| Njė vajzė e thjeshtė rrafi me shpulla Fevzon |
| Publikuar më 30 janar, 2012 nė orėn 07:18 ( ) |
Tė ndryshme | |
|
|
|
Kur je fėmijė, si gjithė tė tjerėt provon shijen natyrale tė pėrleshjes me bashkėmoshatarėt. Nė pėrgjithėsi fituesi thotė: e mbyta me grushta filanin. Humbėsi, me shenjat e rrahjes nė trup a nė fytyre, kur u ankohet prindėrve apo dikujt tjetėr thotė: me gjuajti me grushta filani. Veē kėtij rasti klasik, ku ka njė pėrballje me dy sfidues, ka dhe njė forme tjetėr pėrleshje qė humbėsi nė asnjė mėnyrė nuk do ta pėrmende, e pėrgjithėsisht pėrpiqet ta harrojė. Ai nuk flet sepse shenjat janė tė brendshme, janė shenja poshtėruese qe nxisin lot, qe te skuqin nga turpi dhe pafuqia pėr tu hakmarrė. Ky rast rrėfehet zakonisht nga fituesi pa sfidant me kėto fjale: I futa nja dy shpulla filanit se e grrici shume. Nuk e di pse me erdhi nė mendje fėmijėria tė enjten nė darkė, pasi ndoqa njė interviste nė televizionin KLAN.
Kėtė tė enjte nė darke vėmendja e publikut ishte pėrqendruar tek emisioni Opinion ku pėr herė tė pare pyetjeve tė gazetarit tė famshėm Blendi Fevziu do ti pėrgjigjej e shumėpėrfolura Ina Rama, Prokurore e Pėrgjithshme e shtetit shqiptar. Kurioziteti ishte shume i madh pėr tė pare se si do pėrballej kjo vajzė e re, shumė e pėrfolur, me akuzat qe Bajlozi Berishė kish bėrė pėr ēdo ditė kundėr saj. Edhe pse nuk ka njeri (pėrfshirė dhe pėrkrahėsit e tij) qė ska kuptuar se Berisha destabilizon nėpėrmjet spekulimit, me teorinė shpif, shpif se diēka do ngelet, mbrojtja e Prokurores sė Shtetit ishte me shume rėndėsi pėr opinionin publik. Zonja Ina Rama prej njė viti ishte etiketuar nga kampi demokrat si puēiste, lavire bulevardi, bashkėpunėtore e Edi Ramės, asgjėsuese provash, tendencioze ndaj opozitės, e kapur nga krimi e shumė e shumė gjėra tė tjera. Asnjėherė Prokuroria nuk kishte qene NJE ZE nė kėto kohė tė turbullta, edhe pse ishte pėrfolur pafundėsisht nga Kryeministri si njė institucion totalisht i pėrfshirė nė tė ashtuquajturin Puē kundėr tij. Ndaj pėrgjigjet e Ina Ramės, pėr herė tė parė pėrpara kamerave, me njė gazetar te deklaruar hapur si mbrojtės fanatik i pushtetit, zgjonin njė vėmendje tė madhe. Sfida publike pėr Ina Ramėn, e pa mėsuar me kontaktin e drejtpėrdrejtė me njerėzit, me cinizmin e analistėve, me presionin e politikės, nė pamje tė parė dukej shume delikate. Njė fakt tjetėr qe ia vėshtirėsonte prezantimin publik Prokurores pėrbėnte dhe fakti se intervista do tė bėhej nga Blendi Fevziu ne televizionin Klan, njė televizion qartėsisht ne vathen e qeverise. Atė dite ne kėtė televizion, tek emisioni Takimi i Pasdites, Blendi sapo i kish rrėfyer Rudina Magjistarit nga njė kėnd i shtėpisė sė tij, se sa shume lexonte dhe se ēfarė shijesh kishte nė letėrsi. Madje njė shprehje e Fevzos qė smė shqitet nga mendja ishte:
unė nuk i rilexoj librat, me pėrjashtim tė Ismail Kadarese pėr tė kuptuar ne kohė raportin tim me te shkruarin
. Po atė ditė nė po tė njėjtin televizion (dhe pse me stampėn ABC), me kapi syri nje kronike qe pėrshkruante njė skene nga Gjirokastra, ku po digjej libri Enver Hoxha i Fevziut nga komunistėt fanatike. Sesi i kishte kapur kamera nė flagrancė autorėt e kėtij krimi makabėr, zjarrvėnėsit e njė vepre me vlera tė mėdha pėr kombin, vetėm Fevziu e di! Nejse, tė dy shembujt i mora pėr tė thėnė se pėrballe kujt Vigani do rrėfehej Ina e shkrete. Por, pasi dėgjova me shumė vėmendje intervistėn kuptova se edhe njė vajze e thjeshte, normale, e menēur, duke vepruar profesionalisht dhe duke u shprehur vetėm me fakte dhe logjike racionale pėrballė gazetarit tė famshėm qeveritar, mund tė rrėzojė njė perandori tė tėrė. Vura re se pa e pasur fare nė mendje, zonja Silvia Konti (Berisha e ka thėnė), e rrahu me shpulla pėr dy orė Fevzon e shkretė. Madje, shuplakat qe Ina i pėrdori me shume thjeshtėsi dhe delikatese, herė- herė duke u tallur me elegance, nė thelb ishin pėrgjigjet e saj nė mbrojtje tė Shtetit tė sė Drejtes, pėrballė presionit tė pafund tė Saliut. Nuk e di nėse Fevziu ra ne kurthin qė i ngriti vetvetes nga ligėsia per te mbrojtur qorrazi pushtetin apo nga budallallėku! Mendimi im personal ėshtė se janė tė dyja bashke. Njė gjė nuk do ti harrohet kurrė kėtij sharlatani tė gazetarisė: Prokurorja Ina Rama e rrafi me shpulla pikėrisht aty, nė televizionin e tij KLAN.
Tė bėnte pėrshtypje gjatė intervistės nje pėrmbysje e ēuditshme e pozicioneve. Nė fillim Fevzo me njė siguri pėr tu patur zili merrte ne pyetje Prokuroren, ndėrsa ne fund Ina Rama merrte ne pyetje Doktorin, qė pėrfaqėsohej nga Blend Ziu. Po ku dinte i shkreti Fevzo tė mbronte gjith ēkish fantazuar Saliu, pėrballė njė profesionisteje tė ndershme. Ndaj Prokurorja iu pėrgjigj qartė tė gjitha pyetjeve tė gazetarit tė famshėm, ndėrsa ky i fundit u hutua keqas e nuk nxirrte dot fjale nga goja. Aq rėndė u ndje Fevzo gjatė fundit tė emisionit sa tamam si ai fėmija tėrė inat, i mpirė nė portret nga logjika e hekurt e zonjės, pothuajse me lot ne sy, filloi tė bėhej arrogant. Me siguri ne mendje i kalonte fjala e dhėnė nė zyrėn e kryeministrit, duke u fryrė si kėndes pėrpara tė gjithėve se tani qė ajo i erdhi nė emision ja tregonte ai qejfin. Fatkeqėsisht pėr gazetarin e famshėm, Prokurorja rrezoi me fakte gjithė gėnjeshtrat e fabrikuara nga Saliu dhe tė riprodhuara shume keq me pyetje nga Fevziu. Ina Rama nuk la vend pėr dyshim qė nga fillimi deri nė fund tė emisionit. Ajo frenoi ēdo pėrpjekje diabolike tė Fevzos pėr ta futur nė kurth. E degjeneroi Fevzon deri nė atė pikė, sa tė vetmet pyetje qė artikuloi nė pjesėn e dyte tė emisionit ishin ose thashetheme gatuar tavolinave tė Klanit ose sms qė i dėrgoheshin pareshtur pėr ta mbrojtur prej shuplakave tė njėpasnjėshme. Do te ngelet gjate nė mendje pėrgjigja brilante e Prokurores pėrkundėr pyetjes skandaloze tė gazetarit tė famshėm: ėshtė e vėrtetė se disa prokurore nen varėsinė tuaj kanė thėnė se tani do ti bėjmė zbor Kryeministrit?, ajo i pėrgjigjet:
nė punė, por edhe nė jetė, unė nuk merrem me ai tha keshtu, ky tha ashtu, por jam mėsuar tė konfrontohem me faktet dhe ngjarjen. Kjo shuplake qė e skuqi Fevzon duhet tė turpėrojė tė gjithė politiken e mbrapshtė shqiptare, qė e ndėrton gjithēka mbi trillet dhe mekanizmin e pėrbaltjes, pėr tė krijuar pėrshtypjen si thote Saviano se te gjithė janė njelloj, tė gjithė janė nė llum, dhe zgjidhje nuk ka. E kur duhet te funksionoje mekanizmi i baltės Doktori si usta ka Fevzon dhe televizionin e turpshėm Klan, qė nuk pėrtojnė tė grricen me tė vėrtetėn. Ndaj gazetari i famshėm nuk shpėtoi dot prej gricjes fatale, beri njė pyetje qė nė Itali gazetaret ia bėnin rėndom Xhovani Falkones:
a keni frike nga kėrcėnimet e Kryeministrit (a ke frike nga Mafia-Falkones)
?. Ina Rama shumė natyrshėm pėrgjigjet:
nė jetėn time llogarite i bėj vetėm me ligjin, e pėr aq kohė sa nuk e kam shkelur atė, rrjedhimisht nuk kam pse tė kem frikė. Kjo gafė e Fevzos qe nxjerr zbuluar Doktorin vėshtirė tė kalohet pa ndonjė stuhi shuplakash nga ky i fundit, edhe pse nė thelb ishte e vetmja pyetje qe i referohej tė vėrtetės.
Mendoj se kjo interviste historike, sė bashku me disa komente personale, i drejtohet atyre qė duan tė kuptojnė se qorrsokaku ku na ka futur Sali Berisha me gjithė Fevzot e tij ėshtė rruga e rrėnimit shpirtėror dhe material tė kėtij vendi. E vetmja alternative pėr ATA ėshtė spekulimi dhe presioni i pėrditshėm, vetėm e vetėm pėr tė mos humbur pushtetin. Ky njeri me emrin Sali Berisha, nuk ėshtė i rrezikshėm thjeshte individualisht, por shumė me tepėr. Kultura qe po na imponon AI me gjithė Fevzirat qė e rrethojnė ėshtė kriminale. Sali Berisha na thotė tė gjithėve se edhe po vrave edhe po vodhe edhe po mashtrove ėshtė njė gjė normale, mjafton tė besh pjese ne vathen e pushtetit, ama po guxove tė thuash tė vėrtetėn e po guxove tė ndėrtosh Standarde tė Shtetit te sė Drejtės duke u kruajtur me NE, atėherė do ta pėsosh. Por Doktori, Fevziu dhe lakenjtė qe e rrethojnė, harrojnė se dita e gjykimit ėshtė pranė pėr mėkatarėt. Gjykimit nga drejtėsia mund ti shpėtosh si burracak qe fshihesh pas pushtetit, por gjykimit moral kurrė. Ai tė ndjek nga pas si hije e nuk e shmang dot. Kėtė mund tė ta demonstroje dhe njė vajzė e thjeshte, e menēur dhe profesioniste, duke tė rrahur keqas me shpulla, pasi je grricur pa fund me tė vėrtetėn, pikėrisht nė kullėn tende me emrin KLAN.
Hervin Ēuli
Regjisor
Gazeta Tema
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 53 vizitorë |
| Lexuar:
429 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Barazia gjinore nė Kosovė |
E premtė, 18 maj 2012 - 12:31 Mundėsitė e femrės pėr integrim edhe pengesat
Me edukatė nga nėna e arsimuar, kemi fėmijė tė edukuar
Sami Frashėri
Nė organizim tė Shoqat... |
| TRAGJEDIA GREKE |
E enjtė, 10 maj 2012 - 20:50 Forcat politike greke dėshtuan kėtė javė nė pėrpjekjet e tyre pėr tė formuar njė qeveri tė re. Zgjedhjet e fundit parlamentare pėrfunduan nė njė ngėrē po... |
| NĖN NDIKIMIN E VETĖVRASJES SĖ ARDIAN KLOSIT |
E premtė, 04 maj 2012 - 07:13 Vetėvrasja e Ardian Klosit mė kujtoi idenė e njė vėtėvrasjeje: vetėvrasjes sime.
Nė rrethana tė caktuara jetėsore jam gjetur dy herė nė tė tilla situata,... |
më shumë nga - Tė ndryshme » |
|
|
|
|
|