Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
U rikthyen nė Kuvendin e Kosovės Lenini, Trocki, Stalini e Musolini…!
Publikuar më 25 janar, 2012 nė orėn 00:40 ( Para 28 ditė e 18 orėve ) Agim Vuniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nė shekullin e 19-Hyde Park nė Londėr ishte bėrė njė vend popullor pėr takime. Nė 1872, nė pėrgjigje tė trazirave pasi qė policia u pėrpoq tė shkrijė njė tubim politik, u krijua njė vend “Speaker’s Corner” ku njerėzit lejohen tė flasin lirisht. Aty, ēdo tė diele qėndrojnė njerėzit nė njė sandėk nė formė sapuni dhe shprehin pikėpamjet e tyre; politike, fetare ose ēėshtje tė tjera, ndodhė ndonjėherė tė ndėrpriten dhe tė sfidohen nga audienca.

Sigurisht qė parlamenti i Kosovės nuk do tė duhej tė ishte skuta e njė komunikimi tė tillė publik, por q’e do kur vend tjetėr nuk ka; nuk mund tė zihesh nė befasi po qė se dėgjon fjalime nostalgjike nga kryeministri i vendit t’i “kėndohet” autorėve tė “diktaturės sė proletariatit”, pa kaprice historike ky lugjėrim-kėndim i kryetarit tė PDK-sė (do tė duhej tė orvatej tė ishte kryeministri i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės), i emocionuar humb torruan dhe “kėndon” zėshėm pėr Leninin, Trockin, Stalinin e Musolinin, dhe si njė historianė me kalibėr, tė tėra kėto personalitete nga historia e “Diktaturės sė Proletariatit” i pėrzien me fashizmin dhe tenton t’ua pėrplasė pėr fytyre rinisė studentore tė Lėvizjes “Vetėvendosje”, tė cilėt pėr nga mosha kanė pasur fatin edhe tė mos kenė dėgjuar pėr ta fare. Nuk ka gjė tė keqe nėse ai dhe shokėt e tij demonstrues tė deridjeshėm tė kauzės marksiste-leniniste do tė qėndronin stoik dhe do tė krenoheshin me tė kaluarėn, se kanė qenė tė organizuar sipas konceptit tė treshit, qė gjen mbėshtetje nė autorėsinė e tė pėrmendurėve tė pėrfolur. Nė vendin ku duhet tė dėgjohet zėri i popullit, ėshtė pra i pajustifikueshėm komunikimi publik “Hyde Park”, nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės, e sidomos jo nė kohėn kur shtetet tjera tė taborit ish komunist luftojnė tė zėnė radhėn pėr t’u futur nė Evrope, derisa nė Kosovė, akoma bėn fuqinė ligji i mė tė fortit. Akoma nuk kemi njė klasė politike tė ndėrgjegjėsuar pėr tė pėrmirėsuar nivelin poltiko-ekonomik tė vendit. Derisa vendet e tjera, me tė cilat rrethohemi, po pėrpiqen tė lėnė pėrshtypje sa mė tė mira te komuniteti evropian, politika ka filluar tė rebelohet, pėrfundimisht nuk ndėrtohet politika shtetėrore duke i qarė “mėkatet” e njėri tjetrit, qeveritarėve nga pozita, sot, apo opozita, dje. Do tė ishte i pajustifikueshėm komunikimi publik “Hyde Park”, pa rregulla. Kėshtu ndodhė kur pozita dhe opozita akuzojnė ndėrsjelltas njėra tjetrėn pėr shkelje ligjesh, apo marrje pushteti, nė tė njejtėn kohė, kur asnjėra prej tyre nuk shprehet e gatshme pėr t’i respektuar ato. Proklamimet e tyre ditore pėr demokraci, ligj, antikorrupcion e postulate tjera janė llafe pazari, qytetarėt mund tė jenė vetėm vizitorė, si nė ndonjė panagjyrė ku ekspozohen prodhimet, vetėm me i pa-jo me i shiju. Kur tė ndodhė diēka e paplanifikuar, thirren