| LUFTA E GJELAVE... |
| Publikuar më 25 janar, 2012 nė orėn 00:34 ( Para 28 ditė e 18 orėve ) |
Opinion | |
|
|
|
Dukuri nga Lugina e Preshevės
Ky fillim vit, nė rajonin e Luginės sė Preshevės, nuk filloi i mbarshim dhe me suksese, karshi pėrgėzimeve, qė u shkėmbyen gjatė Vitit tė Ri.
Ndėrskamcat filluan me tarifat policore nė pikėn kufitare tė Kosovės, pastaj protestat e Vetėvendosjes dhe sė fundi pėrēarja e spektrit politik nė Luginėn e Preshevės, duke mos pėrjashtuar polemikat e ashpra mes gazetarėve nė kėtė rajon.
Grindja e gjelave, pėrkatėsisht kritikat mes Nexhat Behlulit, i cili e quan veten kryetar tė Kompanisė Mediale SPEKTRI dhe Baki Rexhepit, kryeredaktor i revistės sė vetme e cila aktualisht botohet nė gjuhėn shqipe nė Serbi, NACIONALI.
Kujt i ka ra hise ti lexoj polemikat nė mes kėtyre dy pėrfaqėsuesve medial tė Luginės sė Preshevės, pėr pak sa nuk i ka kapur krupa, babėzia dhe tė vjellat.
Fjalori i mbushur me shprehje denigruese, poshtėruese, vėllavėrarėse i ka rrėnjėt diku tjetėr. Pas kėtyre skenarėve fshihet dikush tjetėr. Partitė politike PVD-PD, tė cilat kėta fatzinj i ndėrsejnė, i ngatėrrojnė dhe i fusin nė njė qorrsokak, qė askush nuk mund ti nxjerr nė syprinė.
Kėta gjela grindavec, dikur jetonin tė lumtur nė kotecin Spektri, me zoēka tė bukura e me njė komoditet, ēfarė tė gjithė ua kishin lakmi. Por, ndarja e tyre nėpėr parti e posaēėrisht nė Kėshillin jolegjitim Nacional, gjėrat filluan ta marrin teposhtėzėn.
Ata kur jetonin bashkė nuk i pengonte origjina, vendbanimi etj, e tashti pasi u ndanė e u pėrēanė gjithēka i pengon. Bile, nuk ishin vetėm dy gjela, por tre edhe njė kodosh tjetėr, i cili ėshtė mė kopil se dy tė parėt, ai, e ka shkollėn e Bacit pėr ta dridh e zhdridh sipas situatave.
Nexhat Behluli, njė afarist i dėshtuar, askund nuk po mund ta gjen veten, herė nė biznes, herė nė informim e herė nė politikė. Kėsaj radhe si u duket e gjeti tenxherja kapakun, u rras me dy kėmbė nė PD (Partia e re Demokratike), duke u bėrė zėdhėnės i saj. Po kundėrshtari i tij Baki Rexhepit, i ra mė mirė,ai, ndėrroi disa parti, gazeta, portale e tashti mirė u ngul nė Kėshillin Nacional, dhe hiē mė pak se kryeredaktor i revistė javore Nacionali, organ partiak i PVD-sė.
Nė kėtė luftė gjelash fitorja do ti takoj Bakiut, sepse pas vetes e ka deputetin jolegjitim Riza Halimi, kryetarin e Kėshillit Nacional Galip Beqiri dhe kryetarin e Komunės sė Bujanocit Shaip Kamberi, ndėrsa prapa Nexhat Behlulit qėndron Nagip Arifi, nėnkryetari i Komunės sė Bujanocit, bosi partiak dhe Ragmi Mustafa, kryetar i Komunės sė Preshevės, aleati partiak.
Gjuha e kritikės sė Nexhet Behlulit kundėr Baki Rexhepit. Tingėllon kėshtu: Ky gazetari publikoi njė informacion-gėnjeshtėr totalisht shpifje, por kėsaj here nė koordinim me Kryetarin e Komunės sė Bujanocit Shaip Kamberin, me titull: TENTOHET PRISHJA E KOALICIONIT AKTUAL NĖ BUJANOC DHE KRIJIMI I PUSHTETIT ME SERBĖT LOKAL . Baki Rexhepi kėtė lajm e publikoi vetėm me njė qėllim, qė tė fusė edhe mė shumė pėrēarje dhe urrejtje nė mes Shqiptarėve, e jo se tha diēka senzacionale qė nuk ėshtė e njohur pėr opinionin e kėtushėm, sepse edhe tash pa tentim prishje, pushteti nė Bujanoc ėshtė multietnik. E tashmė kur tė gjithė po e dim qėllimin e kėtij gazetari me komplekse destruktive, pėrēarės, dhe shumė i dėmshėm pėr Shqiptarėt e Komunės sė Bujanocit, urgjentisht duhet tė ia ndalim hovin sa nuk ėshtė bėrė vonė.
Ndėrsa Baki Rexhepi nė emėr tė revistės javore partiake Nacional, i pėrgjigjet mikut tė vjetėr me tė njėjtin kut.
- Duke pas pėr bazė qėllimet dashakėqij dhe prapavijėn e kėsaj fushate tė ndyrė, tė bazuar nė spekulime, dezinformata, shantazhime dhe shpirtligėsinė e shprehur nė shkrime tė tilla tė njė niveli qė shkel etikėn gazetareske dhe tė gjitha normat njerėzore, duke pėrdhos jo vetėm dinjitetin e Kryeredaktorit Baki Rexhepi, por edhe tė institucioneve shqiptare qė ai pėrfaqėson, madje duke vėrė nė rrezik sigurinė e tij dhe tė familjes sė tij, kėrkojmė urgjentisht ndalimin e kėsaj fushate denigruese, poshtėruese dhe jo njerėzore.
Lufta e gjelave nuk mbaron me kaq, meqė ėshtė njė luftė e pa kompromis pėr pushtet e autoritet. Gjelat nuk njohin rregulla tė luftės, ata godasin njėri-tjetrin me arsenalin e fjalėve nga mė tė poshtrat, mė tė pistat, mė tė bezdisshmet, ngase kėshtu e kanė gjelat....
Nehat Hyseni
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 39 vizitorë |
| Lexuar:
209 herė
|
|
|
|
|
|
|