Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TRE USHTARĖT EMBLEMATIKĖ TĖ UĒK-sė (II)
Publikuar më 03 shkurt, 2012 nė orėn 02:52 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(PJESA E DYTĖ)

Nė 15 vjetorin e rėnies sė Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhės dhe Hakif Zejnullahut

SI U GJEND EDMOND HOXHA NĖ MAKINĖ ME ZAHIRIN DHE HAKIFIN?

Qė nė ēastin e parė, pra qė nė momentin kur u bė i njohur fakti se tre djem tė rinj, luftėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovė, sipas Komunikatės nr. 30 tė Shtabit Qendror tė UĒK-sė dhe, “viktima tė terrorit serb qė pėrvetėsohen nga UĒK-ja”, sipas Lidhjes Demokratike tė Kosovės, kur ende gjithēka ishte nėn mjegullėn e natės, njėri nga tre tė rėnėt ishte ende i panjohur, jo vetėm pėr ata qė i kishin pėrcjellė Zahirin dhe Edmondin, por edhe pėr gjurmuesit, ndjekėsit e vrasėsit, pra pėr milicinė serbe. Nė tė gjitha deklarimet e para zyrtare tė Shėrbimit Informativ tė Ministrisė sė Brendshme serbe nuk jepet emri i Edmondit. As nė lajmet speciale tė dhėna nga radio dhe TV beogradase nuk jepet njė gjė e tillė. As nė lajmin e dhėnė nga Radio Moska, emisioni nė gjuhėn serbe, tri orė pas ngjarjes, nuk jepet emri i njeriut tė tretė qė vritet nė Pestovė. Vetėm theksohet se ėshtė terrorist dhe anėtar i tė ashtuquajturės Ushtri Ēlirimtare e Kosovės. Tė dukej sikur, duke qenė nė dijeni tė udhėtimit qė do tė ndodhte dhe tė dy personave tė parė, Zahirit dhe Hakifit, ata ende nuk kishin dijeni pėr tė tretin qė do tė ishte mes tyre.

Pra, nėse e kishin ditur se nė atė makinė, qė nga ēasti i nisjes, do tė ishin Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu, ata nuk kishin arritur tė dinin se cili do tė ishte personi i tretė, ose, ēka ėshtė mė e mundshme dhe si thuhet mė tej, ata kishin pritur dikė tjetėr tė udhėtonte asaj nate. Tė kishte qenė rastėsi apo diēka kishte rrjedhur ndryshe nga ajo qė kishte pritur sigurimi i fshehtė serb? Qė nė ditėn e parė tė pasngjarjeve dhe nė ditėt e mėpasme, sidomos nga shtypi i ditės nė gjuhėn shqipe dhe i botuar nė Prishtinė, ėshtė shtruar si mister pėrse u gjend nė atė makinė Edmond Hoxha. “Mirėpo, si u gjet nė makinėn e tyre Edmond Hoxha, kėtė nuk e di askush. Ēfarė ėshtė e vėrteta, edhe nga tė afėrmit e Hakifit dhe tė Zahirit, nga njėra anė, si edhe tė afėrmit e Edmondit, nuk mund tė thuhet nė asnjė mėnyrė se kėta janė njohur mes veti. Dhe e tėrė kjo e shton enigmėn e kėsaj vrasjeje misterioze”, shkruhej nga Haqif Mulliqi mė 7 shkurt 1997, njė javė pas ngjarjes. Pyetja, si e tillė, ėshtė shtruar qė me njė shkurt dhe ata qė e kanė ditur tė vėrtetėn nuk mund tė dilnin haptazi. Ėshtė shkuar edhe mė tej; ėshtė hedhur dyshimi se, sipas tė dhėnave tė pasqaruara, Edmond Hoxha ishte arrestuar njė ditė mė parė, tė enjten, mė 30 janar, dhe se trupi i tij aty mund tė ishte njė truk policor. Edhe prindėrit e tė afėrmit e Zahirit dhe tė Hakifit, nė bisedat e para, tė bėra pas ngjarjes, duke dashur tė ruajnė tė fshehtėn e pasgoditjes, kanė thėnė se Edmondin nuk e kishin takuar ndonjėherė dhe se nuk e dinin miqėsinė e tij me bijtė e tyre. Duke pasur parasysh se nė atė kohė nuk mund tė thuhej asgjė tjetėr mė shumė se kaq, sepse lidhjet do tė vazhdonin tė shthureshin, edhe kjo ėshtė e kuptueshme. Nga tė gjitha gjėrat e javės sė parė ngeli njė enigmė, e cila zgjati edhe mė tej: kur dhe si janė njohur me njėri- tjetrin Zahiri dhe Edmondi? Nuk ka pasur asnjė enigmė nė lidhjet mes Zahirit dhe Hakifit. Si u bė e njohur menjėherė, ata ishin nip e dajė, dhe duke qenė tė tillė, gjithēka do tė ishte e natyrshme. Edhe organizimi i varrimit tė tyre u bė me njė diferencė tė shkurtėr kohore, nė mėnyrė qė pjesėtarėt e dy familjeve tė mund tė ishin tek njėra- tjetra, sepse ishin tė lidhura. Motra e Qerim Pajazitit, babait tė Zahirit, ishte nėna e Hakifit. Pra ishte njė dhimbje familjare e dyfishtė. Enigma do tė qėndronte nė njohjen tjetėr.

PĖRSE ME ZAHIRIN, EDMONDIN DHE HAKIFIN NUK RRUGĖTOI EDHE ILIR KONUSHEVCI?

Ishte ajo thjeshtė nė ditėn e 31 janarit kur po udhėtonin sė bashku dhe nisja kishte njėkohėsisht edhe fundin e njėkohshėm? Ishte njė udhėtim i rastit apo i organizuar, kishte lidhje kjo me njė rastėsi rutinė apo ishte gjithēka e pėrgatitur prej ditėsh? U ndodh krejt rastėsisht Edmondi nė makinėn e tyre? Pėrse nuk rrugėtoi me ta edhe Ilir Konushevci siē ishte parathėnė dhe pėrse gjithēka ndėrroi nė momentet e fundit? Cili do tė ishte caku i atij udhėtimi? Pėrse morėn ata pikėrisht atė drejtim dhe ēfarė do tė kishte ndodhur nėse do tė kishin marrė njė drejtim tjetėr? A kishin udhėtuar edhe mė parė me njėri-tjetrin apo kjo kishte qenė njohja e parė, udhėtimi i parė dhe i fundit? Rastėsia nė udhėtimin e tyre, qoftė edhe si bashkėluftėtarė, duhet pėrjashtuar krejtėsisht, sepse Edmond Hoxha nuk kishte qenė nė atė makinė si njė udhėtar i zakonshėm, i cili nė fillimin e mbrėmjes sė 31 janarit kishte dalė buzė rruge dhe kishte ngritur dorėn pėr tė udhėtuar, nuk dihej se ku dhe nuk dihej se me kėnd. Qė ka qenė njė udhėtim i pėrgatitur, kėtė e ka dėshmuar qė tė nesėrmen e motra e Edmond Hoxhės, Lumja, pa e ditur se pėr ēfarė dhe me cilėt do tė udhėtonte vėllai i saj. Njė ditė para krimit, mė 30 janar, tha nė ditėn e varrimin tė vėllait tė saj, Lumnije Hoxha, e martuar nė Prishtinė, “vėllai im, Edmond Hoxha, gjendej nė shtėpinė time. Kishte ardhur tek nė darkė. Edi, kėshtu e thėrrisnim Edmondin, mė tha se do tė shkoj nesėr pėr darkė, iftar, nė Vushtrri. Bile, si me shaka, mė tha se “a do tė vish edhe ti?”. Thėnia e saj mė 3 shkurt 1997 dėshmon se ishte pėrgatitur, tė paktėn prej disa ditėsh, udhėtimi i tyre i pėrbashkėt. Ajo dėshmon se edhe lajmi i dhėnė nė gazetat e kohės, se, sipas informatave tė pasqaruara, Edmondi mė datėn 30 janar kishte qenė i arrestuar nga policia serbe, ishte po ashtu i pasaktė. Pra Edmondi e dinte se do tė udhėtonte nė drejtimin e Vushtrrisė, kjo edhe ndodhi, e dinte se do tė udhėtonte pasdite, pasi do tė bėnin iftar diku, kjo edhe ndodhi, e dinte se do tė kishin strehim nė njė bazė tė luftės, pasi kėto ishin bazat e Zahirit, kjo nuk ndodhi sepse gjithēka u ndėrpre egėrsisht. Por ka edhe arsyetime e njohje tė tjera, qė e saktėsojnė mendimin se asgjė nuk ka qenė e rastėsishme. Sė pari, nė kushtet e fundjanarit tė vitit 1997, kur egėrsia serbe ishte nė kulmin e saj dhe do tė burgoseshin mė shumė se 110 vetė, do tė ishte tejet e vėshtirė tė mendohej se njė ilegal i pėrmasave tė jashtėzakonshme si Zahir Pajaziti do tė udhėtonte me njė njeri tė panjohur apo qė sapo e kishte njohur. Gjendjen e janarit tė vitit 1997 nuk mund ta nėnvlerėsonte njė drejtues i luftės, aq mė tepėr se pak para nisjes ai kishte marrė mesazhe tė qarta se duhej ndėrruar gjithēka nga taktikat dhe rrugėlidhjet e deriatėhershme. Pėr mė tepėr, dy ditė para ngjarjes, mė 29 janar, ėshtė bėrė i njohur lajmi, nėpėrmjet Televizionit satelitor shqiptar, se ėshtė zhdukur ish i burgosuri politik, albanologu Nait Hasani. Po atė natė, kujton Xhavit Hoxha, duke kujtuar se Nait Hasani kishte lidhje me mjekun Xhevat Hasani, mora nė telefon kėtė tė fundit pėr t’i kumtuar lajmin. Ka pasur disa rrugė qė kanė ēuar drejt njohjes sė Edmondit me Zahir Pajazitin dhe lidhjes nė mes tyre. Mė e rėndėsishmja prej tyre ka qenė ajo qė mund tė quhet si lidhje institucionale. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ka qenė njė institucion i veēantė i luftės. Ajo ka pasur strukturat e saj, lidhjet, organizimet, mbulesat, mbėshtetjen politike e financiare etj. Nė radhėt e saj nuk mund tė futeshe sipas qejfit dhe kohės qė do tė donte secili. Kishte njė kohė strukturė dhe shkallė verifikimi. Jo rrallėherė, nė kohėt e para tė organizimit tė saj, edhe pėr pranimin e njė njeriu tė veēantė ėshtė bėrė kujdes i veēantė, sepse, duke mėsuar nga goditjet e deriatėhershme, LPK-ja, si organizatore e luftės, nuk dėshironte pėrsėritjen e gjėrave. Nė kohėn qė ėshtė bėrė njohja e Edmondit me linjėn e Llapit, si quhej atėherė, ka qenė i ndėrtuar dhe funksiononte Shtabi Qendror i UĒK-sė, brenda nė Kosovė dhe jashtė saj, ishin zgjedhur drejtuesit e Shtabit Operativ Qendror, qė bėnte pėrcaktimet ushtarake dhe kishte filluar lidhja dhe koordinimi i saktė i veprimeve.

CILAT ISHIN LIDHJET E ZAHIR PAJAZITIT ME ZONĖN E DUKAGJINIT?

Nė linjė strukturore tė UĒK-sė ėshtė bėrė i mundur kalimi i Edmondit nė linjėn e Llapit, nė fillimin e vitit 1996. Por, pjesėmarrja e tij nė radhėt e UĒK-sė ėshtė mė e hershme, pasi nė linjėn e Llapit ai hyri si pjesėtar i saj dhe jo si rishtar. Megjithatė, kjo nuk ėshtė e tėra. Nė atė kohė nė Prishtinė njė numėr i madh studentėsh, sidomos nga zona e Llapit, por jo vetėm nga ajo, tė cilėt kishin si figurė kryesore Rrustem Mustafėn- “Remi”, pasuesin e mėvonshėm tė denjė tė punės sė Zahirit dhe tė Ilir Konushevcit, ishin nė strukturat e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Zahir Pajaziti u pėrfshi nė kėto struktura tė larta drejtuese dhe vendimmarrėse pas takimit tė tij me Nait Hasanin nė dhjetorin e vitit 1995, takim i organizuar nė varrezat e qytetit tė Prishtinės, nė lagjen e sotme Mirditė. Njohja e tyre ėshtė bėrė nėpėrmjet strukturave tė tjera ndėrlidhėse dhe drejtuese. Duke qenė se koordinatori kryesor i kėtij takimi, pas miratimit qė ishte marrė nė sektorin e veēantė, ishte Ali Ahmeti- “Abazi”, edhe Nait Hasani u paraqit me emrin “Abaz” - njėri nga emrat e shumtė tė luftės sė tij. Ndėrsa Zahiri, duke qenė se kishte si ndėrmjetės nė atė fazė Ismet Abdullahun, qė jetonte nė Zvicėr, u paraqit me emrin “Ismeti”. Zahiri shoqėrohej nga njeriu i pandarė me tė, djali trim Avni Ajeti, njeri i afėrt i komandantit tė parė tė ēetės sė njohur tė Llapit, dėshmorit Ali Ajeti. Takimi ka qenė i shkurtėr, diēka mė shumė se njė gjysmė ore, por shumė i frytshėm. Natyra impozante, e sinqertė dhe komunikative e Naitit ka ndikuar nė forcimin e lidhjeve. Ndėrsa vendosmėria dhe shpirti i lartė praktik dhe organizativ i Zahirit ka ndikuar nė besimin e dyfishtė. Pak kohė pas vendosjes sė kėtij kontakti, duke qenė se ndėrkohė Zahiri kishte edhe lidhje tė mėhershme nė linjėn e Dukagjinit, sidomos me Luan dhe Ramush Haradinajn, Adrian Krasniqin dhe Qerim Kelmendin, tė cilėt ishin sė bashku me Ilir Konushevcin, bartėsit kryesorė tė logjistikės nė atė kohė, u vendos qė edhe njė grup tjetėr i kėsaj zone, i cili deri atėherė kishte lidhje me struktura tė tjera, tė kalonte nė linjėn e Llapit. Nė kėtė grup prej tre anėtarėsh ishte edhe Edmondi. Aq mė shumė bėhej i domosdoshėm ky kalim strukturor, pasi Edmondi, nė kėtė kohė, ishte student nė Prishtinė dhe kryeqendra e Kosovės ishte pikėrisht nėn strukturat organizative tė linjės sė Llapit. Dėshmia e Ali Ahmetit- “Abazit” pėr kėtė kalim ėshtė bėrė qė nė vitin 1998, kur ishte ngritur grupi i punės pėr hulumtimin e ngjarjes dhe nė njė mbledhje tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė. Pra, nė linjė strukturore tė UĒK-sė ėshtė bėrė i mundur kalimi i Edmondit nė linjėn e Llapit, nė fillimin e vitit 1996. Por, pjesėmarrja e tij nė radhėt e UĒK-sė ėshtė mė e hershme, pasi nė linjėn e Llapit ai hyri si pjesėtar i saj dhe jo si rishtar. Megjithatė, kjo nuk ėshtė e tėra. Nė atė kohė nė Prishtinė njė numėr i madh studentėsh, sidomos nga zona e Llapit, por jo vetėm nga ajo, tė cilėt kishin si figurė kryesore Rrustem Mustafėn- “Remi”, pasuesin e mėvonshėm tė denjė tė punės sė Zahirit dhe tė Ilir Konushevcit, ishin nė strukturat e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ja njė dėshmi e komandant Remit: “Si student i Fakultetit Juridik, Edin e kam njohur nga afėr qė prej vitit 1995. Meqenėse personalisht isha i organizuar nė UĒK, nuk mė lejohej tė bisedoj me tė drejtpėrdrejtė, por kam mbledhur informata se kush ėshtė dhe prej ēfarė familje rrjedh. Informatat i kam dorėzuar tek komandanti Zahir Pajaziti dhe kam insistuar se Edmondi mund tė jetė njė ushtar i mirė dhe se mund tė rekrutojė edhe tė tjerė. Komandanti ka marrė informata edhe nga njerėz tė tjerė dhe e pranoi angazhimin e tij nė UĒK. Komandant Zahir Pajaziti fliste pėr Edin si pėr ushtarin mė tė dalluar dhe tė sprovuar tė asaj kohe…”.

PSE ZAHIR PAJAZITI DHE SHOKĖT E TIJ TĖ LUFTĖS U DREJTUAN QĖ NĖ FILLIM TEK EDMOND HOXHA?

Takimet e para tė Edmond Hoxhės me Zahir Pajazitin, sipas informacioneve qė ndodhen nė arkiv, janė bėrė nė pranverėn e vitit 1996. Fillimisht ato kanė qenė takime tė tyre individuale dhe pastaj janė shtrirė mė tej, nėpėrmjet Adrian Krasniqit dhe Ilir Konushevcit. Lidhjet e tjera, pėr organizimin e tij nė struktura, Edmond Hoxha i kishte me “Mėrgimin”, por, edhe mė tej, takimet mes tij dhe Zahirit kanė qenė, ndonėse jo tė shpeshta, tė domosdoshme. Siē kujton komandant Remi, mendimi i Zahirit fillimisht ka qenė qė tė dėrgojė Edmondin nė Prekaz, tė ushtrohet, pasi po vinin kohėra qė duheshin mė shumė atentatorė nė Prishtinė, mirėpo, pėr shkaqe qė nuk lidheshin me dėshirėn e tij, pra tė Zahirit, nuk u bė e mundur njė gjė e tillė. Nė fakt, me gjithė lidhjet dytėsore qė kishin, sidomos nėpėrmjet Nait Hasanit dhe Rexhep Selimit, takimi mes Zahirit dhe njeriut – legjendė, Adem Jasharit, nuk u realizua. Pra, fakti qė njohja e tyre ėshtė bėrė qė nė pranverė tė vitit 1996, dėshmon se nuk ka qenė njė udhėtim i zakonshėm dhe se ai, Edmondi, nuk ėshtė gjetur aty rastėsisht. Pėrgjithėsisht Zahiri ishte njė njeri i qetė, flegmatik, qė nuk i shprehte edhe aq kollaj ndjenjat e tij, pėr mė tepėr ai nuk ishte njeri i fjalėve tė tepėrta. Megjithatė, nė kėtė rast, pas njohjes sė parė, atij i kishte bėrė pėrshtypje diēka e veēantė tek Edmondi, dhe u kishte thėnė shokėve se “ishte njohur me njė student tė fortė dhe shpejt do tė kishin njė krah tė mirė ndihme. Ai vjen nga njė familje e tė burgosurve politikė dhe ėshtė shok i Adit (Adrian Krasniqit)”. Pas njohjes sė tyre vjen njė periudhė e shkurtėr heshtjeje, kjo pėr dy arsye. Zahiri kishte nė atė kohė shumė objektiva tė rėndėsishme dhe ėshtė koha kur ai organizon, pėr pak muaj, 11 aksione nė gjithė territorin e Kosovės, dhe sė dyti, ai, si zakonisht, i lė kohė pėr t’u provuar dhe pėr t’u menduar mirė nėse mund tė hynte pėrfundimisht nė njė rrugė qė nuk kishte kthim. Edmondi e pranoi sfidėn. Pastaj do tė vijnė takimet tjera, herė tė drejtpėrdrejta dhe herė nėpėrmjet tė tretėve. Avni Ajetit, njeriu mė i lidhur se kushdo me Zahirin, i kujtohej mė vonė se “Edmond Hoxhėn e kam parė pėr herė tė parė nė vjeshtėn e vitit 1996, nė prezencė tė Zahirit, Hakifit, Ilirit dhe Hasan Zenelit nga Ballabani. Ishte kohė pasdreke, nė lokalin “Xhixhi”, qė gjendej nė Qafė. Tė gjithė ishim ulur nė njė tavolinė. Edi ishte pranė Zahirit dhe gjatė tėrė kohės biseduan sė bashku. Bisedonin lehtas, ne tė tjerėt po ashtu bisedonim, sa nuk mund tė them se ēfarė teme rrahėn Zahiri me Edin. Hera e dytė, prapė vjeshtė, nė tė njėjtin muaj, gjethet ishin ende nė drunj, por nuk bėnte ftohtė. U takuam nė tė njėjtin lokal, por kėtė herė ishim mė shumė, dy tavolina. Edi ishte ndėrmjet Zahirit dhe njė njeriu tė moshuar, qė as sot nuk e di se kush ka qenė. Zahiri mė thoshte gjithnjė: “Harro ēdo gjė qė sheh, mos mbaj mend njerėzit, qė edhe nėse burgosesh, tė mos dish se me kėnd ke pasur kontakt. Natėn e fundit tė tyre kam qenė me ta…”. Pranvera e vitit 1996 ėshtė fillesa e punės sė tyre tė pėrbashkėt. Kjo e fisnikėron edhe mė tej Edin, saqė vėrehet edhe tek shoku i tij i dhomės pėr dy vite radhazi, Nexhat Xhafa, tė cilit mė pas i kujtohej se “…sidomos nga fillimi i vitit 1996 Edmondi ndryshoi edhe nė sjellje. Nuk sillej kot rrugėve, si bėnte njė pjesė e rinisė. Edi nė kėtė vit ishte inkuadruar drejtpėrdrejt nė radhėt e UĒK-sė”. Shoku i tij nuk kishte gabuar, ai vetėm nuk e dinte se Edmond Hoxha do tė kishte tash e tutje njė mėsues tė madh tė luftės, Zahir Pajazitin. A ka qenė e rastėsishme shkuarja e Edmondit nė radhėt e UĒK-sė? A ka qenė e rastėsishme qė kėtė e pranoi dhe e bėri pjesė tė luftės Zahir Pajaziti? Pėrse Zahir Pajaziti dhe shokėt e tij tė luftės, pra, pėrse strukturat e luftės “trokitėn” qė nė fillim tek Edmond Hoxha?

PSE ZAHIRI, EDMONDI DHE HAKIFI KISHIN VENDOSUR TĖ BĖNIN UDHĖTIMIN DREJT VUSHTRRISĖ?

Ėshtė krejt normale tė besohet se nuk ka qenė e rastėsishme. Zakonisht, kalimi nėpėrmjet “filtrit” tė njohjeve ka qenė shumė mė i gjerė sesa e zakonshmja. Nė fillimin e vitit 1996, kur u bė njohja e Zahirit me Edmondin, nuk ishte e lehtė tė ishe pjesėtar i UĒK-sė, jo vetėm nga fakti se shndėrrimi i strukturave tė LPK-sė drejt strukturave ushtarake ishte nė njė fazė domethėnėse, por edhe sepse shumė nga ata qė u pagėzuan nė orėt e para tė luftės, mė pas u bėnė drejtuesit e saj. Pra, njohja u bė kur duhej tė ishe njėkohėsisht prijės i njerėzve dhe luftėtar i thjeshtė, kur duhej tė ishe pėrgatitės i aksioneve dhe atentator. Shembulli i Zahirit ėshtė, pa dyshim, njėri ndėr mė domethėnėsit. Nė tė vėrtetė, nė vitet e para tė krijimit tė saj Ushtria Ēlirimtare e Kosovės do tė kishte njė strukturė tė ngritur jo rrėmbimthi, ashtu shpejt e shpejt. Gjėrat janė shoshitur e sqaruar bukur mirė, nga njėri takim nė tjetrin, nga njėra strukturė nė tjetrėn. Nuk ka qenė rastėsi qė UĒK shkoi tek Edmondi, jo vetėm se ai ishte vėllai i Xhavit Hoxhės dhe ky ishte i njohur si ish i burgosur politik, por edhe mė shumė se aq. Po tė shikosh me vėmendje, thuajse tė gjithė studentėt e Universitetit tė Prishtinės qė kanė qenė pjesė e strukturave tė luftės apo qė u bėnė mė vonė, do tė ishin djem tė rregullt, do tė them ndoshta edhe me tipare tė jashtėzakonshme virtytesh, shembulli qė duhej tė ndiqej. Zahiri dhe Edmondi janė takuar me njėri-tjetrin edhe mė 29 janar 1997, dhe si duket, nė kėtė takim, kanė vendosur udhėtimin drejt Vushtrrisė. Si del nga tė dhėnat e bashkėkohėsve, por edhe nga Xhavit Haliti- “Zeka”, qėllimi i udhėtimit tė tyre ka qenė tėrheqja e njė sasie armatimi qė gjendej nė njė bazė qė e dinte Edmond Hoxha. Njė ditė para vitit tė ri, mė 30 dhjetor 1996, Edmond Hoxha sė bashku me Nexhat Xhafėn shkuan sė bashku nė njė fshat afėr kufirit me Shqipėrinė, pėr tė marrė armė dhe municion. Udhėtuan me veturėn e pronarit tė banesės ku jetonin, por nuk i kishin thėnė qėllimin e udhėtimit. Pasi arritėn nė Botushė, i thanė shoferit t’i presė, morėn dy ēantat me armė dhe u kthyen. Kėto mjete ishin vendosur nė ditėn e dytė tė janarit, nė njė bazė, nė drejtimin e ushtrisė, tė cilėn e dinte Edmondi. Ėshtė i saktė mendimi se ata ishin nisur pėr t’i tėrhequr kėto armė, tė cilat ishin nė njė bazė tė pazbuluar dhe qė do tė shėrbenin pėr aksionin qė ishte menduar tė bėhej nė shkurt 1997. “Tė mėrkurėn, mė 29 janar, nė orėn 12, u nisa pėr provimin e patentės sė shoferit. E takova Edin pas qendrės sportive, ishte me njė shok. Edi u nda dhe erdhi tek unė, ndėrsa ai tjetri, si duket ngaqė nuk mė njohu se isha motra e Edit, ktheu shpinėn dhe u largua. Ky gjest mė bėri pėrshtypje. Nuk e njoha se ishte nga shokėt e Edit qė kisha parė ndonjėherė. Ai reagoi shpejt, nuk ia pashė mirė fytyrėn, andaj i them Edit, se kush ėshtė ai. Njė shok, mė tha, nuk ka rėndėsi emri. E pashė edhe njė herė shokun e Edit, mė vonė nga fotografia mė ėshtė dukur si Zahiri” – kujton motra e Edmond Hoxhės. Ky, si duket, ka qenė edhe takimi nė tė cilin ėshtė vendosur udhėtimi i tyre.

KUSH U ARRESTUA DHE KUSH IA DOLI TĖ KALOJĖ NĖ ILEGALITET?

Xhavit Haziri, i burgosur, nėpėrmjet anėtarėve tė familjes sė tij kishte ēuar fjalė se “Shtėpinė qė kemi filluar ta ndėrtojmė, ta lėmė krejt, se tullat i ka tė dobėta dhe u rrėnohet menjėherė, prandaj shokėt le tė kthehen e tė studiojnė aty ku kanė qenė”. Ky ishte lajmėrimi i parė dhe nga ajo qė ka treguar mė pas Xhavit Haziri, nė periudhėn e shkurtėr tė lirimit nga burgu dhe zhdukjes sė tij pas kidnapimit serb nė pranverėn e vitit 1999, faktet dhe pyetjet qė i kishin bėrė hetuesit serbė dhe shqiptaro-serbė, dėshmonin se ata kishin filluar tė binin nė gjurmėt e strukturave tė para tė armatosura. Ka qenė e pamundur tė mendohet se duke dashur tė organizojnė njė strukturė tė armatosur, do tė kishin qenė edhe jashtė ēdo pėrgjimi tė njėsive tė specializuara tė sigurimit tė fshehtė serb. Lėvizja Popullore e Kosovės, nė vitet e saj tė ekzistencės, e kishte pasur njė pėrvojė tė tillė tė hidhur, pasi disa herė, qė nga ditėt e para tė krijimit tė saj, ajo kishte pėsuar goditje tė ndryshme, njėra nga tė cilat do tė ishte pėr shumė e shumė vite, e ndoshta ėshtė edhe tash, enigma mė e madhe e saj, vrasja e Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės dhe Bardhosh Gėrvallės. Gjithsesi, pėrgjigjja e njė enigme tė tillė ka gjithnjė vėshtirėsitė e veta, pasi nė jo pak raste ato qė mungojnė janė mė tė shumta se ato qė kemi. Nė kėtė enigmė, si nė ēdo enigmė tjetėr tė vrasjeve tė atdhetarėve shqiptarė nė Kosovė, mungojnė faktet, qė do tė thotė se janė tė fshehura thellė nė dosjet sekrete serbe. Por edhe ajo qė dihet ose qė mendohet se ėshtė e saktė, ėshtė pėrsėri njė rrugė nė tė cilėn mund tė guxohet tė hyhet. Frika pėr goditjen qė mund t’i jepej Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ka qenė e pranishme qė nė ditėt e para tė saj dhe kjo ėshtė bėrė mė e madhe pas arrestimeve qė ndodhėn ne pėrfundimin e Mbledhjes sė IV-tė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė. Njėri ndėr konkluzionet mė tė rėndėsishme tė kėsaj mbledhjeje ka qenė edhe ai i pėrgatitjeve serioze pėr luftėn e armatosur, e cila kishte nisur, por qė duhej bėrė shumė mė mirė e shumė mė gjerėsisht. Dyshimi i parė erdhi andej edhe nga nuk pritej, ai erdhi nga qelitė e burgut. Nė mbledhjen e pėrbashkėt qė kanė bėrė pėrfaqėsuesit e LPK-sė brenda vendit dhe tė kryesisė sė Kėshillit tė Degės sė saj Jashtė Vendit, nga data 23 deri mė 25 dhjetor 1993, ėshtė thėnė shprehimisht se, Xhavit Haziri, i burgosur, nėpėrmjet anėtarėve tė familjes sė tij kishte ēuar fjalė se “Shtėpinė qė kemi filluar ta ndėrtojmė, ta lėmė krejt, se tullat i ka tė dobėta dhe u rrėnohet menjėherė, prandaj shokėt le tė kthehen e tė studiojnė aty ku kanė qenė”. Ky ishte lajmėrimi i parė dhe, nga ajo qė ka treguar mė pas Xhavit Haziri, nė periudhėn e shkurtėr tė lirimit nga burgu dhe zhdukjes sė tij pas kidnapimit serb nė pranverėn e vitit 1999, faktet dhe pyetjet qė i kishin bėrė hetuesit serbė dhe shqiptaro-serbė, dėshmonin se ata kishin filluar tė binin nė gjurmėt e strukturave tė para tė armatosura. Nė takimin e mėsipėrm, sipas procesverbalit tė mbajtur, merrnin pjesė Besimi (Kadri Veseli), Daja (Azem Syla), Bashkimi (Adnan Asllani), Qamili (Halil Selimi), Selimi (Hashim Thaēi), Abazi (Ali Ahmeti), Muhameti (Emrush Xhemajli) dhe Zeka (Xhavit Haliti). Nuk i solla rastėsisht emrat e pjesėmarrėsve nė kėtė takim tė pėrbashkėt. Po tė shikosh me vėmendje, pesė prej tyre do tė jenė anėtarė tė Shtabit Qendror tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (mė pas Shtabi i Pėrgjithshėm): Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Azem Syla, Kadri Veseli dhe Hashim Thaēi. Halil Selimi do tė jetė mė pas, sė bashku me Ramiz Lladrovcin, pėrfaqėsues i organizatės dhe i Fondit “Vendlindja thėrret” nė Shqipėri, Adnan Asllani, kryeredaktor i gazetės “Zėri i Kosovės”, ndėrsa Emrush Xhemajli do tė jetė nė detyrė nė Zonėn Operative tė Dukagjinit. Nė fakt, nė kėtė periudhė, pas arrestimeve qė kishin ndodhur nė Kosovė, mė 2 gusht 1993, ku nė tė njėjtėn orė ishin arrestuar anėtarėt e sapozgjedhur tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, Bajrush Xhemajli dhe Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu dhe Nehat Selimi nė Prishtinė, Hysen Gega dhe Ilaz Kadolli nė Therandė, Behajdin Hallaqi nė Prizren, janė kėrkuar qė tė arrestohen Ramadan Avdiu, Kadri Veseli, Ramiz Lladrovci, Ramadan Pllana, Ibish Neziri, kurse kaluan nė ilegalitet Hashim Thaēi, Adnan Asllani, Halil Selimi dhe Azem Syla. Njerėzit qė u takuan nė Mbledhjen e Pėrbashkėt, ishin drejtuesit kryesorė tė organizatės dhe tė ngarkuar pėr ngritjen e strukturave tė armatosura.

ZBULIMI I FSHEHTĖ SERB KA DYSHUAR GJITHNJĖ TEK FIGURA E ZAHIR PAJAZITIT

Interesant ėshtė fakti se nė disa nga organizmat bazė tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, Kėshillat Popullorė, si quheshin atėherė, kishte njė ngrirje tė veprimtarive, pėr dy arsye themelore: kėrkohej analizimi i shkaqeve qė kishin ēuar deri tek arrestimet dhe, mė e rėndėsishmja, kėrkohej njė mėnyrė e re pune. Ėshtė pikėrisht koha kur ato, nga njė organizim i thjeshtė politik, kalojnė nė struktura luftarake. Kėmbėngulja mė e madhe bėhet sidomos nga kėshillat e rretheve Skenderaj dhe Drenas (Gllogoc), por edhe nė Mitrovicė, Pejė, Klinė, Kumanovė, Rugovė etj. E pėrmenda kėtė takim, nė tė cilin, pėr herė tė parė ėshtė dyshuar seriozisht dhe ėshtė analizuar konkretisht se nė hapat themeltarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ka qenė shumė e mundur qė tė ndodhin zbulime masive dhe dėmtime tė ndjeshme. Po ashtu, pėr herė tė parė ngrihet njė grup pėr tė analizuar shkaqet e arrestimeve dhe sqarimin e gjendjes. Materiali, i cili ėshtė punuar nga Halil Selimi dhe Adnan Asllani, gjendet nė arkivin e organizatės. Po ashtu, pėr herė tė parė, grupi udhėheqės i kohės i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, saktėson se nė radhėt e organizuara ka pas infiltrim tė agjentėve tė UDB-sė, tė cilėt edhe janė njohur mė pas. Saktėsimi i gjėrave dhe sqarimi i ngjarjeve bėri po ashtu tė mundur ringritjen e strukturave tė luftės, dhe pėr njė kohė tė gjatė, mosdėmtimin e tyre. Sepse, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, ishte bėrė mbyllja e rrugėve qė ēonin nė dekonspirimin e radhėve. Interesant ėshtė po ashtu se nė kėtė material pėr herė tė parė jepen emrat e strukturave tė para ilegale, tė cilat janė tė gatshme tė kthehen nė struktura tė armatosura. Pėr njė kohė tė gjatė, qė nga fillimet e aksioneve tė armatosura, lėvizja guerile nė Kosovė, me gjithė kėrkimet e sforcuara tė shėrbimeve tė fshehta tė sigurimit serb, UDB dhe KOS, e po ashtu, me gjithė rrjetin jo tė paktė tė bashkėpunėtorėve tė tyre shqiptarė, nuk kishte dėmtime nė radhėt e saj. Arrestimi i parė, i Besim Ramės, ndodhi mė 16 shtator 1996. Pastaj erdhi njė periudhė kur, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, megjithėse aksionet po bėheshin gjithherė e mė tė shpeshta, nuk kishte arrestime tė tjera. Mirėpo kjo nuk do tė thotė se gjithēka u zbulua brenda njė dite ose se gjithēka filloi pas atentatit ndaj rektorit tė dhunshėm tė Universitetit tė Prishtinės, ultranacionalistit Papoviq. Vazhdoj tė mendoj se goditjet qė iu dhanė lėvizjes ilegale ēlirimtare nė Kosovė, nė janarin e vitit 1997, nuk lidhen edhe aq shumė me faktin se u godit ish-rektori i dhunshėm i Universitetit tė Prishtinės, apo se Rugova kėrkoi Interpolin pėr tė zbuluar atentatorėt. Beogradi, kur erdhi puna, dėshmoi se nuk i vinte keq pėr njė rektor universiteti. Zbulimi i fshehtė serb ka dyshuar gjithnjė tek figura e Zahir Pajazitit, por dyshimet mė tė shpeshta dhe mė tė sforcuara pėr tė dhe lėvizjet e tij, janė sidomos pas muajve tė parė tė vitit 1996, sidomos nė pranverėn e kėtij viti. Kjo ėshtė periudhė kur shėrbimi i fshehtė serb ėshtė nė kėrkimin e vazhdueshėm tė Zahirit, kur shtėpia e tij kontrollohet disa herė, bėhen kėrkesa pėr dorėzimin e armėve dhe nė njė rast edhe pėr njė armė-snajper. Fillon keqtrajtimi i familjes sė tij, sidomos i tė atit dhe vėllezėrve, kurse Zahiri, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, kalon nė gjysmė-ilegalitet dhe nė disa momente edhe nė ilegalitet tė thellė. Takimet e tij me familjen bėhen gjithnjė e mė tė rralla, sepse, si njė ilegal i lindur si i tillė, ai e ndjen se ėshtė nėn vėzhgimin e pėrhershėm. Nuk duhet harruar po ashtu se emri i Zahirit duhej tė kishte qenė prej kohe nė listat serbe tė zbulimit, sepse pėr njė kohė, nė fillimet e viteve ‘90, ai ishte nė grupin e njerėzve qė stėrviteshin pėr disa kohė nė Shqipėri, grup i cili ishte krejtėsisht i zbuluar dhe i ditur nga sigurimi serb. Listat qė ishin hartuar nė zyrat e ndryshme tė LDK-sė kishin qenė prej kohe tė njohura pėr strukturat policore serbe dhe nė kėto lista emri i Zahirit ishte nga mė tė njohurit.

DISA NUK I SHKĖPUTĖN LIDHJET ME STRUKTURAT E LDK-SĖ OSE TĖ BUKOSHIT

Por pranvera e vitit 1996, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, ka treguar se ‘linja e Llapit’, duke qenė shumė shqetėsuese pėr pushtetin e dhunshėm serb, do tė ishte edhe nė pritjen e njė goditjeje. Ka qenė njė periudhė kur shėrbimi i fshehtė serb po kalonte nga e njohura, pra nga fakti se nė Kosovė vepronte Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, tek e panjohura, tek strukturat e saj pėrbėrėse, kalim i cili asnjėherė nuk u shtri nė tė gjitha qelizat e luftės. Afėrsisht nė majin e vitit 1996, njė pjesė e anėtarėve tė dikurshėm tė atij qė ishte quajtur ‘Grupi i Deēanit’ dhe qė pėrbėhej nga njerėz qė kishin qenė nė lidhje me Sali Ēekun ose me tė tjerė, kaluan nė strukturat e ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pikėrisht nė zonėn e cila lidhet me ‘linjėn e Llapit’, si quhej atėherė. Duke kaluar kėtu, shumė prej tyre me qėllimin e mirė pėr tė vazhduar luftėn dhe disa tė tjerė pėr tė vėzhguar luftėn, ata nuk i kishin shkėputur lidhjet e dikurshme, fije tė cilat, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr do tė ēonin edhe tek strukturat e sigurimit tė fshehtė qė ishte ngritur pranė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Shpeshherė, pa ndonjė qėllim tė keq, e ndonjėherė edhe me qėllimin e mbrapshtė, informacionet qė kanė kaluar nga strukturat e luftės tek strukturat e fshehta tė Lidhjes Demokratike, kanė pasur tė bėjnė jo vetėm me aksionet, por edhe me bartėsit, jo vetėm me shokėt e aksionit, por edhe me organizatorėt e tyre. Ėshtė fakt se disa prej atyre qė nuk i shkėputėn lidhjet me strukturat e LDK-sė ose tė Bukoshit, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, ishin mė shumė sesa tė dekonspiruar, tė njohur pėr shumėkėnd, spekulohej me emrin e punėn e tyre dhe pėrfitohej nga besimi ose nga vėshtirėsitė qė kishin. Njeriu qė Zahir Pajaziti kishte lėnė pėr lidhje tė mėtejshme, jashtė Kosovės, kishte njėkohėsisht lidhje si me Shtabin Qendror tė UĒK-sė, po ashtu edhe me strukturat e Lidhjes Demokratike ose tė ‘qeverisė’ Bukoshi. Asnjėherė nuk ėshtė menduar se ai po bėn lojė tė dyfishtė, por sinqeriteti ose dėshira e mirė e tij ėshtė keqpėrdorur. Duke qenė se emri i Zahirit kishte filluar tė bėhej, vesh pas veshi, i njohur edhe pėr strukturat e LDK-sė (si e pranon nė intervistėn e saj edhe zonja Edita Tahiri), drejtuesit e sektorit tė veēantė tė LPK-sė, anėtarė tė Shtabit Qendror tė UĒK-sė, ishin tė pakėnaqur dhe iu propozuan shokėve tė Llapit krijimin e lidhjeve tė tjera. Disa nga anėtarėt e kėtij sektori ishin tejet tė pakėnaqur me punėn e njeriut tė ngarkuar nga Zahiri pėr lidhjembajtje, dhe kjo jo vetėm pėr shkak tė raporteve tė tij me organizatėn, por shumė mė tepėr pėr lidhjet e dyfishta. Ėshtė fakt, se me pėrjashtim tė anėtarėve tė Sektorit tė Veēantė, askush tjetėr nė Kryesinė e LPK-sė nuk e ka ditur se kush po merret me problemet e luftės, se kush ėshtė nė drejtim nė shtab, nė organizim etj. Ata kanė ditur vetėm aq sa u ėshtė dashur tė dinė dhe ka qenė njėra ndėr kėrkesat themelore tė sektorit tė veēantė, ruajtja e fshehtėsisė sė veprimit.

KALIMET NGA “GRUPI I DEĒANIT” TE “LINJA E LLAPIT” DHE PĖRGJIMET E SHĖRBIMIT SERB

Muhamet Kelmendi: ‘Dua tė deklaroj dhe atė me pėrgjegjėsi tė plotė, se Kryesia e LPK-sė, dega jashtė vendit, nuk i ka njohur shokėt e asnjė organi tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Kėtė e them dhe mbaj pėrgjegjėsi nė emėr tė organit qė i kam takuar’. Nė sektorėt e posaēėm tė shėrbimit tė fshehtė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, kishin hyrė me shumicė jo pak nga njerėzit e organizuar deri pak kohė mė parė nė shėrbimin e fshehtė tė sigurimit serb (UDB) dhe qė nuk i kishin humbur lidhjet e vjetra. Nė Materialin dėrguar grupit tė punės, pėr analizimin e shkaqeve qė ēuan nė arrestimet e janarit 1997 dhe vrasjen e trefishtė mė 31 janar tė po kėtij viti, Muhamet Kelmendi, i cili nė kėtė periudhė kishte qenė nėnkryetar i LPK-sė, shkruante: ‘Dua tė deklaroj dhe atė me pėrgjegjėsi tė plotė, se Kryesia e LPK-sė, dega jashtė vendit, nuk i ka njohur shokėt e asnjė organi tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Kėtė e them dhe mbaj pėrgjegjėsi nė emėr tė organit qė i kam takuar. Por nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė shokėt e sektorit tė veēantė t’i kenė njohur. Kėnd e kanė njohur dhe nė cilin organ kanė qenė ata shokė, nuk kemi qenė tė informuar dhe nuk kemi kėrkuar tė informohemi. Pėr ta ne jemi informuar nga sektori i veēantė pas vrasjes sė shokėve nė Vushtrri dhe burgosjeve dhe mbi informatat e tyre ėshtė analizuar gjendja e krijuar, arsyet a faktet qė kanė ēuar deri tek rėnia dhe burgosjet…’ (maj 1998). Krejt e kundėrta ka ndodhur nė sektorėt e posaēėm tė shėrbimit tė fshehtė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Nė pėrbėrjen e tyre kishin hyrė me shumicė jo pak nga njerėzit e organizuar deri pak kohė mė parė nė shėrbimin e fshehtė tė sigurimit serb (UDB) dhe qė nuk i kishin humbur lidhjet e vjetra. Faktet janė tė shumta, por nuk janė patjetėr analizė e kėsaj enigme. Mjafton tė pėrmendet fakti se kur filloi ekzekutimi i agjentėve tė fshehtė, tė cilėt ishin deri nė fyt tė pėrlyer me gjakun e shqiptarėve, njeriu i parė i LDK-sė, Ibrahim Rugova, i mori publikisht nė mbrojtje. Kjo ndodhi pėr herė tė parė nė zhvillimin e njė lufte ēlirimtare, nėse nuk e pėrmendim si fakt qeverinė e Petenit nė Francė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Disa nga ata qė kishin hyrė nė prill-qershorin e vitit 1996 nė strukturat e organizuara tė luftės, u arrestuan mė pas dhe njėri u dėnua nė tė njėjtin grup me Nait Hasanin. Deponimet e tyre nė hetuesi, shumė prej tė cilave, pas aksioneve tė organizuara fillimisht nėn drejtimin e Sali Ēekajt, thuajse tė gjitha deri nė vitin 1992, kishin njė shkėputje tė ndjeshme, deri nė vitin 1996, jo vetėm sepse nuk kishin vazhduar mė tej, me gjithė dėshirėn e mirė, por edhe sepse nuk kishin dijeni se ēfarė kishte bėrė ndėrkohė Grupi i Llapit ose njerėzit nė Prishtinė. Njerėzit, tė quajtur mė pas nė hetuesi si “Grupi i Deēanit”, nė mesin e vitit 1995, jo nėpėrmjet strukturave tė organizuara me Shtabin e Pėrgjithshėm, nė tri shtėpi tė refugjatėve nė Junik kishin vendosur eksploziv, i cili eksplodoi nė dy prej tyre, aksion i cili u pėrsėrit edhe mė 8 gusht tė vitit 1996, por tashmė tek lagjja e refugjatėve nė Baballoq. Nė tė gjithė aktakuzėn e ngritur kundėr 16 tė pandehurve, mė 18 shkurt 1997 nga Danica Marinkoviq nė Gjykatėn e Qarkut tė Prishtinės, tė akuzuar si pjesėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, mund tė vėresh njė fakt i cili nėse mė parė nuk ishte i dukshėm, tani, kur gjėrat dihen, ndikon nė formėsimin e njė mendimi tė qėndrueshėm pėr pėrgjimin dhe gjurmimin e Zahir Pajazitit.

CILI ĖSHTĖ KY FAKT?

Nė vendimin e gjykatėses serbe pėr zbatimin e hetimeve, nė arsyetimin qė lidhet me Bislim Zogajn, thuhet vetėm se ‘ka marrė pjesė nė mbledhjet e UĒK-sė dhe ka mbajtur lidhje dhe ka bartur porositė midis anėtarėve tė organizatės’. Vetėm kaq. Pra, nuk thuhet se Bislim Zogaj ėshtė anėtar i Shtabit Qendror tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Kjo do tė thotė se ata nuk e kanė ditur kėtė fakt, pra nuk e kanė ditur detyrėn e Bislim Zogajt nė strukturat e luftės. Megjithėse ai ėshtė arrestuar mė 31 janar 1997, nė orėn 16, sapo ishte ndarė nga Zahiri.

Njė fakt tjetėr:

Nė mesditėn e 26 janarit 1997, koordinatori i veprimtarisė ēlirimtare nė Kosovė, Nait Hasani, kishte drekuar me njėrin nga anėtarėt e Shtabit tė Pėrgjithshėm, Xheladin Gashi- ‘Plaku’. Ata kishin ecur sė bashku deri nė banesėn e Naitit dhe ‘Plaku’ kishte hyrė aty pėr tė pritur Naitin, derisa tė kthehej nga pėrcjellja qė po i bėnte tė fejuarės sė tij. Ėshtė e sigurt se nė kėtė kohė Naiti ka qenė i ndjekur rreptėsisht dhe se ishte planifikuar arrestimi dhe kidnapimi i tij nė fshehtėsi tė madhe. Kjo edhe ndodhi. Mirėpo, deri para pak kohėsh ai kishte qenė me njė tjetėr anėtar tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, siē ishte edhe Zahiri. Arrestimi i “Plakut” nuk ndodhi, dhe kjo, si duket, sepse organet e shėrbimit tė fshehtė serb ende nuk kishin siguri pėr veprimet e tij, pra ende ai, Xheladin Gashi, nuk ishte nė listėn e tė pėrgjuarve, apo edhe nėse ishte, nuk dihej nėse ky ishte “Plaku”. Pak kohė mė vonė, po pėr tė njėjtin njeri, pra pėr Xheladin Gashin, shkruhej nė tė gjitha aktakuzat e regjimit serb si pėr njėrin ndėr organizatorėt e luftės, ēka do tė thotė se dekonspirimi i tij ishte bėrė mė vonė se data e 26 janarit. Nė tė kundėrtėn, ai u arrestua sapo ishte ndarė nga Naiti, ashtu siē u arrestua njė javė mė vonė Bislim Zogaj, i cili sapo ishte ndarė nga Zahiri. Nuk duhet harruar se ‘Plaku’ i takonte pėrgjithėsisht grupit tė njohur si ‘Grupi i Drenicės’ dhe lidhjet e tij me Zahirin kishin qenė tė pakta, mė shumė organizative, nė takimet e Shtabit Operativ Qendror apo tė Shtabit Qendror tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, shumica e tė cilave mbaheshin nė shtėpinė e Nait Hasanit, nė Prishtinė. Nga ana tjetėr, siē u dėshmua pas arrestimit tė Naitit, lidhjet mes Zahirit dhe ‘Plakut’ u shkėputėn, pėr t’u rilidhur pėrsėri mė 30 janar, njė ditė para vrasjes sė trefishtė. Pra, nė fundin e janarit, por edhe disa javė mė pas, shėrbimi i fshehtė serb nuk ka ditur pėr rolin dhe funksionin e Bislim Zogajt, por as tė Xheladin Gashit.

PĖRGJIMI DHE RĖNIA NĖN PĖRGJIM E “LINJĖS SĖ LLAPIT”

Ndėrsa, po atė natė, kur Bislimi ishte arrestuar dhe diēka mė shumė se njė gjysmė ore mė pas, Zahiri, sė bashku me Hakifin dhe Edmondin, u vranė nė pritėn e ngritur nė Pestovė. Shėrbimi informativ i Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė bėri tė njohur se ishte vrarė njėri nga drejtuesit e Shtabit Qendror, si dhe tė dhėna tė tjera, tė cilat, siē u bėnė tė njohura mė pas, kishin qenė tė vėrteta. Kjo do tė thotė se pėrgjimi kishte qenė ndaj Zahirit, se i pėrgjuari kishte qenė ai, se pėr atė kishte tė dhėna tė skeduara, se njihej se kush ishte ai dhe se atė natė, njėri ndėr dy qėllimet e shėrbimit tė fshehtė serb, ka qenė vrasja e tij. Qėllimi tjetėr ka qenė zėnia si rob e tij, mirėpo pėrgatitja e madhe qė ėshtė bėrė, ka mė shumė dėshminė se kanė ditur se do tė kishte luftė. Nėse nga dy anėtarė tė tė njėjtit Shtab Qendror dhe me lidhje tė pėrbashkėta, njėri ėshtė i njohur, nganjėherė deri nė detaje, kjo do tė thotė se ai ka qenė i ndjekur. Nuk ka se si tė jetė ndryshe. Kjo ndoshta mbėshtet edhe mė shumė mendimin e shfaqur mė parė, tė dekonspirimeve qė kanė ardhur nga depėrtimi nė strukturat e luftės tė njerėzve qė ishin tė lidhur me shėrbimin e fshehtė informativ tė LDK-sė, njerėz tė tė cilit, siē u dėshmua edhe mė pas, ishin tė lidhur me shėrbimin e fshehtė serb. A ka qenė e rastėsishme qė arrestimet ndodhėn disa kohė pasi ishin pėrfshirė nė strukturat e UĒK-sė edhe disa pjesė grupimi qė kishte ngritur kohė mė parė Sali Ēekaj dhe njerėzit rreth tij? Mendoj se jo. LDK ka pasur tė ngritur, qė nga fillimi i veprimtarisė sė saj, strukturat e fshehta, gjysmėmafioze dhe gjysmė tė lidhura me pushtetin serb, tė cilat u drejtuan nė fillim nga Anton Kolaj dhe Rexhep Gjergji. Qėllimi dominues i tyre ishte goditja e lėvizjes ilegale nė Kosovė. Jo rastėsisht, i gjithė tehu i goditjeve lėdėkėiste u pėrqendrua tek ish tė burgosurit politikė, tė cilėt deri atėherė ishin quajtur nacionalistė, irredentistė, armiq tė bashkim - vėllazėrimit etj. etj., ndėrsa tani po quheshin si marksistė, enveristė. Jo rastėsisht, pas vitit 1990, e gjithė periudha e pėrgjakshme e terrorit serb nė Kosovė, u injorua, u hesht, dhe gjithēka u pėrqendrua tek ēmitizimi i Shqipėrisė. Nė shtypin shqiptar, tė ashtuquajtur nacionalist, qė botohej nė Prishtinė dhe nė Tiranė, asnjėherė, as nė fillimet e pluralizmit dhe as mė vonė, nuk ėshtė shkruar pėr masakrat rankoviqiane nė Kosovė, pėr dhunėn e ushtruar, gjakosjen, lėēitjen, dėbimet, masakrat, vrasjet. Arrestimet erdhėn se nė fundin e dhjetorit, nė UDB kishin shkuar tė dhėnat e grumbulluara mjeshtėrisht nga strukturat e fshehta udbashe nė Kosovė dhe ishte menduar se mund tė bėhej njė goditje e fuqishme nė strukturat drejtuese tė luftės, pėr t’i dhėnė fund asaj. Fakti tjetėr se arrestimet ndodhėn nė ato linja tė luftės, tė cilat ishin tė lidhura me persona tė veēantė qė erdhėn nga grupimet e fshehta tė LDK-sė, e bėn disi mė tė ndjeshme tė vėrtetėn e goditjes. Mund tė pyetet: pėrse nuk ndodhėn arrestime masive nė Zonėn e Drenicės, kur dihej fare mirė se ajo ishte jo vetėm gurėkyēi i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, por edhe mbijetesa e saj? Adem Jashari ishte njė njeri qė besonte tek njerėzit, qė duke pasur njė zemėr tė madhe, kishte edhe kujdesin e madh pėr tė ngritur njė ngrehinė tė fuqishme, pa plasaritje tė brendshme dhe kėtė ia arriti mrekullisht. As gjatė luftės dhe as mė pas, nga Grupi i Drenicės, i cili ishte mė i madhi dhe mė i shtrirė nė tė gjithė zonat e saj, nuk kanė dalė denoncues, pėrgjues, lajmės udbashė apo dėshmues tė gjyqeve tė rreme. Kjo ndodhi se me gjithė pėrpjekjet, udbashėt nuk arritėn tė depėrtojnė dhe tė bėhen pjesė e lėvizjes ēlirimtare nė Drenicė. Ata edhe nuk mundėn, por edhe nuk guxuan tė shkonin mė tej.

NGA KUSH ISHTE FILLUAR TĖ FLITEJ HAPUR PĖR PUNĖT E LUFTĖS?

Sidoqoftė, pėrgjimi, ose mė saktė rėnia nėn pėrgjim e ‘Linjės sė Llapit’ ka edhe shkaqe tė tjera dytėsore, tė cilat kanė pasur njė ndikim nė tė gjithė atė qė ėshtė zhvilluar. Ėshtė e ditur tashmė se telefoni i Zahirit ėshtė pėrgjuar. Njė shembull: mė 31 janar 1997, nė orėn 9 tė paradites, Bislim Zogaj thėrret nė telefonin e Zahirit dhe sė bashku kanė lėnė takimin e njohur tė orės 16, nė stacionin e autobusėve nė Prishtinė. Kjo telefonatė ėshtė pėrgjuar dhe mbi bazėn e kėtij pėrgjimi ka vazhduar edhe ndjekja e mėtejshme e asaj dite, qė ēoi nė vrasjen e trefishtė. Jo nė pak raste, ilegalė, gjysmė-ilegalė apo njerėz tė angazhuar nė luftė, por qė ende bėnin jetė legale, nė rrethana tė ndryshme, janė ekspozuar, dashje ose pa dashje. Ėshtė e vėrtetė se disa muaj para vrasjeve, por edhe pak javė pėrpara, njerėz tė angazhuar nė luftė qė ndodheshin nė Tiranė, bėnin fotografi edhe me njerėz qė nuk i takonin rrethit tė tyre ilegal ose tė luftės. Kishte filluar tė flitej hapur pėr punėt e luftės, kjo edhe nga fakti se ende nuk kishte pasur ndonjė goditje tė ndjeshme ndaj radhėve tė organizuara. Nė njėrėn nga bisedat e tij, Hamzė Jashari thoshte se njerėzit po flitnin se ēfarė po bėhet, se ēfarė po mbarohet, dhe shtonte se po tė ishte ndryshe, punėt do tė ishin mė mirė’ dhe kėtė aludim nuk e kishte pėr rrethin e tij. Fotografitė e ilegalėve ose tė luftėtarėve, jo vetėm nga ‘Linja e Llapit’, kanė qenė tė njohura pėr shumė vetė, dhe jo rrallė nė kėto fotografi janė parė njerėz tė armatosur. Njėri nga anėtarėt e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, nė njė bisedė tė zhvilluar nė Tiranė, duke folur pėr njėrin ndėr ilegalėt e njohur, thoshte se ‘ishte trim i madh, por ishte edhe dekonspirues i madh’. E thoshte kėtė, sepse me gjithė lidhjet qė ishin krijuar me strukturat e luftės, ai kishte trokitur nė disa dyer njėherėsh, pėr sigurimin e shpejtė tė logjistikės luftarake. Shėrbimi i fshehtė i sigurimit serb sigurisht qė ka bėrė jo vetėm pėrgjimin, por edhe pėrzgjedhjen. Ai ka arritur nė konkluzionet se kush duhej tė ndiqej dhe kush jo dhe tė dhėnat e tij, pas ngjarjeve tė njohura, i ka dhėnė shtypit beogradas tė lidhur ngushtė me tė. Dhe nuk ka qenė e rastit, se disa nga aktakuzat e ngritura kundėr pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė jenė botuar mė parė nė shtypin beogradas dhe mė pas tė kenė dalė nė cilėsinė e aktakuzės. Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu kishin qenė dy nga mė tė ndjekurit e shėrbimit tė fshehtė tė sigurimit serb. Problemi shtrohet se prej kur dhe deri nė ēfarė mase e dinin organet e dhunshme serbe nė Kosovė ekzistencėn e UĒK-sė, prej kur dhe si e ndiqnin aktivitetin e njėrit nga drejtuesit kryesorė tė luftės, Zahir Pajazitit?

CILAT KANĖ QENĖ TAKIMET E FUNDIT TĖ ZAHIRIT ME ANĖTARĖT E SHTABIT QĖNDROR?

Sokol Bashota, Xheladin Gashi dhe Bislim Zogaj takohen mė 30 janar 1997. Janė tė njohur me faktin se Nait Hasani ėshtė zhdukur, pra kidnapuar, gjė tė cilėn ‘Plaku’ e kishte ditur pak ēaste mė pas. Nė takimin e kėsaj pjese tė shtabit, nuk merr pjesė Rexhep Selimi, i cili ishte i sėmurė, gjendej nė Tiranė dhe sapo merr vesh pėr arrestimet dhe ngjarjet e fundjanarit 1997, kthehet nė Kosovė, pėr tė ringritur edhe njė herė strukturat e dėmtuara. Tashmė ėshtė krejtėsisht e sigurt se Zahir Pajaziti ishte njė emėr i njohur pėr shėrbimin e fshehtė tė sigurimit serb dhe pėr strukturat e tij. Njėkohėsisht ata kishin informacion jo tė paktė se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ishte e pranishme dhe reale. Nė njė intervistė tė tij, dhėnė pas lirimit nga burgu, Nait Hasani, koordinatori kryesor i UĒK-sė, kishte deklaruar se ‘Shėrbimet e fshehta serbe kanė pasur njohuri se kush po i kryen aksionet, sepse ata e kanė ditur se UĒK-ja ekziston dhe nuk ishte pjellė e tyre, siē thoshin politikanėt tanė. Mendoj se UDB-ja kishte informata pėr njerėzit qė i pėrbėnin bėrthamat e UĒK-sė…’. Njė thėnie e tillė, pas kaq kohėsh dhe se si kanė rrjedhur ngjarjet ėshtė plotėsisht e saktė, jo vetėm nė pjesėn e parė tė saj, pra nė njohurinė e shėrbimit tė fshehtė serb se UĒK ekzistonte, por edhe pėr disa nga njerėzit qė pėrbėnin bėrthamat e para tė saj. Njėri prej tyre ishte Zahir Pajaziti. Duke qenė ndėr organizatorėt kryesorė tė luftės, fillimisht nė zonėn e Llapit dhe pastaj me njė shtrirje mė tė gjerė, nė tė gjithė Kosovėn, ai jo shumė vonė skedohej dhe bėheshin tė gjitha pėrpjekjet pėr tė rėnė nė gjurmėt e tij. Kjo ėshtė ditur nė njė shkallė tė ndjeshme nga Zahiri, por edhe nga shokėt e tij, Hakifi dhe Edmondi. Faktet qė Zahiri, relativisht shumė shpejt, kaloi nė ilegalitet ose gjysmė ilegalitet, dėshmojnė pėr kėtė. Vendqėndrimin e tij e kanė ditur fare pak njerėz, zakonisht mė tė besuarit e tij, si Ilir Konushevci, Avni Ajeti, Hakif Zejnullahu, Rrustem Mustafa, Isak Shabani e pak tė tjerė, pėrgjithėsisht djemtė mė tė besuar tė ‘linjės sė Llapit’. Qė banesa nuk ėshtė ditur nga sigurimi i fshehtė serb dėshmon fakti se ai asnjėherė nuk ėshtė bastisur, megjithėse kėrkohej, e pėr mė tepėr, atė ditė qė ėshtė vrarė, mė 31 janar 1997, policia serbe bėri kontroll nė njė banesė mė tė afėrt, ku si duket kishin marrė informatėn e parė se mund tė ndodhej Zahiri. Sidoqoftė, kėrkimi i Zahirit ėshtė bėrė shumė mė pėrpara, sepse policia serbe nuk i ka marrė vesh tė gjitha pėr tė vetėm nė paraditen e 31 janarit. Kėrkimi dhe gjurmimi i tij ka filluar qė nga ditėkthimi i tij nga Shqipėria, nė fillimet e viteve 90, pėr vetė faktin se lista e plotė e njerėzve qė po stėrviteshin nė Shqipėri, nė tė njėjtėn kopje qė gjendej nė zyrat e pėrfaqėsisė sė Kosovės nė Tiranė, ndodhej edhe nė strukturat e fshehta tė shėrbimit informativ serb. Shumė prej atyre qė ndodheshin nė kėtė listė u arrestuan, u detyruan tė iknin jashtė Kosovės dhe tepėr tė paktė ishin ata qė arritėn tė shpėtonin e mes tė paktėve, pėr fatin e bardhė tė Kosovės, ishin edhe dy nga mitet e ardhshme tė Kosovės, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Pra kėrkimi pėr Zahirin e ka njė fillesė, e ka fillimisht njė dekonspirim: listėn e dėrguar nga zyra e pėrfaqėsisė sė ‘qeverisė’ sė Kosovės nė Tiranė, por ka edhe njė mundėsi shumė mė tė madhe se kjo. Nė fillimet e viteve 90 nė Shqipėri po vendosej njė regjim i rreptė kėrkimi ndaj tė gjithė atyre shqiptarėve tė Kosovės qė mendonin tė kishin njė rrugė tjetėr, krejt tė ndryshme nga ajo qė po ndiqej ‘institucionalisht’ nė Kosovė. Shėrbimi Informativ Shtetėror i Shqipėrisė dhe kryetari i kėtij shėrbimi, Bashkim Gazidede, jo vetėm e dinin qė kryeqendra shqiptare gėlonte nga shėrbimi i fshehtė serb, i cili kishte tani njė fushėveprim tė jashtėzakonshėm, por nėpėrmjet njerėzve tė tyre nė LDK, kishin vendosur, ndoshta pa dijeninė e shtetit shqiptar, lidhje tė dyanshme. Nė Shėrbimin Informativ Shtetėror tė Shqipėrisė, nga ana e pėrfaqėsisė sė Kosovės kishte shkuar njė kėrkesė pėr survejimin ose ndalimin e veprimtarisė sė 36 personave, qė cilėsoheshin si eksponentė tė lėvizjeve ilegale, listė, tė cilėn, nėpėrmjet kanaleve tė tjera, mund ta kishte edhe shėrbimi i fshehtė serb.

ARRESTIMI I ZAHIRIT NGA POLICIA SHQIPTARE DHE MUNGESA E LIDHJEVE TĖ DREJTPĖRDREJTA

Fakt ėshtė se nė vitin 1994, Zahiri ėshtė arrestuar nga policia e shtetit shqiptar, sepse i ishin gjetur armatime tė ndryshme, kryesisht bomba dore, dhe ishte burgosur pėr 5 javė. Qėndrimi i tij nė burg, megjithėse i shkurtėr, ka bėrė tė mundur rizbulimin e identitetit tė tij, por edhe tė veprimtarisė sė tij. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė se gjithēka ka qenė e panjohur. ‘Problemi tjetėr ėshtė se nga informacionet qė kemi pasur, ata (grupi i Zahirit) kanė qenė nė pėrcjellje, Zahiri vetė ka qenė nė pėrcjellje rregullisht, pa ndėrprerje, ai e ka ditur kėtė dhe ne ia kemi thėnė kėtė’, do tė pohonte mė pas, nė majin e vitit 1998, drejtuesi i sektorit tė veēantė pranė LPK-sė, Xhavit Haliti. Pra gjurmimi dhe ndjekja ėshtė ditur edhe nga organet e strukturat drejtuese tė luftės, por edhe nga vetė Zahiri. Ndėrsa Hakif Zejnullahu, duke bėrė njė jetė nė dukje normale, pėr mjaft kohė ka qenė jashtė pėrgjimit, kjo edhe nga fakti tjetėr se marrėdhėniet e tij me Zahirin, ndonėse tė afėrta, ndoshta mė tė afėrtat nė kėtė periudhė, janė mė sė shumti nė komunikimet direkte ose me anė tė shifrave tė caktuara. Hakifi, edhe natėn e 30 janarit e ka kaluar nė shtėpinė e tij. Edmond Hoxha, dyshimin pėr pėrgjimin dhe ndjekjen e tij e ka pasur vetėm nė ditėt e fundit tė jetės, saktėsisht nė dy ose tri javėt e fundit, pasi pjesėmarrja e tij nė atentatin ndaj rektorit Papoviq, megjithėse jo primare, ka pasur tė mundur identifikimin e tij. Pas arrestimeve tė para, droja e tij se ka filluar pėrgjimi i aktivitetit ka qenė edhe mė e madhe, por jo e frikshme. Ai ka pasur shqetėsimin se mos kanė filluar bastisjet ose pėrgjimet edhe nė shtėpinė e tij nė Junik, por edhe aty ku banonte nė Prishtinė. Mė pėrpara ai nuk e ka pasur njė shqetėsim tė tillė, megjithėse ka pasur ndjenjėn se nė njė aksion ose nė njė tjetėr, edhe mund tė vritej. Pikėrisht pėr kėtė shkak ai iu ka kėrkuar motrave se, nėse ndodh njė gjė e tillė, ai nuk do vajtime nė ditėvarrimin e tij e as mė pas. Ėshtė periudha kur fillon shndėrrimi i tij, nga jeta romantike ilegale nė veprimtarinė konkrete tė rrezikshme, e cila mund tė sillte pasoja, ashtu si edhe ndodhi. Ėshtė thuajse kurdoherė njė ngjarje e fshehtė qė tėrheq ngjarjen e njohur dhe tė dukshme. Tek ne, ngjarja e njohur dhe e dukshme ėshtė vrasja e trefishtė e natės sė 31 janarit. Ajo ka pasur njė paraprirje, njė ngjarje tė fshehtė, qė e ka tėrhequr atė. Ka pasur disa mundėsi pėr zbulimin, pėrgjimin, gjurmimin dhe ndjekjen e Zahir Pajazitit. Mirė ėshtė qė tė analizohen tė gjitha qetėsisht, sepse anashkalimi i secilės hallkė prej tyre, mund tė sjellė nė mangėsi qė janė tė dėmshme. Le tė nisim nga institucionet e luftės dhe tė ecim deri nė hallkat e saj. Qė nga janari i vitit 1996, Zahiri ėshtė zgjedhur anėtar i Shtabit Qendror tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe njėri nga drejtuesit kryesorė tė Shtabit Qendror Operativ tė saj. Ai ėshtė njėri nga planifikuesit kryesorė tė aksioneve tė vitit 1996, nė kuadėr tė strukturave tė luftės, (sepse aksione tė tilla nė kuadėr tė “linjės sė Llapit” ai kishte bėrė shumė mė herėt) dhe njeriu i cili kishte autoritet tė fuqishėm nė radhėt e bashkėluftėtarėve tė tij. Siē dihet tashmė, nė kėtė periudhė, brenda vendit, bėnin pjesė nė Shtabin Qendror Nait Hasani, Rexhep Selimi, Xheladin Gashi, Sokol Bashota, Bislim Zogaj, Adem Jashari (i cili nuk merrte pjesė nė mbledhjet e Shtabit Qendror Operativ pėr arsye sigurie dhe lidhjet mes tij dhe shtabit mbaheshin nėpėrmjet Nait Hasanit), Lahi Ibrahimaj. Nga strukturat jashtė vendit ishin tė pėrfshirė Xhavit Haliti - ‘Zeka’, drejtuesi i sektorit tė veēantė dhe Ali Ahmeti – ‘Abazi’, mė pas Jashar Salihu dhe Azem Syla. Koordinatorė tė veprimeve jashtė- brenda ishin Hashim Thaēi (i cili kishte mandatin e organizatės pėr krijimin e strukturave tė luftės) dhe Kadri Veseli. Azem Syla ishte njėkohėsisht njeriu kryesor nė krijimin e lidhjeve mes shtabeve dhe pėrēuesi i lidhjeve dhe direktivave. Nė Kosovė mė 26 janar arrestohet Nait Hasani dhe detyrohet tė kalojė menjėherė nė ilegalitet Xheladin Gashi. Adem Jashari ndodhej nė Drenicė, dhe me pėrjashtim tė lidhjeve nėpėrmjet tė dytėve ose tė tretėve, ai nuk kishte lidhje tė drejtpėrdrejta me Zahir Pajazitin. Mungesa e lidhjeve tė drejtpėrdrejta ka ndikuar jashtėzakonisht shumė nė krijimin e njė strukture mė tė fuqishme, sidomos pas 31 janarit, pasi dy zonat kryesore tė luftės mbetėn pėr disa kohė tė shkėputura nga njėra-tjetra. Sokol Bashota, Xheladin Gashi dhe Bislim Zogaj takohen mė 30 janar 1997. Janė tė njohur me faktin se Nait Hasani ėshtė zhdukur, pra kidnapuar, gjė tė cilėn ‘Plaku’ e kishte ditur pak ēaste pas arrestimit. Nė takimin e kėsaj pjese tė shtabit, nuk merr pjesė Rexhep Selimi, i cili ishte i sėmurė, gjendej nė Tiranė dhe sapo merr vesh pėr arrestimet dhe ngjarjet e fundjanarit 1997, kthehet nė Kosovė, pėr tė ringritur edhe njėherė strukturat e dėmtuara. Asnjėri prej tyre nuk mund tė kishte ditur udhėtimin e fundit tė Zahirit, sepse asnjėri nuk kishte pasur takim me tė. Nga ana tjetėr, tė gjithė ata ishin prej shumė kohe anėtarė tė tė njėjtit shtab dhe, deri atėherė, nuk kishte pasur asnjė dėmtim tė radhėve. Kėshtu qė, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, dyshimi se mos kishte pasur rrjedhje nga strukturat e larta tė luftės, brenda nė Kosovė, ishte lehtėsisht i verifikueshėm. Nuk kishte pasur.

BISLIM ZOGAJ, NJERIU I DYTĖ QĖ ĖSHTĖ TAKUAR ME ZAHIRIN

Nė muajin janar 1997, janė vetėm dy anėtarė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm qė janė takuar me Zahirin. I pari takohet Nait Hasani, qė sapo ishte kthyer nga Shqipėria. Ishte njė takim i shkurtėr, pėr marrje e dhėnie detyrash, tė cilin, as njėri e as tjetri, nuk e kanė menduar se do tė ishte i fundmi mes tyre. Njeriu i dytė qė ėshtė takuar me Zahirin nga ana e Shtabit Qendror ėshtė Bislim Zogaj. Takimi, siē e kemi thėnė dhe do e pėrsėrisim, ka zgjatur jo mė shumė se dy minuta, dhe ka qenė vetėm pėrcjellja e mesazhit tė shtabit, pra e asaj qė ishte vendosur nė takimin e sė enjtes, 30 janar 1997, mes Sokol Bashotės, Xheladin Gashit dhe Bislim Zogajt, se ‘duhej ndryshuar krejtėsisht metoda e punės’. Askush tjetėr nuk ėshtė takuar me tė nė Kosovė. Kanė qenė dy takimet e tij tė fundit me shokėt e shtabit. Nė Tiranė, siē e kemi thėnė edhe mė parė, ai ishte takuar me Azem Sylėn, por kėtu ėshtė diskutuar pėr probleme tė strukturimit tė luftės. Interesant ėshtė fakti se, megjithėse bėjnė pjesė tė dy nė tė njėjtin shtab, ata do tė takohen pėr herė tė parė dhe ky do tė ishte edhe takimi i tyre i fundit. Deri nė atė kohė, nė linjėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Zahiri kishte njė lidhje tė dyfishtė: nė Kosovė me Nait Hasanin, ndėrsa jashtė saj me Ali Ahmetin. Zakonisht nuk tejkaloheshin kėto lidhje, pėr vetė ndėrtimin e strukturave tė luftės dhe rregullave qė ishin vendosur mė parė. ‘E di qė, nė dhjetor 1996, Zahiri ka qenė nė Shqipėri, …unė personalisht nuk jam takuar me tė… E kam ditur qė ishte nė Tiranė, por nuk ka qenė punė e imja tė takohesha me tė… E ka takuar Azem Syla’ (Xhavit Haliti, qershor 1998). Lidhja tjetėr e Zahirit jashtė Kosovės ishte Ismet Abdullahu, me tė cilin, gjithashtu, ishte dyfish i lidhur: edhe nė linjėn e luftės, por edhe nė linjėn familjare, pasi i vėllai i Zahirit, Agimi, ėshtė i martuar me mbesėn e Ismetit. Sidoqoftė kjo ishte njė lidhje jashtė strukturave tė drejtpėrdrejta tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pėr mė tepėr njė linjė e cila kishte nė vete rrezikun e dekonspirimit. Ėshtė njė kohė kur disa vetė fillojnė tė kėrkojnė ndihma tė ndryshme pėr ‘linjėn e Llapit’ dhe kjo shpeshherė ėshtė bėrė pa miratimin e Zahirit. Nė fakt, nė dhjetor 1996 dhe fillimin e janarit 1997, ai ėshtė takuar nė Tiranė me shumė njerėz, tė cilėt kanė qenė tė njohur e tė panjohur pėr tė.

CILAT ISHIN PALĖT QĖ MERRESHIN ME GJURMIMIN DHE NDJEKJEN E NJERĖZVE TĖ LUFTĖS?

Fakti se edhe pas vrasjes sė Zahirit shumė nga shokėt e tij e vazhduan luftėn, nė po tė njėjtat struktura dhe me po tė njėjtit njerėz, dėshmon se ndėrsa ishin vrarė dy nga drejtuesit kryesorė tė tyre, u burgosėn disa tė tjerė, pėrsėri thelbi kishte mbetur pa u dėmtuar. Ky thelb ēoi nė riorganizimin e Zonės Operative tė Llapit, duke e bėrė atė njėrėn nga mė tė merituarat gjatė luftės. Komisioni i Veēantė i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, dega jashtė vendit, pėr verifikimin e arrestimeve dhe vrasjen e 31 janarit 1997, ėshtė ngritur mbi bazėn e njė vendimi tė veēantė tė Mbledhjes sė VI-tė tė Pėrgjithshme tė majit 1998 dhe ka filluar nga aktiviteti i tij qė nga data 20 maj. Pėrreth dy muaj e gjysmė, duke verifikuar tė gjitha problemet e shtruara nga tė deleguarit e LPK-sė dhe tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, ka dalė me konkluzionin se “megjithėse janė marrė tė gjitha masat pėr t’u lajmėruar shokėt e “linjės sė Llapit” nėpėrmjet kanaleve tė tyre jashtė Kosovės, pėr arrestimet qė kanė ndodhur dhe sidomos tė NH, pėrgjegjėsia e njeriut tė caktuar posaēėrisht me kėtė detyrė, ėshtė se nuk i ėshtė shkuar deri nė fund verifikimit dhe saktėsimit tė ngjarjes. Shokėt qė janė vrarė nė Pestovė kanė qenė nėn pėrgjimin e vazhdueshėm tė policisė serbe dhe nuk pėrjashtohet mundėsia e vėzhgimit tė mėhershėm tė grupit tė tyre”. Thelbėsore ishte se “nė sektorin e veēantė nuk ka pasur rrjedhje tė informacionit”. Mundėsia tjetėr e rrugės sė strukturave tė lidhura me luftėn pėr dekonspirimin e tyre mund tė ishte Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė, pasi, si organ drejtues, mund tė kishte pasur dijeni pėr ngjarjen. Duke e sjellė nė mend, edhe njė herė, thėnien e ish-nėnkryetarit tė kryesisė sė LPK-sė, Muhamet Kelmendi, e cituar nė kėtė fejton, ėshtė ndoshta me interes tė sjellim edhe fragmentin e njė bisede, mes Grupit tė punės sė ngritur pėr kėtė qėllim nga LPK-ja dhe drejtuesit tė Sektorit tė Veēantė, Xhavit Haliti.

KOMISIONI: ĒFARĖ ISHIN LIDHJET MES KĖSHILLIT TĖ PĖRGJITHSHĖM TĖ LPK-SĖ, SEKTORIT TĖ VEĒANTĖ DHE STRUKTURAVE TĖ LUFTĖS?

Xh. Haliti: “Kėshilli i Pėrgjithshėm nuk ka qenė absolutisht kompetent qė tė merret me ēėshtjet e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe strukturat e saj. Sepse kompetencat pėr UĒK-nė i ka pasur vetėm kryesia, nė bazė tė marrėveshjes qė ėshtė bėrė, me idenė qė tė mbahen gjėrat sekrete, veprimet tė kryhen perfekt dhe vendimet politike qė merren nė kryesi tė mos dalin nė Kėshillin e Pėrgjithshėm”. Njė ide e tillė ėshtė hedhur pėr herė tė parė nė Mbledhjen e Pėrbashkėt tė drejtuesve tė LPK-sė nė Kosovė dhe kryesisė sė LPK-sė jashtė vendit, nė dhjetorin e vitit 1993, nga Hashim Thaēi dhe Xhavit Haliti. Duke parė arrestimet qė kishin ndodhur dhe goditjet qė mund tė ndodhnin edhe nė tė ardhmen, ėshtė kėrkuar, me tė drejtė, qė problemet e luftės dhe ngritja e bazave tė saj tė mos bėhen temė nė rreth tė gjerė, pra tė dinė pėr tė sa mė pak njerėz qė tė jetė e mundur. Nė takimet e bėra nė dhjetorin e vitin 2003 (23 deri mė 25 dhjetor) dhe mė pas nė prillin e vitit 1994, ėshtė shtruar mendimi dhe ėshtė paraqitur skema e re organizative, se si duhet tė funksiononte LPK-ja, si duhet bėrė riorganizimi i saj mbi bazėn e strukturave ushtarake qė do tė krijoheshin nė Kosovė dhe raportet e pėrbashkėta me to. Propozimi ka qenė qė tė krijohej Sektori Ushtarak, i cili, nė kuadėr tė LPK-sė, do tė merrej me problemet ushtarake, nė kuadėr tė Kryesisė sė LPK-sė dhe do i jepte llogari vetėm kryesisė. Pėrqendrimi i problemeve tek sektori i veēantė, brenda LPK-sė, si pjesė e Shtabit Qendror tė UĒK-sė, nuk ka qenė i detajuar. “Pėr sa i pėrket ēėshtjes se kush merrte pjesė nė njėsitė e UĒK-sė, se kush ishte nė krye tė detyrės, ēfarė detyrash kishte nė Kosovė, kush merrej me atė punė ose me kėtė punė, jo vetėm qė nuk e kemi diskutuar, por as nuk do tė pranonim kurrsesi tė diskutonim”.

BEDRI ISLAMI

Vijon...


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 361 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
PA TAKTIZIME (II)
E enjtė, 17 maj 2012 - 14:07
PJESA E DYTĖ 15. FORMIMI I QENDRĖS EKZEKUTIVE NĖ LUDWIGSBURG Si ėshtė quajtur organi mė i lartė i Lėvizjes nga 15 janari 1983 e gjer mė 3 mars 1984? ...
PA TAKTIZIME (I)
E martė, 15 maj 2012 - 09:04
1. Faridin Tafallari 2. Si nuk mė njihke? - Jam nipi i Dajės Ramadan 3. E marrė me mend se ē'mundime ke pasur 4. Lėvizjes nė Kosovė t’u jepet lidhja me ...
MBI SHEMBĖLLTYRĖN ATDHETARE TĖ XHEVAT AJVAZIT
E dielė, 13 maj 2012 - 10:27
Ne idealistė , e nisėm revolucionin, Ju trimat e UĒK, e bėtė luftėn ēlirimtare, Tė pandėrgjegjshmit sot po shkelin mbi revolucionin dhe luft...
Ilir Konushefci - Mėrgimi
E enjtė, 10 maj 2012 - 21:02
UĒK, Kosovė, Hero, shqiptar e atdhetar, kjo ishte biografia e Ilir Konushevcit-Mergimit Heroi i Kombit Ilir Konushevci, ėshtė pjesė e debateve dhe shkri...
LEKA I MADH ISHTE PELLAZGO-DARDAN I MBETĖRISĖ...
E merkurė, 09 maj 2012 - 16:54
Studiuesi Italian, Lucia Nadin, e ka zbuluar nė kėshtjellėn e qytetit tė Aleksandrisė, Tekst-Testament arkival tė Aleksandėrit tė Madh, e qė nė shqip thotė...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi