Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lojë me shtetësinë
Publikuar më 29 janar, 2012 në orën 01:43 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Prezantimi i Kosovës në nismat rajonale pa emrin Republikë dhe me një fusnotë, ka ngjallur reagime në mesin e partive opozitare por edhe të analistëve. Sipas këtyre të fundit, kjo është një lojë me shtetësinë, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, thotë se ky veprim është kontestim i Republikës së Kosovës.

“Natyrisht që është kthim prapa dhe e konteston Republikën. Pra me vet faktin që ti po pranon që për disa nuk je Republikë, atëherë në fakt t’i nuk qenke republikë. Republikë duhet të jesh ndaj secilit dhe çdo gjëje. Nëse je, je, po nëse nuk je, nuk je. Nuk ka gjysmë Republikë, apo gjysmë pavarësi. Nuk ka pavarësi të shpallur tash e të realizuar në të ardhmen”, ka theksuar Ymeri, ndërsa transmeton RTK.

Analisti Behlul Beqaj, nga ana e tij, thotë se kompromiset e kryeministrit Hashim Thaçi, po çojnë drejt rrezikimit të interesave kombëtare dhe shtetërore.

“Kryeministri një kohë të gjatë është me veprimet e tija, në sjelljet dhe deklarimet e tija në kundërshtim me vetë kushtetutën. Ai mendon se vetëm interpretimi i tij është i saktë kur është në pyetje Kushtetuta. Kryeministri është në vazhdën e rrezikimit të interesave kombëtare dhe shtetërore dhe është në vazhdën e respektimit të kërkesave të caqeve të caktuara në ndikimit ndërkombëtare, ndonëse ka marrë votën e qytetarëve të vet”, ka thënë Beqaj.

Në kuadër të dialogut me Prishtinës dhe Beogradit që po zhvillohet në Bruksel, prej kohësh është diskutuar edhe tema rreth çështjes së prezantimit të Kosovës në nisma rajonale. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, e cila drejton ekipin kosovar në këtë dialog, ka konfirmuar se pala kosovare është pajtuar që Kosova të prezantohet pa fjalën Republikë, dhe me një fusnotë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 387 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi