Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Porta e kiēit
Publikuar më 27 janar, 2012 nė orėn 01:25 ( Para 26 ditė e 17 orėve ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Portat triumfale historia i njeh si krijimet mė distniktive arkitekturore qė nga periudha antike e perandorisė romake. Portat i lakmuan edhe xhelatėt e njerėzimit. Sot mund tė hasen nėpėr shumė shtete afrikane e aziatike me sistem diktatorial e autoritar. Po pse edhe nė Maqedoni?!

“Porta Triumfale” e promovuar kohė mė parė nga Kryeministri i Maqedonisė, Nikolla Gruevski, dhe e pagėzuar si “Porta Maqedonia”, ėshtė godina e fundit e paraparė nė projektin “Shkupi 2014”. “Porta” u ngrit nė mes tė skajit perėndimor tė Qendrės Tregtare dhe skajit tė ndėrtesės sė gjatė ku ndodhen zyrat e Avokatit tė Popullit. Hapėsira nė fjalė paraqet grykėn e ish-sheshit tė Shkupit, i cili tashmė ėshtė zėnė e ngulfatur nga dhjetra pėrmendore e skulptura, duke marrė pamjen e njė zoo kopshti tė bronztė e tė mermertė.

“Portat” histori e diktatorėve

“Porta Maqedonia” u ngrit si skulpturė! U “zbukurua” me dhjetra detaje nga historia e cila fare nuk i pėrket maqedonasėve tė Gruevskit. Aty ėshtė Aleksandri i Madh dhe Filipi me fallangėn, Justiniani i Parė, Mbreti Samoli, Mbreti Marko, relieve me motive nga kryengritja e Ilindenit etj. Pra, njė kiē objekt qė mundėson perspektivėn drejt hapėsirės plot hile! “Porta Turpėmadhe e oborrit hileqar”! Kėshtu u takon shqiptarėve ta quajnė “deriēkėn” me gjithė ish-sheshin e Shkupit.
Nė periudhėn antike tė Perandorisė Romake portat triumfale ngriteshin nė respekt tė kthimit triumfal nga luftėrat e ndryshme. Pėrmes atyre portave parakalonin ushtarėt romakė dhe robėrit e luftės. Qindra vite mė vonė, pushtues tė ndryshėm evropianė, duke pushtuar e okupuar vende tė ndryshme, ndjenin se po pėrshkohen nga “fama dhe lavdia romake” ndaj dhe nisėn tė ndėrtojnė porta nė shenjė tė triumfalitetit tė tyre. Nė ditėt e sotshme si portat mė tė njohura ėshtė ajo e Napoleonit nė Paris si dhe Porta e Brandenburgut nė Berlin. Nė Berlin kishte planifikuar njė portė triumfale edhe Adolf Hitleri. Projekti i tij parashihte njė portė me lartėsi prej 170 metra, apo 49 herė mė tė madhe se ajo e Parisit. Kjo praktikė e ngritjes sė kėtyre objekteve vazhdoi sidomos nė viset diktatoriale nėpėr shtetet e ndryshme afrikane e aziatike. Nėpėr kėto vise skajshmėrisht ėshtė deformuar kuptimi i kėtyre objekteve duke simbolizuar “fitoret e njėpasnjėshme” edhe pse shoqėritė e tyre janė tė mbėrthyera nė varfėri tė madhe, u nėpėrkėmben tė drejtat dhe liritė njerėzore, sundohen nga diktaturat klasike. Nga portat triumfale tė sotshme si mė e njohura ėshtė ajo e diktatorit koreanoverior Kin il Sing e ngritur mė vitin 1982 e cila simbolizon qėndresėn luftarake kundėr Japonisė.

Dėshtimet triumfale si fitore

Gjatė promovimit tė “Porta Maqedonia” u tha se kjo godinė simbolizon fitoret e reja tė Maqedonisė qė nga pavarėsimi i saj mė 1991. Cilat janė kėto fitore?! Ajo pėrgjatė ushtrimit tė pushtetit diktatorial mbi shqiptarėt e kėtushėm? Fitorja pėrgjatė diskiminimit tė gjithanshėm tė shqiptarėve tė kėtushėm; fitorja mbi tendencėn e shqiptarėve pėr t’u ndjerė qytetarė tė barabartė me tė gjithė tė tjerėt nė vend; fitorja nė vjedhjen e historisė kombėtare shqiptare e antike greke; fitorja mbi tendencėn e shqiptarėve pėr ta zyrtarizuar gjuhėn shqipe, pėr t’i pėrdorur simbolet kombėtare, pėr ta gėzuar pjesėn pėrkatėse tė buxhetit shtėtėror, tė punėsimeve reale, tė ngritjes sė standardeve jetėsore, tė urbanizimit tė lagjeve tė tyre qė gjithnjė e mė shumė ngjajnė nė getot klasike! Fitorja e luftės kundėr shqiptarėve mė vitin 2001; fitorja nė konfliktin ndėretnik qė do tė rezultojė me ngritjen e kishės politike nė majen e Kalasė sė Shkupit! Pėr t’i flakur kėto dyshime reale nga koka e shqiptarėve, pushteti aktual maqedonas po pretendon se kanė ngritur njė godinė qė do tė bėhet institucion kulturor e turistik. Hile e madhe! Kurrfarė pamjesh nuk ofron teraca e kėsaj Porte, e cila pėr dhjetra metra ėshtė mė e shkurtėr se objektet qė e rrethojnė, e para dhe, e dyta, ky objekt ėshtė ngritur si pėrmendore dhe jo si godinė institucioni. Dihet se cila ėshtė procedura e ngritjes sė njė institucioni kulturor. Paramendoni sikur njė ditė dikujt t’i teket dhe tė kėrkojė qė fontana e “Aleksandrit tė Madh” tė shndėrrohet nė objekt pėrfitues, nė pishinė ku hyrja pėr t’u larė do tė bėhet me lekė. Kėshtu e mendojnė edhe “Portėn Maqedonia! Fatkeqėsisht, u hasi gozhda nė sharrė ndėrsa funskionarėt shqiptarė kukulla nė qeverinė e Gruevskit ėshtė mirė qė tė ngulin kėmbė dhe tė pėrfitojnė pėr interesin kombėtar diēka nga kjo hile maqedonase qė kėsaj radhe vjen nga Ministria e Kulturės.

Karikaturizimi i triumfit

Nė dy shtyllat e “Porta Maqedonia” do tė ketė galeri, hapėsirė pėr promovime letrare, kulturore dhe do tė ketė teracėn prej nga turistėt do ta shikojnė “xha Pilon”! Pra, kėto aktivitete do tė bėhen me pagesė, me lekė. Lekun duhet ta marrė pronari i objektit! Pėrmendoret nuk kanė pronar. Kėtu nis hilja e radhės. Zėri kadastral “pėrmendore” duhet tė ndryshojė nė “institucion kulturor”. Institucioni kulturor duhet tė ketė listė poseduese, t’i pėrkasi njė pronari me adresė tė saktė, tė ketė njė drejtor dhe disa tė punėsuar. Rregulli e do qė tė bėhet edhe pranim-dorėzimi i objektit. Por, kush do ta bėjė dorėzimin? Njė skulptore? Ėshtė e pamundshme, sepse, objektin e nėnshkruan vetėm arkitekti. “Porta Maqedonia” pėr autor ka njė skulptore dhe jo njė arkitekt! Dhe, e tėrė kjo lojė shpjegohet: ne, jo qė patėm nevojė pėr institucion tė ri kulturor por, meqė e luftojmė korrupsionin dhe kriminalitetin, na duhet tė fiskalizojmė tė hyrat qė do tė vijnė nga aktivitetet e shumta qė do tė zhvillohen nė kėtė “godinė grandioze”! Pėr momentin, le tė shėrbejė si portė pėrmes sė cilės triumfalisht do tė parakalojnė hendbollistėt maqedonasė tė cilėt, tė frustruar me shofenizmin dhe racizmin antishqiptar, ranė nė delir duke kėnduar bashkė me pėrkrahėsit e tyre kėngė raciste kundėr shqiptarėve gjatė ndeshjeve nė kampionatin evropian qė po mbahet nėpėr Serbi.
Karikaturizimi i triumfit ėshtė karakteristikė e shoqėrive tė pėrulur para “perandorit tė pathyeshėm” fuqia e tė cilit mund tė krahasohet me shqelmimet e fundit tė demit me plagė fatale.

Avni Halimi

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 183 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
DOBĖSITĖ DHE LĖSHIMET E QEVERISĖ “THAĒI DY” M...
E merkurė, 22 shkurt 2012 - 01:17
Ose; “bėmė aq sa mundėm, aq sa na lejuan rrethanat aktuale ndėrkombėtare” Por, ilegalėt s`i pranojnė institucionet e shtetit brenda tė cilit jetojnė me kr...
Kosova nė mes tė referendumit serb dhe fusnot...
E merkurė, 22 shkurt 2012 - 01:11
Sa po rrezikohet ardhmėria e Kosovės, nga dhuratat e imponuara- njė ditė para dhe njė pas 4 - vjetorit tė Pavarėsisė?! Me rastin e 4 vjetorit tė shpall...
Kosova kėrkon dhe pret njė "JO" tė prerė nga ...
E martė, 21 shkurt 2012 - 16:12
Pranimi qė Republika e Kosovės tė paraqitet nė nismat dhe takimet rajonale me njė rezolutė tashmė tė "vdekur", 1244, ka ngjallur pakėnaqėsi dhe indinjatė m...
REZOLUTA 1244 ĖSHTĖ ASIMETRIKE ME REPUBLIKĖN ...
E hėnė, 20 shkurt 2012 - 23:33
BAROMETRI DIPLOMATIK *** Ose Rezoluta 1244, ose Deklarata e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės (17.02.2008). Tė dyjat nuk hyjnė nė tė njėjtin “thes” ...
Urimi i 4-vjetorit tė pavarėsisė u takon; kom...
E hėnė, 20 shkurt 2012 - 23:17
Injorimi i patriotizmit ėshtė rreptėsisht i dėnueshėm Ekziston patriotizmi kolektiv human njerėzor e kombėtar dhe ai individual Ėshtė krenari kur kryhet nj...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi