| DINJITETI, TRADHTIA, LUFTĖRAT DHE TRAGJIKOMEDIA |
| Publikuar më 26 janar, 2012 nė orėn 02:41 ( Para 27 ditė e 16 orėve ) |
Opinion | |
|
|
|
Patriotizmi ėshtė ndjenjė dashurie e besnikėrie pėr atdheun dhe pėr popullin e vet!
Pėr udhėheqėsit politikė qė udhėheqin popuj dhe vende nė transformim, me tė njėjtat telashe, brenga e halle, (dinjiteti, tradhtia, luftėrat dhe tragjikomedia),s`u mjaftuan tė jenė pėsim pėr mėsim! Kurse, politika shqiptare nė vend se tė ballafaqohet me unitet-bashkim dhe zhvillim, ajo merret me pėrēarje, urrejtje, fyerje dhe sharje pozitė-opozitė! Kjo ėshtė tragjikomedia e vjetėve tė transformimit jo sall e kombit shqiptar nė gadishull.
Nė politikė, diplomaci, institucione shtetėrore ku nė tozotėron politika shqiptare, asaj i mungon dinjiteti, s`ka demokracia tė vėrtetė, ka lojalitet, servilizėm, madje dhe tradhti!? Nuk ka dhe njė intelektual shqiptarė qe s`i kupton kėto katėr shprehje! Kishte dhe ka tradhti, luftė, vrasje, skamje, tragjikomedi. jo sall nė hapėsirėn shqiptare! Aktualisht as ketė s`ka intelektual as njeri qe se di! Pėr aq sa e njohim historinė nga themelimi i shtetit tė parė tė Arbrit, pėr aq sa e njohim dhe kemi tė dhėna pėr shtetin pas ēlirimit tė disa territoreve me kryeqendrėn mesjetare, Krujė, Berat, Dibėr, Drisht, Mirditė, Has etj., nė krye me Gj. K. Skėnderbeun, trimin e mirė me shok shumė. Familjet dhe udhėheqėsit, tė cilėt iu bashkuan Skėnderbeut; duke filluar nga Kastriotet; Pali, Gjoni, i biri Skėnderbeu, hero fundamental shqiptar; Dukagjinasit, Pal Dukagjini, Lekė Dukagjini, Topjt, Andrea Topia Arjanitėt, Gjergj Arjaniti, Muzakajt, Teodor Korona, Muzaka. Familja Altisferi, Lekė Zaharia e Altisfer Zaharie, Familja Spana, Pjetėr Spani, Gjergj Dushmani, Strezet ose Balshajt, Perllatajt e ndonjė princ a sundues, tė kenė vepruar me aq dinjitet dhe unitet pėr komb dhe atdhe. Ata, me shekuj e morėn nė mbrojtje deri me ideologėt e Komitetit tė Stambollit, nė krye mė Abdyl Frashrin, duke mos u turpėruar nė atė masė, siē u veprua dhe aktualisht veprohet sot! Gjatė Luftės pėr Ēlirimin e Kosovės kishte njė unitet, por pas saj ē`ndodhi? Pėr ketė, mendimin e jap historia. Siē e ka dhėnė pėr M. Golemin, H. Kastriotin e tė tjerė, gjatė luftėrave shqiptaro-turke me Portėn. (GJ. K. Skėnderbeu mbushi 544 vjet sė pushuari).
Dinjiteti; Me shprehjen dinjitet kuptojmė: Tėrėsinė e vlerave morale tė njeriut a te njė grupi njerėzish, siē janė (nderi, krenaria, besa, dashuria dhe atdhedashuria etj.); vetėdija qė posedon njeriu apo grup njerėzish, pėr kėto vlera e pėr tė drejtat e veta nė shoqėri dhe nderimin e tij, pėr vlerat; shfaqjen e jashtme tė kėsaj vetėdije dhe tė kėtij nderimi. Dinjiteti kombėtar i njeriut (familjes, shtetit, entit apo institutit. Pra, ruajtja e dinjitetit kombėtar, patriotik familjar, moral e humanitar..!
Me plotė dinjitet, pa farė dinjiteti i thuhet kėtij apo atij NN-i. Me fjalė tjera dinjiteti ėshtė cilėsi apo virtyt i rrallė, cilėsi e mirė a vlerė e lartė e asaj, qė e bėnė atė tė ēmohet lartė si burrė shteti, me dinjitet artistik, me vepėr plotė dinjitet. A duhet kėta udhėheqės t`i vret ndėrgjegjja, me sjellje pa dinjitet, pa vlera dhe pa kuptim vlerash tė dinjitetit tė domosdoshėm pėr ēdo personaliteti, nė ēdo resor, nga kryetari i qeverisė, kuvendit, presidencės, ēdo politikani, udhėheqėsi tė ēdo partie, institucioni, nė veēanti patriotizmi ndaj atdheut e kombit, humanizmit morale etj.
Tradhtia; A ėshtė pasoj e mungesės sė dinjiteti, tė shumė udhėheqėsve, njerėzve nėpėr kohė, pastaj lindja e tradhtisė pėr mungesė tė dinjitetit, njė ndėr virtytet mė tė shėmtuara tė njeriut! Zakonisht tradhtia ėshtė veprimtari armiqėsore, qė kryhet kundėr atdheu dhe popullit etj. Duke u bashkuar me armikun, duke u bashkuar me te ose, duke bėrė punėn e tij; qėndrim prej tradhtari i dikujt qė kryen veprimtari spiunazhi kundėr popullit a vendit tė vet, nxjerr me dashje te fshehta a tė rėndėsishme, arratiset mė njė vend tjetėr etj.; largimi si tradhtar nga parime dhe idetė nga njė ēėshtje e madhe; shkelja e betimit. Tradhti e lartė e hapur. Tradhti ndaj atdheut, ndaj popullit, ndaj burrit (gruaja) ose e kundėrta (burrit ndaj gruas. Zbuluan dhe dėnuan tradhtinė. 2. Shkelja e besės a fjalės sė dhėnė, prerja nė besė. Tradhtia ndaj mikut 2. Qėndrimi jo besnik, shkelje e besės dhe e besnikėrisė bashkėshortore (pėr bashkėshortet, e tė dashurit). Tradhtia ka dhe njė numėr shprehjesh, tė cilat njihen nėpėr kohė, histori, e sidomos gjatė luftėrave si shėmti tė mbetura vragė t`pashlyera tė njerėzve me nam, tradhtisė ndaj kombit dhe atdheut!
Luftėrat, tradhtia nė luftėra e nė paqe; Tė njohura janė dy tradhti tė dy komandantėve tė shquar tė Gj. K. Skėnderbeu; Moisi Golemi dhe i nipi Hamėz Kastrioti. Tė ndodhura nė kulmin e pushtimeve tė Portės. Tė udhėhequra kundėr Shqipėrisė nga Sulltan Murati i II, dhe gjithė-pushtuesi Sulltan Mehmedi i dytė. S. Murati i II deshi qė kalanė ta merrte pėr brenda, pra me tradhti. Padishahu, dinte se ē`nam kishte Miosi Golemi. Prandaj i qoi fjalė: Po qese dėshiron tė bėhesh mbret i Shqipėrisė dhe shqiptarėve, duhet tė vrasėsh Skėnderbeun, ose tė arratisesh nė Turqi. Atje do t`i jepej njė ushtri mjaft e madhe, me tė cilėn, do ta mund Skėnderbeun, duke ia zėnė vendin atij si kryezot i Shqipėrisė. Kjo prandaj ishte detyrė e rėndė, jo aq sa e z. E. Tahiri nė bisedime me Serbinė! Pastaj thuhet: Moisiu, kur u arratis u akuzua dhe si pjesėmarrės nė pritėn nė Krrab, kundėr Skėnderbeut, ndonėse akuza nė fjalė s`doli tė jetė e vėrtetė! Po kjo histori mė s`ka rėndėsi tė shkoje mė tej, rėndėsinė e merr:
Kėnga e sprasme e Balės G. Dara i riu:
Te hija e lisit t`helmit
I II
Te hija e lisit t`helmit i ditės sė marrėzisė
Veē gjethesh, ballėfshehur, Mu si gur nė det i ra
Rrinte i madhi i Golemve Qė katundet e drejtonin,
Me sytė ngulur, pėr dhe, Kur Dragoi i Dibrės mbėrrinte,
Gjiri leshator i hidhej Duke quajtur i pari i luftės,
Si kusia kur valon. Nderi i ushtrisė, mall i vashave
Nga tė errėtat qepalla E tash te turpėruar
Helm` i zemrės i derdhej, E mbulon natė e errėsirės!
Pse nė zemėr kujtimi
=====================
Pastaj, ē`u bė me Hamzain, u zu rob, erdhi dhe ra nė luftė. Mė kaq pėrfunduan fitoret e shqiptarėve, por me korinė dhe turpin e dy gjeneralėve! Ky ėshtė dinjiteti, lufta, tradhtia, pendesa, tragjedia dhe tragjikomedia; Lloji gjinie dramatike qė pėrfshinė veprat, tė cilat pėrshkohen si kėto, sot te ne! Tė cilat nė bazė, kanė njė konflikt tė brendshėm, ose njė apo tre-katėr hero tragjikė. E dyta, lloji gjinie dramatike me elemente tė tragjedisė e t`komedisė aktuale, nė gadishullin e pėrflakur, trazuar, armiqėsuar me tradhti, luftėra tragjikomike. Takime tė fshehta jo qė s`janė patriotike, po janė anti-sovrane, kundra popullit e atdheut pa lejen e Ti!
Dy-tre shembuj nga qindra tradhti moderne nė paqe; Rasti Mari dhe Pjerr Kyri SHBA, rasti Mehmet Shehu Tiranė,1982, apo Njė natė erdhi Paridi Mik tė Atridėt., Kadare thekson: Mė 1971, Mao Ce Duni ftoi pėr darkė nė Pallatin e Verės arkletin (kundėrshtarin)e tij tė mundshėm. Lin Biaon... Dhe njė natė errėsire nė tokėn tonė shqiptar u zhduk dhe njė djalė dai, patrioti Remzi Hoxha, si H. Zeka nga A. Zajmi, diku nė afėrsi tė Lezhės, nga kush, pse dhe si akoma kjo babėzi s`zbėrthehet pse?! Janė kėta katėr-pesė shembuj si porosi jo sall e z. Kadare, qė u shėmbėllen zėrave dhe thirrjeve tė Bajtonit apo Shellit, Getės apo tė Herderlinit, autorit tė kėtij vėshtrimi. Pėr tė gjitha kohėrat si ndodhinė tradhtitė gjatė luftėrave dhe nė paqe. Nėse edhe mbeturinat e Evropės pranohen nė tokėn shqiptare tė hidhe e tė stivohen pėr mbeturina, ėshtė tradhti se ē`ke mė! Ka shembuj konkretė tė takimeve tė fshehta e legale me kundėrshtarė! Tė shumtėn e rasteve janė takime me zarar! Prandaj quhen tradhti. Gjatė Luftės sė fundit nė Kosovė, fatkeqėsisht dhe pas saj, ndodhėn e po ka takime legale, por edhe tė fshehta! Tė cilat me vete bartin dėme tė dy e mė shumė anshme, nė veēanti pėr popujt qė s`pyetėn fare! Shqiptarėt kanė vuajt dhe vazhdojnė sė vuajturi nga manipulime, spekulime, mungesė dinjiteti, shkelje bese, fjalė, e kanune. Nga ata tė cilėt, udhėhoqėn gjatė kėtyre 100-vjet pavarėsi, me ndonjė pėrjashtim. Lufta Ēlirimtare e Kosovės, fatkeqėsisht, nuk pėrfundoi siē pritej. Aktualisht Kosova pėrballėt me sfida tė natyrės tė sovranitetit! Mungesės tė strategjisė pėr zhvillim, punėsim, fqinjėsi e pasinqertė e fqinjėve, dhe kryesorja populli i Kosovės ndalohet qė tė bashkohet me pjesėn e ndarė me dhunė!
Mund tė thuhet se kishte dhe ka veprimtarė, tė cilėt i shėrbyen tradhtisė, madje persona me ngritje e kualifikime tė lakmuara! Njė pjesė e tyre rrjedhė nga masa e pangritur, por shumica e klanit akoma u thurin idolatri kulti personave pa meritė. U japin tituj heronjsh tė pamerituarve, duke i krahasuar me heronj kombėtar! Kėshtu vepruan Lenini, Stalini,Tito, Rugova, Enveri s`u shpall hero! Ka indikacione tė veprohet me Saliun, nesėr me Thaēin, I. Mustafa, A. Ahmeti, E. Rama e ndonjė tjetėr! E kemi tė vėshtirė bashkimin pa u pastruar dhe pa u zhduk idiolatria dhe kulti i personave pa mbulesė! Tė veshur me petkun e klanit, krahinės, katundit e mėhallės. Njerėz tė cilėt bartin pėrgjegjėsi, politike, krimi, dyshim pėr nxitje, rrahje e vrasje njerėzish pa faje! Aq mė trishtim ėshtė, nėse njė udhėheqės politik ėshtė i veshur mė petkun e tradhtisė, nėnshtrimit dhe mungesės tė pastėrtisė! Mungesė kuraja, dinjiteti, morali e guximi! Atėherė, dėmi ėshtė i pariparueshėm pėr vendin.
Sepse, patriotizmi ėshtė ndjenjė dhe dashuria mė e fuqishme pėr atdhe e pėr popullin e vet, bashkė me gatishmėrinė pėr t`i shėrbyer atyre me besnikėri, atdhetari e patriotizėm. Pra, pa u ngritė morali, dinjiteti, besa dhe vetėdija, nė ēdo segment, ent e institucion civil, shtetėror e ushtarak, policor e gjyqėsor, politikė e partiakė, nė kuvend, qeveri, presidencė, gjyqėsi, nė ēdo pore tė jetės, s`mund tė arrihet ribashkimi kombėtar. S`mund tė ketė qetėsi, por urrejtje, varfėri dhe pa kėnaqėsi. Do tė mungon zhvillimi, do tė zbehet kombi. Rinia edhe mė shumė marrin rrugėn e mėrgimit. Kėsaj hapėsirė mė tepėr se kurrė i duhen udhėheqės me dinjitet, humanizėm e moral tė fuqishėm kombėtar, njerėzor e patriotik. Pėr t`i dalė manash idealit shekullor, pėr ribashkim kombėtar, amanet i ēdo heroi dhe ēdo dėshmor!
_________
Qerim Pllana
Fund-janari, 2012
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 40 vizitorë |
| Lexuar:
261 herė
|
|
|
|
|
|
|