| PUSHTETARĖT DUHET TĖ DIJNĖ:VULLNETI I POPULLIT DHE RINISĖ ĖSHTĖ MBI KRYESINĖ |
| Publikuar më 28 janar, 2012 nė orėn 00:37 ( Para 25 ditė e 18 orėve ) |
Opinion | |
|
|
|
Ēdo shqiptari qė i rrahė zemra pėr atdheun dhe kombin duhet tė dijė: Ribashkimi kombėtar ėshtė njėri ndėr idealet mė tė larta tė kombit. Kush bie ndesh me kėtė do tė denohet historikisht sot dhe nga brezat qė do tė vijnė. Armiqėt mė tė egėr janė sulur mbi kėtė popull, pėr tė e zhdukur nga faqja e dheut, pėr tė fshirė Shqipėrinė nga harta e botės, vetėm e vetėm shqiptarėt tė mos bashkohen. Pėr tė penguar bashkimin kombėtar forca tė mėdha pushtuese na coptuan, na ndanė mes fqinjėve tė saj, sundimtarėt e tė cilėve ishin agjentura tė fuqive tė mėdha.
Na shkelėn romakėt e Cezarit, osmanėt ,hordhitė serbe nga Stefan Dushani deri te Karagjorgjeviqėt e Millosheviqėt, austrohungarezet, gjermanėt e dreqėrit e mallkuar, por nė ēdo pushtim shqiptarėt u gjinden mė tė bashkuar dhe treguan trimėri e menēuri, duke mos pushuar armėt nga dora, duke derdhur lumenj gjaku pėr t'i thyar gjithė armiqėt qė lakmojnė tė pushtojnė tokat tona.
Ideali i tyre ishte pėr njė Shqipėri tė bashkuar. Ata nuk i trembi as robėria, as djegėjet, as vrasjet dhe kurrė nuk e ulėn kokėn as para pushtuesėve dhe as para fuqive tė mėdha.
Tė refuzosh bashkimin kombėtarė do tė thotė: Tė kėrkosh formimin e republikave dhe krahinave shqiptare nė Ballkan, tė kėrkosh autonomi kulturore nėn serbė, maqedonė, malazezė e grekė! Tė vėsh ndėrgjegjen kombėtare nė sprovė. Ndodhi lufta nė Kosovėn e ndarė tė Shqipėrisė. Nuk duhet harruar se qėndrimi heroik, burrėror dhe sfidues i rinisė, populli heroik shqiptar u ballafaqua ballė pėr ballė me forcat e armatosura deri nė dhėmė tė pushtuesit, dhe kjo trimėri e tyre e pashoqe jo vetėm qė mundi pushtuesit, po ua kthem vemendjen edhe ndėrkombėtarėve. Ēka pas luftės, me disa marrėveshje tė dreqit e tė birit mbetėm tė copėtuar!
E coptuar mbeti njė pjesė e Mitrovicės qė vite me radhė nuk guxon tė e shkelė kėmbė shqiptari atje. Nėn sundimin sėrb mbeti Kosova Lindore e shumė dobėsi e ndarje tjera.
Pėr kėtė na duhet bashkimi kombėtar, ai i bashkon shqiptarėt, i bėnė tė fortė dhe tė pavarur nga tė huajt. Ėshtė koha tė bėhen hapa drejt integrimit tė shteteve tė Evropės, por nuk ėshtė koha pėr ndarje tė shqiptarėve, koha ėshtė pėr bashkimin e tyre. Nė kohė tė hekurta dhe me plot sakrifica janė bashkuar amerikanėt dhe gjermanet, pse ne po u dashka pėr hirrė tė Evropės tė pranojmė coptėzimet? Nuk ėshtė hera e parė qė kryeministri Sali Berisha nė kuvendet shqiptare flet pėr bashkimin shqiptar, por sa del nga portat shqiptare ėshtė kundėr bashkimit tė shqiptarėve, madje fyan ata qė duan bashkimin duke i quajtur ekstremist.
Sakaq, nė lidhje me pyetjen e bashkimit tė trojeve shqiptare, Berisha ka thėnė se zėrat pėr bashkim janė ekstremistė. Kėshtu u shpreh Berisha nė vizitėn e fundit nė Mal tė Zi:
Sot unė mendoj se interesi kombėtar i shqiptarėve ėshtė integrimi i tyre nė Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian ka faktuar se ėshtė njė komunitet apo ėshtė njė rend, i cili bazohet, para sė gjithash dhe mbi tė gjitha, nė liritė dhe tė drejtat e individit, nė respektim tė tė gjitha diversiteteve dhe sensitiviteteve nė hapėsirėn e tij. Nė kėtė kontekst, gjithnjė e mė shumė ideali kombėtar bėhet ose barazohet me idealin evropian. Kėshtu qė zėrat e ekstremistėve ngjajnė me klithma tė njė tė shkuare qė nuk e do mė askush. E vėrteta ėshtė qė popujt tanė dhe vendet tona kanė pėrkushtimin mė tė madh pėr integrimin nė Bashkimin Evropian. Le tė marrim shembullin e kroatėve. Kombi kroat votoi kėto ditė pothuajse me 2/3 pėr integrimin nė Bashkimin Evropian, ēka tregon se qytetarėt e vendeve tona, thellė nė shpirtin e tyre, janė pro evropian dhe dėshirojnė integrimin nė Bashkimin Evropian, tha Berisha.
Harron kryeministri se ideali kombėtar ėshtė i shejtė, nuk barazohet me idealin evropian, sepse ata nuk na patėn lėnė tė bashkohemi, na patėn nda dhe as sot nuk e duan bashkimin tonė. Po jemi proeuropianė, por nė Europė mund tė njihemi qytetarė europianė me komb shqiptar. Nuk duhet harruar se nė korrik tė 1913 nė prani tė gjashtė shteteve tė mėdha europiane si: Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Rusia dhe Austrohungaria vetėm Serbisė iu njoh e drejta e pushtimit tė teritoreve tė shqiptarėve prej njė sipėrfaqe 39.000 kilometra katror,7.000 kilometra katror Malit tė Zi, po llogaritėm Maqedoninė dhe Greqinė tė cilės iu ndanė 51300 kilometra katror, kjo sipėrfaqe iu coptua tokave shqiptare, mbi gjysmė milioni shqiptar i likuidoi vetėm Greqia, shumė u dėbuan me dhunė nga vatrat e tyre, sepse Aleanca Ballkanike kishte disa qėllime, zgjerimin teritorial, sigurimin e daljes nė detin Adriatik dhe shfarosjen e shqiptarėve.
Kjo do tė thotė i nderuari kryeministėr, se shqiptarėt kanė derdhur shumė gjak pėr kėto troje, andaj duhet bashkuar, nuk jemi ekstremist, por atdhedashės. E dini mirė z. kryeministėr se Sėrbija i ka pushtuar tokat tona me ndihmėn e Fuqive tė Mėdha, dhe sot kategorikisht shprehet: Nuk i themi jo hyrjes nė Europė, por nuk heqim dorė nga Kosova, po heqėm dorė nga njėra, i humbim tė dyja!
Kjo do tė thotė serbėt duan tė grabisin trojet e huaja, kurse ne nuk paskemi tė drejtė tė bashkojmė trojet tona, kinse pėr hirrė tė hyrejes nė Evropė, ēka nuk jemi afėr kėtij qėllimi dhe vėshtirė tė hyjmė kėshtu tė coptuar, por edhe hyrja copa-copa, nuk na duhet gjė. Sikur pėrfaqėsuesit tanė lodrojnė ahengjeve, hanė qėngjat nė hell, nga zyrat ballkanike dhe Evropiane, rrudhin kėrkesat e popullit deri nė minimum, dhe kthehen nė gjirin e popullit dhe zbrazin trastat e premtimeve boshe, e populli ka mbetur nė varfėri dhe pashpresė.
Nėse nuk mundeni tė mbroni kėrkesat pėr bashkimin kombėtar, mos e thuani qėndrimin tuaj: Thuajeni z. kryeministėr: Ne nuk kemi ndonjė pėrcaktim pėr kėtė; ėshtė njė Lėvizje pėr Bashkim Kombėtar, andaj dėgjoni zėrin e tyre. Kryeministrat as nuk mund tė bėjnė bashkimin kombėtar, as nuk mund tė zhbėjnė kėtė, pėr kėtė duhet dėgjuar fjala e popullit: Duam, apo nuk duam Bashkim Kombėtar?
Nuk mund tė themi se tė gjithė janė pro bashkimit, por mund tė themi se trojet shqiptare nga gjiri i vet ēdo ditė po nxjerrin Gjergja, Qemajla, Boletina, Jasharaj, Zahir Pajazita, Edmonda, Hakifa, qė kėrkojnė deri nė fund bashkimin e gjitha tokave tė pushtuara tė Shqiprisė, pėr kėtė po punojnė me ngulm pa llogaritur ēmimet qė duhet paguar.
Ēėshtja shqiptare nuk zgjidhet nėse dikush ndanė edhe sadopak centimetra nga trojet tona. Ėshtė koha e fundit sot pėr njė nismė tė zgjedhjes sė ēėshtjes tonė nė tėrėsi. Ky ėshtė vullneti i popullit, vullnet ky mbi kryesinė, nga i cili muart karriget pėr tė plotėsuar vullnetin e tij.
Shaban Cakolli
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 46 vizitorë |
| Lexuar:
172 herė
|
|
|
|
|
|
|