| KUNDĖR HEQJES SĖ EMĖRTIMIT REPUBLIKA E KOSOVĖS! |
| Publikuar më 27 janar, 2012 nė orėn 01:40 ( Para 26 ditė e 17 orėve ) |
Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion | |
|
|
|
BAROMETRI DIPLOMATIK
*** Siē bėn tė ditur www.http://www.koha.net/ 26 janar 2012, Kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri ka pranuar tė mėrkurėn nė njė bisedė pėr Kohėn Ditore se pala kosovare ėshtė pajtuar qė Kosova tė prezantohet nė rajon pa fjalėn Republikė dhe me njė fusnotė.!?
Dot, duke mos u pajtuar me kėtė vendim tė gabuar politik dhe antikombėtar tė pėrfaqsuesve mė tė lartė zyrtarė tė qeverisė sė Republikės sė Kosovės, rezulton kjo pyetje e pashmangshme: -Deri kur do tė luani me fusnota tė politikės kolonialiste tė Serbisė kundėr Kosovės dhe Shqipėrisė?!
-A, nuk u ngopėt me injorancėn dhe me qyqarinė politike dhe diplomatike tė heqjes sė simboleve kombėtare dhe shtetėrore (Flamuri dhe Himni), po tash, keni marrė guximin, qė Kosovės, tia hiqni edhe emrin Republikė?!
- Njė potez i kėtillė antirepublikė, ėshtė me tė vėrtetė njė fitore e madhe pėr politikėn dhe pėr diplomacinė serbomadhe tė Beogradit. Mbi tė gjitha, ėshtė njė guxim i madh, por njėherit, edhe tradhti politike dhe kombėtare, sepse, pa u pyetur paraprakisht populli, askush nuk ka tė drejtė, qė tė propozojė ose tė miratojė heqjen e Republikės sė Kosovės, pavarėsisht se kush janė diktuesit, propozuesit, ideatorėt dhe vendimarrėsit e njė akti tė tillė antikushtetues, antiligjor dhe antihistorik.
-Pse e bėni kėtė, kur kjo gjė e turpshme dhe iracionale, i konvenon vetėm Serbisė dhe mbėshtetėsve tė saj evropinao-ndėrkombėtarė?
- Po, nga e morėt atė leje, qė brenda natės, pa ditur askush (nė fshehtėsinė mė tė madhe nga opinioni publik) jeni pajtuar qė pėr hir tė bashkėpunimit nė konferencat rajonale me Serbinė, ta flakni edhe emrin Republika e Kosovės, pa e pyetur fare popullin e Kosovės?!
Kompromis i ēoroditur pėr hatėr tė Beogradit!
-Eh, tani, i keni dhėnė edhe njė argument mė shumė Lėvizjes Vetėvendosje, qė tė ngrihet nė protesta gjithėpopullore (jo vetėm nė Merdar dhe te Dheu i Bardhė, mė 14 dhe 22 janar 2012) anembanė Kosovės, qė tė protestojė nė mbrojtjen e Republikės sė Kosovės. Duke mos lejuar qė tė shuhet emri e as atributet e saj kombėtare dhe shtetėrore.
-Shikuar nė retrospektivė politikėn e ēoroditur dhe diletante tė qeverisė sė koalicionit hibrid, heqja e Republikės sė Kosovės, nuk do tė jetė akti i fundit tė kėsaj politike hipokrite diktatoriale dhe personalizuese autoritare, por njė parathėnie e re e hyrjes sė saj nė njė thes me Serbinė, jo vetėm nė bashkėpunimin dhe pikėpjekjet rajonale politike dhe diplomatike, por edhe nė bashkėpunimin ekonomik dhe tregtar, edhe pse Serbia nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės.
Mirėpo, ky nuk do tė jetė akti i fundit i tradhtisė sė politikės sė qeverisė sė kualicionit, ky do tė fuqizohet dhe do tė konkretizohet, me nėnshkrimin e saj, tė njohjes sė statusit special autonom tė serbėve tė Veriut tė Kosovės, sipas Katėr Pikave tė propozuara tė presidentit serb, Boris Tadiq, tė cilat, tanimė, kanė zgjuar interesim tė madh te qendrat e vendosjes sė diplomacisė evroperėndimore, si dhe nė qarqet e diplomacisė zyrtare tė Moskės, tė Pekinit dhe tė KS tė Kombeve tė Bashkuara.
Sė pari, me Kushtetutėn e turpshme, Kosovės ia hoqėn atributet dhe simbolet kombėtare shqiptare (Flamurin, Himnin), e tash, po ia heqin edhe emrin Republikė, sepse po i pengon Serbisė dhe tuxharėve tė saj shqipfolės, nė takimet e tyre rajonale politike, ekonomike dhe tregtare. Ēfarė turpi i zi, ēfarė injorance dhe ēfarė tradhtie moderne nė kurriz tė interesave vitale kombėtare dhe shtetėrore tė Republikės sė Kosovės!?
Po, kėso farė tradhtie sensacionale antikombėtare pėr tia ndėrruar emrin dhe simbolet kombėtare dhe shtetėrore Shqipėrisė, nuk kanė bėrė as esad toptanėt nė kohėn e tyre (nė fillimshekullin XX), duke bashkėpunuar me Serbinė e Nikola Pashiqit.
Njė potez i kėtillė i gabuar politik i qeverisė sė hashim thaēėve dhe edita tahireve tė Kosovės, e shokon opinionin publik shqiptar pėr shkak se, ata, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, pas mbjatjes sė protestave paqėsore tė Vetėvendosjes nė Merdare dhe te Dheu i Bardhė, patėn deklaruar se Kosova nuk ka mė nevojė pėr patriotizėm(!)
Duke u mbėshtetur nė njė logjikė tė tillė, antikushtetuese, antikombėtare dhe antipatriotike, hashimėt dhe editat, edhe qenkanė pajtuar qė tė heqin dorė nga Republika (ashtu siē shkruan Koha Ditore)! Mirėpo, kjo ėshtė nė kundėrshtim flagrant me tė gjitha pėrpjekjet, sakrificat, viktimat, gjakun e dėshmėrove dhe tė luftės sė tyre tė ndritshme pėr ēlirimin dhe pėr pavarėsimin e Republikės sė Kosovės.
UĒK-ja me nė krye heroin legjendar Adem Jasharin dhe me Jasharėt e tjerė tė rėnė anebanė Kosovės, nuk kanė luftuar dhe flijuar, qė nė liri dhe nė kohė paqeje, kryeministri Hashim Thaēi dhe zv.kryeministresha (kryenegociatorja me Serbi) Edita Tahiri, tė shkelin mbi gjakun dhe mbi veprėn e tyre heroike, duke hequr dorė nga Republika e Kosovės(!)
Ky ėshtė mė shumė se turp, tradhti dhe pėrgjegjėsi pėrpara popullit, ligjit, Kushtetutės dhe historisė sė Kosovės. Askush nuk e ka njė tė drejtė tė tillė, qė Kosovės, tia heqė emrin, atributet dhe simbolet e saj kombėtare shqiptare, qoftė edhe kryeministri, presidenti apo kryetari i parlamentit tė Kosovės.
Emėrtimi i Republikės sė Kosovės, nuk ėshtė kurrfarė kontrate e arritur ndėrmjet POPULLIT dhe qeveritarėve tė Kosovės, por ai buron nga gjaku, nga viktimat qindravjeēare dhe nga kėrkesa e drejtė e POPULLIT pėr lirinė dhe pėr pavarėsinė e saj nga Serbia.
Prandaj, pėr heqjen e emėrtimit, si dhe pėr heqjen e flamurit dhe tė simboleve kombėtare tė Republikės sė Kosovės, nuk ka tė drejtė tė vendosė, as qeveria, as pralamenti e as presidenca e Kosovės, as Edita Tahiri e as Hashim Thaēi, por pėr kėtė ēėshtje madhore, mund tė shprehet vetėm POPULLI SHQIPTAR i Kosovės me referendum a plebishit. Kjo ėshtė e drejtė sovrane e POPULLIT, jo e qeverisė, as e partive politike, sado qofshin ato tė pushtetshme, diktatoriale, antidemorkatike dhe antipopullore.
Efektet negative nė planin ndėrkombėtar
Po qe se, vėrtet, qarqet zyrtare tė qeverisė sė Kosovės, tanimė, janė pajtuar qė Kosova tė heqė dorė nga Republika, ashtu siē ėshtė prononcuar Edita Tahiri pėr Kohėn Ditore, njė akt i tillė diletant politik dhe diplomatik, do tė jetė vetėvrasės pėr pavarėsinė dhe sovranitetin e Republikės sė Kosovės, jo vetėm nė planin e brendshėm, por edhe nė atė ndėrkombėtar nga fakti se, do tė konsiderohej si akt i vullnetshėm vetėmohues i shtetėsisė sė Republikės sė Kosovės.
Sė pari, njė akti tė tillė antikushtetues dhe antikombėtar, do ti gėzohej Beogradi, i cili i ka propozuar Robert Cuperit (ndėrmjetėsues i dualogut teknik Kosovė-Serbi nė Bruksel), qė tia imponojė palės shqiptare si kusht pėr pjesėmarrjen e Kosovės nė konferencat rajonale ( jo si Republikė, por si vasal i Serbisė dhe, pėr tė vazhduar dialogun teknik), ashtu si u konvenon interesave nacionale dhe shtetėrore tė Serbisė.
Me njė fjalė, heqja e emrit Republikė e Kosovės, para sė gjithash, JUSTIFIKON REFUZIMIN e Serbisė, qė tė mos e njoh Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran, edhe pse kėtė, si tė tillė, e kanė njohur 86 shteteve tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
Sė dyti, nėse Kosova nė planin rajonal dhe ndėrkombėtar, nuk prezantohet me emėrtimin e saktė Republika e Kosovės, atėherė, njė status i tillė, do tė krijonte dyshime, dilema dhe rezerva edhe mė tė mėdha te shtetet, tė cilat, tanimė, kanė refuzuar ta njohin pavarėsinė e Republikės sė Kosovės (Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja), si dhe tek vendet e tjera tė bashkėsisė ndėrkombėtare, tė cilat ende nuk e kanė njohur Republikėn e Kosovės.
Sė treti, nė kuptimin juridik tė sė drejtės ndėrkombėtare (edhe pse OKB-ja ende nuk e ka njohur Republikėn e Kosovės), eliminimi i emėrtimit Republika e Kosovės, do tė ishte njė ofendim dhe shpėrfillje e paprecedencė e atyre 86 shteteve, tė cilat, tanimė, de fakto dhe de jure e kanė njohur Republikėn e Kosovės si shtet sovran dhe tė pavarur. Kjo do tė ishte njė lojė e rrezikshme dhe me pasoja tė paparashikuara pėr ekzistencėn dhe ardhmėrinė e statusit tė shtetėsisė sė Republikės sė Kosovės.
Sė katėrti, nuk ka asnjė dyshim se, heqja e Republikės sė Kosovės, ashtu siē ka deklaruar, Edita Tahiri, do tė ishte nė pėrputhje tė plotė me JUSTIFIKIMIN E REFUZIMIT tė KS tė Kombeve tė Bashkuara, qė tė mos i njihet subjektiviteti jurdiko-ndėrkombėtar i Republikės sė Kosovės. Pra, do tė justifikonte VETO-n e Rusisė, e cila qe katėr vite e ka bllokuar Kėshillin e Sigurimit, qė Republika e Kosovės, tė mos njihet ndėrkombėtarisht nga ana e Kombeve tė Bashkuara.
Sė fundi, nėse statusi ekzistues politiko-juridik, kushtetues, kombėtar dhe ndėrkombėtar i Republikės sė Kosovės, varet nga bashkėpunimi i imponuar dhe normalizimi i marrėdhėnieve me Serbinė (e cila si ish-shtet kolonial, ėshtė njė nga fajtorėt kryesor, pse Republika e Kosovės qe katėr vjet, nuk ėshtė njohur nga OKB-ja), i mbėshtetur nga BE-ja, atėherė, njohja e Republikės sė Kosovės, qenka vetėm njė eksperimet i pėrkohshėm politik dhe, njė ėndėrr e bukur jetėshkurtėr e sė drejtsės sė vetėvendosjes sė brendshme dhe tė jashtme.
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 53 vizitorë |
| Lexuar:
349 herė
|
|
|
|
|
|
|