|
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Zoti Sali BERISHA, gjatë vizitës së tij në
Podgoricë të Malit të Zi, duke u deklaruar (pa ia kërkuar askush) kundër ribashkimit
kombëtar të shqiptarëve, ka bërë shkeljën tjetër flagrante të Preambulës së
Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: „… me aspirtatën shekullure të popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar!“.
Njëkohësisht, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Zoti Sali BERISHA, duke heshtur dhe duke mos e kundërshtuar as ligjin antishqiptar malazez, që ndalon edhe përdorimin e Flamurit Kombëtar Shqiptar nga shqiptarët nën Mal të Zi, ligj antishqiptar ky që, gjithashtu parashikon edhe ndërshkimin (dënimin) e të gjithë shqiptarëve që do të përdorin Flamurin Kombëtar Shqiptar, e ka shkeluar edhe nënin 8 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: „ Republika e Shqipërisë i mbron të drejtat kombëtare të shqiptarëve jashtë territorit të saj“; prandaj për të dyja këto shkelje flagrante të
Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Zoti Sali BERISHA, duhet të denoncohet në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që aktualisht është edhe mbrojtësja (garantija) kryesore dhe e vetme e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Për Kryesinë Qëndrore të Frontit
Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK);
Zëdhënësia,
Kristina RRASI
Tiranë, më
16 janar 2012
|