| Viti i krizave |
| Publikuar më 31 janar, 2012 nė orėn 02:05 ( ) |
Afrim Morina | Opinion | |
|
|
|
Nė kėtė vit qė kemi hyrė, do tė jetė vit krizash dhe pėrpjekjesh pėr vėnien nė binarė tė drejtė tė shumė problemeve jetėsore. Ka probleme qė janė krijuar artificialisht nga njė klan njerėzish e pushtetarėsh, ka probleme qė jenė krijuar si rezultat i krizės financiare botėrore, sidomos nė evrozonė, ka probleme politike qė janė krijuar, si rezultat i ambicieve pėr pushtet, ka probleme qė janė krijuar nga mos veprimi pėr ēėshtje kombėtare, ka probleme...
Kėto kriza janė nė gjithė hapėsirėn kombėtare dhe vėshtirė e kemi ti tejkalojmė, sepse kur ato i krijon vet, pėr qėllime tė ulėta, atėherė zihesh pėrbrenda vetės duke u munduar tė gjesh shtegdalje.
Kriza morale
Problemet qė janė krijuar nga amoraliteti politik janė bukur me peshė dhe ato vėshtirė e kemi ti tejkalojmė, sepse askush nuk del dhe tė pranojė kėtė fenomen, por tė gjithė rrahin gjoks pėr moral tė lartė.
Nga morali i dobėt ka lindur mitomania.
Nga morali i dobėt ka lindur hajnia.
Nga morali i dobėt ka lindur nepotizmi.
Nga morali i dobėt ka lindur bajraktarizmi.
Nga morali i dobėt ka lindur veprimi klanor.
Nga morali i dobėt ka lindur mos gjykimi i drejtė.
Nga morali i dobėt ka lindur krimi politik e ekonomik.
Nga morali i dobėt ka lindur peshimi i problemeve me dy kuti.
Nga morali i dobėt ka lindu linēimi.
Nga morali i dobėt lindin rehabilitime e tradhtarėve.
Nga morali i dobėt tradhtisė i duartrokitet.
Nga morali i dobėt ka lindur censura.
Nga morali i dobėt ka humbur vlera krijuese dhe shkencore.
Nga morali i dobėt ka lulėzuar antivlera.
Nga morali i dobėt ėshtė krijuar dėgjueshmėria.
Nga morali i dobėt janė krijuar gaborre armiqėsore deri nė shkallė vrasjeje.
Kjo krizė ka pėrfshirė gjithė sferat e jetės, te mė sė paku nėntėdhjetė pėrqind tė qytetarėve. Kėtu qėndron frika e mos mposhtjes sė kėtyre akteve morale. Pėr kėtė duhen ligje tė forta, zbatues tė ligjeve, njerėz tė pėrkushtuar e me moral tė fortė kombėtar, njerėz tė pėrkushtuar e jo frikacakė, tė kundėrtėn duhet kohė, e koha prej njė viti ėshtė shumė e shkurtėr. Kriza morale sjell edhe kriza tjera nė thellėsi dhe gjerėsi tė problemeve jetėsore. Tė gjitha kėto sjellin edhe ndėrhyrje nė jetėn e njeriut, prerje tė gjėrave me gėrshėrė, mohimi i vlerave dhe bėmave tė individėve e kolektivit, vetėkėnaqėsinė dhe dėshirė pėr ti pėrkulur e poshtėruar individin apo taborin tjetėr.
Mohimi i tė vėrtetės historike paraqet krizė intelektuale e kombėtare
Mohimi i tė vėrtetės historike tashmė ėshtė bėrė modė e kohės. Jo vetėm se e mohojnė disa pėr tė fshirė tė kaluarėn e tyre tradhtare, vasale e heshtake, por po e mohojnė bėrėsit e historisė pėr teke e inate:
E para
Tė gjithė e pranojnė se para lufte kishte organizatė pėr parapėrgatitje tė shqiptarėve pėr luftė, se shkonin pėr ushtrime ushtarake nė Shqipėrinė londineze, edhe pse e dinė, asnjėherė nuk e pėrmendin Frontin e Rezistencės dhe Bashkimit kombėtar.
E dyta
Sinjalet pėr tė mohuar historinė janė dhėnė qė herėt, mirėpo ky vit do tė jetė vit i reflektimeve, sepse kemi edhe pėrvjetorė tė mėdha, kemi edhe rregullimin e disa gjėrave me ligje, pėr tė treguar se kush kemi qenė e kush jemi, ku kemi qenė e ku jemi, ēka kemi bėrė e ēka po bėjmė, kush ėshtė i pari e kush ėshtė i fundit, kush dha mė shumė e kush mė pak pėr ēėshtjen kombėtare, etj.
Nė Shqipėrinė londineze dhe nė gjithė hapėsirėn kombėtare ėshtė shpallur vit i kremtes sė pavarėsisė. Tė gjithė vrapojnė nė mėnyrėn e vet pėr tė treguar se sa e kanė dashur e duan Shqipėrinė dhe ēėshtjen kombėtare. Sali Berisha ka paralajmėruar njė skenar, qė mė tepėr ėshtė fundosja e tė vėrtetės historike, se sa madhėshtinė qė ka pasur ai vit e ajo datė.
Nė Shqipėrinė jashtė londineze, ky vit e ajo datė merren si ditė flamuri dhe harrojnė tė gjorėt se dita e flamurit ėshtė caktuar nė kohėn e tė madhit Gjergj Kastrioti- Skėnderbeut. Kėtė e bėjnė nga frika e ndėrkombėtarėve nė Kosovė, nga frika e malazezėve, serbėve e sllavo maqendonėve, nė viset tjera shqiptare, duhet vet ta japin pėrgjigjėn, sepse Shqipėria ka vetėm njė datė tė pavarėsisė dhe si e tillė edhe duhet kremtuar.
E treta
Nė Kosovė fshihet dita e themelimit tė UĒK- sė me qėllim tė caktuar, qė aty mos tė pėrfshihen veprimtarėt e njėmend tė ēėshtjes kombėtare dhe u jepet mundėsi edhe atyre qė, jo vetėm deklarativisht ishin kundėr UĒK- sė dhe luftėtarėve tė lirisė, por edhe me veprime konkrete. Kjo po ndodh me historinė mė tė re, e si do ta ndriēonim historinė e mė hershme?
Njė grup i themeluar apo i vet themeluar, bėnė edhe regjistrin e veprimtarėve pėr ēėshtjen kombėtare, qė nga kundėrvėniet e para tė regjimit titist, nėpėr vite veprimtarie deri nė vitin njėmijė e nėtėqindė e nėntėdhjetenėntė. Nga viti njėmijė e nėntėqindė e nėntėdhjetė, veprimtar janė vetėm ata qė kanė pasur tastiere tė LPK- sė, e shumė prej tyre ato i kanė marrė pas lufte, ndėrsa tė tjerėt edhe pse kanė dėshmi gjyqėsore, nuk u njihet kjo e drejtė. Kjo organizatė mohon edhe mbėshtetjet qė e ka pasur nga bashkėmendimtarėt e tyre, edhe pse nuk i kanė takuar tė njėjtit subjekt politik, me qėllim tė caktuar, qė mos ti njihet e drejta e luftės sė pa ndėrprerė pėr ēėshtje kombėtare akėcilit, se po del mė i vjetėr nė kolonėn e luftėtarėve tė lirisė.
E katėrta
Liderėt e Unionit tė Pavarur Studentesh, qė ishin nė ballė tė organizimit tė demonstratės sė njė Tetorit tė vitit 1997, nuk janė ende nė gjendje tė thonė tė vėrtetėn pėr pėrgatitjen e asaj date, qė do tė bėjė kthesė tė madhe nė tė menduarit dhe tė vepruarit e shqiptarėve pėr tė ardhmen e vet, ndihmesėn dhe format e ndihmesės, nga kush e morėn, kur dihet se tė gjithė, madje edhe intelektualėt e pavarur tė kohės, ishin kundėr atij demonstrimi.
E pesta
Ende nuk thuhet e vėrtete pėr Rambuilen e rreth saj. Qėllimisht fshihen disa gjėra, mu pse dikujt nuk ia kėnda, sepse nuk e ka pėrmbushur misionin qė i ju ngarkua, e disa sepse nuk ishin prezent nė rrjedhat e pėrgatitjes. Kalkulohet emri i Ukshin Hotit pėr qėllime tė akėcilit individ, duke iu shmangur tė vėrtetės.
E Gjashta
Ende nuk janė nė gjendje tė pranojnė udhėheqja e LPK- sė pėr peripecitė e redaksisė sė Zėrit tė Kosovės nė Prishtinė dhe kush e mundėsoi tė grumbulloj, redaktojė dhe pėrcjell punimet pėr nė Zvicėr.
E shtata
Ende nuk janė nė gjendje tė pranojnė se si ėshtė themeluar Lidhja e Bashkimit Demokratik (LBD) nga disa subjekte politike, qė i dha mbėshtetje UĒK- sė nė tė gjitha format e veprimit deri nė mbarim tė luftės.
E teta
Ende nuk thuhet e vėrteta, se nė mes ofensivave, gjatė luftės sė UĒK- sė, ėshtė bėrė tentim grushtet nė Tiranė, nga udhėheqėsi i opozitės atėherė- Sali Berisha, pėr tė rrėzuar Qeverinė, e cila ishte nė shėrbim tė luftės ēlirimtare nė Kosovė.
Kriza ekonomike
Kriza ekonomike i ka pėrfshirė tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė, por reflektim negativė nė planin kombėtar sjellė kriza ekonomike nė Shqipėrinė londineze dhe Kosovė. Kėtė krizė ekonomike kombėtare e kemi nė dy plane, nė planin e jashtėm dhe atė tė brendshėm.
Nė planin e jashtėm kemi reflektimin e krizės financiare sė eurozonės, e cila ka trondit edhe ekonomi mė tė mėdha e stabile, e lė mė kėtė tonėn.
Nė planin e brendshėm janė disa faktorė qė e thellojnė krizėn ekonomike:
Privatizimi i pa planifikuar dhe i imponuar, qoftė nga interesi i tė huajve, qoftė nga interesi klanor, duke mos zgjedhur prioritete dhe klasifikim pėr pronėsi shtetėrore.
Ekonomia informale e cila pasuron xhepat e njė klani, ndėrsa varfėron buxhetin shtetėror.
Mos planifikimi i bizneseve profitabile, por orientimi i tyre pėr tė krijuar pasuri sa mė tė shpejtė.
Investimet kapitale tė orientuara jo nė prioritete, por aty ku shohin leverdinė njė klan politik.
Vonimi i punimeve dhe aneks kontratat, qė qėllimisht nuk janė pėrfshirė nė kontrata tė kryerjes sė punėve, pėr tė vjel para dhe kėtė me pėlqimin e tė dyja palėve, duke marrė secila hisen e vet.
Orientimi i kapitalit nė zona tė caktuara tė interesit vetanak,pa shikuar interesin kombėtar.
Marrėveshjet e fshehta nė mes kontraktuesve pėr profitin nė kuadėr tė kontratės pėr kryerjen e punėve.
Shpenzimet marramendėse tė zyrtarėve shtetėror, qoftė me mėditje, karburante, qira dhe reprezentacione
Kriza sociale
Kriza sociale ėshtė nė rritje e sipėr. Ajo ka krijuar tri shterash shoqėrore:
Elitėn e tė pasurve, qė nuk pėrbėjnė mė shumė se tre pėrqind tė qytetarėve
Varfėrinė e skajshme, qė kap shifrėn rreth njėzetepesė pėrqind tė qytetarėve
Tė varfrit, nė tė cilėn kategori hyjnė tė gjithė tė punėsuarit nė institucione civile e publike
Mos kontrollimi i ēmimeve tė artikujve qenėsor tė jetės, tė cilėt kanė mbetur nė mėshirėn e tregtarėve
Konkurrenca jo reale nė mes artikujve tė importuara dhe tė prodhuara nga qytetarėt.
Kėto elemente qė u theksuan, por ka edhe shumė tė tjerė, e rėndojnė jetėn e qytetarit dhe kjo domosdo prodhon pakėnaqėsi qytetare. Kėtė pakėnaqėsi qytetare mundohen ta shfrytėzojnė opozita, si gjithnjė pėr tė luajtur lojėra politike nė shpatullat e tė tjerėve.
Kriza politike
Krizėn politike qėllimisht e lash tė fundit, sepse kjo ėshtė gjenerator i tė gjitha krizave nė hapėsirėn tonė kombėtare. kudo nė hapėsirėn tonė kombėtare kemi kėtė krizė, diku mė e theksuar, diku mė e kamufluar, diku mė e heshtur. Kjo rrjedh, ngase ende si komb nuk e kemi tė zgjidhur ēėshtjen tonė, por fatin kryesisht ia kemi lėnė faktorit tė jashtėm duke anashkaluar atė tė brendshmin, me tė gjitha prioritetet qė i kemi. Prandaj ky vit jubilar tė njėqind vjetorit tė pavarėsisė do tė ngjalli epshe pėr pushtet, do tė ngjalli epshe pėr tė ruajtur pushtete, do tė ngjalli epshe pėr tė rehabilituar e pėr tu rehabilituar figura mė tė errėta tė kombit, pėr tu linēuar e pėrbuzur figura tė mėdha kombėtare, duke shfrytėzuar krizėn ekonomike.
Kėtu nuk kemi tė bėjmė me parimin e mohimit tė mohimit, por me parimin e mohimit tė gjithēkaje. Kjo filozofi e artikulimit politik, qė kėtė vit do tė reflektohet mė sė shumti, duke menduar kreatorėt e saj, se po qe se nuk bėhet nė kėtė vit do tė jenė tė vonuar nė histori dhe jetėn politike.
Fjalori qė pėrdorėt nė mediet e informimit, fjalori qė pėrdorėn nė debate, fjalori qė pėrdorėt nė parlamente, jep sinjale tė qarta se ēfarė drejtimi kanė marrė rrjedhat politike dhe secili mundohet tė jetė nė ballė tė proceseve, duke mos shikuar se cilės anė tė medaljonit i takon, atij tė vlerės kombėtare apo pėrkatėsisė: kosmopoliste, armiqėsore, matrapazllėku, kriminele, plangėprishėsi, zjarrvėnėsi, sharlatani etj. Mirėpo, karakteristike ėshtė se tė gjithė thirrėn nė ēėshtjet kombėtare, tė vetėdijshėm se nuk qėndrojnė nė ato pozita, por ėshtė vit garues elektoral dhe kurrė mė tepėr nuk do tė vejnė nė shprehje folklorizmin politik.
Kjo krizė politike reflektimet mė tė mėdha i ka nė Shqipėrinė jashtė londineze, pėr fatin tragjikė se, nuk po i qasen zgjidhjes sė problemeve duke marrė parasysh atė kombėtar, por po merren nė zgjidhjen e problemit pjesor, aty ku e vėnė gishtin ndėrkombėtarėt. Ne nuk duhet gjithnjė ta pėrcjellim gishtin me sy, sikur se e pėrcjellim tehun e thikės kur dikush nga qet herė nė anėn e majtė e herė nė tė djathtin tė hundės, me bebėzat e syrit. Sepse jo tė gjithė gishtat kryejnė funksionin e njėjtė, prandaj edhe ndėrkombėtarėt jo tė gjithė na duan tė mirėn, se po tė jetė ashtu, kaherė do tė i kishim hequr kėto probleme qė e rėndojnė kombin tonė.
Elita politike vendimmarrėse kanė krijuar opinione, se ne vet nuk mund tė marrin fatin e kombit nė duar, prandaj nuk qon peshė edhe nėse na ndihmojnė edhe aton duar qė gjatė gjithė[ historisė janė munduar tė rrėzojnė duart tona. Ky ėshtė viti kur duhet treguar se edhe ne mund tė jemi parzmore e atdheut dhe dijm e mundemi pėr ta bėrė kėtė, por jo tė ndarė nė feuda, por tė gjithė tė bashkuar rreth kėsaj date dhe rreth kėtij flamuri.
Roli i atdhetarėve nė kėtė vit jubilar
Intelektualėt e kombit duhet ti sheshojnė mirė punėt dhe tė mos bien viktimė e grupimeve tė tilla. Ata duhet tė kontrollojė rrjedhat e proceseve dhe pa anime tė thonė fjalėn e vet me guxim. Besojė se fjala e tyre do tė ndikojė nė gjithė kėtė katrahurė ku po mundohen tė na fusin epshet pėr pushtet. Ata e kanė nė dorė edhe orientimin e masave, qė pėr hesape tė veta, akėcili subjekt politik do tė mundohen ti keqpėrdorin, sepse gjithė kėto kriza, domosdo se do tė krijojnė mos kėnaqėsi dhe reagime, por nėse ndodhin ato tė jenė nė favor tė ēėshtjes kombėtare, nė radhė tė parė, e pastaj edhe tė qytetarėve.
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 45 vizitorë |
| Lexuar:
264 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Pėr ēka kanė nevojė shqiptarėt nė IRJM?!... |
E premtė, 18 maj 2012 - 13:21 ...Shqiptarėt nė IRJM nuk kanė nevojė pėr luftė sepse luftėn e kanė fituar nė vitin 2001 nėn emblemėn e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, shqiptarėt nuk kanė ... |
| Eurointegrimet mision i pamundur |
E premtė, 18 maj 2012 - 13:09 Pse Maqedonia e sotshme nuk do tė inkuadrohet nė NATO e nė BE? Kush nuk e do dhe kush e pengon kėtė inkuadrim? A ėshtė vetėm emri i Maqedonisė pengesė pėr ... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|