nė ndihmė miqtė ndėrkombėtarė, se pėrndryshe mbesin pykė, telefonatat kėshilluese janė pėrditshmėri. Kėshtu ndodhė kur harrohet fakti se pozita nuk bėnė pa opozitė, e as opozita pa pozitė (kėto rregulla janė univerzale pothuajse nė tėrė globin, pėrveqse nė Kinė, nė Kubė, e nė ndonjė shtet tjetėr komunist qė shumė mė rrallė gjendet nė hartėn globale politike). Eshtė brengosėse fakti se nė Kosovė opozita nuk konsiderohet pjesė e pėrbashkėt e sistemit, dhe pse po krijohet bindja politike se pushteti nuk ka nevojė pėr opozitė, apo pėr kritikė publike. Parlamenti qė do tė duhej tė ishte vendi ku thehen shtizat, po bėhet gjithnjė e mė tepėr qendėr e njė mendimi tė uniformuar, rrallė tė dėgjosh ndonjėrin nga pozita tė bėjė ndonjė kritikė konstruktive, apo dikush tė dallohet se pėrqon zėrin e votuesve. Nė pėrgjithėsi, kudo, nė rrugė, nė opinionet online tė lexuesve, nė mjetet e shkruara tė informimit dhe nė ato audio-vizuele…, po manifestohet njė inflacion i theksuar i fjalėve. Fjala nė Kosovė ka humbur peshėn, vlerėn, sasinė, pra nuk ka njėsi matėse me tė cilėn matet, rrej, fol drejt, kritiko, piskatė, shajė, njėjtė, nuk ka ndonjė dallim. Pėrpara shquheshin njerėzit qė flitnin fjalė tė urta, fjalė burrash, dhe kėshtu krijonin reputacionin e urtakut, dhe e tėrė gjenerata e pasuesve tė tyre identifikohej me ta. Populli dinte tė jepte edhe llagape, tė cilat nuk mund tė fshiheshin aq lehtė, ato ishin kujdestari mė i fuqishėm i moralit, bujarisė, fisnikėrisė, por edhe i hajnave rrencave, spiujve… Tash fjala mė pėrkdhelėse ėshtė hajn, rrenc, i korruptuar, athua edhe sa kohė do tė sharron shoqėria nė kėtė lym…, kėtu mė ra tė dėgjoj “derisa qytetarėt merren me politikė, qeveritarėt merren me hajni”, edhe kjo ėshtė njė retorikė inflative, dhe tė gjitha kėto tė meta shoqėrore tė grumbulluara mund t’i pastroj vetėm drejtėsia e bazuar nė ligj. Kur…? Nė fakt politika e Prishtinės ka filluar tė bėhet mė laramane se qė ishte, madje pulenėt partiakė kanė filluar tė vdesin nga zilia se nuk pėrkdhelen, nuk ka kush t’i pėrqafojė apo t’i puthė nė ballė, ashtu si heronjtė qė krijohen nga filmaxhinjtė. Tė mėsuar tė jenė tė ndryshėm nga tė tjerėt, tė kenė telefonat me mbushje tė paras publike, me njė fjalė tė jenė VIP, tė kenė kontroll mbi krimin e organizuar, pushtetin politik dhe mbėshtetjet politike, vėnien e gjobave, por edhe “kėshillat” e rrepta nė telefon pėr biznesmenėt e ndershėm qė dridhen prej tyre; a janė ata mė tė fortė se ligji? Analogjia me pushtet aftėsia pėr tė zhvatur pasuritė e tė tjerėve; aftėsia pėr tė vėnė pasuri nė emėr tė tjerėve. Deri sa nė botė tė tillėt kanė kundėr shtetin ligjor, nė Kosovė ata janė politikėbėrės, bėjnė ligjin! Me gjithė respektin, duke u kapur mbas liderėve, kanė farė vlere ata tė cilėt as qė i lexojnė programet partiake, veēse i kanė si pika referimi, pėr tė pėrparuar nė karierė, janė mesuar t’i shohim si idhuj, njerėz, parrulla, emėrtime, e tė mbahemi me to (sėmundje virusale kurdoherė, kjo sipas meje) nė vend qė ne ti mbajmė vlerat universale e tė ēastit e t’i ēojmė pėrpara, nuk ėshtė problemi te kėto apo ato zgjedhje, por pėr ēfar synohet nė perspektivė tė afėrt, tė mesme e tė largėt, po ē’ti bėsh ..ne nuk kemi ndonjė ide akademike …, ato janė deficit nė Kosovė? Kjo mė tepėr se si njė ndarje tė partive nė provinca, shihet mė teper si njė pėrpjekje e figurave politike pėr tė ngritur bastione partiake dhe krahinore, si nje bashkim fronti dhe lėshime qe i bėjnė njėri tjetrit. Kosova sigurisht qė ka nevojė pėr debate tė hapura, por shumė mė tepėr pėr ligje, apo ato zėvendėsohen me njė dukuri tė re tė plasimit tė analizave tė deputetėve (me tituj “shkencor“ tė fituar gratis, paslufte), ata qė do tė duhej tė ishin mė tė zėshėm nga bangat e parlamentit, janė bėrė “yje” medial, dy a tre prej tyre buzė-qumsht tė prishur shfrytėzojnė edhe rrjetet sociale pėr tė fyerė, nuk dihet a pėrqojnė ata mesazhin e votueve apo preokupimet e tyre, kėshtu ata pa vetėdije po keqėpėrdorin detyrėn zyrtare, ngase kanė pėrzier kompetencat e pėrfaqėsuesve tė popullit me ato tė “opinionistėve” nė “facebook“, e ata duhet tė kryejnė punėn pėr tė cilėn paguhen, duhet tė evidentojnė dhe t’i ngrehin nė parlament problemet ekzistuese tė popullatės. Kjo tregon paaftesine e politikės shqiptare nė Kosovė pėr tė marrė tiparet karakteristike tė njė klase politike e aftė pėr te drejtuar njė shtet. Dhe nė tė njejtėn kohė nuk ėshtė e aftė tė marr njė rol stabiliteti konstitucional. Duke ditur potencialin e madh qe ka vendi yne, shtetet fqinje rreth nesh, nuk bėjnė ndonjė pėrpjekje tė madhe pėr tė kuptuar realitetin e ri politik, vejnė barrierė nė mallrat me vulė tė Republikės sė Kosovės, ato mė shumė na mbajnė me fjalė “bashkėpunimi” qė tė mos na dėgjohet zėri nė Evropė, se sa tė na shohin si partnere nė rajon.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 351 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
DOBĖSITĖ DHE LĖSHIMET E QEVERISĖ “THAĒI DY” M...
E merkurė, 22 shkurt 2012 - 01:17
Ose; “bėmė aq sa mundėm, aq sa na lejuan rrethanat aktuale ndėrkombėtare” Por, ilegalėt s`i pranojnė institucionet e shtetit brenda tė cilit jetojnė me kr...
Kosova nė mes tė referendumit serb dhe fusnot...
E merkurė, 22 shkurt 2012 - 01:11
Sa po rrezikohet ardhmėria e Kosovės, nga dhuratat e imponuara- njė ditė para dhe njė pas 4 - vjetorit tė Pavarėsisė?! Me rastin e 4 vjetorit tė shpall...
Kosova kėrkon dhe pret njė "JO" tė prerė nga ...
E martė, 21 shkurt 2012 - 16:12
Pranimi qė Republika e Kosovės tė paraqitet nė nismat dhe takimet rajonale me njė rezolutė tashmė tė "vdekur", 1244, ka ngjallur pakėnaqėsi dhe indinjatė m...
REZOLUTA 1244 ĖSHTĖ ASIMETRIKE ME REPUBLIKĖN ...
E hėnė, 20 shkurt 2012 - 23:33
BAROMETRI DIPLOMATIK *** Ose Rezoluta 1244, ose Deklarata e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės (17.02.2008). Tė dyjat nuk hyjnė nė tė njėjtin “thes” ...
Urimi i 4-vjetorit tė pavarėsisė u takon; kom...
E hėnė, 20 shkurt 2012 - 23:17
Injorimi i patriotizmit ėshtė rreptėsisht i dėnueshėm Ekziston patriotizmi kolektiv human njerėzor e kombėtar dhe ai individual Ėshtė krenari kur kryhet nj...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi