| OSMAN TAKA |
| Publikuar më 23 janar, 2012 në orën 00:16 ( ) |
Sami Islami | Kulturë | |
|
|
|
.
OSMAN TAKA
Thonë artisti nuk vdes kurrë
Ashtu siç nuk vdiq ky burrë.
I lindur në kohë të perandorisë,
Në Konispol, në jug të Shqipërisë
Valles çame i dha jetë
Osman Taka valltar i vërtetë
Luante bukur, thonë, e me mjeshtri
Sa ndezte flakë plak e të ri.
Artist i madh dhe patriot
S’e ndali aktivitetin dot.
Lidhja shqiprtare për pavarësi
Emëron kryetar për Çamëri
Nga Konispoli shkon në Prevezë
Shqiptarëve flakën t’u mbante ndezë
Me këtë i tregoi dhe perandorisë,
Se po vinte koha Shqipërisë!
Po Jeniçerët e gjurmuan
E kapën dhe e akuzuan
Për tradhti ndaj perandorisë
T’gjykohej në gjyqet e Otomanisë
Në Janinë u mor vendimi
T’i shuhej jeta këtij trimi
E pyeten artistin para litarit:
-Dëshira e fundit e shqiptarit?
Osman Taka shikoi nga veziri
Dhe tha, pa iu trembë fare syri:
-Vallen çame dua ta luaj
-Pastaj ju bëjeni punën tuaj!
Dhe filloi vallen me ngadalë,
Fustanella i shkonte valë-valë
Në maje të gishtave kur vallëzonte
Dukej sikur po fluturonte!
Vezirët mbetën pa mend
Nga shfaqja shtangën në vend
Për çudi nuk e ekzekutuan,
Por e lanë të lirë dhe shkuan!
Kjo ngjarje s’përfundoi me kaq
Xhelatët vazhduan ta gjurmonin sakaq
Pas ca ditësh mu në Konispol,
E zunë dhe e vranë këtë idol.
Londër, 20. 01. 2012
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|