| PRO ET CONTRA GJENOCIDIT SERB NĖ BOSNJĖ |
| Publikuar më 02 shkurt, 2012 nė orėn 03:28 ( ) |
Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion | |
|
|
|
Barometri Diplomatik
*** The Serbian genocide on Bosnian Muslims (1992-1995) was committed to destroy them in whole as ethnic, national and religious group. This intention to destroy Bosnian Muslims, accoroding to international law is unique genocide that constitute an international crime which is prohibited with the United Nations Convention on the Prevention and Punishment of the Crime of Genicde (1948).
Siē njoftojnė masmediat serbe tė Beogradit, nė kuadrin e agjencisė Tanjug tė Beogradit, mė 31 janar 2012, ėshtė mbajtur dueli politik ndėrmjet Ēedomir Jovanoviq (kryetar i PDL-sė) dhe Milarod Dodik (kryetar i Republikės serbe tė Bosnjės).
Pretekst pėr organizimin e njė dueli tė tillė pro et contra gjenocidit serb nė Bosnjė, ishte deklarata e Ēedomir Jovanoviqit, bėrė mė 29 janar 2012 nė Kėshillin Drejtues tė Partisė Demokratike Liberle, se Republika serbe e Bosnjės, ėshtė krijuar mbi bazėn e gjenocidit dhe tė spastrimit etnik. Mirėpo, kryetari RS, Milorad Dodik dhe kryesia e shtetit tė tij serb, e kanė hudhur poshtė, si gėnjeshtėr tė papranueshme, deklaratėn e theksuar tė kryeliderit demorkat dhe liberal, Ēedomir Jovanoviq, me motivacion se Republika serbe nuk ėshtė gjenocidale dhe se nė Bosnjė nuk ka pasur gjenocid serb(!?)
Mohimi i kryerjes sė gjenocidit serb nė Bosnjė kundėr myslimanėve boshnjakė nga ana e Milorad Dodikut (kryetar i RS-sė), ėshtė fatkeqėsia dhe rreziku mė i madh pėr koekzistencėn e sotme tė serbėve, boshnjakėve dhe kroatėve. Duhet pranuar fakti se, pėrpos liderit Ēedomir Jovanoviqit, qė ka deklaruar botėrisht edhe nė KD tė PDL-sė, edhe nė duelin televiziv nė Tanjug me oponentin e tij, Milorad Dodik, serbėt as nė qeverinė dhe nė parlamentin e Serbisė dhe tė Republikės serbe tė Bosnjės( nė Beograd dhe nė Pale), nuk pranojnė argumentet e pamohueshme se nė Bosnjė ėshtė kryer gjenocid mbi myslimanėt boshnjakė, edhe pse kėta janė shfarosur masovikisht mbi bazėn etnike, nacionale dhe fetare. Kėtė e provon edhe rasti i shfarosjes sė 8000 myslimanėve nė Srebrenicėn famėkeqe (11 korrik 1995), e cila nė atė kohė ishte nėn mbrojtjen e pejsėtarėve paqėsorė tė Kombeve tė Bashkaura. Ky ishte turpi mė i madh i humanizmit dhe i drejtėsisė sė Evropės dhe i bashkėsisė ndėrkombėtare ngase gjenocidi serb mbi 8000 civilėt boshnjakė u bė nė praninė e kaskave blu tė OKB-sė.
Jovanoviqi si Tucoviqi
Sikurse demokrati Dimitrije Tucoviq, i cili nė dekadėn e dytė tė shekullit XX (1912-1914), e kritikoi dhe e fajėsoi qeverinė serbe pėr gjenocidin e soldateskės serbe mbi shqiptarėt dhe Shqipėrinė (duke pėrfshirė Anamoravėn, Iliridėn, Kosovėn, Lumėn, Dibrėn, Durrėsin etj.), ja, sot, nė dekadėn e dytė tė shekullit XXI, tė njėjtėn gjė e bėri, edhe demokrati liberal Ēedomir Jovanoviq i Beogradit, i cili me plot tė drejtė, i akuzon dhe fajėson serbėt pėr gjenocidin e kryer nė Bosnjė, edhe pse kryetari i Republikės Serbe nė Pale, Milorad Dodik, ashtu sikurse dikur ish-kryeministri i qeverisė sė Serbisė, Nikola Pashiq, qė fshihte dhe mohonte pushtimet agresive dhe gjenocidin serb mbi shqiptarėt dhe mbi Shqipėrinė, nė tė njėjtin stil ultranacionalist e mohon gjenocidin e kryer serb mbi myslimanėt e Bosnjės.
Edhe pse tė vėrtetėn e Republikės serbe, tė krijuar me gjenocid nė Bosnjė, e dėshmojnė edhe statistika e kėtyre shifrave tė viktimave myslimane boshnjake, ku gjatė viteve 1992-1995 nga soldateska paramilitare, militare dhe policore ēetniko-fashiste barbare serbe, janė vrarė dhe masakruar mbi 75.000 mijė dhe janė shpėrngulur mbi njė milion myslimanė boshnjakė. Kulminacionin e kryerjes sė gjenocidit serb mbi myslimanėt e Bosnjės, e provoi edhe shembulli i llahtarshėm i Srebrenicės, ku me urdhėrin e gjenralit Ratko Mladiq, dhe ndihmėsve tė tij kriminelė ushtarakė dhe udhėheqės politikanė serbė, u ekzekutuan dhe u masakruan mbi 8000 mijė myslimanė, gra, fėmijė, burra, tė rinj dhe pleq, vetėm pse ishin myslimanė(!)
Mirėpo, kėtė tė vėrtetė tė dhimbshme dhe tragjike, tė shkaktuar nga agresioni ēetniko-fashist serbomadh, deri tani, Ēedomir Jovanoviq ėshtė i vetmi lider politik serb i Beogradit qė botėrisht ka pohuar se nė Bosnjė kundėr myslimanėve boshnjakė, ėshtė kryer gjenocid, dhe se Republika serbe e atjeshme, ėshtė krijuar mbi bazėn e gjenocidit serb.
Ky konstatim ėshtė i pakundėrshtueshėm, sepse gjenocidi serb kundėr myslimanėve boshnjakė tė Bosnjės (1992-1995), ėshtė kryer me qėllim qė ata nė tėrėsi tė shfaroseshin si grup etnik, nacional dhe fetar. Ky gjenocid i planifikuar, i pėrgatitur, i urdhėruar dhe i kryer nga politika dhe nga forcat ushtarake dhe paraushtarake agresive serbe nėn drejtimin e gjeneralit Ratko Mladiq dhe bashkėpunėtorėve e mentorėve tė tij, Slobodan Milosheviq, Radovan Karaxhiq, Bilana Plavshiq, Momēilo Krajishnik e shumė tė tjerė nga regjimi i Slobodan Milosheviqit, si dhe kriminelėve tė tij, Vojislav Sheshel, Zhelko Razhnjatoviq-Arkan, Bokan
etj., sipas sė drejtės ndėrkombėtare pėrbėn krim ndėrkombėtar dhe vepėr penale ndėrkombėtare, qė ėshtė i ndaluar dhe i dėnuar me Konventėn e Kombėve tė Bashkuara pėr Parandalimin dhe Ndėshkimin e Krimit tė Gjenocidit (1948).
Tezat asimetrike: Nuk ka asnjė simetri midis Kosovės dhe Republika Srpska tė Bosnjės!
Teza e liderit tė PDL-sė, Ēedmir Jovanoviq se Republika serbe nė Bosnjė, ėshtė krijuar me gjenocid dhe me spatrim etnik, dhe se gjenocidi nė Srebenicė, ėshtė krimi mė i madh nė Evropė, pas Luftės sė Dytė Botėrore, e pėrgėnjeshtron dhe e mohon tezėn e kryetarit tė Republikės serbe, Milorad Dodik se gjoja Republika serbe nuk ėshtė krijesė gjenocidale. (http://www.blic.rs/Vesti/Politika/304762/Duel--Jovanovic-Dodiku-Stigli-ste-i-do-rata-sa-Andzelinom-Dzoli/01/02/2012).
Teza objektive dhe e qėndrueshme e Ēedomir Jovanoviqit, hedh poshtė tezat spekulative dhe falsifikuese tė kryetarit tė RS, Milorad Dodik, se gjoja, edhe RS ka tė drejtė tė jetė e pavarur sikurse Kosova. Pse RS-sė nuk i lejohet njė gjė e tillė?
Pėrgjigjja ėshtė kjo: - Sepse, ashtu sikurse ka pohuar Ēedomir Jovaniviq, Republika Srpska ėshtė krijuar me gjenocid dhe me sapstrim etnik. Kjo sipas sė drejtės ndėrkombėtare, nuk ka asnjė tė drejtė, tė njihet si shtet i pavarur dhe sovran, sepse ėshtė krijuar me agresion, me forcė dhe me gjenocid. Si rrjedhim, kjo si shtet pėrbėrės, nuk do tė duhej tė figuronte as nė kuadrin e shtetit tė Federatės sė Bosnjės e Hercegovinės.
Ndėrkaq, kur ėshtė fjala pse Kosova ka pasur tė drejtėn, qė tė krijohet si shtet i pavarur dhe sovran, ėshtė e kundėrta e medaljes sė krijimit tė Repubika Srpska e krijuar me agresion dhe me gjenocid serb, sepse Kosova ėshtė ēliruar dhe pavarėsuar nė mėnyrė plotėsisht tė ligjshme dhe, nė pėrputhje me parimet dhe me normat e sė drejtės ndėrkombėtare ngase ishte viktimė e agresionit pushtues, gjenocidal dhe terrorist tė Republikės sė Serbisė.
Pra, shumė e thjeshtė ėshtė pėr tu kuptuar pse Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe sovran, e Republika Srspka nuk ėshtė, dhe, nuk duhet tė njihet kurrė si shtet i pavarur dhe sovran, sepse ėshtė krijuar me forcė dhe fle nė shtartin e gjenocidit.
Ndėrkaq, Kosova ėshtė krijuar nė mėnyrė ligjore, demokratike dhe paqėsore, duke e luftuar sundimin kolonial, terrorizmin dhe gjenocidin e institucionalizuar tė Serbisė. Ky ėshtė dallimi faktik dhe juridik. Asnjė shtet nė botė, nuk e gėzon tė drejtėn e pavarėsimit, nėse pėr kėtė qėllim e pėrdorė forcėn, terrorin e organizuar shtetėror dhe gjenocidin, ashtu siē veproi Republika Srpska, e ndihmuar ushtarakisht dhe politikisht nga Beogradi.
Pra, ultranacionalisti serb, Milorad Dodik, duhet ta ketė tė qartė se, Kosova ėshtė pavarėsuar me paqe, kurse Republika Srpska ėshtė krijuar me agresion terrorist dhe me gjenocid! De facto dhe de jure, ky ėshtė dallimi thelbėsor, qė pėrjashton ēdo krahasim simetrik.
Prandaj, kryetari i Republika Srpska, Milorad Dodik nuk ka asnjė argument ligjor, qė tė kundėrshtojė krijimin gjenocidal tė Republikės sė tij, sepse kėtė fakt, tanimė e ka tė njohur gjithė Evropa dhe gjithė bota.
Sė fundi, pėr ti demantuar tezat fallso, amorale, antiligjore, antihumane dhe antidmeokratike tė ultranacionalistit serb, Milorad Dodik, po e citojmė kėtė pohim tė njė komentuesi serb, kur thotė se: Milorad Dodik ėshtė nacionalist serbomadh dhe katastrofa mė e madhe pėr popullin serb. Derisa tė sundojnė njerėzit siē ėshtė Milorad Dodik dhe tė tjerėt sikurse ai, kurrė nuk do tė ketė paqe as nė Bosnjė e as nė Serbi. Sikurse Serbia tė kishte pasur mė shumė njerėz sikuse qė ėshtė demokrati liberal Ēedomir Jovanoviq, do tė kishte qenė krejtėsisht ndryshe, dhe, Serbia nuk do tė ishte, kjo qė ėshtė-faktor jostabiliteti nė Ballkan. (Po aty,www.blic.rs/01/02/2012).
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 48 vizitorë |
| Lexuar:
345 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Pėr ēka kanė nevojė shqiptarėt nė IRJM?!... |
E premtė, 18 maj 2012 - 13:21 ...Shqiptarėt nė IRJM nuk kanė nevojė pėr luftė sepse luftėn e kanė fituar nė vitin 2001 nėn emblemėn e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, shqiptarėt nuk kanė ... |
| Eurointegrimet mision i pamundur |
E premtė, 18 maj 2012 - 13:09 Pse Maqedonia e sotshme nuk do tė inkuadrohet nė NATO e nė BE? Kush nuk e do dhe kush e pengon kėtė inkuadrim? A ėshtė vetėm emri i Maqedonisė pengesė pėr ... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|