| Blendi Fevziu ashtu si Tito i vajtoi ish udhëheqësit shqipfolës projugosllav |
| Publikuar më 26 janar, 2012 në orën 02:34 ( ) |
Histori | |
|
|
|
Këto 20 vite B. Zitë pos njollosjeve që i bënë Enver Hoxhes si projugosllav, diktator dhe se regjimi i tij ka vrarë dhe dënuar intelektualët dhe udhëheqësit më të mirë shqiptarë, shifer aq e madhe saqë as literatura serbosllave nuk e pohon këtë. Në dy dekadat e fundit papagallët e çakallët,me mediumet e tyre servile, pro pushtetit antikombëtar, besa edhe disa publicistë, madje edhe disa historianë servilë të pavërtetat i bënë të vërteta, kombëtarët i bënë anti-kombëtar, në veçanti Enver Hoxhen, të cilin e akuzuan edhe për tragjedinë e Tivarit më 1945. Kur dihet se deri në fund të vitit 1948, Enver Hoxha dhe Partia e shëndosh Komuniste ka qenë për likuidim edhe fizikisht nga ishudhëheqësit jugosllav me disa ish udhëheqës shqipfolës në Shqipëri, siç është potencuar në atë kohë "kobure kres Enver Hoxhes". Mirëpo, gjeniu i madh Enver Hoxha ka ditur të manovrojë, ta shpëtojë Shqipërin, partinë e shëndosh dhe veten (kinse duke bërë autokritikë etj.).
 Historiografia objektive shqiptare si Shaban Braha, i cili shkruan:"për tragjedinë e Tivarit dinin më mirë Koçe Xoxe në Tiranë dhe Aleksander Rankoviçi në Beograd. Metë e Xhafer Shatri e kritokojnë Koçi Xoxen për këtë tragjedi. Hakif Bajrami për tragjedinë e Tivarit i fajëson ish udhëheqësit serbo-sllav me emra dhe mbiemra. H.Bajrami e thotë edhe këtë:"Ish udhëheqësit e vjetër të Kosovës që nga Fadil Hoxha deri te Sinan Hasani e Ali Shukriu kanë qenë pë likujdim nga Aleksander Rankoviçi". Në një intervistë të Fadil Hoxhes dhënë Bledni Ziut pas vitit 1999, ai thotë se çka kam biseduar me Enver Hoxhen më 1945 në Tiranë, pa u kthy ne jugasllavi Beogradi e kishte marrë vesh sigurishtë nga Koçe Xoxe''.
Sipas Vjetarit Statistikor të Kosovës dhe Jugosllavisë 1989, të burgosur në Jugosllavi ishin mbi 20 mijë veta, ndërsa sipas librit Historia e Burgjeve të Shqipërisë gjatë shekullit XX të autorit Femi Sufaj bot. Tiranë 2000, ishin të burgosur mbi 3 mijë veta (varësisht prej ngjarjeve dhe viteve, si në Jugosllavi ashtu edhe në Shqipëri shifra ka mundur të ndryshon).
Ivan Jankovic, Smrt u prisustu vlasi, smrtna kazna u jugoslaviji i sveti, Beograd 1985. f.74. ...Shqiptimi i dënimeve me vdekje në Shqipëri ishte 40... f.195. ... Kurse në jugosllavi ishte 479
Tito Govori i clanci, 1961/62 godina XVII kniga 1965-Zagreb, f.145 ...Fjalimi i Titos në Shkup 13 nëntor 1961 ... Kurrë nuk mumd t'ua zgjasin dorën njerëzve siç është Enver Hoxha etj, duart e të cilëve janë të përlyera me gjak kundër bijëve më të mirë të popullit shqiptar siç kanë qenë Koçe Xoxe etj.
Predrag Vukotiq, Velimir Popoviq-Panajot Plaku, Dhuna ndaj revolucionit në Shqipëri, Prishtinë 1985, f.15. Panajot Plaku e përjetoi... e lëngoi në vitin 1948 ndërprerjën e marrëdhënieve me Shqipërinë, vdekjen e shumë miqve personalë, e posaçërisht fundin tragjik të Koçi Xoxës... f.18. Në korrik 1966, në varrëzat e reja të Beogradit, nën flamur të Kuq dhe me intonimin e Internacionalës, një numër i madhë miqësh, me nderime të mëdha dhe me pikëllim në zemër u ndanë prej luftëtarit, rëvolucionarit dhe humanistit Panajot Plakut. Velimir Popoviq: ... Një vit para vdekjës së Panajotit. Atëherë më tha fjalë për fjalë: ''ky është fillim i likuidimit jo vetëm politik, por edhe fizik të Mehmet Shehut. f.49-51. ... Në Plenum, Koçi Xoxe u dha përkrahje të plotë propozimeve të shokut Tempo... Propozoi që të filloi aksioni i armatosur kundër aradhave balliste, ... Kundër propozimeve të shokëve Tempo e Koçi Xoxe, u ngrit Enver Hoxha. Atë e përkrahën Sejfullah Malëshova dhe Ymer Dishnica...
Ne jo vetëm që nuk guxojmë ta demaskojmë Ballin Kombëtar tha Enver Hoxha - por duhët të luftojmë më të gjitha forcat për bashkimin e tij me Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Me këtë do të siguronim unitet të plotë të popullit dhe do ta trasonim rrugën për kryengritje të përgjithshme...
Me 15 gusht 1944 u formua edhe njësia e parë e madhe e rregulltë e UNÇ-Brigada e Parë Partizane Sulmuese. Komandant i sajë u emërua Mehmet Shehu, komisar Tuk Jakova, e zëvendës komandant Tahir Kadareja. Dushan Mugosha, si përfaqësues i KQ, kishte për detyrë ta formojë bërthamën e Partisë në këtë njësi dhe ta udhëheqë atë... f.52-3. ... njësive partizane u ishte ndaluar që të luftonin kundër ballistëve, ... Pranimi i ballistëve që të marrin pjesë në këtë konferenc ishte edhe një deshmi për vijën e gabueshme të Enver Hoxhës dhe të një mendimtarëve të tij, ... f.59-60. ... Dushan Mugosha e dinte se Enver Hoxha nuk e duronte Mehmet Shehun... ... Qeveria e përkohshme u formua me iniciativë të shokut Tito..., me anë të Vela Stojniqit (... kolonel i Armatës Jugosllave, i cili bashkë me Vojo Todoroviqin, kishte ardhur në Shqipëri në gushtë 1944 për ti ndihmuar shtabit të përgjithshëm..., i kishte rekomanduar KQ të PKSH që ta shpallë sa më parë qeverinë e përkohshme. Plenumi i dytë i KQ të PK të Shqipërisë, që u mbajt në fillim të nëntorit në Berat, ...Gjithashu, u kritikuan në mënyrë të ashpër gabimet që ishin bërë në Konferencën e Mukjës... u dënuan qëndrimet opurtuniste të Ymer Dishnicës, i cili kishte pranuar në biseda me përfaqësuesit e organizatës së Ballit Kombëtar, që t'u ndaj ''zemërgjërësisht'' me ta sukseset e njësive të UNÇ në LNÇ. u kritikuan edhe Enver Hoxha dhe Sejfulla Malëshova, të cilët ishin pajtuar me qëndrimet e tij dhe u kishin dhënë përkrahje... Këto vërejtje kishin të bënin posaqërisht me Enver Hoxhen si sekretar të Partisë... Në vend që tu ndihmohet këtyre shokëve punëtorë, u zhvillua luftë kundër tyre, si psh; ndaj Tuk Jakovës, Kristo Themelkos, Pandi Kristos dhe ndaj meje. Pjesmarrësit e Plenumi e dënuan Enver Hoxhën dhe grupin rreth tij për shkak se e menjanonin Koçi Xoxen si sekretar organizativ dhe orvatëshin për ta shkarkuar nga detyra... f.73-4. Enver Hoxha u informua për emrin e sakt të Dushan Mugoshës vetëm atëherë, kur Mugosha morri urdhër që të kthehet në Jugosllavi. Mehmet Shehu shkoi te ambasadori i atëhershëm sovjetik dhe iu ankua kundër Enver Hoxhes... f.78... Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Kristo Themelko, Ramadan Çitaku, ishin për bashkëpunim sa më të ngushtë me PKJ dhe me Jugosllavinë... Gati të gjithë anëtarët e tjerë dhe kandidatët për anëtarë të KQ të PK të Shqipërisë ishin për bashkëpunim të ngushtë me Jugosllavinë...
Nina Smirnova, HIstoria e Shqipërisë përgjatë shekullit XX Tiranë 2004. f.227. ... nga fundi i vitit 1942 Enver Hoxha filloi të merrte rolin parësor në parti, me përkrahej energjike të Milladin Popoviqit...
f.292. ... Plenumi i Beratit u përgatit në bashkëpunim me instruktorin e ri të KQ të PKJ-së, Velimir Stoiniçin, i cili u përpoq të mbështetej te ato figura, që qenë shmangur nga M. Popoviqi dhe ''treshja e Hoxhës''...
f.317. ... Xoxe shkonte mirë si me jugosllavët, ashtu edhe me shokët sovjetik. f.331. ... Ndërkohë M.Shehu, i cili qe shprehur kundër planeve të përbashkëta, ishte hequr nga posti i shefit të shtabit të përgjithshëm. Zavendësuesi i tij, Beqir Balluku filloi të punojë krah për krah me gjeneralët jugosllav. Behej fjalë për futjen në rajonin e Korçës të një divisioni jugosllav... f.332. ... Në historiografin sovjetike qe krijuar ideja se synimet hegjemoniste të Titos në Ballkan dhe në veçanti përpjekjet për ti bashkuar Shqipërinë Jugosllavisë si republike e shtatë, ishin shkaqet përcaktuese për prishjen e Stalinit me Titon. Këtë legjendë e mbështetën dhe politikanët shqiptarë, e vetjakisht Hoxha, të cilit i pëlqente të përsëriste se, duke demaskuar intrigat e ''Bandës së TItos'' dhe agjentëve të tij shqiptarë, Stalini shpëtoi Shqipërinë... f.365. ... Nga murët e ndërtesave u hoqën pllakatet karrikatura, në të cilat Titoja dhe shefi i tij i shërbimeve sekrete Rankoviqi paraqiteshin me sopata të lyera me gjakun e shqiptarëve të Kosovës e të Maqedonisë. Ndërkaq folklori vazhdonte të krijonte këngë e ballada për ''tradhëtarin Tito''... ...Nuk duhët harruar armiqësia... pas vitit 1948 midis udhëheqësve të të dy vendeve,... të cilën problemi i Kosovës e bënte akoma edhe më të ashpër...
Shqipëria e Enver Hoxhës, grup autorësh serbo-sllav, Beograd 1981. f.32. ...S.V.Tempo për her të parë u takova me Enver Hoxhen në pranverë të vitit 1943... Nuk më pëlqeu. Pastaj, e pashë se edhe unë nuk i kisha pëlqyer atij... f.36. ... Tempoja, Enver Hoxha nuk u pajtua me mua. Ai u jepte rëndësi të madhe bisedimeve me ''Ballin Kombëtar'' i cili u ofronte shqiptarëve ndër të tjera edhe Shqipërinë e Madhe, etnikisht të pastër''... f.38. ... Në Historinë e PPSH''... ''për të mbajtur lidhjet midis'' dy partive gjendej Miladin Popoviqi, për të cilin pohohet me insinuatë se e vrau në vitin 1945 ''UDB-ja jugosllave". f.40. Në Plenumin e Beratit-1944, në të cilin mori pjesë V.Stojniqi si emisar ushtarak i KQ të PKJ-së, u kritikua opurtunizmi i Enver Hoxhës. K.Xoxe dhe disa të tjerë thanë se Enver Hoxha nuk ishte tolerant, madje ishte i padurueshëm për disa anëtarë të udhëheqjeve,... f.55. ... anëtari i Byrosë së PKSH... Kristo Themelko, shpesh vinte në Beograd. Një ditë, deri sa po bisedonim, më tha: Po ne, Tempo, jemi një shtet. Ta heqim fare këtë kufi artificial i cili na ndanë... f.59. ... Mehmet Shehu, shef i atëhershëm i Shtabit të Përgjithshëm insistonte të bëhej llogaritja dhe të caktohej afati optimal i nevojshëm që armata jugosllave t'i vinte në ndihmë në rast të sulmeve të Greqisë... kundër kufirit shqiptar. f.138. ...Koçi Xoxe... e njëri prej revolucionarëve më të mëdhenjë shqiptarë... u likuidua si ''agjen jugosllav''. f.159. ... Ministër i ri i mbrojtjes bëhet Kadri Hasbiu-dhendër i kryetarit të Qeverisë Mehmet Shehut. Hasbiun në detyrën e misnistrit të punëve të brendshme e zëvendëson nipi i Shehut - Feqor Shehu...
Në shkrimin e ardhshëm, sipas historiografisë serbo-sllave: Shqipëria nuk ishte më e varfëra në botë sipas B.Ziut, por ishte e kundërta.
Ragip Megjuani
25 janar 2012
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 61 vizitorë |
| Lexuar:
1,483 herë
|
|
|
|
|
|
|