk bėn tė shihet si numėr, por si fuqi, sidomos jo nėse bėhet fjalė pėr votėn e njė tėrėsie ekonomike e politike qė do tė duhej ta kishim synim nė tė ardhmen. Nė kėtė kontekst shumė mė tepėr ka vlerė dhe vėrehet pesha specifike e votės, sesa numri i tyre. Njė votė qė mbron interesat e gjashtė milionė banorėve peshon mė ndryshe sesa dy votat e secilės gjysmė tė tyre. Njė zė i fuqishėm i njė shteti tė bashkuar shqiptar nė tė ardhmen do tė dėgjohej shumė mė tepėr sesa dy zėra tė ngjirur tė dy mini-shteteve ballkanike.

Driton AVDIU, anėtar i Kryesisė sė Lėvizjes pėr Bashkim
E-mail: dritonavdiu@levizjaperbashkim.com

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Driton Avdiu
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 643 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Substanca e antidiplomacisė sė ditmirėve
E dielė, 14 janar 2018 - 16:19
Barometri diplomatik *** Ditėmirėt e Shqipėrisė nė OKB, sė bashku me Serbinė, me Rusinė, me Kinėn dhe me Korenė Veriore dy herė, mė 2015 dhe mė 2017 vo...
Pėshtjellimi i diellit, lotėt e qiellit dhe k...
E dielė, 14 janar 2018 - 16:17
Rrezatimin e diellit gjithmonė tokat shqiptare e kanė priturė pėr faktin se na ka sjellė ngrohtėsinė fizike dhe atė shpirtėrore. Ky rrezatim na ka mbajturė...
Si t’a lexojmė heshtjen eTiranės kur kleri d...
E shtunė, 13 janar 2018 - 02:03
Kam shkruar dy shkrime kohė mė parė me titull: Tiranė mjaft mė me politikė antiKosovė. Mirėpo deklarimi i priftit malazez nė Kishėn ortodokse tė Vrrakės ...
Leter ALBINIT
E premtė, 12 janar 2018 - 04:21
i nderuar, zoti Albin Kurti! Doemos do habiteni qė po merrni kėtė letėr nga njė i panjohur. Unė, quhem Pandeli Liko Zaka. Jam nga fshati Metaj, njė fs...
FASHIZĖM KULMOR ANTISHQIPTAR I BE!
E enjtė, 11 janar 2018 - 05:59
Vėzhgues tė paanshėm dhe tė vėmendshėm tė sjelljeve e vetėsjelljeve kryeneēe antishqiptare tė BE-sė dhe aleatėve tė Serbisė, po e shohin, tashmė, lakuriq, ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi