Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Xheladin Rekaliu, njė patriot i devotshėm
Publikuar më 18 janar, 2012 nė orėn 23:28 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pėrvjetor

Mė 17 janar 2012 bėhen 13 vjet qė kur ndėrroi jetė atdhetari dhe patrioti i devotshėm i ēėshtjes kombėtare Xheladin Rekaliu. Xheladini qė tėrė jetėn me pėrkushtim fanatik ia kushtoi ēlirimit kombėtar dhe lirisė sė shqiptarėve nė Kosovė, vdiq nga njė sėmundja e rėndė mė 17 janar 1999, vetėm 6 muaj para ngjarjeve tė bujshme tė 1999-ės, ēlirimit tė Kosovės nga Serbia, tė cilin aq shumė e deshi dhe e priti dhe pėr ēka aq shumė sakrifikoi, gjatė jetės sė tij.

( 5 shkurt 1948 - 17. janar 1999)
Kush ishte realisht Xheladin Rekaliu?

Xheladini lindi mė 1948 nė fshatin Gegaj tė Podujevės, nė njė familje me tradita dhe histori mbresėlėnėse qė fillon nga Rilindja Shqiptare, gjegjėsisht nga Lidhja e Prizrenit e vazhdon deri me ēlirimin e Kosovės nga pushteti i Serbisė. Hajdin Rekaliu (gjyshi i Xhelės) kishte katėr fėmijė. Jetishin, Faikun, Tefikun dhe vajzėn Naxhijen e cila ėshtė nėna e luftėtarit tė lirisė sė UĒK-sė, Remzi Demollit, i vrarė nė luftė, ballė pėrball me ushtrinė serbe, nė betejėn tashmė tė njohur tė fshatit Kastrat (Obranēė) mė 27 dhjetor 1998.
Babai i Xhelės, Jetishi, ishte martuar me mbesėn e Salih Hoxhės, Bahrien, nga fshati Llaushė i Besianės i cili ėshtė i njohur pėr veprimtari politike e kombėtare gjatė sundimit tė MSKS, qė ishte arrestuar shumė herė nga pushteti i asaj kohe edhe pse kishte qenė njė kohė deputet (posllanikė) nė mbretėrinė Serbe. Xheladini kishte edhe dy motra, Sevdijen e Mevludėn. Xhela u martua me Remzije Sh. Gjatėn nga fshati Bajēinė nė vitin 1965, vajza e Shaqir Gjatės, familje e njohur pėr angazhim atdhetar gjatė Luftės sė Parė e Dytė Botėrore. Shaqir Gjata, kishte tė mbaruar shkollėn tetėvjeēare qė i kishte krijuar mundėsi t’i pėrcillte zhvillimet e rrjedhat politike. Mė vonė edhe vet ai ishte pjesėmarrės e anėtarė i Komitetit Rinor Nacionalist pėr Mbrojtjen e Kosovės. (KRNMK), qė vepronte nė atė kohė nė Kosovė.
Shaqiri sė bashku me Ismajl e Adem Ymer Thaēin nga fshati Zakut, Ēazim A. Stubllėn nga Lluzhani, dhe Ejup Hoxhėn nga Lluzhani nėn drejtimin e Imer Berishės mė 16 nėntor 1944, tė armatosur bashkė me ushtar tė tjerė, kishin shkuar sė bashku nė Drenicėn heroike pėr ta ndihmuar luftėn e cila bėhej, kundėr pushtimit serb tė Kosovės qė udhėhiqej nga Shaban Polluzha e Mehmet Gradica.
(Shih vep. E cituar!
- Fehmi Pushkolli, Nuhi Gashi patriot dhe mėsues, f. 68. Prishtinė.
-Kujtime; dhe intervistė me Sheqir Gjatėn; dorėshkrim 1990, e bėrė nga Avdi Gjata).


Sevdija, motėra e madhe e Xheladinit, martohet me Shefkiun nga fshati Bajēinė qė ėshtė djalė i shtėpisė sė Rexhep A. Gjatės qė nė odėn e tyre nė shtator tė vitit 1967 ishte marrė vendimi pėr organizimin e fillimin e demonstratave tė vitit 1968. Trembėdhjetė vite mė vonė, mu nga kjo familje, gjatė vitit 1983-84. Avdi H. Gjata dėnohet me 8 vjet burg, pasi ishte anėtar i lėvizjes pėr organizimin e demonstratave tė vitit 1981, 82, 83 pėr krijimin e Republikės sė Kosovės, rrėnimit tė pushtetit jugosllav komunist, angazhim kombėtar,veprimtari ‘armiqėsore’ e nacionaliste’ e veēanėrisht pėr Bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė.
Gjatė luftės sė fundit ēlirimtare nė komunėn e Vushtrrisė nga paramilitarėt e ushtria serbe, Xhelės i vriten motra Sevdija dhe djali i saj Meriton Gjata me 2 maj 1999, i cili ishte ushtar i rregullt nė radhėt e UĒK-sė.
Xheladini, pas vetes i la gjashtė fėmijė: Fitorja, Ardiana, Mimoza, Muhamedi, Valmira dhe Ardiani.
Ai, ishte fėmija i parė i familjes sė Jetish Rekaliut dhe djali i vetėm i kėsaj familjeje tashmė tė njohur pėr kėtė anė tė Kosovės. Mbase ky ishte edhe shkaku pse ai ishte fėmija mė i dashur dhe mė i pėrkėdhelur i familjes, e veēmas i gjyshit tė tij Hajdinit. Derisa Xhela ishte fėmija mė i madh ai rritet pa brenga tė mėdha, pa e pėrjetuar edhe aq shumė problemin e skamjes e vuajtjeve nga skamja, me tė cilat pėr ēdo ditė, ballafaqoheshin bashkėmoshatarėt e tij. Pėr atė, vuajtjet e shqiptarėve nėn pushtetin serb i mėsoi nga bisedat e burrave e mysafirėve qė hynin e dilnin nė odėn e tij e qė gjenin bujarinė e ngrohtėsinė nė odėn e babė Hajdinit. Pėr vuajtjen e hallet e popullit ai dėgjonte edhe nė odėn e gjyshit Bajramit tė Salih Hoxhės nė Llaushė qė ishte i njohur nė kėto anė pėr pajtimin e gjaqeve dhe bashkimin e shqiptarėve.

Burgimi nė Goli Otok

Tė gjitha kėto preokupime, njė nga njė nguliteshin nė mendjen e Xheles, tė cilat ai vulosi me vulėn e pashlyer qė e nxitėn nė veprimtarinė e tij tė mėvonshme atdhetare.
Shkollėn fillore katėr vjeēare e kishte kryer nė shkollėn fillore “Momēillo Popoviq” qė tani e mbanė emrin e ‘Azem Bejtės’, e cila ishte paralele e shkollės fillore tė Kėrpimehut. Mėsuesit e tij tė parė ishin Abdullah Hoxha, e babai i tij Jetish Rekaliu qė ia dhanė hapat e parė tė diturisė, kurse katėr vite mė vonė i kreu nė shkollėn fillore tė Kėrpimehut, qė pjesėn mė tė madhe tė lėndėve i mėsoi nė gjuhėn serbokroatishte.
Kur e mbaroi shkollėn fillore, ai me familjen e tij u vendosėn nė qytetin e Besianės, aty ku edhe mė tutje familja e tij vazhdojnė tė banojnė. Po at vit Xheladini arrin tė regjistrohet nė shkollėn e mesme teknike ‘19 Nėntori’ nė Prishtinė tė cilėn e mbaroi gjatė vitit shkollor 1965-66. Gjatė shkollimit tė mesėm ai shoqėrohet me veprimtarėt e ardhshėm tė ēėshtjes kombėtare si Osman Dumoshin, Afrim Loxhėn, Ilaz Pirevėn, Adil Pirevėn qė mė vonė kishte krijuar edhe miqėsi familjare, Skender Muēollin e shumė e shumė shok tė tjerė anė e mbanė Kosovės. Gjatė viteve 1966-68 ai filloi tė ushtroi detyrėn e shenjėt tė mėsuesit nė fshatin Mirash (ish Hadja’) tė Kastriotit. Edhe sa ishte mėsues ai e vazhdoi edhe mė tutje veprimtarinė ilegale atdhetare pėr propagandimin e ēėshtjes sė Kosovės pėr organizimin e bashkimin e popullit pėr rezistencė e luftė tė armatosur Nė kuadėr tė veprimtarisė sė tij, vend tė rėndėsishėm zinte edhe angazhimi pėr zgjerimin, emancipimin e forcimin e dijes si edhe zhdukjen e analfabetizmit tė shqiptarėve tė Kosovės, po edhe tė trevave tjera, pasi e kishte tė qartė se pa emancipimin edhe tė femrave dhe forcimin e dijes nuk kishte mundėsi tė ēlirohen kėto vende.
Krahas, angazhimit nė procesin mėsimor, ai merrej edhe me organizimin e krijimin e grupeve ilegale, formimin e lidhjen e grupeve me njerėz tė rinjė nė tėrė Kosovėn e veēanėrisht, duhet cekur komunėn e Besianės. Me shokėt e tij siē janė Sabit Syla, Hamit Abdullahu, Hasan Shala (i vėllai i Shaban Shalės tė cilin e kishin mbytur nė burgun e Prishtinės punėtorėt e sigurimit shtetėror), pastaj Abdullah Nishefcin, Bahri Shabanin, Skender Hoxhėn, Shefqet Shalėn etj formojnė organizatėn ‘ilegale’ qė do t’i pėrgatiste tė gjitha mjetet e nevojshme dhe do t’i bėjė tė gjitha pėrgatitjet pėr demonstratat qė do tė bėheshin mė 1968 edhe nė Besianė e pjesėt tjera tė Kosovės.
Nė Besianė me kohė ishin, gjetur e siguruar bazat e organizimit, strehimit, tubimeve pėr ruajtjen e materialit ‘armiqėsor’ propagandistik e ushtarak qė ishin tė nevojshme e domosdoshme pėr organizatorėt dhe pjesėmarrėsit nė demonstrata, pasi qė anėtarėt e lėvizjes ndiqeshin kėmba kėmbės pandėrprerė nga sigurimi i jugosllav dhe ndihmėsit e tij. Bazat mė tė rėndėsishme ishin: punėtoria e Abdullah Nishefcit, ku ishte qepė flamuri, i cili ėshtė shpalosur e bartur gjatė demonstratės nė Besianė. Bazė tjetėr ishte edhe Teqja e Besianės, e cila pėr fatkeqėsinė tonė historike, ėshtė rrėnuar pastaj, shtėpia e Sabit Sylės e Hamit Avdullahut, Hasan Shalės, Hakif Shehollit, Bahri Shabanit, Skender Hoxhės, Shefqet Shalės, Rexhep Gjatės, Xhafer Ejupit, Tefik Ēitakut, Selatin Vokrrit etj.
Nė mesditėn e 27 nėntorit tė vitit 1968 nė qendėr tė Besianės nisi demonstrata e shumė pritur nga populli nė tė cilėn morėn pjesė disa mijėra qytetar tė Llapit pėr ta kundėrshtuar e pėr t’i thėnė hapur pushtetit jugosllav, njėherė e pėrgjithmonė stop vuajtjes, dhunės e gjenocidit qė nė mėnyrė sistematike e tė heshtur bėhej nga makineria shtetėrore serbe.
Pasi, Xheladin Rekaliu ishte njėri nga organizatorėt kryesor tė demonstratės nė Besianė dhe Prishtinė, ai arrestohet mė 3 dhjetor tė vitit 1968 sė bashku me grupin e tij, qė dėnohet me katėr vjet burg tė rėndė, sipas nenit 119 paragrafi 1 tė KP pėr veprimtari armiqėsore nga kryetari i kolegjit dhe kryetari i gjyqit Nazmi Juniku. Ai dėrgohet pėr vuajtje tė dėnimit nė burgun e njohur famėkeq jugosllav nė Goli Otok tė Kroacisė, i cili ishte i dedikuar kryesisht pėr tė burgosurit politik.
Pas mbajtjes e vuajtjes sė dėnimit nė vitin 1972, filloi tė punoi si teknik i makinerisė nė KNI ‘ Ramiz Sadiku’. Nė tė njėjtin vit regjistrohet nė shkollėn e Lartė Teknike nė Mitrovicė tė Kosovės, tė cilėn e mbaroi me sukses.
Gjatė punės nė ‘Ramiz Sadiku’ nė repartin e axhustatorėve, ishte njėri nga punėtorėt qė kishte pėrkrahjen mė tė madhe dhe gėzonte respektin mė tė lartė nė mesin e punėtorėve. Aty vazhdoi punėn pa ndėrprerė deri mė 3 shtator 1990, kur u dėbuan tė gjithė punėtorėt shqiptar me dhunė nga pushteti dhe okupatori i dhunshėm serb.
Edhe pėrkundėr vuajtjes sė dėnimit Xheladini ndiqej e pėrcillej kėmba kėmbės nga organet e sigurimit, pasi gjithmonė llogaritej si njeri i rrezikshėm pėr pushtetin. Asnjėherė, nuk mund tė kalonte festė apo datė me rėndėsi qė mos tė burgosej apo izolohej pėr disa ditė me radhė, derisa tė kalonte manifestimi.
Gjatė vitit 1979 Xheladinin e dėrgojnė nė izolim, ku qėndron katėr ditė nė bazė tė urdhėresės nr. 1195 tė datės 15. 10. 1979 tė nėnshkruar nga eprori i organit Hasan Mehmeti. Gjithashtu edhe gjatė vitit 1981 kur nė Kosovė shpėrthyen demonstratat masive, Xheladin Rekaliu u mbajt nė burg pėr pesė muaj e gjysmė si masė sigurie, me aktvendimin pėr izolim nr. 230. a/81 tė nėnshkruar nga Sekretari Krahinor i PB-sė Mehmet Maliqi. Herėn e fundit Xhela do tė merret nė njė ‘bisedė tė shkurtėr’ me datėn 28 mars 1989, qė pėr fat tė keq tė tij kjo bisedė zgjati hiq mė pak se 60 ditė nė izolim sė bashku me grupin e intelektualėve tė Kosovės, i njohur si izolimi i Leskovacit.
(Pėr torturat dhe tmerret e kėsaj ‘Bisede’ mund tė lexoni nė librin ‘ Tunelet e Tmerrit’ tė shkruar nga Ibrahim Osmani e Fahri Musliu, Prishtinė, fq. 94).
Si pasojė e vuajtjeve, torturave, dhunės psikike, izolimeve, izolimit qytetar dhe streseve sistematike tė shkaktuara nga pushteti politik nga organet e sigurimit si edhe presionet tjera tė ndryshme, te Xheladini nisėn problemet me shėndetin. Edhe pse kishte fizik tė fuqishėm dhe tė zhvilluar, nisi t’i ndjejė kėto pasoja, sidomos pas shenjave tė para tė paraqitjes sė sėmundjes sė rėndė.
Pėr mungesė tė dokumentacionit legal pėr udhėtim ai u detyrua tė shkoi ilegalisht nė Shqipėri pėr tė kuruar pasi qė spitalet nė Kosovė ishin nė duart e mjekėve serb. Pasi, edhe mjekėt e spitalit tė Tiranės nuk arritėn tė zbusin pėrmasat e sėmundjes, ai u detyrua tė shkonte nė spitalin e Zvicrės pėr tė kėrkuar shėrim. Mirėpo, sėmundja e kobshme pėr ēdo ditė ia rėndonte shėndetin e jetėn. Kur mė nė fund u bind se nuk kishte shėrim, me ēdo kusht kėrkoi tė kthehet nė Kosovė, ku nga dita nė ditė pėrshkallėzohej lufta shqiptaro serbe, tashmė e njohur dhe e sensibilizuar gjithandej edhe nė botė.
Dėshira e madhe pėr t’u varrosur nė dheun e Kosovės pėr tė cilin ia kushtoi njė jetė tė tėrė iu realizua me ndihmėn dhe sakrificėn e miqve e shokėve tė tij tė ilegales e tė luftės. I shtrirė nė shtrat nė shtėpi nga sėmundja e rėndė, iu gėzohej vizitave tė shokėve dhe miqve, e sidomos lajmeve pėr sukseset e arritura tė UĒK-sė dhe njėkohėsisht mėrzitej, pse nuk kishte mundėsi t’iu bashkohej trimave tė Kosovės. Kur ushtarakėt dhe komandantėt e ZOLL-it tė UĒK-sė me ushtarėt e tyre gjendeshin nė pozicione tė vėshtira e tė pa lakmueshme vinin pėr ta vizituar e tė merrnin kėshilla e sugjerime politike e ushtarake pėr punėn e mėtutjeshme.
Mė 17 janar tė vitit 1999 Xheladini ndėrroi jetė, pėr tė mos vdekur kurrė. Sot, nė pėrkujtim tė Xheladin Rekaliut, njė shkollė nė Besianė dhe njė rrugė nė Prishtinė mban emrin e tij i cili do tė pėrkujtohet sa do tė rrojnė shqiptarėt anė e mbanė rruzullit tokėsor.

Mr. Avdi Gjata

Prishtinė
14 Janar, 2012

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 53 vizitorë
Lexuar: 656 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Shtigjeve luftarake tё Azem e Shote Gal...
E martė, 22 korrik 2014 - 01:10
Fotoreportazh: 90- vjetori i Epopesё sё Arbёrisё sё Vogёl Nismёn e Mehmet Rukiqit dhe tё Bedri Ta...
BETEJA E KOSOVĖS
E dielė, 20 korrik 2014 - 02:39
BETEJA E KOSOVĖS U ZHVILLUA ME TĖ 16 TĖ MUAJIT SHABAN DITĖ E MARTĖ E VITIT 791, KJO DO TĖ THOTĖ MĖ 10 GUSHT TĖ VITIT 1389 NĖ DITĖN E ALIGJYNIT E JO NĖ VIDO...
Beteja e Paqenė nė Fushė tė Mėllenjave (koso...
E merkurė, 16 korrik 2014 - 02:30
Ndodhia nė rrjedhė tė poshtme tė lumit Llap nė verė tė vitit 1389 ishte moment historik pa asnjė ndikim pėr ndryshime tė marrėdhėnieve ekzistuese nė vendet...
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARĖT (VII)
E hėnė, 14 korrik 2014 - 02:17
Nė pjesėn e pėrparme e kemi vėnė re se sipas z. Stylos ėshtė quajtur gjuha Joniane njė dialekt i gjuhės shqipe, por duhet patur mundėsi qė tė analizohet kj...
ĒAMĖRIA LĖNGON, PREJ 70 VJETĖSH, NGA DY “MULL...
E shtunė, 12 korrik 2014 - 02:30
U pėrkujtuan masakrat e Ēamėrisė tė qershorit 1944 dhe tė 12 marsit 1945. Emri i Ēamėrisė u pėrflak nė Prishtinė, nė Tiranė nė Parlament, kurse kėtu nė Ame...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi